Emri:  Opiumi-640x356.jpg

Shikime: 623

Madhësia:  79.6 KB

Devoll-Policia ka zbuluar 150 rrënjë binë narkotike opium në një banesë në fshatin Baban.
Mëngjesin e sotëm policia njoftoi se lënda narkotike e opiumit u gjet në banesën e Dallëndyshe Spahos, të cilën polcia e ka arrestuar pas gjetjes së lëndës narkotike.
Gjithashtu policia ka shoqëruar për ta marrë në pyetje djalin e saj 16 vjeç. Ndërsa po sipas policisë bashkëshorti i Dallëndyes ndodhet në Greqi.
Dyshohet se burri i saj është iniciatori i kultivimit të lëndës narkotike Opium.

Çfarë është opiumi?

Opiumi është një lëndë narkotike në formë të lëngut qumështor që nxirret nga prerja e kapsolës së një bime ende të papjekur të quajtur papaver somniferum. Njihet si qetësues i dhembjeve dhe mbi të gjitha, si qetësues i anksiozave akute dhe agjitacioneve anksioze.
Opiumi konsumohet në shumë mënyra. Më karakteristike është forma e tymosjes në llulla speciale. Janë të njohura dehja euforike dhe efekti stimulues që jep opiumi.

ORA NEWS