Jamarbër Malltezi ka bërë një shkrim sot tek “Panorama”, ku përsërit akuzat e Sali Berishës për çështjet më të rëndësishme.
Dhëndri ndalet veçanërisht tek marrëveshja e qeverisë me CEZ.
Ai shkruan se shqiptarët do të paguajnë 200 euro secili për këtë marrëveshje.
Ndërkohë, mes shkrimit përmend edhe një kod mafioz “Omerta”, që siç duket e njeh mirë.
“Po shikojmë këtë superskandalin me CEZ, ku në fshehtësi të plotë, pa njohuri të askujt, në një pazar të pisët për ndarje paresh, ditën që do shpallej marrja e statusit dolën 3 sejmenë të deklaronin që na e zgjidhen hallin me CEZ.
Po si e zgjidhën? Duke i falur 500 milionë euro që CEZ na i ka borxh në taksapaguesve të këtij vendi dhe duke iu dhuruar (lexondarë) edhe 95 milionë të tjera!! Po pse kjo na qenka zgjidhje? 600 milionë euro që do na mbahen ne taksapaguesve të këtij vendi?
Me një aritmetike të thjeshtë i bie që 100% e popullsisë të taksohet me të paktën 200 euro për person, ose 800 euro për familje!!! Po ti o trutharë po u mburresh njerëzve se u ke ulur 2 euro taksë në vit dhe ndërkaq po ia ngop 200 euro taksë për kokë (800 euro për familje) për pazaret e tua dhe ndarjen e parave si plaçkë lufte?! Po pse iu përvodhe publikut? Dhe iu përvodhe njësoj siç bëre me armët kimike ku thoshe që nuk ka asnjë të vërtetë, nuk ka asnjë marrëveshje etj., dhe shqiptarët u desh të merrnin lajmet nga “Le Monde” apo nga “Al Jazeera”, pasi në Shqipëri kish ardhur dikush që kish për zemër kodin mafioz Omerta.
Po pse nuk u përballe në Arbitrazh? Arbitrazhi, ndry she nga gjykata, mund të mby llet brenda 3-4 muajsh, ndërsa ti na vonove të gjithëve një vit. Pra nuk është çështja për të fituar kohë, është thjesht për të vjedhur dhe ndarë paratë, ndërkohë që të gjithë ne, ose 100% të shqiptarëve u qindrafishove taksat”, shkruan dhëndri në komentin e tij.
Krijoni Kontakt