Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Trafikonin emigrantë shqiptarë në Angli, shkatërrohet banda në Spanjë

    Policia spanjolle ka arrestuar në një operacion blic 72 persona që merreshin me kontrabandë të paligjshme, duke trafikuar shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe.

    Grupi kriminal ishte pikasur prej kohësh nga policia iberike, e cila sot ka shkatërruar këtë rrjet të fuqishëm që merrj me trafikimin e qenieve njerëzore.

    Sipas medieve, mes personave që kanë rënë në pranga, ka shqiptarë, italianë dhe grekë dhe pjesa më e madhe e shqiptarëve, kanë hyrë në Angli me dokumente false të blera në Itali apo Greqi.

    Shuma që paguanin këta persona për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, shkonte nga 500 deri në 4.000 euro.

    Policia ka bastisur dy banesa dhe një shtëpi publike në qytetin e Barcelonës, ku në këtë të fundit u gjetën 14.000 dollarë dhe një pistoletë.

    Policia thotë se ky grup ka mbi 180 persona, 14 prej të cilëve ishin fëmijë dhe femra, ku disa prej tyre detyroheshin të punon si prostituta.

    Mes personave që janë arrestuar, ndodhen edhe disa anëtarë të rrjetit kriminal, të cilët dyshohen se nga Spanja, mbështesnin anëtarët e rrjetit që jeton në Shqipëtri, Itali dhe Greqi.

    Baza ishte në Spanjë, ku priteshin emigrantët dhe pasi siguroheshin dokumentet, dërgoheshin në Angli, ku edhe këtu kishte anëtarët të tjerë të grupit që prisnin emigrantët.

    Shqip
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,381
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Trafikonin emigrantë shqiptarë në Angli, shkatërrohet banda në Spanjë

    Durrës, prangoset italiani që krijoi organizatën kriminale në Spanjë

    Durrës – Një italian i shpallur në kërkim nga Interpoli është arrestuar sot në Portin e Durrësit.
    Vito Onofrio Salerno kërkohej nga policia spanjolle për krijimin e organizatave kriminale.
    Policia ende nuk ka bërë të ditur se cila ka qënë arsyeja e ardhjes në Shqipëri të Salernos dhe ku ka qëndruar ai.

    ar.sh/Oranews.tv

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •