Revolta e Atlasit
Recension nga Eleni Laperi
Kush e ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk ka provuar shijen e energjisė? Qyteti gjigant tė rrėmben nė vorbullėn e tij dhe e ke tė pamundur ti shmangesh rrymės qė tė gllabėron e tė bėn tė ecėsh thuajse me vrap, e tė marrėsh frymė thellė, e tė ndjesh respekt pėr veten.
E rrethuar me aureolė energjie isha duke shkuar pėr nė redaksinė e revistės Harpers pėr tė marrė disa tė dhėna mbi krijimtarinė e Roz Uajlldėr Lejn; mė duheshin pėr librin tim. Kėmbėt mė ndalėn para skulpturės aq tė bukur tė Atlasit, njė nga veprat mė tė njohura nė stilin Art Deko e skulptorit Li Oskar Lori. Skulptura ngrihet nė ballė tė godinės sė Qendrės Rokfeler, nė Avenynė e 5-tė. Figura e heroit, e titanit Atlas qė u detyrua nga Zeusi tė mbante mbi supe kupėn e qiellit, se u ngrit kundėr zotave tė Olimpit -, rri nė ballė tė godinės qė prej vitit 1937, madhėshtore, e rreptė, emocionuese. Kur e vėshtron nga afėr, skulptura tė zbulon njė varg domethėniesh tė tjera. Aksi i sferės mbi supet e tij tregon Yllin e Veriut. Mbi njė gjysmėhark, qė mbėshtetet mbi shpatullat e krahėt e hapura tė heroit janė gdhendur simbolet e Mėrkurit, Venerės, Tokės, Marsit, Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit. Ngjitur me simbolin e Tokės ėshtė edhe simboli i Hėnės. Ndėrsa nė njė prej unazave tė sferės janė simbolet e dymbėdhjetė konstelacioneve, nėpėr tė cilat dielli kalon gjatė njė viti. Po Qendra Rokfeler e Artit nuk ka vetėm kėtė vepėr arti. Ajo ėshtė e stolisur ngado me skulptura, relieve, afreske, thėnie, qė njeriun e thjeshtė e kėnaqin dhe i mėsojnė gjėra tė menēura, mendimtarin e vėnė nė mendime, polemistit i japin shkak pėr reagim. Qėllimi i gjithė atyre heronjve, titanė mitikė apo vdektarė, tė koleksionit tė Qendrės Rokfeler bazohet mbi tė njėjtėn temė: respekti pėr forcėn e punės dhe pėrpjekjeve tė Njeriut, himnizimi i fuqisė sė Urtėsisė e Diturisė, triumfi i Njeriut mbi Zotin nėpėrmjet Dijes. Qendra Rokfeler ėshtė shembull se si pėrdoren me sukses energjitė dhe paratė e njeriut.
Isha fokusuar nė kėrkimet mbi veprėn e Roz Uajlldėr Lejn, po titani Atlas mė solli ndėr mėnd jo vetėm veprat e saj po edhe vepra tė Izabel Paterson dhe Ein Rand. Tė tria mendimtaret amerikane mbahen si themelueset e lėvizjes sė re liberale nė SHBA-nė e viteve 40. Ato i kanė thurur lavd lirisė sė individit dhe superioritetit, qė tė siguron menēuria, dija dhe puna. Nė librat e tyre tregohet se titanė qė ngrihen kundėr zotave gjen edhe sot mes njerėzve nė Tokė. Janė ata qė pėrdorin drejt energjitė natyrore tė njeriut e sjellin pėrparimin. Xhim Pauell, publicist i Nju Jork Tajms, Uoll Strit Xhurnėll etj., thotė se nė kohėn mė tė keqe ato tri gra dėbuan frikėn. Ato guxuan tė deklarojnė tė keqen e kolektivizimit dhe u ngritėn pėr tė drejtat natyrore tė njeriut, e vetmja filozofi qė siguron njė bazė morale pėr tiu kundėrvėnė tiranive kudo
Ndėrkohė qė shumica e historianėve fokusohej te udhėheqėsit, Roz Uajlldėr Lejn me librin e saj Zbulimi i Lirisė, Lufta e Njeriut kundėr Autoritetit fokusohet te betejat mijėravjeēare tė individit tė thjeshtė, qė sfidoi prijėsit dhe prodhoi begati. Shembull mė i mirė pėr kėtė ishte revolucioni amerikan, i cili arriti nė pak shekuj atė qė Evropa e arriti pas mijėvjeēarėsh.
Isabel Paterson, te libri i saj Zoti i Makinės, thotė se ishin ndėrmarrjet private ato qė nxorėn hekurin, e shkrinė, farkėtuan ēelikun, shpikėn makinėn me avull, ndėrtuan aparatura, prodhuan dhe akumuluan kapitalin, duke ditur ti organizonin pėrpjekjet e tyre. Ajo qė njerėzit urrejnė, thotė Paterson, janė monopolet, i vetmi kontribut i dhėnė nga politika nė kėtė proces.
Ayn Rand, te romani Revolta e Atlasit, pėr tė cilin punoi pėr gati katėrmbėdhjetė vite, me anė tė personazheve shpalos filozofinė e saj pėr lirinė, paranė dhe seksin. Gjatė leximit tė librit, si refren del figura misterioze e gjeniut Xhon Galt, qė e mban lexuesin me frymėn peshė. Libri tė nxit tė kuptosh se ēfarė do tė ndodhte, nė se gjithė njerėzit mė prodhimtarė tė botės do tė ngriheshin nė grevė kundėr taksambledhėsve e mėnyrave tė tjera tė shfrytėzimit nga autoritetet. Apo, nė se shprehemi me fjalėt e Francisko dAnkonias, ēfarė do tė ndodhte nė se Atlasi do shkundte kupolėn e qiellit nga supet e tij.
Libri Revolta e Atlasit ėshtė shitur nė dhjetėra miliona kopje. Nė revistėn The Economist, mė 26 shkurt 2009 shkruhej pėr Revoltėn e Atlasit: Sa herė qė qeveritė ndėrhyjnė nė tregjet, lexuesit rendin ta blenė librin e Rand. Pse? Arsyeja shpjegohet me emrin e njė grupi nė Facebook, rrjeti social mė i madh nė botė, i quajtur: Read the news today? Its like Atlas Shrugged is happening in real life. Grupi dhe njė kor i madh blogerash zemėrakė pohojnė se jeta po imiton artin.
Fatmirėsisht nga shtėpia botuese Pegi nė Tiranė ėshtė sjellė nė shqip Revolta e Atlasit e Ein Rand, me pėrkthimin e bukur tė Amik Kasoruhos. Tani edhe lexuesi shqiptar mund tė mėsojė nga Revolta e Atlasit. Se ndoshta ėshtė koha qė shqiptarėt tė vrapojė ta blejė librin e Rand.
Marre nga: FRYMA.info
Krijoni Kontakt