Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Reportazhi i “Channel 4”: Hyrja në Lazarat për të marrë statusin në BE

    “Channel 4” ka vizituar atë që dikur konsiderohej si perëndimi i egër i Shqipërisë, ku prodhuesit e marijuanës po bënin me biliona dollarë derisa rendi dhe ligji si dhe Bashkimi Europian nisi të merrej me ta.

    Kështu nis reportazhi i gazetarëve britanikë për atë që po ndodh tashmë në Lazarat pas ndërhyrjes së policisë.

    Reporterët e “Channel 4″ tregojnë se si kanë arritur në Lazarat pa lajmëruar më parë dhe duke kaluar dy postblloqe.

    Ata thonë se ushtarët e forcave speciale shqiptare u kërkuan kartën e identifikimit si gazetarë dhe më pas i kanë lënë të kalojnë.

    Gazetarët e përshkruajnë ndjesinë njësoj me atë të kalimit të kufirit nga një shtet në tjetrin.

    Reportazhi tregon se si Lazarati, kalimin e viteve, nga nje fshat i varfër dhe i izoluar u bë parajsa europiane e marijuanës.

    Sipas tyre krimi i organizuar u zhvillua dhe prodhoi aq shumë marijuanë sa nuk kishte më vend ku të mbahej dhe kështu që ata u bënë shumë të pasur.

    Sipas të dhënave zyrtare bëhet fjalë për 4.5 bilion dollarë fitim në vit.
    Fshatarët e Lazaratit sipas britanikes u bënë aq të pasur sa nisën të punësonin dhe të tjerë për ndihmë.

    Rreth 3 mijë punëtorë nga vende të tjera vinin të kujdeseshin për kultivimin e marijuanës.

    Fshatarët tashmë mund të përballonin që të lëviznin nga shtëpitë modeste në male dhe të ndërtonin vila luksoze dhe të mëdha buzë rrugës. Dhe shtëpitë e vjetra u kthyen në laboratorë.

    Disa nga shtëpitë e reja u adaptuan me rrjete për bunkere – magazinë poshtë në bodrume.

    Fshati dhe fermat përreth u bënë prodhuesit më të mëdhenjtë marijuanës në Europë.

    Banorët e fshatit kishin armatime të ndryshme dhe ndërhyrja e policisë mund të përshkruhet si një betejë tre ditore.

    Për forcat e policisë në kërkim të rekuperimit të imazhit ishte një sukses shumë i madh.

    Nuk pati asnjë viktimë, më shumë se 50 arrestime dhe u sekuestruan 500 armë.

    Por pse nuk kishte ndërhyrë qeveria shqiptare deri tani dhe pse sapo u mor vesh që qeveria e re do ndërhynte pati reagime?

    Sipas gazetarëve përgjigja është e thjeshtë: Bashkimi Europian!

    Sipas tyre nuk është rastësi që pikërisht një javë pas betejës së Lazaratit, Bashkimi Europian votoi për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat për anëtarësimin në BE.
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184

    Për: Reportazhi i “Channel 4”: Hyrja në Lazarat për të marrë statusin në BE

    me keto shifra qe besoni ju i bie qe nje nga Lazarati te kete dike tek 4,5 milione euro. Akoma i besoni?
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Reportazhi i “Channel 4”: Hyrja në Lazarat për të marrë statusin në BE

    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    me keto shifra qe besoni ju i bie qe nje nga Lazarati te kete dike tek 4,5 milione euro. Akoma i besoni?
    apo don me ta thy apo po don me ta thy
    Me ty e kam me ty


    hahahahahaa respekte
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •