Talha ibnu Abdurahman ibnu Auf, njihej si më bujari mes fisit Kurejsh asokohe, në veçanti me miqtë dhe të njohurit.
Një ditë, e shoqja i tha:”More burrë! Nuk kam parë njerëz më të ligj se shokët e miqtë e tu!”
Ai e pyeti:”E përse?! Çfarë të kanë bërë?!”
Ajo u përgjigj:”Sa herë që je në gjendje të mirë ekonomike, nuk të shqiten as dhe një ditë. Por me të rënë nga ekonomia, harrohen fare!”
Ai i tha:”Pasha Zotin kjo që thua, është tregues i vlerave dhe virtyteve të tyre. Ata vijnë kur kemi mundësi ti nderojmë dhe nuk na bezdisin kur jemi ngushtë ekonomikisht dhe nuk mund ti nderojmë siç duhet!”
Ky njeri e interpretoi edhe aktin e tyre të shëmtuar, si një vlerë dhe virtyt. Diçka e tillë tregon se ky njeri kishte zemër të pastër nga urrejtja, inati, xhelozia… Ai kishte një zemër të qetë dhe në paqe me veten dhe të tjerët. Një zemër e tillë e vendos njeriun në rrugën drejt xhenetit të amshuar. Një zemër e tillë është e ngjashme me zemrat e banorëve të xhenetit, të cilët nuk do të përjetojnë asnjë emocion negativ.
Krijoni Kontakt