Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Më pak para nga emigrantët, rritet deficiti

    Ecuria
    Pesë vitet e fundit tregojnë rënie të remitancave nga 952 milionë euro në vitin 2007 në gjysmën e tyre në vitet 2012-‘13

    Rekordi
    Gjatë harkut kohor prej dhjetë vitesh, remitancat shënojnë rritjen më të madhe në vitin 2006, 15.8% krahasuar me vitin 2005

    Konsumi
    Familjet përfituese kanë ulur shumë konsumin (60.8%), kursimet në masën (32%) dhe investimet (7.2%)

    Frekuenca
    Vjetërsia mesatare e dërgesës është rreth 8,5 vjet. Ndërsa frekuenca e dërgimit është 3,3 herë në vit


    Remitancat

    Në tre muaj, 115 mln euro. Censusi: 8.6 e familjeve jetojnë me dërgesat. BSH: Ja pse ranë


    Zamir Alushi

    Ulen remitancat, njoftoi Banka e Shqipërisë (BSH) në statistikat për bilancin e pagesave. Remitancat janë transfertat neto pa kundërshpërblim nga jashtë vendit. Këto transferta ndryshe njihen si dërgesa të emigrantëve. Në fund të tremujorit të parë 2014 ato arritën në vlerën më të ulët të këtyre viteve, 115,9 milionë euro. Në tremujorin e katërt të vitit 2013, dërgesat emigrantëve ishin 159 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë 2013, arritën në 120.9 milionë euro. Ato janë një komponent thelbësor në llogarinë korrente të Bilancit të Pagesave. Duke komentuar këtë shifër të ulët, Banka e Shqipërisë thekson se “Maturimi i ciklit të emigracionit, kushtet jo të favorshmetë tregut të punës në vendet ku emigrantët shqiptarë janë rezidentë dhe rikthimi injë numri prej tyre në atdhe, kanë ndikuar në vijimësinë e rënies së pandërprerëtë remitancave dhe në humbjen e një pjese të bazës së flukseve financiare tëdërgueshme drejt vendit tonë”. Edhe Kryeministri Edi Rama, duke folur për modelin e ri ekonomik, ka nënvizuar idenë se tashmë ky burim të ardhurash për ekonominë nuk duhet konsideruar si më parë, prandaj duhen kërkuar fusha të reja për rritjen ekonomike. Qeveria planifikon të fuqizojë agrobiznesin dhe sektorin e industrisë nxjerrëse, të cilat mund të mbajnë një peshë më të madhe në rritjen ekonomike.

    Deficiti

    Pozicioni neto i llogarisë korrente regjistroi një deficit prej 299.5 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2014. Ky nuk është një sinjal i mirë për ekonominë. Bilanci i përgjithshëm i pagesave, në tremujorin e parë të vitit 2014, rezultoi me rënie të mjeteve të rezervës valutore me rreth 40.3 milionë euro. Në fund të muajit mars të vitit 2014, stoku i rezervës valutore rezultoi në rreth 1.98 miliardë euro, nivel ky i mjaftueshëm për mbulimin e 4.4 muaj importe mallrash dhe shërbimesh.

    Deficiti ka ndjekur prirje zgjeruese për të dytin tremujor radhazi, duke u thelluar gjatë tremujorit me rreth 31% në nivel vjetor. Deficiti i llogarisë korrente u vlerësua në nivelin 12.9% ndaj PBB-së (Prodhimi i Përgjithshëm Bruto). Deficiti i eksporteve neto nominale u thellua krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bilanci i llogarisë së të ardhurave parësore u rikthye në territor negativ, pas dy tremujorëve me flukse pozitive neto. Flukset hyrëse neto kapitale u rritën në 22.5 milionë euro nga 9.7 milionë euro që ishin gjatë tremujorit të parë të vitit të kaluar. Flukset hyrëse neto financiare regjistruan një rritje vjetore prej rreth 29.8%, duke financuar 89.5% të deficitit të llogarisë korrente.

    Tregtia e jashtme

    Komponenti i eksporteve neto vazhdon të japë ndikim negativ në rritjen ekonomike të vendit, thekson në raportin e saj Banka e Shqipërisë. Të dhënat e tregtisë së jashtme dëshmojnë për një zgjerim vjetor të deficitit tregtar në periudhën janar-maj 2014. Rritja e importeve dhe ngadalësimi i rritjes së eksporteve kanë kontribuar në zgjerimin e deficitit tregtar me përafërsisht 6.7% gjatë kësaj periudhe. Ecuria e importeve u kushtëzua ndjeshëm nga flukset tregtare në energji elektrike, si rezultat i pamjaftueshmërisë së prodhimit vendas për të mbuluar kërkesën e brendshme për energji elektrike. Në anën tjetër, moderimi i ritmit rritës të eksportit të naftës bruto përgjatë këtij viti, si dhe ndalimi i eksportit të energjisë elektrike, i cili ishte i konsiderueshëm gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë, kanë ndikuar në ngadalësimin e prirjes vjetore zgjeruese të eksporteve. Megjithëse kërkesa e huaj ka ndihmuar rritjen e prodhimit në vend, importet e mallrave dhe shërbimeve shënuan një rritje më të lartë se eksportet, duke e sjellë kontributin e eksporteve neto në territor negativ gjatë tremujorit të parë të vitit 2014. Për periudhën në analizë, si eksportet reale ashtu edhe importet reale të mallrave dhe shërbimeve shënuan rritje vjetore me përkatësisht 13.9% dhe 9.8%. Ndërkaq, Banka bën një projeksion pozitiv për periudhën në vazhdim. Sipas BSH-së, pritet një prirje e ngjashme e kahut të kontributit të eksporteve reale neto ndaj kërkesës agregate deri në tremujorin e fundit të vitit, për t’u kthyer më tej në kontribut neto pozitiv përgjatë vitit të ardhshëm. Ndërkaq, kompanitë e huaja, përfshirë edhe filialet e bankave, vazhduan të transferojnë fitimet e tyre në investime dalëse (jashtë shtetit). Në tremujorin e parë 2014, kjo shifër arriti në 53 milionë euro.

    Dërgesat
    Të dhënat tregojnë se mesatarisht çdo muaj familjet e migrantëve marrin 70 deri në 115 euro


    Shifrat

    Shumat e parave që vijnë nga emigrantët, shtetet nga vijnë


    Në tre muajt e parë të vitit të kaluar, janar-mars 2013, prurjet valutore nga shqiptarët që punojnë jashtë vendit u ulën fort, krahasuar me 2012-n. Në vlerë rënia ishte rreth 50 milionë euro ose 30%. Kjo rënie është gati e barabartë me të gjithë rënien e dërgesave financiare për vitin 2012. Në krahasim me vitin 2007, në paratë që sjellin emigrantët në atdhe ka ndodhur një rënie me 33%, apo një pakësim me 430 milionë dollarë. Bëhet fjalë për një aktivitet që i siguronte ekonomisë sonë mbi 13% të Produktit të Përgjithshëm Bruto. Tani ky kontribut ka rënë ndjeshëm, duke ulur edhe mundësinë e investimeve të vogla familjare apo të biznesit të vogël në Shqipëri.Emigrantët që gjenden kryesisht në zonën e Bashkimit Europian, janë dërguesit kryesorë të remitancave me 90.7% të tyre. Në masën më të madhe, origjina e remitancave janë vendet fqinje, Greqia (41.9%) dhe Italia (38.6%), ndërsa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë 8.1% e remitancave. Dërgesa mesatare vjetore nga vendet e Bashkimit Europian është 1,400 euro, ndërsa nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është 830 dollarë.


    Ilaçet
    Familjet e harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të dërgesës (11.1%) për shpenzimet shëndetësore


    Shpenzimet

    Ulja e transfertave të emigrantëve godet ekonominë familjare


    Rreth 8.6% e familjeve shqiptare deklarojnë si burim të ardhurash dërgesat e parave nga emigrantët jashtë shtetit. Kjo shifër u deklarua këtë vit nga INSTAT, pas përpunimit të të dhënave të Censusit 2011. Sipas Censusit, në Qarkun e Shkodrës, 7.4% e familjeve deklarojnë se marrin dërgesa nga emigrantët, në Tiranë 6.6% e familjeve, në Durrës 9.3% e familjeve e deklarojnë këtë burim të ardhurash; Fier 12%; Berat 10%, Korçë 6.8%; Gjirokastër 6.8%; Vlorë 7.5%, Elbasan 12.9%, Lezhë 9.5%; Kukës 4.8% dhe në Dibër 7.9%. Remitancat kanë rënë gjatë 5 viteve të fundit. 53.8% e familjeve kanë marrë më pak remitanca në 5 vitet e fundit. 57.6% e familjeve përfituese marrin më pak se një vit më parë. 5.60% e familjeve që kanë të ardhura mujore deri në 30, 000 lekë, e kanë dërgesën jetike ose shumë të rëndësishme. Remitancat shpenzohen më së shumti për ushqim (73.8%), pavarësisht nëse statusi i kryefamiljarit tregon që është në punë apo jo. Familjet përfituese kanë ulur shumë konsumin (60.8%), kursimet në masën (32%) dhe investimet (7.2%). Ndërkaq, familjet harxhojnë një pjesë të konsiderueshme të dërgesës (11.1%) për të mbuluar shpenzimet e tyre shëndetësore.

    Shqip

  2. #2

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Nga Italia dhe Greqia vikan akoma 80% e lekeve nga jashte shtetit. Ekonomia e dobet ne keto vende do ket efekte dhe me tej besoj. Kisha idene se do ishte disi me e vogel shifra nga Italia e Greqia meqe ka plot emigrant ne SHBA, Angli, Gjermani.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Nuk ka asnje efekt ...

    Madje remitancat sot perbejne vetem 4 % te ekonomise totale te shqiperise . Ne fakt eshte fitorja me e madhe kjo per shqiperine ... perse ?

    Sepse pas 2009es pati nje kthim masiv emigrantesh te cilet investuan ne biznese edhe krijuan punesim , por edhe avancim ekonomik . Prandaj edhe shqiperja eshte nje nga 2 vendet ne europe qe nuk ka patur as nje vit negativ ekonomik pas krizes ekonomike globale .

    Eksportet jan TREFISHUAR si rrjedhoje . Turizmi eshte rritur me rritme shume te mira , edhe bujqesja e cila eshte e rendesishme per shtresat rurale performon shume mire . Thene ndryshe njerezit i jan kthyer punes ne vendin e vete .

    Prandaj shqiptar mos e cani koken , edhe pse shqiperja nuk eshte parajs ekonomike te pakten sot ka shprese edhe nje ekonomi funksjonale , edhe do shikoni ne nje perjudhe afat mesem nje permiresim shume te madhe .

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Qeveria e Rilindjes e ka fajin edhe për këtë shoku Shpati ?!!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Nuk kane besim emigrantet tek qeveri Rama prandaj nuk dergojne lek.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  6. #6
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Wordless, xinxerfilli,

    Bejeni me turne, clodhuni njecik....


    Emigrantet kane rritur nivelin e jeteses, tashi shpenzojne me shume, u lodhen duke fjet nga 20 vete ne nje shpi per t'kursy 2 leke...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  7. #7
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,787

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Ne fakt un mendoj qe emigrantet duhet ti dergojne te gjitha kursimet e tyre t'ua ruaj Fullani me Edruckokdhimen...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,039
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Nuk kane besim emigrantet tek qeveri Rama prandaj nuk dergojne lek.
    Ta shpjegon Albo se si eshte puna dhe ti mesoja edhe atij veshgjatit ne krye te Qeverise.

    Ato "ndertimet me leje e pa leje" qe po prish ne mbare Shqiperine duke u vene rruspen e tritolin, me parate e kujt kujton se u ndertuan? Me parate e emigranteve shqiptare ne mbare boten. Teksa budallai i hidhte ne ere e u vinte rruspen pasi ne mendjen e tij "po vinte ligjin ne vend", keta emigrantet e pronaret e ketyre godinave e bizneseve po mendonin: "me hodhi ne ere 100,000 euro kursime te mia ne 10 vjet". Kur ti ia hedh ne ere parane emigranteve qe ishte investuar ne ekonomine shqiptare duke ngritur biznese te vogla anesh rrugesh apo shtepi banimi, cfare kujton se do beje ai emigrant, do kurseje edhe 10 vjet te tjera e do t'i investoje ne Shqiperi apo do te thote: mu thafte dora po investova nje kacidhe tani ne te ardhmen ne ate vend te mallkuar? Dhe kjo eshte arsyeja perse rrenia e te ardhurave eshte kaq drastike, nuk ka te beje me krizen ne Itali e Greqi pasi kriza ne keto vende sot eshte shume here me e lehte se 3-4 vjet me pare.

    Tani cfare ndodh kur ai emigranti nuk dergon kursimet e tij ne Shqiperi per te ndertuar apo blere shtepi, apo hapur nje biznes? Do te thote qe ai shqiptari murator qe punonte per ndertimin e asaj shtepie, do ngelet pa pune. Do te thote qe aktiviteti tregtar e financiar i vendit do te bier ndjeshem, pasi ka me pak kapital ne qarkullim. Do te thote qe ai biznesi i ndertimit qe kerkon te shesi ato apartamentet qe ka ndertuar ne Tirane e ne mbare Shqiperine, do ti ngelen apartamentet pa shitur e nuk do te ndertoje me pallate te reja, pasi ka rene kerkesa e blerjes. Do te thote qe vlera e vete apartameteve te shitura do te bier ne muajt e vitet ne vazhdim, pasi njerezit do te zgjedhin te largohen nga Shqiperia e jo te kthehen ne Shqiperi, pasi ekonomia dhe klima ndaj biznesit eshte e keqe.

    Po ne nuk na interesojne keto gjera dhe ne nuk i mendojme gjerat kaq thelle, pasi ne jemi Rilindesa socialiste! Ne ne intereson qe ti prishim te gjitha ndertimet me leje e pa leje ne bregdet, qe ti ndajme se bashku me Koco minoritarin tokat e bregdetit, sic duam vete. Pune e madhe se shkaterruam ekonomine dhe mireqenien e shqiptareve ne proces.

    Albo

  9. #9

    Për: Bien dërgesat e parave nga emigrantët, familjet shqiptare shtrëngojnë rripin

    Kriza ekonomike ka goditur cdo ane te globit... Shqiperia i shpetoi krizes sa kohe ne qeveri ishte Berisha, sepse ksihte ndermarre qe prej 2005 disa reforma strukturore qe kishin liberalizuuar ekonomine dhe kishin rritur lirine ekonomike. Keto perparesi qe kishim ne ne krahasim me vendet e rajonit, sot nuk ekzistojne me, sepse kemi ne pushtet nje qeveri socialiste qe dashje pa dashje nga idiotllekua po dashakeqesia ndaj popullit, kerkon te perqendroje pushtetin...

    Shqiperia dhe cdo shqiptar sot ka dy alternativa, o do rri duke nxjere doren per ndihme tere kohen, duke pritur nje falimentim si vend i botes se trete, duke u treguar Albanistan Ramisto-Erdoganist, me shprese se pas falimentimit dhe mbytjes tone ne borxhe do te nxeme mend... ose te filloje te reagoje kunder nje qeverie qe i ka hequr individit dhe shoqerise cdo sovranitet duke na reduktuar ne skllever...

    Zgjidhni e merrni!
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •