Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 60
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,010
    Postimet në Bllog
    22

    Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Zarzavatet dhe frutat ngrenë indeksin e çmimeve

    Në korrik, perimet më shtrenjtë. Rritje në 1.8% krahasuar me 2013-n


    Zamir Alushi

    Çmimet e perimeve u ulën disi muajin e kaluar, por mbetën më të shtrenjta se një vit më parë. Në pikun e sezonit, çmimet e zarzavateve rezultojnë 27.1% më lart krahasuar me një vit më parë. Kjo shifër korrespondon me rritjen e eksportit të këtyre produkteve për këtë vit, që është rreth 30%, sipas shifrave të Ministrisë së Bujqësisë. Pra, prodhimi bujqësor rezulton të mos jetë rritur në masën që të neutralizojë efektet e deficitit të tregtisë së jashtme për këtë zë. Sipas publikimit të djeshëm të INSTAT, indeksi i çmimeve të konsumit në muajin korrik 2014, arriti 115,9% kundrejt muajit dhjetor 2007 (dhjetor 2007=100).

    Ndryshimi vjetor

    Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 1,8%. Një vit më parë, ky ndryshim ishte 1,6%. Krahasuar me muajin korrik 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 8,5%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 6,9%,“Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,5%, etj. Ndërsa ulje të çmimeve vërehen në grupin “Shëndeti” me 6,1% pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë” me 2,2%, “Komunikimi” me 0,7%, etj. Ndikimin kryesor në ritmin e rritjes vjetore të çmimeve në muajin korrik e ka dhënë grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,03 pikë përqindje. Në këtë grup çmimet e nëngrupit “zarzavate” janë rritur me 27,1% dhe nëngrupit “fruta” me 4,1%. Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 6,5%, pasuar nga nëngrupi “sheqer e ëmbëlsira” me 3,9%, “kafe, çaj e kakao” me 3,1%, etj. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me 0,41 pikë përqindje. Rritja e çmimeve të grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ka kontribuar me 0,25 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Krahasuar me një vit më parë çmimi i duhanit u rrit me 11,8%. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me 0,21 pikë përqindje.

    Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,21 pikë përqindje në ndryshimin vjetor. Grupi “Veshje dhe këpucë” ka kontribuar me -0,11 pikë përqindje.

    Ndryshimi mujor

    Në muajin korrik 2014 ndryshimi mujor i indeksit është -0,6%. Ulja e çmimeve është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike me -0,46 pikë përqindje. Çmimet e zarzavateve u ulën me 5,3% dhe frutave me 2,6%. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” ndikuan me -0,05 pikë përqindje në ndryshimin mujor. Tarifat e grupit “Transporti” dhe grupit “Komunikimi” kanë ndikuar me 0,01 pikë përqindje në ndryshimin



    Krahasimi vjetor

    Ushqime 2.9%

    Bukë -1.7%

    Mish -01%

    Peshk -04%

    Bulmet 0.6%

    Vaj -6.5%

    Fruta 4.1%

    Zarzavate 27.1%

    Sheqer -3.9%

    Pije joalkoolike -2.4%

    Kafe, çaj -3.1%

    Ujë mineral -2.1%

    Duhan 11%

    Pije alkoolike 0.6%

    Veshje, këpucë -22%

    Qira, ujë, energji 1.3%

    Shëndetësi -6.1%

    Pajisje shtëpiake -0.6%

    Transporti 1.2%

    Hotele, kafene 2.5%

    Mallra, shërbime 8.5%

    Shqip

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Gënjeshtra !!

    Asnjë nga artikuj e lartpërmëndur nuk është ngritur. Qeveria e Rilindjes ka ngritur diçka tjetër për demokratët po nuk po e them se çfarë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    O wordlesh, nuk eshte se i ngre qeveria direkt duke thene "te ngrihen cmimet"...
    Cmimet rriten ngaqe qeveria rrit taksat, dhe merr masa ta gabuara... duke e penguar ekonomine.
    Sic eshte per shembull mbyllja e disa universiteteve private pa shpjegim. Cili do jete rezultati? Do rritet cmimi i shkollimit apo i blerjes se diplomes tek univeristetet qe kane mbetur.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    une domatet i bleva me 20leke kg, vjet ishin 25L/kg...specat 20L/kg, karrotat ishin rritur me 80L/kg, sallatori dhe patrixhanet me 20L/kg, rrushi vjet ishte 150L/kg sivjet 100L/kg...

    p.s. duket qe jua bejne grate shpenzimet dhe jua thane xhepat
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Elian70 për postimin:

    Polumbari (10-08-2014)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Polumbari
    Anëtarësuar
    06-08-2014
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    18

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Kam punuar per llogari te INSTAT kur u be rregjistrimi i popullsise. Bashke me nje mikun tim mbulonim nje lagje qe na caktuan per numerimin e banoreve dhe mbledhjen e informacionit sipas formularit perkates. Nisur nga ajo eksperience, gjate se ciles pashe nga afer punen e numeruesve ne terren dhe te kontrolloreve, mesova qe perfundimisht statistikat e INSTATIT kane nje marzh gabimi aq te madh sa ne opinionin tim perkthehet "statistike e rreme".

    Nuk e ve ne dyshim faktin qe mund te kete rritje te cmimeve, por kete vleresim nuk mund ta beje INSTATI aktual, me mire se cmund ta bejne konsumatoret qe mbajne kuleten familjare dhe bejne cdo dite shpenzimet per keto produkte.

    Kalofshi mire.

    Polumbari.

  7. #6

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Citim Postuar më parë nga Polumbari Lexo Postimin
    Nuk e ve ne dyshim faktin qe mund te kete rritje te cmimeve, por kete vleresim nuk mund ta beje INSTATI aktual, me mire se cmund ta bejne konsumatoret qe mbajne kuleten familjare dhe bejne cdo dite shpenzimet per keto produkte.
    Polumbaro, eshte e vertete se INSTAT ka edhe nderhyrje te politizuara dhe nuk duhet besuar qorrazi, por ne kete moment qe eshte ne pushtet Edi Rama kjo qe raporton INSTAT eshte gjeja me e pakte qe mund te thuhet, madje eshte e modifikuar sipas interesave te Edi Rames dhe te qeverise.
    Cmimet mund edhe te mos rriten, por ajo qe ndryshon kur ka rrenie te ekonomise si ne kete vitin e fundit, eshte fuqia blerese e monedhes.

    Pastaj, INSTAT, nuk merret te na thote se sa eshte cmimi i preshit ne Vlore dhe sa eshte ne Kukes, por merret me llogaritjen e cmimeve te asaj qe quhet SHPORTA (produktet e shportes), ku futen nje sere produktesh baze qe i konsumon pothuaj cdo njeri. Kur ka renie ekonomike rritet cmimi kompleksiv i shportes. Kete na thote INSTATI, dhe pjeserisht edhe Banka Qendrore, meqe merret me mbajtjen e inflacionit nen 3%.

    Kur INSTAT nxjerr statistika kaq te kqija, gjendja dmth se eshte edhe me keq.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    CRO (11-08-2014)

  9. #7
    i/e regjistruar Maska e Polumbari
    Anëtarësuar
    06-08-2014
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    18

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Nderhyrjet politike jane njera ane e problemit. Po e theksoj, kam punuar per INSTAT-in dhe e di mire se si ndryshohen statistikat duke filluar nga ai qe punon ne terren, deri te perpunimi dhe publikimi i statistikes ne qender. INSTAT kryesisht punon me rekrutime te perkoheshme, individe pa asnje lloj eksperiece te cilet nuk kane ne fakt asnje lloj pergjegjesie qofte morale e qofte ligjore per ate qe bejne. Ata gjoja marrin trajnim disa ditor per te punuar me pas ne njerin prej projekteve te radhes, dhe puna e tyre eshte nje "shakavello" sa per te marre ato 300 Euro te radhes dhe kaq.

    Po te them me bindje, pamvaresisht marzhit qe ata deklarojne per gabimin, rezultatet nuk i afrohen dhe skane per t'iu afruar kurre realitetit, per aq kohe sa INSTAT do vazhdoje te punoje si ka punuar dhe si po punon.

    Gjithsesi, rritja e cmimeve duket normale te ndodhe per shume arsye.

    Polumbari.

  10. #8

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Citim Postuar më parë nga Polumbari Lexo Postimin
    Po te them me bindje, pamvaresisht marzhit qe ata deklarojne per gabimin, rezultatet nuk i afrohen dhe skane per t'iu afruar kurre realitetit, per aq kohe sa INSTAT do vazhdoje te punoje si ka punuar dhe si po punon.
    Po nuk ka rendesi cfare thua ti, sepse nuk e di te gjithe historine.. nuk e shikon te gjithe big picture. Ti shikon vetem nje ane te te dhenave, nje pjese teper teper te vogel. Ata te INSTATit bejne llogaritje statistikore, qe nuk do te thote se duhet te jene te njejta me ato qe ke ti ne zonen tende. Bie llafi: tek zona jote cmimi i produktit X eshte 10 lek. Tek nje zone tjeter, me t ecilen nuk merresh ti, cmimi i prokutiti X eshte 20 lek. Mesatarja e cmimit te produktit, pas perllogaritjeve te INSTATit del 15 lek.
    Ti tani mendon se marzhi i gabimit eshte teper i larte meqe nuk eshte afer 10 lekshit qe konstatove ti. Por kjo nuk dmth se INSTAT e ka gabim ate qe thote... sepse merret me shume zona njekohesisht dhe mundohet te japi nje cmim standard te unifikuar.

    E shumta, kjo dmth qe ti nuk kupton se cila eshte puna e INSTATit.

    Kur te kesh deshire te avancosh ne karriere, dmth qe te kalosh nga stadi i "jenicerit"/sherbetorit te thjehste te INSTATit ne terren, tek nje nivel me i larte, pra qe te kuptosh vertet thelbin e punes, lexo dicka ketu: http://www.instat.gov.al/al/themes/%...-konsumit.aspx
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  11. 2 antarët më poshtë falenderuan Do Not Tread On për mendimin e shprehur në këtë postim:

    CRO (11-08-2014),Pinxhuku (13-08-2014)

  12. #9
    i/e regjistruar Maska e Polumbari
    Anëtarësuar
    06-08-2014
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    18

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Po ti fol o burr i dheut, se desh u vrame. Tani po, me kete komentin e fundit te kam kuptuar qarte.

    Polumbari.

  13. #10

    Për: Shqipëri: Rriten të gjitha çmimet e ushqimeve nga një vit më parë

    Eshte reciproke.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •