Koço Kokëdhima privatizon edhe morgun e spitalit të Vlorës

Koço Kokëdhima privatizon edhe morgun e spitalit të Vlorës

Përfitimet e Koços nuk njohin limit. Tani së fundi ai ka dhënë bekimin edhe për privatizimin e morgut të spitalit të Vlorës.
Drejtoresha e spitalit në Vlorë ka emëruar në morgun e spitalit pronarin e një shërbimi funerali privat. Të gjitha tentativat e pronarit të funeralit dështuan me drejtuesit e mëparshëm të spitalit sepse është konflikt i hapur interesi. Por me drejtoreshën e “Rilindjes” gjithçka ndryshoi. Drejtoresha e Ramës me bekimin e deputetit të PS Koço Kokëdhima e ktheu morgun e spitalit në privat për qëllime përfitimi.

Skema e bashkëpunimit është e qartë: Drejtoresha, mjeku ligjor dhe pronari i funeralit. Morgu eshte pavion spitali dhe nuk mund të kthehet në privat apo gjysmë privat, por drejtoresha e Ramës asqë do t’ia dijë, ajo sheh vetëm fitimet e saj dhe jo shërbimin ndaj qytetarëve. Nëse shkon në morgun e Vlorës, pronari i funeralit është dhe mjek ligjor dhe drejtor morgu.

Flitet për bëma të tjera të drejtoreshës së spitalit, por ajo i ka kaluar me sukses se ka përkrahjen e fortë të deputetit të Vlorës, Koço Kokëdhima. Rama premtoi se nuk do të ketë korrupsion në shendetësi, por koha po tregon se drejtoresha e Vlorës po fiton para edhe nga vdekja.

Ekspres.al - Rexhep Polisi