Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16

Tema: Ayn Rand

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2013
    Postime
    16

    Pėr: Ayn Rand

    Citim Postuar mė parė nga Do Not Tread On Lexo Postimin
    @Eligers: Kjo teme eshte per shkrimtaren Ayn Rand, dhe une personalisht do te beje te pamunduren qe ketu te diskutohet vetem per vepren letrare te Ayn Rand. Nese ke deshire te flasesh per homoseksualizmin apo pederastine, shko ne ndonje forum homoseksualesh, apo tek tema perkatese po tek ky forum.

    Ta perseris: Ketu do te flitet dhe postohet vetem per shkrimtaren Ayn Rand. Nese do te diskutosh per homoseksualizmin hap nje teme tjeter tek nenforumi perkates. Ky eshte nenforumi i letersise se huaj. Isha mjaftueshem i qarte?

    Tani, per sa i perket genjestrave qe ke sjelle, madje edhe pa reference:

    Sa pėr referencat, me njė select text dhe google search i gjen thjeshtė, pa njė pa dy.

    Pastaj njė nga pikėpamjet e saj ėshtė ajo qė kam shkruar. Madje e ke dhėnė vetė me referencė:

    I do not approve of such practices or regard them as necessarily moral, but it is improper for the law to interfere with a relationship between consenting adults.

    Kėtu ajo mė duket se nuk shfajėsohet nga thagma qė ka thėnė mė parė. Thjesht thotė qė shteti s'ka punė me ta.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Rajmond Muēo 72
    Anėtarėsuar
    10-08-2014
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    6

    Ayn Rand / “Revolta e Atlasit” homazh pėr ajkėn qė burgosi diktatura

    “Revolta e Atlasit” homazh pėr ajkėn qė burgosi diktatura


    Nė njė sondazh tė vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytė mė influencues pas Biblės. Libri ka shitur mbi 30 milionė kopje gjatė gjithė historisė sė tij dhe ėshtė botuar nė 23 gjuhė tė ndryshme. Ai ka shitur 3 milionė kopje vetėm nė tre vite, nga 2008-a deri mė 2010-n, periudhė kur libri u “rikthye nė modė”. Qė nga viti i botimit tė tij, “Revolta e Atlasit” ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme njė nga librat mė popullorė nė ShBA. Libri u rendit nė vendin e gjashtė nė listėn e librave mė tė shitur tė “Neė York Times”-it, tri ditė mbas botimit. Ai mbeti nė listė pėr 21 javė dhe arriti nė vendin e katėrt. “Revolta e Atlasit” ėshtė romani i katėrt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar pėr herė tė parė nė vitin 1957 nė ShBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj. Historia zhvillohet nė njė shtet tė identifikuar si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė shtet, politikat sociale dhe ndėrhyrjet shtetėrore, gjithmonė e nė rritje, kthehen gradualisht nė pengesė pėr aktivitetin e njerėzve “tė ndritur”. Pyetja qė rrėshqet nė ēdo faqe tė librit fillon tė bėhet gjithmonė e mė e qartė: “Parazitėt” do tė ngadhėnjejnė apo do tė vetėshkatėrrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siē e ka pėrshkruar vetė autorja, ėshtė “roli i mendjes sė njeriut tė lirė”. Libri eksploron disa tema, si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetėrore. Libri ka 1160 faqe dhe, pėr kėtė arsye, nė shqip ai botohet me tre vėllime, qė do tė ndjekin ndarjen origjinale nė tri pjesė. Pėrkthyesi i librit ėshtė Amik Kasoruho, i cili ka nė dorė tashmė vėllimin e tretė dhe tė fundit “Revola e Atlasit”



    Z. Kasoruho, ju po pėrktheni pas dy tė parėve, vėllimin e tretė tė njė romani tė Ayn Rand “Revolta e Atlasit”. Atėherė, si mendoni, bisedojmė pėr pėrkthimin, apo pėr vlerat e kėtij libri, qė e thėnė mes nesh na ka goditur shumė.

    Pas kaq shumė pune si pėrkthyes, mendoj se ėshtė hera e parė qė po pėrkthej njė roman qė mbush edhe shumė “pengje”qė i ndiejmė si barrė pėr t’ua pėrcjellė brezave mė tej. E kam fjalėn te filozofia e kėsaj shkrimtareje filozofe. Libėr i vėshtirė pėr t’u pėrkthyer, por ėshtė njė rrjedhė qė tė rrėmben si ujėrat e turbullta, shirat e bollshme qė mė pas lėnė shkėlqimin e ylberit. Romani tė bėn mė tė menēur, tė shton mė shumė respektin pėr mendjen dhe vlerat. Ta jep diktaturėn nė pėllėmbė tė dorės, por nė njė formė qė nuk e kam parė nė letėrsi. E dija qė romani “Ne tė gjallėt” ishte i pari roman antikomunist qė u botua nė Amerikė, kur shkrimtarja u arratis. Ne e lexonim nėn dorė, fshehurazi, por ky takim me kėtė libėr tė kėsaj autoreje ėshtė pėr mua njė eksperiencė e rrallė. Quajeni fat apo ironi, por mes gjithė vendeve tė tokės, kam lindur nė atė mė pak tė denjin pėr njė mbrojtėse tė flaktė tė individualizmit, shkruan Ayn Rand, e cila u lind dhe u rrit nė Rusi, nė njė familje tė pasur. Pas revolucionit tė tetorit njohu shkatėrrimin qė solli bolshevizmi, e mė pas i kushtoi jetėn dhe veprėn e saj luftės kundėr gjithė diktaturave qė shkatėrrojnė njeriun, pronėn, vlerat mė tė larta qė i vijnė njerėzimit nga inteligjenca dhe mendja. Dhe besoj se ajo ia ka dalė, pas romanit “Ne tė gjallėt”, “The Fountainhead” qe vėrtet njė shtysė e mirė pėr tė arritur kulmin me “Revoltėn e Atlasit”.

    Pėrse e zgjodhėt pikėrisht ju kėtė roman, pasi keni sjellė brishtėsinė e “Mosha e pafajėsisė” sė fundit, kjo ėshtė njė hulli tjetėrlloj si eksperiencė pėrkthimi?

    Tani qė po pėrfundoj vėllimin e tretė, jam krenar si rrallė herė qė e kam pėrkthyer, sepse ėshtė si njė shprehje respekti pėr gjithė klasėn tonė, tė njerėzve qė u shkatėrruan mbas vitit 1944. Kur pėrkthej faqe qė flasin pėr marrjen e fabrikės, pėr shtetėzime, pėr boshatisje dyqanesh, pėr varfėri dhe eksperimente me farėn e sojės pėr t’ua dhėnė njerėzve si ushqim, mė kujtohet pikėrisht ky vend, Shqipėria, mė krijohet ideja sikur Ayn Rand ka jetuar nė Shqipėri dhe e ka shkruar pėr ne kėtė libėr. E pėrkthej kėtė roman edhe si njė homazh pėr ajkėn e njerėzve mendjendritur qė u burgosėn gjatė diktaturės. Ndoshta ata qė erdhėn nė pushtet e kuptonin se rreziku mė i madh i pushtetit tė tyre ishte mendja e njeriut. Dija, shkenca, pėrparimi. E dinin se sundohet mė lehtė njė popull i paditur, sesa i ditur. Mendoj shpesh qė ky libėr u duhet shumė tė gjithė njerėzve qė kanė respekt pėr veten e tyre, pėr pronėn, pėr punėn krijuese, pėr zhvillimin.

    Kujtojmė se nė libėr kemi shpesh pėrshkrime tė rrokaqiejve, tė njė kalendari madhėshtor qė ndjek hap pas hapi ngjarjet nė datat e tyre, jetėn e njė vendi qė shkon drejt kolapsit ekonomik. Poshtė tyre gėlojnė personazhe tė pėrshkruar mjeshtėrisht, si Edi Uillers, Lilian Riarden, Ēerril Tagart, Henk Riarden. E mbi tė gjitha: Kush ėshtė Xhon Gallti?

    Xhon Gallti nė mėnyrė figurative ėshtė njė krizė ekonomike, njė kolaps politik, njerėzor, njė varfėri dhe njė alarm pėr njė diktaturė qė troket. Xhon Gallti ėshtė njė personazh qė njihet shumė pėr fjalimin e tij historik. Xhon Gallti ėshtė ēdonjėri qė ka respekt pėr individin, pėr paranė, pėr punėn, pėr fitimin me djersėn e ballit. Misteri i tij zbulohet pak e nga pak nė vėllimin e tretė. Por nė jetėn reale, ka vend gjithmonė pėr njė parullė “Kush ėshtė Xhon Gallt?”, kur pushteti i shtrin tentakulat mbi tė drejtat dhe liritė e tjetrit, kur zhvat, vjedh, mashtron dhe mbahet nė kėmbė duke pėrvetėsuar punėn e tjetrit.

    Autorja i ndan personazhet nė tė mirė dhe tė kėqij. Libri ėshtė i mirė si filozofi, po si letėrsi?

    Ėshtė roman qė tė intrigon. Libri lėviz nė kohė, nė pėrshkrim. Veē atyre personazheve “tė kėqij” dhe “tė mirė”, ka perla nė libėr. Edi Uillers dhe meditimet e tij janė tė mrekullueshėm. Syri i punėtorit qė punon ndershmėrisht, dashuron nė heshtje dhe e lufton tė keqen me punėn e tij. Por jo si skllav. Po kėshtu Liliana, megjithėse del e urryer, por tė mbetet nė mendje pėr vėrtetėsinė nė pėrshkrimin qė i bėn autorja. Megjithatė… ndonjėherė mos dalin personazhe … qė janė mė tė menēur se autorja… Besoj se janė tė gjitha nė funksion tė filozofisė sė saj, ndoshta pėr kėtė ka shkruar romanin. E dimė qė kur botoi romanin “The Fountainhead”, nė tė cilin shpėrthyen shkėndija tė egoizmit, individualizmit, objektivizmit, u shty shumė tė botonte njė platformė tė plotė tė filozofisė sė saj. Por mbi tė gjitha romani ka etikė, njė kulturė tė plotė dhe fjali qė tė habisin pėr ndėrthurjen e tyre. Ka detaje qė bien nė sy kur kapėrcen kohėt. Pėr shembull flitet pėr hekurudha si mjete transporti, radio si mjet komunikimi, rrokaqiej dhe pėrshkrime qė nė tė shumtėn e herės vėshtrojnė -…jashtė dritares…

    Botuesja ka goditur nė shenjė duke kėrkuar ta pėrkthenit ju. Mendoni se ia vlen kjo punė?

    Ėshtė libėr i mirė. Ndėr pak raste tė librave qė pėrkthej, qė mendoj se duhet ta lexojnė sa mė shumė njerėz, mbi tė gjitha: juristėt, politikanėt, ekonomistėt, studentėt. Sot, kur fjala e intelektualėve ėshtė kaq shumė e zhvlerėsuar sa tė kujton njė shprehje tė Ayn Randit kur thotė se njė gram pushtet ka vlerėn e njė kilogrami intelekt. Ėshtė njė raport qė duhet tė ndryshojė nė funksion tė inteligjencės dhe tė mendjes sė ditur. Mė vjen keq qė po mbaron kjo trilogji. Po mė trazohet mendja tė pėrkthej edhe romanin tjetėr tė Ayn Rand, “Burimi”, qė ėshtė frymėzuar nga arkitekti i famshėm amerikan Frank Lloyd Ėright.


    Burimi: Gazeta MAPO

  3. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Rajmond Muēo 72 pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Do Not Tread On (10-08-2014),Wonder Woman (11-08-2014)

  4. #13
    i/e regjistruar Maska e Rajmond Muēo 72
    Anėtarėsuar
    10-08-2014
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    6

    Ayn Rand / Libri 'Revolta e Atlasit'

    Libri "Revolta e Atlasit"

    Revolta e Atlasit.
    Author(s): Ayn Rand
    Translator: Amik Kasoruho
    Publication date: Nėntor 2012



    Informacion i pėrgjithshėm rreth librit

    “Revolta e Atlasit” ėshtė romani i katėrt dhe i fundit i Ayn Rand-it. I botuar pėr herė tė parė nė vitin 1957 nė SHBA, ai konsiderohet si kryevepra e saj.
    Historia zhvillohet nė njė shtet tė identifikuar si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė shtet, politikat sociale dhe ndėrhyrjet shtetėrore, gjithmonė e nė rritje, kthehen gradualisht nė pengesė pėr aktivitetin e njerėzve “tė ndritur”. Protagonistja, Denji Tagart, mundohet tė luftojė shkatėrrimin e ngadaltė tė sistemit, duke iu kundėrvėnė ndryshimeve e duke angazhuar edhe disa aktorė tė tjerė. Jeta e saj private do tė pėrzihet me funksionin e saj publik tė pavetėdijshėm.
    Pyetja qė rrėshqet nė ēdo faqe tė librit, fillon tė bėhet gjithmonė e mė e qartė: “Parazitėt” do tė ngadhėnjejnė apo do tė vetėshkatėrrohen? Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siē e ka pėrshkruar vetė autorja, ėshtė “roli i mendjes sė njeriut tė lirė”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, e individualizmit, e kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetėrore. Libri ka 1160 faqe dhe pėr kėtė arsye, nė shqip, do tė botohet me tri vėllime qė do tė ndjekin ndarjen origjinale nė tri pjesė.



    Kritika

    “Revolta e Atlasit” u botua nė vitin 1957 dhe qė atėherė ka qenė nė mėnyrė tė vazhdueshme njė nga librat mė popullorė nė SHBA. Libri u rendit nė vendin e gjashtė nė listėn e librave mė tė shitur tė “New York Times”-it, tri ditė mbas botimit. Ai mbeti nė listė pėr 21 javė dhe arriti nė vendin e katėrt.

    Nė njė sondazh tė vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytė mė influencues pas Biblės.

    Libri ka shitur mbi 30 milion kopje gjatė gjithė historisė sė tij dhe ėshtė botuar nė 23 gjuhė tė ndryshme. Ai ka shitur 3 milion kopje vetėm nė tri vite, nga 2008-a deri nė 2010-n, periudhė kur libri u “rikthye nė modė”. Sipas “The Economist”, shitjet e librit duket se pėrkojnė me publikimin e tė dhėnave ekonomike. Sa herė qė nė ekonominė botėrore dhe amerikane ndihen efektet e njė krize, lexuesit i rikthehen Atlasit.

    «‘Revolta e Atlasit’ ėshtė njė celebrim i jetės dhe i lumturisė. ...Individėt krijues, qėllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnė gėzimin dhe pėrmbushjen. Parazitėt, qė vazhdimisht shmangin qėllimshmėrinė dhe arsyen, shkatėrrohen me tė drejtė.»
    - Alan Greenspan (Kryetar i Rezervės Federale tė SHBA-sė, 1987–2006)

    «Sa herė qė qeveritė ndėrhyjnė nė treg, lexuesit nxitojnė tė blejnė “Revoltėn e Atlasit”. Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i njė grupi tė krijuar sė fundmi nė Facebook: “I lexuat lajmet sot? Duket sikur ‘Revolta e Atlasit’ po ndodh nė jetėn e vėrtetė.”»
    - The Economist, 2009


    Ayn Rand, shkrimtare dhe filozofe

    Ayn Rand (1905, Shėn Pjetėrburg –1982, Nju Jork) ishte njė shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo ėshtė shkrimtarja e parė qė ka mbrojtur nė mėnyrė tė flaktė njė ideologji tė bazuar nė lirinė individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire”. Ajo iu kundėrvu fesė, luftės dhe ēdo forme tė ndėrhyrjes sė shtetit nė ekonomi. Librat dhe mendimi i saj kanė qenė shumė influencues nė kulturėn dhe shoqėrinė e SHBA-sė.



    Burimi: BotimePEGI.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rajmond Muēo 72 : 10-08-2014 mė 06:45

  5. #14
    i/e regjistruar Maska e Rajmond Muēo 72
    Anėtarėsuar
    10-08-2014
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    6

    Ayn Rand / Fragment nga libri "Revolta e Atlasit"

    Fragmente nga libri "Revolta e Atlasit"

    – Oh, e dashur, po, ti ishe mė e rėnda nga tė gjitha! – Ishte njė britmė e dėshpėruar e ndėrprerė nga njė gaz lehtėsimi qė rrėfente tėrė agoninė qė donte tė harronte. I mori dorėn, ia puthi, pastaj fytyrėn, qė ajo tė mos shikonte refleksin e asaj qė kishin qenė vitet e kaluara. – Nė qoftė se ekziston, qoftė edhe njė formė shlyerjeje e fajit pėr tėrė atė vuajtje qė tė kam shkaktuar, unė e kam paguar kėshtu... duke e ditur atė qė po tė bėja dhe duke e ditur se duhej ta bėja... dhe tė prisja, tė prisja pėr tė... por ka mbaruar!

    ...

    ....Henk... unė... unė do tė kisha hequr dorė nga ēdo gjė qė kam pasur nė jetė, me pėrjashtim qė tė jem... njė send luksi pėr argėtimin tėnd. Riardeni kishte dalluar dorėn e saj qė po dridhej, ndėrsa mbante gotėn. – E di, e dashur, – kishte murmuritur. Ajo kishte mbetur pa lėvizur dhe e prekur: nuk e kishte pėrdorur kurrė mė parė atė fjalė. Riardeni kishte hedhur kokėn mbrapa dhe kishte buzėqeshur me atė buzagazin mė tė ndritur qė ajo i kishte parė ndonjėherė nė fytyrė. – Ēasti i parė i dobėsisė tėnde, Denji, – kishte thirrur. Ajo kishte qeshur, duke shkundur kokėn. Riardeni kishte shtrirė dorėn mbi tryezė dhe i kishte shtrėnguar supin e saj tė zhveshur, si tė donte t’i jepte njė ēast inkurajimi. Duke qeshur ėmbėl dhe si rastėsisht, ai kishte afruar buzėt te gishtat e saj, duke i ēikur disa herė rresht; nė kėtė mėnyrė, e kishte mbajtur fytyrėn poshtė, qė ajo tė mos i shihte ndriēimin e syve tė tij tė pėrlotur.

  6. #15
    i/e regjistruar Maska e Rajmond Muēo 72
    Anėtarėsuar
    10-08-2014
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    6

    Ayn Rand / Recension i librit 'Revolta e Atlasit'

    Revolta e Atlasit
    Recension nga Eleni Laperi


    Kush e ka vizituar Nju Jorkun dhe nuk ka provuar shijen e energjisė? Qyteti gjigant tė rrėmben nė vorbullėn e tij dhe e ke tė pamundur t’i shmangesh rrymės qė tė gllabėron e tė bėn tė ecėsh thuajse me vrap, e tė marrėsh frymė thellė, e tė ndjesh respekt pėr veten.

    E rrethuar me aureolė energjie isha duke shkuar pėr nė redaksinė e revistės Harper’s pėr tė marrė disa tė dhėna mbi krijimtarinė e Roz Uajlldėr Lejn; mė duheshin pėr librin tim. Kėmbėt mė ndalėn para skulpturės aq tė bukur tė Atlasit, njė nga veprat mė tė njohura nė stilin Art Deko e skulptorit Li Oskar Lori. Skulptura ngrihet nė ballė tė godinės sė Qendrės Rokfeler, nė Avenynė e 5-tė. Figura e heroit, e titanit Atlas – qė u detyrua nga Zeusi tė mbante mbi supe kupėn e qiellit, se u ngrit kundėr zotave tė Olimpit -, rri nė ballė tė godinės qė prej vitit 1937, madhėshtore, e rreptė, emocionuese. Kur e vėshtron nga afėr, skulptura tė zbulon njė varg domethėniesh tė tjera. Aksi i sferės mbi supet e tij tregon Yllin e Veriut. Mbi njė gjysmėhark, qė mbėshtetet mbi shpatullat e krahėt e hapura tė heroit janė gdhendur simbolet e Mėrkurit, Venerės, Tokės, Marsit, Jupiterit, Saturnit, Uranit dhe Neptunit. Ngjitur me simbolin e Tokės ėshtė edhe simboli i Hėnės. Ndėrsa nė njė prej unazave tė sferės janė simbolet e dymbėdhjetė konstelacioneve, nėpėr tė cilat dielli kalon gjatė njė viti. Po Qendra Rokfeler e Artit nuk ka vetėm kėtė vepėr arti. Ajo ėshtė e stolisur ngado me skulptura, relieve, afreske, thėnie, qė njeriun e thjeshtė e kėnaqin dhe i mėsojnė gjėra tė menēura, mendimtarin e vėnė nė mendime, polemistit i japin shkak pėr reagim. Qėllimi i gjithė atyre heronjve, titanė mitikė apo vdektarė, tė koleksionit tė Qendrės Rokfeler bazohet mbi tė njėjtėn temė: respekti pėr forcėn e punės dhe pėrpjekjeve tė Njeriut, himnizimi i fuqisė sė Urtėsisė e Diturisė, triumfi i Njeriut mbi Zotin nėpėrmjet Dijes. Qendra Rokfeler ėshtė shembull se si pėrdoren me sukses energjitė dhe paratė e njeriut.

    Isha fokusuar nė kėrkimet mbi veprėn e Roz Uajlldėr Lejn, po titani Atlas mė solli ndėr mėnd jo vetėm veprat e saj po edhe vepra tė Izabel Paterson dhe Ein Rand. Tė tria mendimtaret amerikane mbahen si themelueset e lėvizjes sė re liberale nė SHBA-nė e viteve ‘40. Ato i kanė thurur lavd lirisė sė individit dhe superioritetit, qė tė siguron menēuria, dija dhe puna. Nė librat e tyre tregohet se titanė qė ngrihen kundėr zotave gjen edhe sot mes njerėzve nė Tokė. Janė ata qė pėrdorin drejt energjitė natyrore tė njeriut e sjellin pėrparimin. Xhim Pauell, publicist i Nju Jork Tajms, Uoll Strit Xhurnėll etj., thotė se ‘nė kohėn mė tė keqe ato tri gra dėbuan frikėn. Ato guxuan tė deklarojnė tė keqen e kolektivizimit dhe u ngritėn pėr tė drejtat natyrore tė njeriut, e vetmja filozofi qė siguron njė bazė morale pėr t’iu kundėrvėnė tiranive kudo…’
    Ndėrkohė qė shumica e historianėve fokusohej te udhėheqėsit, Roz Uajlldėr Lejn me librin e saj ‘Zbulimi i Lirisė, Lufta e Njeriut kundėr Autoritetit’ fokusohet te betejat mijėravjeēare tė individit tė thjeshtė, qė sfidoi prijėsit dhe prodhoi begati. Shembull mė i mirė pėr kėtė ishte revolucioni amerikan, i cili arriti nė pak shekuj atė qė Evropa e arriti pas mijėvjeēarėsh.
    Isabel Paterson, te libri i saj ‘Zoti i Makinės’, thotė se ishin ndėrmarrjet private ato qė nxorėn hekurin, e shkrinė, farkėtuan ēelikun, shpikėn makinėn me avull, ndėrtuan aparatura, prodhuan dhe akumuluan kapitalin, duke ditur t’i organizonin pėrpjekjet e tyre. ‘Ajo qė njerėzit urrejnė’, thotė Paterson, ‘janė monopolet, i vetmi kontribut i dhėnė nga politika nė kėtė proces’.

    Ayn Rand, te romani ‘Revolta e Atlasit’, pėr tė cilin punoi pėr gati katėrmbėdhjetė vite, me anė tė personazheve shpalos filozofinė e saj pėr lirinė, paranė dhe seksin. Gjatė leximit tė librit, si refren del figura misterioze e gjeniut Xhon Galt, qė e mban lexuesin me frymėn peshė. Libri tė nxit tė kuptosh se ēfarė do tė ndodhte, nė se gjithė njerėzit mė prodhimtarė tė botės do tė ngriheshin nė grevė kundėr taksambledhėsve e mėnyrave tė tjera tė shfrytėzimit nga autoritetet. Apo, nė se shprehemi me fjalėt e Francisko d’Ankonias, ēfarė do tė ndodhte nė se Atlasi do shkundte kupolėn e qiellit nga supet e tij.

    Libri ‘Revolta e Atlasit’ ėshtė shitur nė dhjetėra miliona kopje. Nė revistėn ‘The Economist’, mė 26 shkurt 2009 shkruhej pėr ‘Revoltėn e Atlasit’: ‘Sa herė qė qeveritė ndėrhyjnė nė tregjet, lexuesit rendin ta blenė librin e Rand. Pse? Arsyeja shpjegohet me emrin e njė grupi nė Facebook, rrjeti social mė i madh nė botė, i quajtur: “Read the news today? It’s like ‘Atlas Shrugged’ is happening in real life”. Grupi dhe njė kor i madh blogerash zemėrakė pohojnė se jeta po imiton artin.’

    Fatmirėsisht nga shtėpia botuese ‘Pegi’ nė Tiranė ėshtė sjellė nė shqip ‘Revolta e Atlasit’ e Ein Rand, me pėrkthimin e bukur tė Amik Kasoruhos. Tani edhe lexuesi shqiptar mund tė mėsojė nga ‘Revolta e Atlasit’. Se ndoshta ėshtė koha qė shqiptarėt tė vrapojė ta blejė librin e Rand.


    Marre nga: FRYMA.info

  7. #16

    Post Ayn Rand / Objektivizmi: Filozofia e Ayn Rand

    Objektivizmi: Filozofia e Ayn Rand

    Ayn Rand (ain reand), Alisa Zinov'yevna Rosenbaum; 1905 –1982) filozofe, shkrimtare, dramaturge ruso - amerikane,

    Nga pikėpamja filozofike teoritė arsimore ndjekin linjėn objektive dhe subjektive.
    Termat objektiv dhe subjektiv janė koncepte qendrore tė filozofisė, tė cilat janė nė bazė tė teorive arsimore
    Ndėrsa objektivėt fokusohen tek realiteti, e vėrteta objektive, subjektivėt tek pėrvoja subjektive.


    Aristoteli vs Platonit(arsya vs misticizmit)
    Idealizmi, mistika e Platonit(bota qiellore, ideale)
    Realizmi i Aristotelit(bota reale)

    Ayn Rand
    Filozofia ime, nė thelb, ėshtė: koncepti i njeriut si njė qenie vepruese (heroike), me lumturinė e tij si qėllimin moral i jetės sė tij, me arritje produktive nė veprimtarinė e tij fisnike, me arsyen, qė ėshtė atribut i tij dhe qė absolutisht i pėrket vetėm atij.


    Ayn Rand: shqyrtimi i realitetit
    Realiteteti nga pikėpamja filozofike mund tė shqyrtohet nga disa kėndvėshtrime. Mė poshtė po I referohemi analizės qė bėn Ayn Rand (mos e ngatėrroni me politologen dhe filozofen gjermano-amerikane, Hannah Arendt)
    Metafizika, shtron pyetjen: Ēfarė lloj bote ėshtė kjo?
    Epistemologjia: Si mund ta njoh?
    Etika: Ballafaqimi (marrėdhėnia, ndėrveprimi) me tė tjerėt
    Politika: ka si objekt tė jetuarit nė shoqėri


    Metafizika objektiviste:
    Realiteti - bota e jashtme ka ekzistencė reale
    Ligji i Identitetit. (sipas Aristotelit) A ėshtė A.
    Realiteti ekziston si njė vlerė absolute, objektive
    Faktet janė fakte, tė pavarura nga ndjenjat e njeriut, dėshirat, shpresat apo frika.
    Realiteti ėshtė i pavarur prej ndėrgjegjes, dėshirave
    Shkaku dhe pasoja - gjėrat veprojnė nė pėrputhje me natyrėn e tyre
    Objektivizmi kundėrshton ēdo besim nė tė mbinatyrshmen. Nuk ka mrekulli.


    Epistemologjia objektiviste
    Ndėrsa metafizika shtron pyetjen se ē’ lloj bote ėshtė kjo? Epistemologjia: si mund ta njohim atė?
    Arsyeja ėshtė instrumenti i njeriut pėr tė pėrvetėsuar njohuri, pėr ti identifikuar dhe pėr ti integruar (konsistenca e njohurive nėpėrmjet arsyes)
    Materiali pėrthyhet (pasqyrohet, projektohet) nė mendje nėpėrmjet shqisave (empiristėt)
    Arsyeja ėshtė mjeti i vetėm qė ka njeriu nė perceptimin e realitetit, burimi i vetėm i dijes, qė e udhėzon pėr veprim dhe mjeti bazė i mbijetesės.


    Ndėrgjegjegja objektiviste
    Funksioni i ndėrgjegjes sė njeriut ėshtė perceptimi i realitetit, jo krijimi apo shpikja e tij. Ndėrgjegja, nga pikėpamja metafizike ėshtė pasive. Ndėrsa nga pikėpamja epistemologjike ėshtė aktive


    Objektivizmi kundėrshton misticizmin
    Misticizmi: Pranimi i ndonjė besimi apo ndjenje si njė mjet pėr njohje. Zeusi qė lėshon rufe.
    Objektivizmi atakon skepticizmin


    Etika objektiviste
    Metafizika shtron pyetjen se ē’ lloj bote ėshtė kjo? Epistemologjia: si mund ta njohim atė?
    Etika ballafaqimi me tė tjerėt
    Ēdo njeri nė analizė tė fundit fokusohet tek vetvetja, ai nuk mund tė jetė nė skaj tė tė tjerėve. Ai vepron pėr hir tė tij. As duhet tė sakrifikohet pėr tė tjerėt dhe as tė sakrifikojė tė tjerėt pėr veten e tij. Ai ndjek interesin vetjak racional. Lumturimi i tij ėshtė qėllimi i lartė moral i jetės sė tij. Por, nuk bazohet nė teka


    Principe objektiviste
    Ēfarė e bėn Etikėn tė nevojshme? Pėrgjigja objektiviste ėshtė: Jeta e njeriut

    Objektivizmi atakon altruizmin.
    Altruizmi ėshtė koncepti se moraliteti konsiston nė tė jetuarit pėr tė tjerėt ose pėr shoqėrinė.
    Pėrse njeriu duhet tė jetojė pėr hir tė tė tjerėve?
    Pse sakrifica ėshtė njė gjė e mirė?
    Parimi themelor social i etikės objektiviste ėshtė: Asnjė njeri apo grup nuk ka tė drejtė pėrdorimin e forcės fizike ndaj tjetrit

    Dhuna fizike, detyrimi janė tė papranueshme

    Morali objektivist…
    Njerėzit kanė tė drejtė ta pėrdorin forcėn vetėm nė rast vetėmbrojtje
    Vlera shkėmbehet me vlerėn, nė mėnyrė tė ndėrsjellė me pėlqimin e lirė, me pėrfitim tė pėrbashkėt.
    Parimi i shkėmbimit tė lirė ėshtė vetėm racional, dhe pėrbėn parim etik pėr tė gjitha marrėdhėniet njerėzore.
    Sipas parimit tė drejtėsisė seicili merr atė qė meriton.

    Morali objektivist
    Virtyti objektivist ndėrtohet mbi bazėn e racionalizmit. Arsya mundėson nė identifikimin e realitetit.
    Ndershmėria: si refuzim pėr tė pranuar realitete tė reme .
    Prodhimtaria: veprimtaria nė krijimin e vlerave.
    Pavarėsia: ruajta nė mėnyrė konseguente, objektiviste e mendimit, bindjeve tė tua.
    Krenaria: Ndjekja e pėrsosmėrisė morale, vetėbesimi nė aftėsitė pėr fitimin e vlerave.
    Drejtėsia: Parimi i aplikimit tė arsyeshėm nė gjykimin e veprimeve tė njerėzve tė tjerė, duke u dhėnė atė qė ata meritojnė.

    Politika
    Politika: tė jetuarit nė shoqėri.
    Demokracia liberale kapitaliste ėshtė njė sistem i bazuar nė njohjen e tė drejtave individuale, duke pėrfshirė tė drejtat pronėsore.
    I vetmi funksion i qeverrisė ėshtė mbrojtja e tė drejtave individuale

    Demokracia
    Demokracia realizohet nėpėrmjet nėpėrmjet organeve tė shtetit: policisė, pėr tė ju mbrojtur nga kriminelėt; ushtrisė, pėr mbrojtjen nga pushtuesit e huaj; gjykatave, pėr tė mbrojtur pronėn tuaj dhe kontratat nga shkelje apo mashtrimet qė mund tė vijnė nga tė tjerėt, pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet me rregulla racionale, sipas ligjeve objektive.

    Objektivizmi kundėrshton ēdo formė tė kolektivizmit, si: fashizmin, komunizmin, absolutizmin

    Objektivizmi ėshtė kundėr komunizmit

    Ayn Rand: E konsiderojmė tė nevojshme pėrkrahjen vetėm ndaj atyre qė janė viktima tė pafajshme, por jo ndaj atyre qė janė tė fajshėm moralisht. Nėse dikush ndjen dhembshuri pėr viktimat e njė kampi pėrqendrimi, askush nuk mund tė ndjej atė pėr torturuesit e tyre. Nėse shpreh afeksion pėr torturuesit, kjo pėrbėn njė akt tė tradhtisė morale ndaj viktimave.



    * * *
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  8. 2 antarėt mė poshtė falenderuan Do Not Tread On pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    Wonder Woman (11-08-2014)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •