Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16

Tema: Ayn Rand

  1. #1

    Ayn Rand

    Ayn Rand



    Ayn Rand (emri rus: Alisa Zinov'evna Rozenbaum), qe' nje shkrimtare, filozofe dhe skenografe amerikane me origjine ruse. Autore e The Fountainhead dhe Atlas Shrugged. Themeluese dhe promovuese e rrymes filozofike te objektivizmit. Mbeshtetese e individualizmit dhe e egoizmit racional, kuptuar si virtyti me natyror dhe me i rendesishem, i cili ka te beje me kerkimin e te mires individuale pa i shkaktuar deme te tjereve.

    Citime:
    * “Po i afrohemi me shpejtesi stadit te fundit te inversionit: Stadit ku qeveria eshte e lire te beje gjithcka qe i pelqen, ndersa qytetaret mund te veprojne vetem me leje – qe eshte stadi i periudhave me te erreta te historise njerzore, stadi i sundimit me forcen e eger.”
    * “Racizmi eshte forma me e ulet, me e eger dhe me primitive e kolektivizimit.”

    Mund te lexoni me shume mbi Ayn Rand ne faqen perkatese ne Wikipedia: "Ayn Rand".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 09-08-2014 mė 09:14
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  2. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Do Not Tread On pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    jada (09-08-2014),Wonder Woman (11-08-2014)

  3. #2

    Ayn Rand / Pse sa herė qė troket kriza amerikanėt blejnė Atlasin?!

    Pse sa herė qė troket kriza amerikanėt blejnė Atlasin?!

    Pse sa herė qė troket kriza amerikanėt blejnė Atlasin?!
    Nga Don Watkins

    Nuk ndodh shpesh qė zgjedhjet amerikane tė ndezin debate mbi njė filozof, por, qė kur Mitt Romney zgjodhi Paul Ryan-in si kandidat pėr zėvendėspresident, bisedat kanė filluar tė rrotullohen rreth ideve tė shkrimtares-filozofe Ayn Rand. Thuhet qė Ryan-i ėshtė njė adhurues i Rand-it dhe, megjithėse ėshtė stėrmunduar ta largojė veten nga e gjithė filozofia e saj, ai vazhdon tė pranojė se romani “Revolta e Atlasit” ėshtė njė histori e madhėrishme. Ryan-i nuk ėshtė i vetmi qė e mendon kėtė. Qė nga kriza financiare e 2008-s, romani i Rand-it, i shkruar mė 1957-n, ka shitur mė shumė se 1.5 milion kopje. Interesante ėshtė se pothuajse tė gjitha ato shitje i pėrkasin ShBA-sė. Pse kaq shumė amerikanė, duke filluar qė nga studentėt e deri te politikanėt, flasin pėr romanin e Rand-it?
    Pse nė Europė librat e saj janė relativisht mė tė lėnė pas dore? Pėrgjigjja e tė dyja pyetjeve ėshtė e njėjta: “Revolta e Altasit” ėshtė njė himn ndaj shpirtit amerikan. Shpirti amerikan karakterizohet nga pavarėsia, individualizmi, liria politike, liria ekonomike dhe ambiciet prodhuese. Ky ėshtė kuptimi i jetės, mrekullisht i pėrmbajtur nė sloganin e Revolucionit Amerikan: “Mos mė nėpėrkėmb”. Ishte i njėjti shpirt qė i shtyu shumė amerikanė t’i kundėrviheshin zgjerimit tė ndėrhyrjes dhe fuqisė shtetėrore mė 2008-n. Ata jo vetėm qė e shihnin “qeverinė e madhe” si njė kėrcėnim ndaj ekonomisė,por ajo ishte njė pėrbuzje ndaj gjithė asaj ēfarė pėrfaqėson Amerika. Pas tetė vjetėsh me Bushin dhe tetė minutash me Obamėn, ata nuk e duruan mė nėpėrkėmbjen. Atlasi i flet kėtij shpirti. Nė njė botė, fatkeqėsisht tė ngjashme me tonėn, nė njė botė ku ekonomia po shkatėrrohet, ku qeveria ndėrhyn gjithmonė e mė shumė dhe ku individėt prodhues denoncohen dhe sfiliten pėr tė mirėn e individėve parazitė, tregohet historia e burrave dhe e grave qė vendosin ta ndalojnė nėpėrkėmbjen. Pėr mė tepėr, kjo histori dramatike pėrmban edhe njė energji tė fuqishme intelektuale: Atlasi i jep shpirtit amerikan njė mbrojtje filozofike qė nuk e ka pasur kurrė. Shpirti amerikan ėshtė akuzuar shpesh si i vogėl, i pashpirt dhe materialist. “Revolta e Atlasit” i shkatėrron tė gjitha kėto akuza. Aty tregohet se kapitalizmi ėshtė njė sistem ku pėrfitojnė tė gjithė, ku tė gjithė individėt janė tė lirė tė ndjekin lumturinė e tyre. Atlasi tregon se ėshtė e drejtė qė individėt tė punojnė pėr lumturinė e tyre dhe se ata qė mundohen tė tė “nėpėrkėmbin”, tė tė kontrollojnė jetėn, tė rishpėrndajnė pasurinė dhe tė hipotekojnė tė ardhmen tėnde, janė moralisht gabim. Nuk ėshtė njė rastėsi pra, qė popullariteti i pakufishėm i Ayn Rand-it nė Amerikė nuk ka tejkaluar nė Europė. Pėr tė njėjtėn arsye, europianėt kanė pėrqafuar gjerėsisht politikat ndėrhyrėse tė shtetit gjatė krizės postfinanciare, duke filluar nga infuzioni i parave nė ekonomi e deri te rregulloret e reja dhe tė gjera, ndėrsa amerikanėt u rebeluan. Ēfarėdolloj slogani pėrfaqėsoftė shpirtin europian ndaj jetės, me siguri ai nuk ėshtė “Mos mė nėpėrkėmb”. Ayn Rand-i e shkroi “Revoltėn e Atlasit”, tė paktėn pjesėrisht, si njė paralajmėrim pėr amerikanėt. Ajo besonte se, qė nė vitet 1890, Amerika kishte lėvizur nga rrėnjėt e saj tė tregut tė lirė dhe po shkiste drejt shtetėzimit (asaj do t’i ishte dukur absurd fakti i shumėbesuar qė Amerika i ngjante sadopak tregut tė lirė nė vitet para krizės financiare). Pėr ta ndaluar kėtė lėvizje, amerikanėt duhet tė pėrkthenin shpirtin e tyre individualist nė njė program ideologjik tė saktė, njė program qė lartėsonte individualizmin dhe kapitalizmin “laissez-faire” si ideale morale e politike. Pėr t’ia dalė mbanė nė kėtė detyrė, argumentonte Rand-i, amerikanėt duhet tė dyshojnė dhe tė pėrbuzin idenė aliene tė altruizmit. Altruizmi ėshtė doktrina e Botės sė Vjetėr, qė thotė se ėshtė detyra jote tė jetosh pėr tė tjerėt dhe tė sakrifikosh interesat e tua vetjake pėr ta. Nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr, kjo doktrinė morale ka qenė justifikimi i ēdo programi social. Thuhet se njerėzit e tjerė kanė nevojė qė t’u paguhet pensioni apo shėndeti i tyre, prandaj ata kanė tė drejtė t’i marrin kėto lekė nga ti. Pėrndjekja individuale e lumturisė kundėr altruizmit: kjo ėshtė zgjedhja para sė cilės gjendet sot Amerika. Megjithėse Rand-i po u fliste kryesisht amerikanėve, ajo nuk po u fliste vetėm atyre. Ajo mendonte se shpirti i Amerikės ėshtė i hapur ndaj ēdo individi tė gatshėm tė mendojė. Sot, teksa shtetet europiane po ndėrhyjnė gjithmonė e mė shumė nė ekonomi, ai shpirt dhe idetė e “Revoltės sė Atlasit” janė tė nevojshme mė shumė se kurrė.


    (The Guardian 2012)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 10:18
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:

    Wonder Woman (11-08-2014)

  5. #3

    Ayn Rand / Ayn Rand dhe manifesti i parė i saj kundėr komunizmit

    Ayn Rand dhe manifesti i parė i saj kundėr komunizmit

    Ayn Rand dhe manifesti i parė i saj kundėr komunizmit


    “Shumė skena nė romanin Ne tė gjallėt tė shkrimtares Ayn Rand, janė tėrėsisht tė pėrjetueshme pėr shqiptarėt qė kanė jetuar nė diktaturė dhe pėr imageskėtė arsye mendoj se publiku i rritur do tė identifikohet jashtėzakonisht me kėtė rrėfim”. Pėrkthyesja e librit, Saverina Pasho ėshtė njė nga mė tė mirat dhe tė njohurat nė treg dhe ėshtė shumė e apasionuar mbas kėsaj historie. “Libri del nė treg mė 30 gusht”, – thotė botuesja e botimeve ‘Pegi’, Loreta Berhami, e cila risjell tek lexuesi shqiptar romanin e parė tė botuar tė autores ruso-amerikane Ayn Rand “Ne tė gjallėt”. Ky roman, botuar pėr herė tė parė nė 1936-ėn, ėshtė gjithashtu edhe manifesti i saj i parė kundėr komunizmit. Rand ka thėnė se ky libėr i afrohet autobiografisė sė saj mė shumė se ēdo gjė tjetėr qė ajo do tė shkruante ndonjėherė. I vendosur nė Rusinė postrevolucionare, “Ne tė gjallėt” tregon historinė prekėse tė tre njerėzve qė luftojnė kundėr shtypjes sovjetike. Protagonistja, Kira, njėsoj si Rand, rritet nė Rusinė postrevolucionare, nė njė familje borgjeze, e cila ka humbur tė gjithė pushtetin dhe pasurinė e mėparshme dhe ėshtė e detyruar tė jetojė nė kushte shumė tė vėshtira. Por Kira ka njė shpirt tė pavarur dhe refuzon qė tė jetojė sipas idealeve tė familjes sė saj apo tė shoqėrisė sovjetike. Ajo do tė bėhet inxhiniere dhe arrin tė regjistrohet nė Institutin Teknologjik. Nė jetėn e saj hyjnė dy burra: Andreji, njė komunist dhe anėtar i policisė sekrete sovjetike, i cili do tė detyrohet tė pėrballet me konfliktin midis idealeve tė tij dhe realitetit tė jetės komuniste, dhe Leoja, njė djalė, origjina borgjeze e tė cilit e damkos automatikisht si armik shteti. Lidhja midis kėtyre tre individėve krijon bazėn e romanit. Pa lejen e Rand-it, nė 1942-shin, nė Itali, “Ne tė gjallėt” do tė bėhet njė film me dy pjesė: “Noi Vivi” dhe “Addio, Kira”. Regjisori i filmit ishte Goffredo Alessandrini, ndėrsa aktorėt :Alida Valli nė rolin e Kirės, Fosco Giachetti nė rolin e Andrejit dhe Rossano Brazzi nė rolin e Leos. Filmi pati shumė sukses nė Itali dhe publiku e kuptoi menjėherė se ai ishte kundėr fashizmit po aq sa edhe kundėr komunizmit. Pas shumė javėsh transmetimi, filmi u ndalua kur autoritetet gjermane dhe italiane zbuluan qė ishte bazuar mbi librin e njė autoreje ēifute. I rigjetur nė vitet 1960, filmi u redaktua nė njė version tė ri me nėntituj nė anglisht. Ky version u miratua nga Rand-i dhe u shfaq nė 1986-n me titullin “Ne tė gjallėt”.

    Kritika
    Pėr herė tė parė, “Ne tė gjallėt” u botua nė 1936-ėn dhe njohu sukses vetėm pasi autorja botoi, shumė vite mė vonė bestsellerin e saj tė dytė “Revolta e Atlasit” (i pari qe “The Fountainhead”, nė proces botimi nga Botimet Pegi). “Ne tė gjallėt” ėshtė shitur me mbi tre milionė kopje nė SHBA dhe ėshtė pėrkthyer e botuar nė 10 gjuhė tė botės. Njė histori dashurie kolosale me njė strukturė filozofike masive.”- shkruan kritika. Ayn Rand (1905, Shėn Pjetėrburg – 1982, Nju-Jork) ėshtė shkrimtarja e parė qė ka mbrojtur nė mėnyrė tė flaktė njė ideologji tė bazuar nė lirinė individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire. Ajo iu kundėrvu fesė, luftės dhe ēdo forme tė ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanė qenė shumė influencues nė kulturėn dhe shoqėrinė e SHBA-sė. “Ne tė gjallėt” ka qenė romani i saj i parė i botuar nė anglisht, ndėrsa nė Shqipėri vjen i dyti, mbas suksesit tė romanit “Revolta e Atlasit”.


    MAPO {16/09/2013}
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 10:18
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  6. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Do Not Tread On pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    jada (09-08-2014),Wonder Woman (11-08-2014)

  7. #4

    Ayn Rand / Amerika sipas Ayn Rand

    Amerika sipas Ayn Rand

    Amerika sipas Ayn Rand

    - [...] Mund tė them - jo si njė patriot i mėrzitshėm, por me dijeni tė thella e tė nevojshme tė themeleve metafizike, epistemologjike, etike, politike dhe estetike - se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė mė madhėshtori, mė fisniku dhe nė parimet e veta themeltare i vetmi vend moral nė historinė e botės.

    - [...] Qė nga epoka e artė e Greqisė, ka patur vetėm njė erė tė arsyes nė 23 shekuj tė filozofisė perėndimore. Pėrgjatė dekadave finale tė asaj epoke, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u krijuan si njė komb i mėvetshėm. Ky ėshtė thelbi i kėtij vendi-natyra e tij, zhvillimi dhe uniciteti: Shtetet e Bashkuara janė kombi i Iluminizmit.

    - [...] Arritja mė thellėsisht revolucionare e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ishte nėnshtrimi i shoqėrisė ndaj ligjit moral. Parmi i tė drejtave individuale tė njeriut pėrfaqėson zgjatimin e moralitetit nė sistemin social-si kufizimi i pushtetit tė qeverisė, si mbrojtje e njeriut ndaj forcės sė ashpėr tė kolektives, si nėnshtrimi i fuqisė para sė drejtės. Shtetet e Bashkuara ishin e para shoqėri morale nė histori. Tė gjitha sistemet e mėparshme e kishin konsideruar njeriun si mjet sakrifice pėr qėllimet e tė tjerėve dhe shoqėrinė si njė synim mė vete. Amerika e sheh njeriun si synim mė vete dhe shoqėrinė si njė mjet pėr bashkekzistencėn paqėsore, nė rend, tė vullnetshme tė individėve. Tė gjitha sistemet e mėparshme pretendonin se jeta e njeriut i pėrket shoqėrisė, se shoqėria mund ta pėrdorė njeriun nė ēfarėdo mėnyre tė mundshme dhe ēdo liri qė njeriu gėzon ėshtė e tija si favor, si leje e shoqėrisė dhe ajo mund tė merret nė ēdo kohė. Amerika e ka se jeta e njeriut ėshtė e drejtė e tij (qė do tė thotė si parim moral dhe si e drejtė natyrore) se njė e drejtė ėshtė pronė e individit, se shoqėria si e tillė nuk ka tė drejta, dhe se i vetmi qėllim moral i qeverisė ėshtė mbrojtja e tė drejtave individuale.

    - [...] Pasuria e Amerikės nuk u krijua nga flijimet publike pėr ‘tė mirėn e pėrbashkėt’, por nga gjenialiteti produktiv i njeriut tė lirė qė ndoqi interesat e tij personale dhe bėrjen e pasurive private. Njerėz nuk u lanė tė vdisnin urie pėr tė paguar pėr industrializimin e Amerikės. Njerėzve iu dhanė punė mė tė mira, rroga mė tė larta dhe mallra mė tė lira pas shpikjes sė ēdo makine tė re, pas ēdo zbulimi shkencor apo pėrparimi teknologjik-dhe rrjedhimisht i gjithė vendi po bėnte pėrpara dhe po pėrfitonte, jo vuante, me ēdo hap tė hedhur.

    - [...] Ishte njė europian qė e zbuloi Amerikėn, por ishin amerikanėt i pari komb qė zbuluan tokėn dhe vendin e njeriut nė tė, potencialin e njeriut pėr lumturi dhe bota e cila i pėrket njeriut pėr ta marrė. Ata dėshtuan vetėm nė zbulimin e fjalėve pėr tė emėrtuar arritjen e tyre, konceptet pėr ta identifikuar, parimet pėr t’i prirė rrugėn, filozofinė e duhur dhe pasojėn e saj: njė kulturė amerikane.

    - Amerika kurrė nuk ka patur njė kulturė origjinale, njė trupė idesh qė dalin nga thelbi i saj filozofik (aristotelian) dhe qė shprehin ndryshimin e saj tė thellė nga tė gjitha vendet e tjera nė histori.

    - Intelektualėt amerikanė ishin nė varėsi pasive ndaj europianėve dhe tė afėrt tė varfėr pothuajse qė nė krye tė herės. Ata jetonin me thėrrimet e thata dhe modat e shkuara tė Europės pėrfshirė edhe emra tė dalė mode si Freud dhe Wittgenstein. I vetmi kontribut i Amerikės nė filozofi - Pragmatizmi - ishte njė riciklim i keq i premisave kantiano-hegeliane.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 10:19
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:

    jada (09-08-2014)

  9. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Ayn Rand

    Ayn Rand mbi homoseksualėt:

    To proclaim spiritual sisterhood with lesbians... is so repulsive a set of premises from so loathsome a sense of life that an accurate commentary would require the kind of language I do not like to see in print.[/B]

    Ka shumė tė drejtė, edhe unė e urrej kėtė lloj gjuhė nė letėr.
    ...

    ėshtė shkrimtarja e parė qė ka mbrojtur nė mėnyrė tė flaktė njė ideologji tė bazuar nė lirinė individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire.

    Ah, kjo pjesa shumė interesante. Shpresoj tė kem kohė mė vonė tė shkruaj dy fjalė mbi kėtė.

  10. #6

    Pėr: Ayn Rand

    @Eligers: Kjo teme eshte per shkrimtaren Ayn Rand, dhe une personalisht do te beje te pamunduren qe ketu te diskutohet vetem per vepren letrare te Ayn Rand. Nese ke deshire te flasesh per homoseksualizmin apo pederastine, shko ne ndonje forum homoseksualesh, apo tek tema perkatese po tek ky forum.

    Ta perseris: Ketu do te flitet dhe postohet vetem per shkrimtaren Ayn Rand. Nese do te diskutosh per homoseksualizmin hap nje teme tjeter tek nenforumi perkates. Ky eshte nenforumi i letersise se huaj. Isha mjaftueshem i qarte?

    Tani, per sa i perket genjestrave qe ke sjelle, madje edhe pa reference:

    The Myth
    Ayn Rand criticized homosexuals and homosexuality.

    The Truth:
    If Ayn Rand criticized a gang of gay bank robbers for being bank robbers, you could state the half truth that she criticized homosexuals. In this sense it is true that she criticized some in the gay rights movement and it was primarily when they acted as political activists demanding special rights. (see below). She did not limit such criticism to gays. In “The Missing Link,” Philosophy: Who Needs It, 43, she refers to both gay and non-gays ("hippies, yippies, beatniks, peaceniks, Women’s Libs, Gay Libs, Jesus Freaks, Earth Children") as people "seeking tribal 'protection.' ”
    She also said: "All laws against homosexual acts should be repealed. I do not approve of such practices or regard them as necessarily moral, but it is improper for the law to interfere with a relationship between consenting adults." (From her 1968 Ford Hall Forum lecture "On Living Death")
    Ayn Rand never wrote at length about homosexuality. When asked what philosophy specifically has to say on the subject of sex she answered: "It says that sex is good." (Objectivism: The Philosophy of Ayn Rand p346)

    While answering the question "Is homosexuality moral", Dr. Leonard Peikoff, Ayn Rand's closest associate and intellectual heir said in a podcast from May 25, 2009:
    "There is a clear parallel between straights and gays in regard to morality. Some in each category are obviously moral and some in each category are obviously immoral. There's (promiscuity and sadism and) on the other hand there are real loving straights and there are real loving moral gays and then there are immoral gays . . . the kind of gay who flaunts (his) femininity . . . as an attack on maleness. So I don't think you can say at all that homosexuality is moral or immoral. It depends on the individual, how he practices it and how he expresses it."

    and a few sentences later:
    "That would be fantastic to take something chosen by two people that hurts no other person, that's compatible with a rational life, that gives them both pleasure to say one of the most crucial pleasures of life you can't have. That to me would be a monstrous position to take.
    "Now, people say 'well didn't Ayn Rand sometimes express negativity in regard to homosexuality?' Yes, she did, but in my understanding it was primarily when they acted as political activists demanding special rights.
    "I happen to know from seeing her friends over the years . . . a number to whom she was close, knowing full well that they were homosexual. She had no problem being friendly with them. And I know that she certainly regarded some of them as objectivists
    ."
    http://www.peikoff.com/tag/sex/page/4/#list



    Marre nga: Ayn Rand Myths
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 09-08-2014 mė 12:49
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  11. #7
    Keto me poshte jane disa burime informacioni te besueshme ku mund te informoheni pa shtremberrime mbi Autoren ne Fjale:

    Ayn Rand Myths - nje webfaqe qe merret me demaskimin e te gjitha miteve dhe genjeshtrave me otivacione denigruese qe jane ngritur ndaj autores ne fjale.

    Ayn Rand Lexicon - nje webfaqe teper interesante me citime, fragmente dhe materiale nga vepra letrare dhe filozofike e Autores Ayn Rand.

    The Objective Standard - Nje Reviste, ne gjuhen angleze, qe merret me divulgimin e ideve te Autores Ayn Rand. Nje pjese e mire e materialeve mund te lexohet edhe pa abonim.

    The Atlas Society - po aq interesante sa me siper, por qe merret kryesisht me trajtimin e objektivizmit, si filozofi.

    Ayn Rand Org - Faqja zyrtare e vepres se Autores Ayn Rand.

    Nė shqip Ayn Rand, amerikania ruse e “Revoltės sė Atlasit”

    Nė shqip Ayn Rand, amerikania ruse e “Revoltės sė Atlasit”
    TIRANE - Ėshtė botuar nė shqipe nga “Pegi”, vėllimi i dytė i trilogjisė “Revolta e Atlasit”. E shkruar nga autorja e njohur Aun Rand, romani ėshtė shqipėruar nga Amik Kasoruho. Libri, me elemente tė ndryshme romance, misteri dhe politike, paraqet parullėn mė tė gjerė tė bindjeve politike, filozofike dhe liberale tė pėrpunuara nga Ayn Rand-i. Heronjtė tanė ndodhen tashmė nė njė situatė ekonomike tė vėshtirė, armiqtė janė identifikuar, por mbetet ende sekreti i motorit “magjik”, i zhdukjeve tė mistershme dhe i “kush ėshtė Xhon Gallti?”. A do arrijnė Denji dhe Riardeni tė jenė tė lumtur sė bashku? Si do u vejė filli industrive dhe hekurudhave? Ē’do tė ndodhė midis Denjit dhe Fransiskos? Dhe mbi tė gjitha, pse zhduken njerėzit mė tė zotė tė botės? Kėto e shumė mė shumė do i gjeni nė volumin e dytė tė “Revolta e Atlasit”. Kritika ka folur shumė pėr “Revoltėn e Atlasit”, qė u botua nė vitin 1957 pėr herė tė parė. Qė atėherė ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme njė nga librat mė popullorė nė SHBA. Ai u rendit nė vendin e gjashtė nė listėn e librave mė tė shitur tė “New York Times”-it, tri ditė pas botimit. Mbeti nė listė pėr 21 javė dhe arriti nė vendin e katėrt. Nė njė sondazh tė vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytė mė influencues pas Biblės. Botimi ka shitur mbi 30 milionė kopje gjatė gjithė historisė sė tij dhe ėshtė botuar nė 23 gjuhė tė ndryshme. Ai ka shitur 3 milionė kopje vetėm nė tri vite nga 2008-a deri nė 2010-n, periudhė kur libri u “rikthye nė modė”. Sipas “The Economist”, shitjet e librit duket se pėrkojnė me publikimin e tė dhėnave ekonomike. Sa herė qė nė ekonominė botėrore dhe amerikane ndihen efektet e njė krize, lexuesit i rikthehen “Atlasit”. Ai ėshtė parė si njė celebrim i jetės dhe i lumturisė. ...Individėt krijues, qėllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnė gėzimin dhe pėrmbushjen. Parazitėt, qė vazhdimisht shmangin qėllimshmėrinė dhe arsyen, shkatėrrohen me tė drejtė. “Sa herė qė qeveritė ndėrhyjnė nė treg, lexuesit nxitojnė tė blejnė ‘Revoltėn e Atlasit’. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i njė grupi tė krijuar sė fundmi nė ‘Facebook’: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh nė jetėn e vėrtetė”, shkruante “The Economist” nė vitin 2009. Autorja Ayn Rand, lindur mė 1905 nė Shėn Pjetėrburg ka vdekur mė 1982 nė Nju Jork dhe ka qenė njė shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo ėshtė shkrimtarja e parė qė ka mbrojtur nė mėnyrė tė flaktė njė ideologji tė bazuar nė lirinė individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire”. Ajo iu kundėrvu fesė, luftės dhe ēdo forme tė ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanė qenė shumė influencues nė kulturėn dhe shoqėrinė e SHBA-sė.
    Po nga “Pegi” ėshtė botuar kėto ditė edhe libri pėr fėmijė i ilustruar “Nė mbretėrinė e fantazisė”. Shkruar nga Jeronim Stilton dhe pėrkthyer nga Agim Doksani, ai i ēon tė vegjlit nė njė udhėtim spektakolar. A do tė dėshironit tė takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhė mjekroshė, gjigantė, zana... Por edhe njėbrirėsh, katallanė dhe njerėz-ujqėr? Do t’ju pėlqente tė fluturonit nė shpinėn e Dragoit legjendar tė Ylberit? Le tė nisemi sė bashku atėherė, nė kėtė udhėtim aventuror nė flatrat e fantazisė, bashkė me Jeronim Stiltonin.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) - 2013
    I am often asked whether I am primarily a novelist or a philosopher. The answer is: both. In a certain sense, every novelist is a philosopher, because one cannot present a picture of human existence without a philosophical framework. . . . In order to define, explain and present my concept of man, I had to become a philosopher in the specific meaning of the term.— Ayn Rand, “Preface” For the New Intellectual
    "Shpesh me pyesin nese jam kryesisht nje noveliste apo nje filozofe. Pergjigjj eshte: te dyja. Ne njefare menyre, cdo novelist eshte nje filozof, sepse nje njeri nuk mund te prezantoj nje panorame te ekzistences njerezore pa nje kornize filozofike... Ne menyre qe te perkufizoja, shpjegoja dhe paraqisja konceptin tim te njeriut, me duhej te behesha nje filozofe ne domethenien specifike te termit". - Ayn Rand
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 17:36
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  12. #8

    Pėr: Ayn Rand / Burime informacioni mbi Ayn Rand

    Ketu me poshte eshte nje video e shkurter por teper interesante qe ben nje paraqitje dinjitoze te Autores Ayn Rand dhe te filozofise Objektiviste.

    Ayn Rand's philosophy for living on Earth — Objectivism — upholds objective reality, reason, rational self-interest, and laissez-faire capitalism. It places the individual as hero and his own happiness as sacred.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:

    Wonder Woman (11-08-2014)

  14. #9
    Ndersa ketu nje biografi e shkurter e jetes se Autores Ayn Rand.



    [Kapitalizmi] ėshtė njė sistem nė tė cilin njerėzit raportohen me njėri-tjetrin jo si viktima dhe xhelatė, jo si pronarė dhe skllevėr, por si tregtarė, nėpėrmjet shkėmbimit tė vullnetshėm pėr pėrfitim tė ndėrsjelltė. Ėshtė njė sistem nė tė cilin asnjė njeri nuk mund tė pėrftojė diēka duke pėrdorur forcė fizike dhe asnjė nuk mund t'i japi fillesė forcės fizike kundrejt tė tjerėve. - Ayn Rand

    Ayn Rand (pershtatje ne shqip nga AynRand.org)

    Gjate jetes se saj Ayn Randi u be nje figure e famshme dhe kontorverse. Nje autore te ciles i jane shitur milina e miliona kopje te librave te vet, e cila tejconte mesazhin e vet ne klasa universiteti, ne Hollywood, ne Kongresin Amerikan, ne faqet editoriale, ne talk show dhe ne programe radio.

    Prania e saj ne debatin publik amerikane vetem sa eshte rritur qe prej kohes se vdekjes se saj ne vitin 1982 - filozofia e saj, sot, eshte bere e mirenjohur.
    Sot, librat e saj jane shitur ne miliona kopje, dhe ajo vete eshte subjekti i nje dokumentari te nominuar per cmimin Oscar.

    Ushqyer nga vizioni i saj per njeriun si nje qenie heroike, dhe nga filozifia origjinale qe i qendron pas veprave, gjithnje e me shume njerz, nga te gjitha fushat e jetes, nga biznesmenet tek studentet tek profesoret tek atletet tek artistet, po thone te njejten gje: "Shkrimet e Ayn Rand-it ndryshuan jeten time".

    -

    Ketu mund te lexoni dicka me shume (ne anglisht) mbi idete kryesore qe gjenden ne veprat e saj: AynRandIdeas
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 09-08-2014 mė 17:36
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  15. #10

    Ayn Rand / Filozofia e autores Ayn Rand

    Justifikimi moral i kapitalizmit nuk qendron ne ceshtjen altruiste se paraqet menyren me te mire te mundshme per te arritur "te miren e perbashket".
    Eshte e vertete se kapitalizmi eshte -nese "e mira e perbashket" ka ndonji kuptim- por kjo eshte pasoje sekondare e kapitalizmit. Justifikimi moral i kapitalizmit qendron ne faktin se eshte i vetmi system ne harmoni me natyren arsyetuese njerezore, sepse mbron njeriun mbijetues dhe se principi kryesor i tij eshte: drejtesia
    - AYN RAND

    KAPITALIZMI, IDEALI I PANJOHUR


    CFARE ESHTE KAPITALIZMI?
    Kapitalizmi eshte nje system shoqeror i bazuar ne principet e individualizmit. Termi "kapitalizem" eshte i perdorur ne kete rast ne sensin e gjere filozofiko-politik dhe jo ne sensin e ngushte ekonomik. ( psh. ekonomia e tregut te lire)
    Realiteti eshte ABSOLUT.
    Realiteti eshte ai qe ekziston. Eshte absolut.
    Eshte standarti i te vertetes , genjeshtres dhe i arbitrares.
    Gjerat jane ato qe jane , pavaresisht ndjenjave tona apo te dikujt tjeter, pavaresisht nga idete, deshirat, urimet dhe emocionet.
    Ose te perdorim fjalet e Aristotelit: ā€œA-ja eshte A. Te jesh dmth te jesh dicka, i perkufizuar, i kufizuar dhe jo kontradiktor.

    ARSYEJA ESHTE MJETI PER MBIJETESEN E NJERIUT
    Arsyeja eshte mjeti i vetem per te njohur realitetin mbi te cilin bazohet mbijetesa njerezore ne kete realitet.
    Qofte kur njeriu eshte ne nje ishull te pabanuar , i rrethuar nga nje tufe kanibalesh , qofte kur jeton ne mes te botes se qyteteruar , ne nje qytet te madh, njeriu duhet te mendoje dhe te veproje sipas mendimeve te tij nese jetesa eshte synimi i tij.

    INDIVIDI ESHTE SOVRAN
    Njeriu eshte nje qenie me arsye dhe realiteti i dikton se qe njeriu te mbijetoje ai duhet te jete i arsyeshem...sipas zgjedhjes se tij.
    Njeriu eshte nje qenie e deshires se lire. Ai mund te zgjedhi te mendoje , te mos mendoje apo te evitoje dicka- por zgjedhja qe ben ama eshte nje domosdoshmeri.Mendimet e tij percaktojne :karakterin e tij, vlerat e tija, emocionet dhe veprimet e tija. Pra mendimet percaktojne fatin e tij.
    Arsyeja eshte atributi i vetem i nje individi. Dhe e arsyetuara e njeriut percakton zgjedhjet dhe veprimet e tij vetem kur njeriu eshte zot i fatit te vet, dmth ka SOVRANITET PERSONAL

    Njeriu eshte zot i vetes se vet dhe jo skllav i shoqerise.
    Njeriu mund te fitoje vlera te pacmueshme duke jetuar mes njerezve te tjere dhe nese shoqeria ku jeton eshte njerezore. Keto jane njohurite dhe shkembimi i eksperiencave.
    Nje shoqeri njerezore eshte ajo ne te cilen secili njeri e konsideron veten si qenie absolute: qe cdo njeri eshte i zoti i vetvetes dhe te tjeret nuk jane sherbetoret e tij, as ai eshte sherbetori i tyre.
    Ose duke perdorur fjalet e Xhon Galtit:
    "Betohem per jeten time dhe per dashurine qe kam per te se une kurre nuk do te jetoj sipas deshirave te dikujt tjeter , as do ti kerkoj dikujt tjeter te jetoje sipas deshirave te mia"
    Qe njeriu te jetoje ne nje shoqeriai duhet te kerkoje vetem nje gje nga njerezit e tjere perreth tij: LIRINE E VEPRIMIT
    Qe te jetoje nepermjet arsyes ne shoqeri, njeriu duhet te kerkoje vetem nje gje nga pjesetaret e tjere te shoqerise: liri veprimi.
    Liria e veprimit nuk do te thote qe dikush duhet te veproje vetem po te kete leje, leje e cila mund te hiqet nga nje diktator apo nga "turma demokratike",por liri veprimi si nje te drejte absolute.
    Njeriu i do keto te drejta per veprime te cilat jane te domosdoshme per mbeshtjetjen e jetes se vete, me te drejte me themelore te drejten e jetes nga e cila derivojne te drejtat e tjera si e drejta e lirise, te pasurise, te arritjes se lumturise.

    TE DREJTAT JANE PRINCIPE MORALE...
    Te drejtat jane principe morale qe perkufizojne lirine e veprimit te njeriut ne kontekstin shoqeror.
    Te drejtat jane te patjetersueshme ---ato nuk mund te jene kundra moralit. p.sh. nje hajdut mund te te vjedhe, por moralisht ai eshte gabim dhe ti ke te drejte.
    Te drejtat nuk garantojne te mira materiale, por garantojne lirine e veprimit ( te drejten e lirise) dhe jane nje garanci i rezultatit te ketyre veprimeve ( e drejta e pasurise).
    I vetmi detyrim qe te imponojne te drejtat e tjetrit eshte qe ti ti lesh ata te qete. p.sh. i lire te veprosh ne sferen e te drejtave te tua.

    Ushtrimi i force fizike e ben mendjen e njeriut te pavlefshme.
    Ne kontekstin politik, liria ka vetem nje domethenie: liria nga ushtrimi i forces nga te tjeret.
    Vetem nepermjet ushtrimit te dhunes ( forces) njeriu mund te : parandalohet te flasi, te grabitet nga te mirat e tija materiale ose te vritet.
    Vetem nepermjet ushtrimit te forces mund te privohen te drejtat e dikujt. Vetem ushtrimi i forces mund ta beje nje njeri te ndaloje se menduari , duke e bere mendjen te pavlefshme si mjet mbijetese.
    Eshte per kete arsye - sepse dhuna e ben mendjen e dikujt te pavlefshme- cdo njeri ka te drejten e vetembrojtjes, te drejten tu kunderpergjigjet atyre qe e filluan te paret ushtrimin e dhunes. Por njeriu MORAL vete kurre nuk mund te ushtroje moralisht i pari dhune.
    Perdorimi i forces ne vetvete nuk ka te keqe, por ta ushtrosh ate i pari eshte e keqe. Te perdoresh force ne kunderpergjigje, ne vetembrojtje kundra atyre qe e filluan te paret nuk eshte thjesht nje opsion moral, por eshte nje detyre morale. Nje njeri i moralshem nuk ka asgje per te fituar kur nje tjeter perpiqet ta vrasi, por ka shume per te humbur nese nuk e mbron veten e vet. Per kete arsye, eshte i drejte perdorimi i forces per tu kunderpergjigjur dhe per tu vetembrojtur. Ne kontradikte me doktrinat e pacifisteve, perdorimi i forces per vetembrojtje eshte nje gjerat qe i perkasin te mires

    DETYRA E QEVERISE ESHTE QE TE MBROJE TE DREJTAT
    Gjendja e njeriut ne natyre ku te gjithe njerezit e perdornin forcen pa rezervime, sipas ligjit te xhungles , nuk eshte vecse nje gjendje anarkie, lufte civile dhe lufte bandash. Per te vendosur per perdorimin e forces si kunderpergjigje nen objektivin e kontrollit ligjor, nepermjet ligjeve te percaktuara qarte dhe qe jane logjikisht te bazuar ne principin e te drejtave, nje shoqeri njerezore zgjedh qeverine, duke i dhene asaj te drejten e kunderpergjigjes kunder atyre qe nisin perdorimin e forces.
    Qeveria ka monopol ne perdorimin e forces fizike.
    Qeveria eshte nje institucion qe ka monopol ne perdorimin e forces fizike. Ky pushtet ligjor - i perdorimit te forces-mund te perdoret vetem per nje qellim: tu kundra pergjigjet atyre qe filluan ushtrimin e dhunes sipas ligjeve te caktuara me paanshmeri.
    Asnjehere ky pushtet nuk mund te perdoret per te filluar ushtrimin e forces, por qeveria eshte e lejuar VETEM te kunderpergjigjet dhe te mbroje njerezit kundra atyre qe e fillojne te paret ushtrimin e forces.
    Pushteti shteteror nuk mund te perdoret kurre per te filluar ushtrimin e forces.
    Meqe asnje individ ne kapacitetin e tij privat-si qytetar i thjeshte- moralisht nuk mund te filloje te ushtroje force kundra te tjereve, as ne kapacitetin e tij publik - si zyrtar shteteror- nuk mund te filloje te ushtroje force.
    Moralisht, askush nuk mund te filloje te ushtroje force kundra nje tjetri per cilendo arsye, qofte dhe nese arsyeja presupozohet te jete per "te miren e perbashket". ( Mos valle a nuk eshte dhe individi , te drejtat e te cilit privohen per "te miren e perbashket" , nje pjestar i "bashkesise" ( publikut) gjithashtu?)

    Nga se perbehet atehere nje qeveri?
    Per te mbrojtur te drejtat njerezore, nje qeveri duhet te kete tre gjera: nje ushtri - per te mbrojtur kundra agresoreve te huaj, nje trupe policie - per te mbrojtur nga kriminelet vendas dhe nje sistem gjyqesor - per te zgjidhur ceshtje te ndryshme, permbushjen e kontratave dhe per te denuar kriminelet sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.

    Shteti i ligjeve objektive, jo i vullnetit te diktatoreve
    Per tu siguruar se asnje despot -qofte ky nje diktator i vetem, nje grup i caktuar politik qe ben presion apo nje shumice "demokratike" e nje levizjeje - nuk mund te uzurpojne pushtetin qeveritar dhe ta kthejne ne nje makine qe vepron kundra qytetareve te vet, cdo aspekt i qeverise eshte kodifikuar dhe i percaktuar sipas ligjeve te paracaktuara me objektivitet.
    Nje nje shoqeri te lire cdo njeri pa perjashtim jeton nen rregullin e ligjit, ne opozite me diktaturat ku jetojne nen vullnetin e njerezve te tjere. Rregulli ligjor ka vetem nje qellim te vetem: TE MBROJE TE DREJTAT E MINORITETIT ME TE VOGEL QE KA EKZISTUAR NDONJIHERE - INDIVIDIT.
    Nje trup i tere ligjesh te kodifikuara ,te integruara dhe jo-kontradiktore formon nje legjislacion, i cili e konsideron nje njeri te pafajshem perderisa ai te provohet se eshte i fajshem, ne opozite me rregullat e legjislatures iracionale qe e konsiderojne nje njeri te fajshem derisa ai te provoje ne nje fare menyre se eshte i pafajshem, sipas deshirave te cdo mizantropi qe ka mundur te futen ne poste publike.
    Dokumenti suprem legal i nje shoqerie te tille eshte Kushtetuta - nje mburoje legale e qytetareve kundra krimineleve private dhe zyrtareve publike qe perpiqen ti imitojne metodat e tyre kriminale.
    Qellimi i Kushtetutes nuk eshte ti japi pushtet te pakufizuar qeverise, as te kufizoje te drejtat e individit, por te kufizoje pushtetin e qeverise ne ate per te cilen eshte qellimi i ekzistences se saj: mbrojtjen e te drejtave te individit. Me fjale te tjera, nje qytetar eshte i lire te beje cfare te doje mjafton te mos jete e ndaluar ( nen nje sistem te drejte ligjor i vetmi veprim i ndaluar eshte dhunimi i te drejtave te te tjerave), kurse nje zyrtar shteteror e ka te kufizuar se cfare eshte i lejuar te beje.

    Imagjinoni
    A mund te imagjinoni se cili do te ishte rezultati i nje shoqerie ku iniciativa e ushtrimit te forces do te ishte e ndaluar ne te gjitha relacionet? Sigurisht nuk do ta bente cdo njeri te moralshem, as do te parandalonte cdo padrejtesi. Por a e mendoni se cfare mund te bente? Do te rezultonte ne :
    Nje shoqeri te deshires se mire dhe te miresise, ku cdo njeri do ta shihte fqinjin e vet jo si pjese te nje bande te gatshme per ta grabitur, por si nje potencial te mundshem per te shkembyer eksperienca dhe te mira materiale, nga i cili do te perfitonte vlera te pacmueshme.
    Nje shoqeri ku cdo njeri do te ishte i pergatitur te gjykoje dhe te gjykohet- jo nga ngjyra e lekures , por nga permbajtja e karakterit dhe personalitetit te tij.
    Nje shoqeri ku cdo njeri mund ti falet Zotit te vet, ne menyren e tij unike - qofte dhe nese ky zot do te ishte me i madhi i te gjithe zoterve: "Uni!"
    Nje shoqeri te mendimit te lire dhe te veprimit te lire te individeve dhe jo nje shoqeri te nje kolektivi pa ngjyre te udhehequr nga nje despot qe ka monopolizuar titullin e "zerit te popullit".
    Nje shoqeri ku cdo njeri eshte i lire te arrije lumturine e tij, sipas cdo menyre qe i pelqen.

    Nje shoqeri ku....
    Nje shoqeri ku fitimi i nje njeriu nuk eshte kurre ne kurriz te sakrifices se nje tjetri, por ne perfitim reciprok te te dyve.
    Nje shoqeri ku arti nuk eshte nje pirg i corganizuar zhgarravinash te vizatuara nga nje hippie i droguar me symbyllur, por nje kryeveper e shkelqyeshme, qe tregon njeriun se si mund te jete dhe si duhet te jete : hero.
    Nje shoqeri ku e qenit "individ" nuk eshte dicka siperfaqesore si psh veshja e pantallonave se prapthi apo e patura e 5 vatheve ne hunde, por i referohet dickaje te rendesishme: te qenit prodhues, krijues, mendimtar - moralist.
    Nje shoqeri ku e keqja nuk shperblehet , por denohet dhe e mira admirohet dhe lavderohet. Nje shoqeri ku virtyti nuk eshte dobesi, por fuqi.
    Nje shoqeri ku jeta e pasurive te imagjinueshme eshte nje mundesi - per cilindo qe ka deshire te mendoje.
    Nje shoqeri ku cdo njeri mund te ngrihet aq lart sa deshiron dhe mundet.
    Nje shoqeri ku ajri , uji dhe pasuria e cdo njeriu jane aq te pastra sa ai deshiron ti beje ato.
    Nje shoqeri ku arsimi nuk eshte nje "lavazh truri" i detyruar, por ne te vertete nje eksperience e zgjerimit te mendimit.
    Nje shoqeri ku njerezit do te kene pak nevoje per droga te ti shpetojne realitetit, sepse nuk do te kete arsye per perdorimin e droges.
    Nje shoqeri ku kostoja e jeteses bie vazhdimisht dhe ku te ardhurat rriten gradualisht.
    Nje shoqeri te paqes , prosperitetit dhe lumturise - ku te gjithe njerezit kane marredhenie jo si padron dhe sherbetor por si tregtare qe shkembejne vleren per vlere me deshiren e tyre te lire, per te pasur perfitim reciprok.
    Nje shoqeri ku njerezit jetojne ne harmoni me realitetin , te udhehequr nga procesi i arsyes.
    Kapitalizmi eshte i vetmi ideal perparimtar, sepse eshte i vetmi sistem shoqeror qe e le njeriun te lire te ndjeki - dhe te arrije- lumturine e vet.
    Kapitalizmi eshte nje ideal moral sepse eshte i vetmi sistem shoqeror qe e lejon njeriun te jete i lire te jete moral - te jetoje nga perdorimi i mendjes se tij.
    Kapitalizmi eshte ideali objektiv -sepse eshte i vetmi sistem qe eshte i vertete, si ne teorine filozofike ashtu dhe ne praktiken ekonomike.

    * * *

    [Materiali i mesiperm eshte marre nga nje postim i anetarit Toro, tek kjo teme. Eshte nje permbledhje tepet e mire e permbajtjes se vepres "Kapitalizmi, Ideali i panjohur", sic edhe e thote titulli. Nuk di te jete perkthyer ne shqip.]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Do Not Tread On : 09-08-2014 mė 14:22
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Do Not Tread On pėr postimin:


Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •