Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Ulet indeksi i pagës mesatare me 3% dhe rritja reale bie me 4.8% krahasuar me 2013-n

    Zamir Alushi

    MoneyBiznesi ul pagat, ndërsa rrogat e buxhetorëve mbeten në vend. Analiza e Bankës së Shqipërisë, e mbështetur në të dhënat e INSTAT-it dhe në raportin “Vrojtimi i besimit të biznesit dhe konsumatorit”, flet për një tendencë në rënie të pagës mesatare. Ky tregues në ekonomi ra me 3% në tremujorin e parë të vitit 2014, pas rritjes mesatare me rreth 2.3% të shënuar gjatë vitit 2013. Në ndryshim nga sjellja historike e këtij treguesi, paga reale ra në sektorin e industrisë me 6.1%, e kushtëzuar kryesisht nga rënia e tij në nëndegën e industrisë nxjerrëse (17.86%). Në sektorin shtetëror, paga reale qëndroi thuajse e pandryshuar në krahasim me një vit më parë. Zhvillimet e mësipërme janë në linjë me vlerësimet e bizneseve për këtë periudhë. Të dhënat më të fundit nga vrojtimet e besimit, sinjalizojnë për ngadalësim të mëtejshëm të pagave në tremujorin e dytë të vitit, në të gjithë sektorët e ekonomisë.

    Papunësia

    Rritja e papunësisë është faktori që ushtron presionin më të madh në pagat mesatare. Megjithatë, pritshmëria duket disi më optimiste te konsumatorët. “Pritjet e konsumatorëve për nivelin e papunësisë në gjashtë muajt e ardhshëm janë pak më optimiste se në tremujorin e kaluar, pasi balanca aktuale ra me 5.4 pikë (ulja e balancës tregon për papunësi të pritur në rënie)”, theksohet në raportin e BSH-së “Vrojtimi i besimit të biznesit dhe të konsumatorit”.

    Kostoja e punës

    Grafiku-pagat-39Prej një kohe të gjatë, hendeku i prodhimit në ekonomi është negativ, çka nënkupton që bizneset kanë mundësi për të prodhuar më shumë nga sa kërkohet aktualisht. Kjo reflektohet si në tregun e punës, ashtu edhe në normën e shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese. Norma e papunësisë vijoi prirjen rritëse, duke shënuar vlerën 18.3% nga 17% në fund të vitit 2013. Nga ana tjetër, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ekonomi, megjithëse shënoi rritje në tremujorin e parë, mbetet rreth 3.7 pikë përqindje poshtë mesatares afatgjatë. Treguesi i produktivitetit të punës për sektorët jobujqësorë të ekonomisë vijoi prirjen rënëse të ritmeve vjetore edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2014

    (-6.8%). Ky zhvillim u përcaktua nga rritja modeste e vlerës së shtuar, kundrejt rritjes së punësimit në aktivitetin ekonomik jobujqësor. Rënia vjetore e produktivitetit të punës dhe e pagës mesatare reale në një masë më të madhe se më parë (-4.8%), ndikuan në ngadalësimin në 2% të ritmit të rritjes së kostove të punës për njësi të prodhuar. Ndërsa ngadalësimi i kostove të punës, u shoqërua nga rënia e kostove prodhuese në aktivitetin industrial në vend. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të prodhimit ishte -0.5% në tremujorin e parë të vitit 2014. Zhvillimet e mësipërme dëshmojnë se presionet inflacioniste nga kostot e punës dhe ato prodhuese në tremujorin e parë të vitit 2014, kanë qenë në rënie.

    Rritja reale e pagës

    Paga nominale dhe reale shënoi norma rritjeje negative në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë.I deflatuar me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, ky tregues ra me rreth 4.8%, krahasuar me vitin e kaluar. Në sektorin publik, në vitin 2013, krahasuar me vitin 2012, sipas INSTAT-it, rritja reale e pagave ishte 4,1%, ndërsa në sektorin privat 2%.

    Papunësia

    Norma e papunësisë vijoi prirjen rritëse, duke shënuar vlerën 18.3% nga 17% në fund të vitit 2013

    Rënia

    Paga reale ra në sektorin e industrisë me 6.1%, e kushtëzuar kryesisht nga rënia e tij në nëndegën e industrisë nxjerrëse (17.86%). Në sektorin shtetëror, paga reale qëndroi thuajse e pandryshuar në krahasim me një vit më parë

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Une per vete nuk i besoj keto shifrat. Keta qe i nxjerrin do jene "berishiane" e "shpellare" qe nuk na e duan Qeverine e Rilindjes. Qeveria po punon nga te gjitha anet, po shkaterron e mbyll biznese e universitete, e keta na thone ngelen njerezit pa pune e rrogat po na ulen.

    O shoku Rama, mos u merzit hic. FMN-ja eshte e lumtur qe arka e shtetit po mbushet me taksat qe po ua rrit shqiptareve per dite. Arka e shtetit plot, arka e familjeve shqiptare bosh.

    Te na rroje Partia!

    Albo

  3. #3

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Ku mund ta lexojme raportin e Instat?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Tek faqja e Institutit te Statistikave, nese nuk ka dale akoma, duhet te dali - heret a vone: http://www.instat.gov.al/al/home.aspx

    Per me shume lexo edhe kete temen; ka komente interesante: http://www.forumishqiptar.com/thread...3%AB-par%C3%AB

  5. #5

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Tek faqja e Institutit te Statistikave, nese nuk ka dale akoma, duhet te dali - heret a vone: http://www.instat.gov.al/al/home.aspx

    Per me shume lexo edhe kete temen; ka komente interesante: http://www.forumishqiptar.com/thread...3%AB-par%C3%AB
    Mbase s'ka dale akoma.

    Kurse tema qe ke sjelle flet per cmimet, jo pagat. Per kete kishte Instat nje tabele te faqja e pare dhe indeksi vjetor i çmimeve të konsumit nuk ka pesuar ndonje ndrsyhim te madh qe te thuash poer mire apo per keq. Lart e poshte keto muaj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Qenke analfabet funksional...
    Qe ne krye te lajmit te thuhet, e zeze mbi te bardhe: "Analiza e Bankës së Shqipërisë, e mbështetur në të dhënat e INSTAT-it[...]".

    Te dhenat jane te INSTATit, perpunimi dhe nxjerrja e rezultateve jane te BSH.
    Lexo ketu: http://www.bankofalbania.org/web/Vro...eve_5310_1.php

    Nese arrin te kuptosh dicka...

  7. #7

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Citim Postuar më parë nga CRO Lexo Postimin
    Qenke analfabet funksional...
    Qe ne krye te lajmit te thuhet, e zeze mbi te bardhe: "Analiza e Bankës së Shqipërisë, e mbështetur në të dhënat e INSTAT-it[...]".

    Te dhenat jane te INSTATit, perpunimi dhe nxjerrja e rezultateve jane te BSH.
    Lexo ketu: http://www.bankofalbania.org/web/Vro...eve_5310_1.php

    Nese arrin te kuptosh dicka...
    Nuk e kuptova dhe njehere, cfare kishte te pergjigja ime qe te shtyu te me therrisje analfabet?

    Nese nuk ke informacion per pyetjen qe bera, "Ku mund ta lexojme raportin e Instat?", nuk ke pse me pergjigjesh, se ke me detyrim (ose mbase ke ndonje numer komentesh me detyrim perderisa pergjigjesh ven e pa vend, me lidhje e pa lidhje). Une te pyes ku eshteraporti i instat per rrogat, ti me sjell teme per cmimet.

    Flm per tentativen per te ndihmuar, por duket qe e paske te veshtire te kuptosh dhe diferencen e pages nga indeksi cmimeve. Mbase do beje mire te frekuentosh tema te tjera, qe nuk jane per ekonomine.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Je analfabet funksional sepse nuk e lexon lajmin sic duhet. Nuk arrin ta kuptosh... nuk i ke aftesite e nevojshme (te pakten kjo kuptohet nga komentet gjymake).

    Pyete per raportin (pra, te dhenat e INSTAT), dhe une te dhash linkun. Ti me pergjigjesh: "Mbase s'ka dale akoma". Kur e verteta eshte se ka dale dhe mban daten: 02-07-2014Statistikat Afatshkurtra, T1 - 2014. E ke mu ne ball te faqes. Ti kete, nuk e gjeje dot, sepse nuk e ke kuptuar lajmin. Nuk e ke kuptuar se flitet per 3 mujorin e pare. Nuk ke kuptuar se te dhenat jane te INSTATit, ndersa analiza eshte bere, sic e parashiikon ligji, nga BSH.

    Une te pyes ku eshteraporti i instat per rrogat, ti me sjell teme per cmimet.
    Ja pra qe je analfabet funksional... Sepse tek linku qe te dhash, gjendet nje koment i lene nga komentuesi DONOTTREAD qe tregon faqen e INSTAT, ku edhe gjenden te dhenat e Tremujorit te Pare...

    Madje, dy komente me siper ke edhe nje link per te analiza e BSH, te cilin po ta jap prap si link (analiza T1 dhe T2 - 2014): http://www.bankofalbania.org/web/Vro...eve_5310_1.php

    nuk ke pse me pergjigjesh, se ke me detyrim
    Natyrisht qe jo. Por ndjej nje detyrim si qytetar per pakesimin e injorances dhe analfabetizmit funksional.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e CRO
    Anëtarësuar
    29-12-2013
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    305

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Tani, se mos na thua se, meqe nuk i kupton ti shifrat, tabelat dhe grafiket, ato nuk kane ndonje domethenie...?!

  10. #10

    Për: BSH & INSTAT: Viti 2014 shënon rritjen e papunësisë dhe ulje rrogash

    Je ne rregull ti lali? Qetesohu dhe kujdes dhe njehere me ofendimet

    muhabeti normal do ishte

    -Ka link?
    -ja ku eshte
    -Se shof mbase s'ka dale akoma
    - Ka dale, eshte ky lajm me kete titull
    - ah ok flm.

    ky do ishte muhabeti normal. por ti vetem normal nuk mund te quhesh, kur eksitihesh kaq shume nga politika.

    Dhe njehere flm per informacionin dhe po shikoj dhe njehere instat per artikullin ne fjale

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •