Të gjithë e dimë se sa vështirësi hasim gjatë momentit që bën shumë vapë, veçanërisht në stinën e verës. Shpesh djersitemi, ndihemi të lodhur, nuk flemë dot. Por, cilat janë efektet që shkakton temperatura e lartë në tru?
Temperatura ideale dhe që e mban trupin në gjendje shumë të mirë është 22°C. Kjo temperaturë nuk krijon komplekse në organin tonë të të menduarit
Mbi 25°C: Kjo temperaturë sforcon trupin për të na mbajtur të freskët. Në një eksperiment të bërë, studiuesit i kanë kërkuar një grupi personash që të lexojnë dhe të korrigjojnë gabimet në një tekst, të vendosur në një dhomë të ngrohur. Si rezultat, ata kanë gjetur vetëm 50% të gabimeve, në krahasim me ata që ndodheshin në një dhomë të freskët.
Mbi 30°C: Kjo temperaturë mund të ketë efekte të ndryshme në tru. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Ergonomcs, të lexosh një libër në një temperaturë të tillë, nuk është aspak e thjeshtë dhe pjesa më e madhe e informacionit të memorizuar humbet, për shkak të nxehtësisë së tepërt. Sipas Universitetit të Michigan në SHBA, një temperaturë e tillë i bën njerëzit më nervozë dhe acarohen më shpejtë.
Mbi 35°C: Shkencëtari britanik John Simister është shprehur se kjo temperaturë mund të shkaktojë sjellje të dhunshme dhe agresivitet, madje edhe reagime ekstreme ndaj problemeve të zakonshme, siç mund të jetë braktisja e punës.