Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Rabini izraelit thotë se vrasja e civilëve në Gaza është e lejuar

    Rabini izraelit thotë se vrasja e civilëve në Gaza është e lejuar

    Një rabin izraelit ka nxjerrë një vendim që lejon vrasjen e civilëve të pafajshëm në Rripin e rrethuar të Gazës.
    Dov Lior, një rabin izraelit nga kolonia e paligjshme Kiryat Arba në Bregun e pushtuar Perëndimor, tha në vendimin që e lëshoi se është "në rregull" për të vrarë civilë të pafajshëm dhe të shkatërrohet Gaza.
    Vendimi, gjithashtu, thotë se nuk është e nevojshme për të parë nëse njerëzit në shënjestër janë civilë apo jo-civilë.
    Vendimi i rabinit autorizon me të gjitha mjetet të kenë në shënjestër popullin, si mohimi i “furnizimeve, energjisë elektrike”. Ai më tej thotë se forcat ushtarake janë të lejuara "për të bombarduar të gjithë zonën në bazë të lirisë së veprimit të ushtrisë ."
    "Në rastin e Gazës," tha rabini, zyrtarëve ushtarakë izraelitë "do t’u lejohet edhe shkatërrimi i Gazës."
    Ai, gjithashtu, tha se, pasi ushtria izraelite është në luftë dhe njerëzit në enklavë duhet bllokuar, " ata që flasim për humanizëm dhe konsideratë janë të dyshimtë."
    Rabini është zgjedhur nga mijëra izraelitë, mijëra e pasojnë atë.
    Izraeli filloi ofensivën e tij në Rripin e Gazës më 8 korrik 2014. Gjatë 15 ditëve të fundit, aeroplanët luftarakë izraelitë kanë goditur sipërfaqe të shumta në Rripin e Gazës, duke shkatërruar shtëpitë dhe familjet duke i varrosur nën rrënojat. Izraeli, gjithashtu, filloi një ofensivë tokësore kundër enklavës së varfër të Gazës, më 17 korrik 2014.
    Të paktën 675 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, janë vrarë dhe më shumë se 4.000 të tjerë janë plagosur prej sulmeve të Izraelit gjatë 15 ditëve të kaluara.
    Sipas burimeve izraelite, rreth 30 izraelitë janë vrarë në luftë. Lëvizja e Rezistencë Palestineze -Hamas thotë se janë 40 të vrarë.

    Burimi: Press TV

    =================================================

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: Rabini izraelit thotë se vrasja e civilëve në Gaza është e lejuar

    Qekur rabinet "izraelite", ma merrkan Vendime ushtrine, Mexhid Efendi!??
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •