Nese keni rregjistruar me shume se 1 emer ne forum, jeni te lutur qe te kontaktoni administratoret e forumit duke klikuar ketu ose duke na nisur nje mesazh privat. Ju duhet qe te zgjidhni llogarine qe duhet te mbani dhe ate qe doni te fshini.
Arsyet perse u kerkojme nje gje te tille jane si me poshte:
1. Nuk eshte aspak serioze te kesh dy emra ne forum te rregjistruar. Nese e keni vene re, forumi shqiptar eshte nje forum serioz qe e ka ngritur reputacionin e vet fale ketij serioziteti.
2. U hapet rruga keqkuptimeve dhe abuzimeve ne forum. Eshte me mire qe ju te kontaktoni administratoret, sesa administratoret te nderhyjne vete pa pelqimin tuaj. Ne nuk tolerojme sjellje te papergjegjshme apo feminore.
Cfare duhet te na dergoni ?
Thjeshte na dergoni nje mesazh ku na jepni:
1. Emrat e rregjistruar qe keni ne perdorim
2. Adresat perkatese te email te cdo emri
3. Llogarine qe kerkoni te fshini dhe pse kerkoni ta fshini.
Ne kete forum ne nuk stimulojme anen sasiore por ate cilesore te pjesmarrjes. E thene me fjale te tjera, na kenaq me shume mendimet serioze dhe individuale qe ju shprehni, se sa numri i madh i anetareve. Ua bejme keto gjera te qarta pasi kohet e fundit ka patur disa abuzime nga anetare te vecante.
Une rregjistroj sa emra te dua...
Nese ju jeni nje bebe e lumtur qe mendon se mund te rregjistroje sa emra te doje ne forum dhe te prishi mbarevajtjen e tij, une ju kujtoj qe te gjithe keta persona do tu hiqet privilegji i pjesmarrjes ne forum dhe nese vazhdojne te krijojne probleme, atyre do tu hiqet privilegji ne menyre permanente per te marre pjese ne cdo sherbim qe ne kemi nen administrim, qofte forum, chat, muzike e me rradhe. E kemi aplikuar kete forme ndeshkimi vetem njehere, prandaj ju lutem mos na detyroni qe ta aplikojme serrisht. Asnjeri prej administratoreve nuk ka qejf te perjashtoje njeri nga forumi, por nga ana tjeter asnje prej administratoreve nuk e ka kohen e teper te luaje lojra kalamajsh.
Eshte ne interesin tone te perbashket, qe te gjithe te respektojme rregullat e forumit dhe etiken e te shprehurit. Mos kujtoni se jeni duke komunikuar me ekrane te ftohte, por kini parasysh qe te gjithe ata qe shkruajne ketu jane njerez si ju. Tregoni mirekuptimin dhe miresjelljen e duhur ne forum pasi keni nderin te jeni ne shoqerine e bashkeatdhetareve te mbledhur nga cdo cep i botes.
Albo
Krijoni Kontakt