Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Dorëhiqet Ilirjan Celibashi, në vend të tij, ministre e Shtetit: Ermonela Felaj



    Tiranë -Ilirijan Celibashi ka detyruar kryeministrin Edi Rama të bëjë ndryshimin e parë të kabinetit pa mbushur ende një vit në qeverisje.
    Ministri për marrëdhëniet me parlamentin në mënyrë krejt të papritur i ka dorëzuar dorëheqjen Ramës duke u largua edhe nga politika pasi më herët ka lënë edhe mandatin e deputetit. Në pritje të dekretit të presidenti dhe votimin në parlament, kryeministri paralajmëroi si pasuese të Celibashit, Ermonela Felajn.
    Nga kryeministria përmes një konference për shtyp, Rama e ka falenderuar Celibashin për përkushtimin dhe integritetin e lartë profesional dhe moral për të përballuar këtë detyrë në një funksion të krijuar rishtaz në qeverinë e re.
    Po ashtu, Rama ka uruar që vendimi i tij për motive tërësisht personale, të jetë vendimi i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës, të jetë më e plotë për të plotësuar angazhimet e tij personale dhe familjare.
    “Vendimi ka motive tërësisht personale uroj që të jetë vendimi i i duhur dhe koha në dispozicion pas lënies së detyrës të jetë më e plotë, të plotësojë angazhimet e tij familjare dhe personale me shrpesën e bindjen se ai mbetet pjesë e familjes tonë” tha Rama në konferencën për shtyp të orës 12:00 në kryeministri.


    Dorëheqja ime personale
    Vetë Celibashi në fjalën e tij ka falenderuar Kryeministrin dhe Partinë Socialiste për besimin që i kanë dhënë dhe ka theksuar se arsyet e tij janë tërësisht familjare, personale.
    “Jo për kompromis të rastit,”- tha Celibashi, -” por ka qënë një periudhë mjaft mbresëlënëse për mua kjo periudhë 300-ditore. Arsyet janë tërësisht personale. Arsyet, motive dhe interesi gjithashtu. Shpresoj që me këtë akt të mos dëmtoj askënd, pasi si qytetar i kësaj republike, nuk do t’ia lejoja vetes që këtë vendim ta merrja në një moment tjetër duke pasur parasysh atë që kjo qeveri ka arritur në 300 ditë. Gjej rastin të shpreh mirënjohje të thellë për Kryeministrin rama dhe PS-në për vlerësimin që i bënë kapaciteteve të mia profesionale, por edhe si njeri. Ka qënë privilegj për mua të përfaqësoja Partinë Socialiste. Kjo vendimarrje e imja nuk ka vënë aspak në dyshim, besimin dhe bindjen time të kahershme tek edi rama për seriozitetin dhe përgjegjësinë që ai ka marrë,”- nënvizoi Celibashi.
    Ministrja e re e Shtetit Ermonela Felaj falenderoi për detyrën që iu besua. “Ndihem shumë mirë që do të pasoj punën e Ilirjanit, – tha Felaj, – me të cilin jam koleg edhe në profesion. Kështu që më vjen mirë do të kem mundësi të bashkëpunoj me të.”

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Rama shkrep ‘selfie’-n e fundit me Celibashin, një ikën – një vjen

    Tiranë - Pak momente pas dorëheqjes së Ministrit të Shtetit Ilirjan Celibashi, kreu i Qeverisë Edi Rama ka shkrepur foton e fundit “selfie” me Celibashin ish-ministër dhe të parën me ministren e re, Ermonela Felaj, shoqëruar me urimet për të dy.

    Emri:  celi.jpg

Shikime: 481

Madhësia:  97.0 KB

    ORA NEWS

  3. #3

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Si fytyra te semura duken.
    Felaj eshte si plake anemike... Sikur te mos mjaftonte inteligjenca e saj nen mesatare.
    Rama dihet...
    Celi bashi sikur nuk eshte ne qef... Kam frike mos ka ndonje kancer.?!

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Do Not Tread On për postimin:

    xfiles (01-08-2014)

  5. #4

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Sa eshte rekordi per postime ne diten e pare te regjistrimit? Ka ndonje renditje?

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Tjetri ka dhan dorheqje per arsyje personale

    Ky adhamudhi i forumit thot e ka braktis

    Idjot
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,111
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Nga gjithe kabineti i Qeverise se Rilindjes, ky ishte ministri me inteligjent qe beri nje gabim qe nuk i falej: pranoi te behej "minister pa portofol" e te ndiqte pas budallain ne krye te shtetit. Por duke qene njeri inteligjent, ai e kuptoi se nuk mund te rrinte gjate ne kete qeveri pasi revanshi i budallait po ben armiq sa majtas edhe djathtas. Dhe ministri yne i maredhenieve me Kuvendin, na jep doreheqjen nga detyra.

    - Cfare te shtyu qe dhe doreheqjen z. Celibashi, nuk deshe te merreshe me Ilir Meten, apo nuk deshe te merreshe me horrat si Doshi, Prenga e kompani qe Rama i ka bere deputete?!

    Dhe vendin e Celibashit e ze Nafija, qe eshte gati ta lere edhe burrin e saj po ia kerkoi kete gje shoku Rama e Partia. Per te tille njerez ka nevoje Qeveria e Rilindjes, qe nuk kane mendje te tyren te gjykojne, por te bejne ashtu sic i meson i MADHI.

    Pas Celibashit kush e ka rradhen, e kush do ta ndjeki deri ne fund ne cmendurine e tij Kryerilindasin tone te dashur?

    Albo


    P.S Pse vetem Obama te beje selfie, edhe kryeministri yne di te beje selfi. I ka lezet kryeministrit te beje selfie.

  8. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Celibashin e kam komshi, dhe me sa degjova arsyeja pse ka dhene doreheqjen eshte vertete personale. Ndoshta idiotet e mediave edhe mund ta bejne publike ne vazhdim sepse askush nuk respekton privatesine e individit atje.

    Le nam o Albo duke trilluar lloj lloj idiotlliqesh. Bej pak pushim se nuk e ke budallallekun me norme...
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #8

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    celibashit i kane ardhe mestruacionet prandja eshte larguar...

  10. #9

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    eshte bere qesharak forumi me keta antaret e rinj qe regjistrohen sot e futen direkt koke e kembe ne mes te politikes. mbase gabohem, por me duket se po debatojne 3 veta me 15 emra ketu.

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Ministri Celibashi braktis Qeverinë e Rilindjes pa mbushur 1 vit ne detyrë

    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    eshte bere qesharak forumi me keta antaret e rinj qe regjistrohen sot e futen direkt koke e kembe ne mes te politikes. mbase gabohem, por me duket se po debatojne 3 veta me 15 emra ketu.
    Diversioni eshte taktike e vjeter komuniste
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •