Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka përkrahur mbylljen e universiteteve abuzuese dhe që nuk plotësojnë kriteret në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë ka kërkuar që i njëjti model të ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni, raporton Express.
Në një reagim të Facebook, ai ka shkruar se Kosova, Shqipëria e Maqedonia duhet të marrin modelet e universiteteve të Europës:
“Ambasadori Arvizu përkrah mbylljen e disa universiteteve në Shqipëri, shkruante portali koha.net.
Jam i sigurt se kjo duhet të ndodhë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Në të gjitha universitetet tona na duhet model europian, nga kombet e qytetëruara si: Hungaria, Austri apo Suedia…
Me mbështetje nga miqët e përhershëm si: Amerika, Gjermania dhe gjithë botës së qytetëruar.
Shqiptarët munden si komb të prodhojnë vlera të dobishme për botën e qytetëruar”, shkruan ai.
Më shumë se 500 studentë kosovarë janë diplomuar në universitetet private në Shqipëri këto vitet e fundit.
Krijoni Kontakt