-
Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisė filmimet e kamerave
Tirane- Kur kanė kaluar 40 ditė nga vrasja e bankierit Artan Santo,prokuroria nuk ka marrė ende nė dorė filmimet e kamerave tė sigurisė nga ku ka kaluar motori me dy vrasėsit.
Edhe pse akuza i ka kėrkuar kėto regjistrime ato nuk ja vėnė nė dispozicion ende nga policia.
Grupi hetimor i ngritur pėr vrasjen e Santos kėrkon tė verfikojė rrugėn e ndjekur nga dy atentatorėt, pasi ka dyshime tė forta qė ata nuk kanė dalė nga Tirana.
Gjithashtu kėrkohet tė konfirmohet nėse motori ka arritur tė largohet deri nė Fushė-Kuqe tė Laēit, ashtu siē pretendon policia, pasi nė kėtė zonė u fokusuan dhe kėrkimet e uniformave blu.
Me kėto filmime nė duar prokuroria pretendon tė ketė informacion mė tė detajuar pėr intenerarin qė ka ndjekur motori, pas momentit tė vrasjes.
Ndėrkohė qė grupi hetimor vazhdon punėn intensive edhe pse ēėshtja paraqitet mjaft komplekse, duke qėnė se provat nė vendngjarje janė mjaft tė pakta. Puna e prokurorisė tashmė ėshtė e fokusuar tek pistat e hetimit,ku njė nga mė kryesoret ėshtė ajo e drogės sė kapur nė Malin e Zi.
Dėshmia e shtetasit kolumbian tė kapur nė Shqipėri pėr kėtė ēėshtje dhe pėrmendja e njė banke tė nivelit tė dytė, qė do bėnte trasfertėt e parave, ka bėrė qė hetuesit tė fokusohen nė kėtė histori.
Mėgjithatė hetuesit nuk kanė lėnė pas dhe pista tė tjera hetimi,tė cilat kryesisht lidhen me profesionin e Santos dhe konflikte qė ai mund tė ketė patur,pėrpra vrasjes sė tij.
Por dhe qėnia e tij aksioner nė disa biznese tė cilat janė ekzistues,por dhe ato qė do ngriheshin si nė Shqipėri dhe Kosovė janė marrė nė konsideratė nga grupi hetimor.
Ora News.tv
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-08-2014 mė 16:02
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisė filmimet e kamerave
Nuk ia jep policia e Edvin Kristaq Rames vidjot sepse eshte vet i implikuar djali i Kristaqit ne kete vrasje mafjoze .
Si , te bjeri me kembet e veta djali i Kristaqit??? Mos ia fusni kot , ju lutem shume...
-
-
Pėr: Vrasja e Artan Santos, Policia nuk i jep Prokurorisė filmimet e kamerave
O Xinxerfillo,
Pse nuk ia jep Tahiri prokurorit videot e vrasesve duke levizur me motor ne mes te Tiranes?
Shiko interesohu pak ne Qeverine e Rilindjes, dhe thuaj shokut Rama qe t'iu shkuli pak veshin Tahirit ti futi edhe nje shpulle Mustaqes, qe te mos bejne filma te tilla, se do mendojne shqiptaret e bota se Qeveria e Rilindjes vrau bankierin e tani po ruan vrasesit, jo per gje.
Albo
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt