Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 76
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635

    "Vallja e shpatave" Piktura e malazezit në Shkodrën e 1800-ës

    Enrik Mehmeti

    Vallja e shpatave", apo siç është etiketuar në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, "Vallja Ballkanase" është një pikturë që qëndron që prej një kohe të gjatë në muzeun e pavarësisë edhe pse kanë kaluar, pushtete, luftëra, pronarë. Kopja e pikturës origjinale e piktorit Pajo Jovanovic, mbart në vetvete shumë histori që prej kohës që kur është riprodhuar dhe deri në ditët e sotme. Autori i pikturës, Pajo Jovanoviç (1850-1930), punimet e të cilit janë ekspozuar në mjaft sallone në vende të ndryshme të Evropës, ka punuar për një periudhë të konsiderueshme edhe në Shqipëri dhe ishte mik i Kolë Idromenos. Sipas historianit dhe arkeologut vlonjat, Ilia Cano, piktura e cila qëndron në muze e ka pikënisjen që kur Jovanovic, mbërriti në Shkodër në fund të shekullit të 18. Ai vinte nga një familje me nënë austriake dhe baba malazez. Në Shkodër, punoi disa kohë dhe midis pikturave të tij të njohura është dhe "Vallja Ballkanike" apo siç njihet dhe si "Vallja e Shpatave" si dhe pikturën "Lufta e Gjelave". Origjinalet e këtyre pikturave gjenden në Muzeun e Arteve në Vjenë. Rreth vitit 1920, piktori riprodhues Kristo Suljoti, bën një kopje posaçërisht për Eqrem Bej Vlorën, i cili ishte maniak i relikteve dhe pikturave. Edhe pse piktura ishte e vendosur në pjesë të rëndësishme të shtëpisë së Beut, arkeologu italian që ka kryer gërmime në parkun e Butrintit, Luigi Ugolini, nuk e përmend në librin e tij "Albania Antica" të botuar rreth viteve '30. Në këtë libër, ai pasqyron shumë objekte, sende apo piktura të cilat gjendeshin në shtëpinë e Beut në qendër të qytetit. Më vonë, në vitin 1944, partizanët e mbajtën si vendstrehim shtëpinë Beut, e gjatë kësaj kohe humbën shumë objekte. Ato që ngelën, një pjesë u dërguan në Kinostudio, ndërsa fajaca (objektet me vlerë historike) shkuan në Muzeun Etnografik. Ndërkaq, shtëpia e Beut u kthye në shtëpinë e Kulturës të qytetit. Sipas Canos, piktura arriti të shpëtonte dhe për një kohë të gjatë qëndroi në zyrat e urbanistikës së qytetit. Në vitin 1982, me një kërkesë të veçantë, piktura është transferuar në Muzeun e Pavarësisë. Gjatë këtyre viteve, piktura u dëmtua në disa pjesë dhe u deshën disa ndërhyrje që u kryen nga Luan Toto dhe Luan Vrioni. Veç tyre, korniza e allçisë u ndërrua me një kornizë druri.

    Piktura

    Sipas Canos, piktori Jovanovic, në shumë vepra të vetat paraqet pjesë nga udhëtimi i tij nëpër Ballkan. Kjo pikturë paraqet pikërisht kostumet tradicionale shqiptare në çdo detaj. E veçanta e pikturës që është realizuar në Shkodër, është valltari nga jugu, që kërcen mes burrave të Veriut, e këta të fundit e shikojnë dhe admirojnë vallen e tij. Pikërisht, ky fakt mund edhe ta ketë tërhequr Beun e Vlorës që e pëlqeu shumë këtë pikturë. Në këtë tablo paraqiten një grup valltarësh, të veshur me kostume popullore, nga treva të ndryshme, jo vetëm shqiptare. Në qendër, një burrë i veshur me kostumin popullor të krahinës së Labërisë, i cili ndiqet në interpretimin e tij nga një numër valltarësh e valltaresh, që gjithashtu bëhen gati të kërcejnë. Në kostumet, që përvijohen në këtë kompozim, përfshihen edhe ato të veriut të Shqipërisë, por dhe të trevave jashtë vendit. Për këtë pikturë ka edhe një histori interesante, që lidhet me një nga emrat e njohur të Luftës së Dytë Botërore, gjeneralin sovjetik Zhukov. Në prag të vizitës së Gjeneralit rus Zhukov në qytetin e Vlorës në vitin 1957, u vendos që krahas të tjerash, t'i dhurohej tabloja "Vallja e Shpatave". Por, gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe piktori i vetëm i asaj kohe në Vlorë, Vasil Talo, ai e kundërshtoi këtë ide me pretendimin se ishte e vetmja vepër me autor të huaj, ndaj ajo mbeti në qytet.

    Sot

    Piktura aktualisht gjendet në katin e dytë të Muzeut të Pavarësisë, së bashku me një sërë pikturash të tjera si dhe objekte të familjes Vlora. Pak ditë më parë, Roberto Falasci, djali i Nermin i Vlorës, premtoi sjelljen e disa pikturave të tjera të cilat i përkasin kësaj familjeje. "Vallja e shpatave", e piktorit Pajo Jovanovic, mendohet se është riprodhuar me porsi të Eqrem Bej Vlorës në fund të viteve '20-të apo fillimin e viteve '30-të të shekullit të kaluar.

    g.sh

    .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar puroshkodran për postimin:

    Maqellarjot (26-08-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382

    E veçanta e pikturës që është realizuar në Shkodër, është valltari nga jugu, që kërcen mes burrave të Veriut, e këta të fundit e shikojnë dhe admirojnë vallen e tij. Pikërisht, ky fakt mund edhe ta ketë tërhequr Beun e Vlorës që e pëlqeu shumë këtë pikturë.
    Unë nuk mendoj se është nga Jugu sepse fustanella është përdorur edhe në Shkodër. Përveç atij në mes, më tutje duken edhe dy të tjerë me fustanella.
    Edhe rroba që mbajnë në kokë është e njëjtë për të gjithë, gjë që të bën të mendosh se janë të gjithë shkodranë.

    Në këtë tablo paraqiten një grup valltarësh, të veshur me kostume popullore, nga treva të ndryshme, jo vetëm shqiptare. Në qendër, një burrë i veshur me kostumin popullor të krahinës së Labërisë.
    Për mua ata janë të gjithë shkodranë por me veshje të ndryshme. Fustanella është veshja e lashtë, pantallonat janë më të reja në kohë, ndërsa shallvaret kanë hyrë gjatë pushtimit turk.

    ndiqet në interpretimin e tij nga një numër valltarësh e valltaresh, që gjithashtu bëhen gati të kërcejnë.
    Nuk duket ndonjë valltare aty, ata janë të gjithë meshkuj.
    Me sa duket, ky shkrim gazete qenka bërë nga ndonjë gazetar i paaftë që s'ia thotë shumë për këto punë.

  4. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin

    Unë nuk mendoj se është nga Jugu sepse fustanella është përdorur edhe në Shkodër. Përveç atij në mes, më tutje duken edhe dy të tjerë me fustanella.
    Edhe rroba që mbajnë në kokë është e njëjtë për të gjithë, gjë që të bën të mendosh se janë të gjithë shkodranë.

    Për mua ata janë të gjithë shkodranë por me veshje të ndryshme. Fustanella është veshja e lashtë, pantallonat janë më të reja në kohë, ndërsa shallvaret kanë hyrë gjatë pushtimit turk.

    Nuk duket ndonjë valltare aty, ata janë të gjithë meshkuj.
    Me sa duket, ky shkrim gazete qenka bërë nga ndonjë gazetar i paaftë që s'ia thotë shumë për këto punë.
    Kjo foto eshte ne Kosove nga P.Jovanoavic ..Ai ka pikturuar shqiptare vetem ne veri , shiqo te web i tij .

    Piktura aktualisht gjendet në katin e dytë të Muzeut të Pavarësisë, së bashku me një sërë pikturash të tjera si dhe objekte të familjes Vlora. Pak ditë më parë, Roberto Falasci, djali i Nermin i Vlorës, premtoi sjelljen e disa pikturave të tjera të cilat i përkasin kësaj familjeje. "Vallja e shpatave", e piktorit Pajo Jovanovic, mendohet se është riprodhuar me porsi të Eqrem Bej Vlorës në fund të viteve '20-të apo fillimin e viteve '30-të të shekullit të kaluar.
    Apapapap , po ky ka pikturuar 1.000 foto tjera me fustanellen ne Veri , dhe ka punuar per nje univerzitet te Austrise , qe po ja futni si Sllavet , zati mediat e juaja jane bere edhe me te zeza se sa te Sllaveve .

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo foto eshte ne Kosove nga P.Jovanoavic ..Ai ka pikturuar shqiptare vetem ne veri , shiqo te web i tij .
    Po, që ata janë të gjithë shqiptarë të Veriut kjo duket qartë, po nuk di nëse janë në Shkodër apo Kosovë.

  6. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Po, që ata janë të gjithë shqiptarë të Veriut kjo duket qartë, po nuk di nëse janë në Shkodër apo Kosovë.
    Ne Kosove shkruan te web-i i tij .

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    "Vallja e shpatave" Piktura e malazezit në Shkodrën e 1800-ës

    Enrik Mehmeti

    Vallja e shpatave", apo siç është etiketuar në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë, "Vallja Ballkanase" është një pikturë që qëndron që prej një kohe të gjatë në muzeun e pavarësisë edhe pse kanë kaluar, pushtete, luftëra, pronarë. Kopja e pikturës origjinale e piktorit Pajo Jovanovic, mbart në vetvete shumë histori që prej kohës që kur është riprodhuar dhe deri në ditët e sotme. Autori i pikturës, Pajo Jovanoviç (1850-1930), punimet e të cilit janë ekspozuar në mjaft sallone në vende të ndryshme të Evropës, ka punuar për një periudhë të konsiderueshme edhe në Shqipëri dhe ishte mik i Kolë Idromenos. Sipas historianit dhe arkeologut vlonjat, Ilia Cano, piktura e cila qëndron në muze e ka pikënisjen që kur Jovanovic, mbërriti në Shkodër në fund të shekullit të 18. Ai vinte nga një familje me nënë austriake dhe baba malazez. Në Shkodër, punoi disa kohë dhe midis pikturave të tij të njohura është dhe "Vallja Ballkanike" apo siç njihet dhe si "Vallja e Shpatave" si dhe pikturën "Lufta e Gjelave". Origjinalet e këtyre pikturave gjenden në Muzeun e Arteve në Vjenë. Rreth vitit 1920, piktori riprodhues Kristo Suljoti, bën një kopje posaçërisht për Eqrem Bej Vlorën, i cili ishte maniak i relikteve dhe pikturave. Edhe pse piktura ishte e vendosur në pjesë të rëndësishme të shtëpisë së Beut, arkeologu italian që ka kryer gërmime në parkun e Butrintit, Luigi Ugolini, nuk e përmend në librin e tij "Albania Antica" të botuar rreth viteve '30. Në këtë libër, ai pasqyron shumë objekte, sende apo piktura të cilat gjendeshin në shtëpinë e Beut në qendër të qytetit. Më vonë, në vitin 1944, partizanët e mbajtën si vendstrehim shtëpinë Beut, e gjatë kësaj kohe humbën shumë objekte. Ato që ngelën, një pjesë u dërguan në Kinostudio, ndërsa fajaca (objektet me vlerë historike) shkuan në Muzeun Etnografik. Ndërkaq, shtëpia e Beut u kthye në shtëpinë e Kulturës të qytetit. Sipas Canos, piktura arriti të shpëtonte dhe për një kohë të gjatë qëndroi në zyrat e urbanistikës së qytetit. Në vitin 1982, me një kërkesë të veçantë, piktura është transferuar në Muzeun e Pavarësisë. Gjatë këtyre viteve, piktura u dëmtua në disa pjesë dhe u deshën disa ndërhyrje që u kryen nga Luan Toto dhe Luan Vrioni. Veç tyre, korniza e allçisë u ndërrua me një kornizë druri.

    Piktura

    Sipas Canos, piktori Jovanovic, në shumë vepra të vetat paraqet pjesë nga udhëtimi i tij nëpër Ballkan. Kjo pikturë paraqet pikërisht kostumet tradicionale shqiptare në çdo detaj. E veçanta e pikturës që është realizuar në Shkodër, është valltari nga jugu, që kërcen mes burrave të Veriut, e këta të fundit e shikojnë dhe admirojnë vallen e tij. Pikërisht, ky fakt mund edhe ta ketë tërhequr Beun e Vlorës që e pëlqeu shumë këtë pikturë. Në këtë tablo paraqiten një grup valltarësh, të veshur me kostume popullore, nga treva të ndryshme, jo vetëm shqiptare. Në qendër, një burrë i veshur me kostumin popullor të krahinës së Labërisë, i cili ndiqet në interpretimin e tij nga një numër valltarësh e valltaresh, që gjithashtu bëhen gati të kërcejnë. Në kostumet, që përvijohen në këtë kompozim, përfshihen edhe ato të veriut të Shqipërisë, por dhe të trevave jashtë vendit. Për këtë pikturë ka edhe një histori interesante, që lidhet me një nga emrat e njohur të Luftës së Dytë Botërore, gjeneralin sovjetik Zhukov. Në prag të vizitës së Gjeneralit rus Zhukov në qytetin e Vlorës në vitin 1957, u vendos që krahas të tjerash, t'i dhurohej tabloja "Vallja e Shpatave". Por, gjatë një mbledhjeje ku ishte i pranishëm edhe piktori i vetëm i asaj kohe në Vlorë, Vasil Talo, ai e kundërshtoi këtë ide me pretendimin se ishte e vetmja vepër me autor të huaj, ndaj ajo mbeti në qytet.

    Sot

    Piktura aktualisht gjendet në katin e dytë të Muzeut të Pavarësisë, së bashku me një sërë pikturash të tjera si dhe objekte të familjes Vlora. Pak ditë më parë, Roberto Falasci, djali i Nermin i Vlorës, premtoi sjelljen e disa pikturave të tjera të cilat i përkasin kësaj familjeje. "Vallja e shpatave", e piktorit Pajo Jovanovic, mendohet se është riprodhuar me porsi të Eqrem Bej Vlorës në fund të viteve '20-të apo fillimin e viteve '30-të të shekullit të kaluar.

    g.sh

    .
    Puroshkodran,bravo!
    Pikture e histori e bukur.(Se kisha pare e as degjuar).

  8. #7
    Ju keni fituar 1 pik Maska e naqeta
    Anëtarësuar
    05-10-2007
    Vendndodhja
    Ne toke !
    Postime
    439
    Fustanellen e kane pas veshur dhe geget ne veri .
    Eshte nje teme ne forum qe flet per kete ,me titull:
    ''Kush jane dorianet ?''
    A don, e s'din, a din e s'don !

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Kjo foto eshte ne Kosove nga P.Jovanoavic ..Ai ka pikturuar shqiptare vetem ne veri , shiqo te web i tij .
    Genti
    Ti thu qi piktura (jo foto) ndodhet sot ne Kosove, apo asht pikturu ne Kosove dhe ata burrat jane kosovare?
    Na jep ndonji info ose linkun e webit te Jovanoviç.

    Apapapap , po ky ka pikturuar 1.000 foto tjera me fustanellen ne Veri , dhe ka punuar per nje univerzitet te Austrise , qe po ja futni si Sllavet , zati mediat e juaja jane bere edhe me te zeza se sa te Sllaveve .
    Te fjalia qi ke shenu me emfaze e ka pase fjalen per kopien qi e ka porosite Eqrem Vlora

    Asht e vertete qi jane veriore ata me fustanelle. Autori i shkrmit, si shumica e shqiptarve mendon qi fustanella asht perdor vetem ne jug. Ka shume piktura e foto qi deshmojne qi asht perdor edhe ne veri. Njena per tyne asht fotoja e Hamz Kazazit (1858) qi kam ne avatar.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #9
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    "Vallja e shpatave" ne Kosove njihet si "Vallja e Rugoves" dhe eshte valle tipike shqiptare dhe nuk e di pse ne muzeun e Vlores eshte emeruar si "vallja ballkanase". Veshja kombetare si ajo ne foto (jo me fustanelle) eshte veshje tipike e Rugoves, sidomos ai shalli i bardhe ne koke, me te cilin eshte mbeshtjelle cdo burre pas vdekjes se tij, dmth ka qene dhe eshte si nje lloj simbol i vdekjes, ashtu sic e di une.

  11. #10
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Nga i njejti piktor:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDLIN për postimin:

    Maqellarjot (26-08-2014)

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •