Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    Energj: Çmimi në rritje progresive

    Energji, Islami: Çmimi në rritje progresive

    TIRANË – Ministri i Financave Kastriot Islami deklaroi dje se çmimi i energjisë do të rritet në mënyrë progresive. Pas njoftimit të bërë për nënshkrimin e marrëveshjes me FMN-në, Islami shpjegoi se edhe rritja e energjisë përfshihet në kushtet që duhet të plotësojë Shqipëria në kuadrin e Memorandumit të Politikave Ekonomike me FMN-në. Sipas tij, nuk duhet të ketë më subvencionim nga qeveria për blerjen e energjisë, pasi kjo është e domosdoshme për të përmbushur kushtet e vëna nga organizmat ndërkombëtare ekonomike. Aio tha dje se rritja progresive do të bëhet pasi energjia po shitet nga KESH nën kosto. Që të mos ketë më subvencionime dhe KESH të jetë një kompani me fitim, çmimi do të vijë në rritje progresive”,-tha Islami. Rritja e çmimit të energjisë para pak kohësh nga qeveria shqiptare shkaktoi jo pak debate dhe pakënaqësi jo vetëm tek familjarët, por edhe tek biznesi vendas. Por, kryeministri Nano deklaroi që atëherë se çmimi i energjisë do të rritet sërish për të mbuluar shpenzimet që deri më sot janë bërë nga buxheti i shtetit për blerjen e energjisë. Kështu me ngritjen e çmimit të energjisë, gjithçka do të përballohet nga vetë KESH-i. Ministri i Financave, tha se edhe FMN-ja kishte vlerësuar miratimin nga Këshilli i Ministrave të planit dyvjeçar në sektorin e energjetikës.

    ......................
    .....................

    Mendoj se rritja e cmimit eshte e domozdoshme por nuk duhet te abuzohet me te. Me larte thuhet se te ardhurat jane me te vogla se kostua, por kjo sdo te thote qe per te nxerre fitimin duhen rritur vetem te ardhurat. Ministria e Financave duhet te shikoje edhe mundesine e uljes se kostos se prodhimit. Mendoj se privatizimi eshte mundesia e veteme per te arritur kete qellim.
    Puna qe duhet te beje Ministria e Finances ne bashkpunim me Min. e Enegjitikes dhe strukturat qe varen nga kjo e fundit eshte ta cojne KESHin ne gjendje sa me te mire per ti hapur rruge privatizimit te saj. Pra theksoj qe sduhet te kete spekullime me ngritjen e cmimit.

  2. #2
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171

    NANO: PER 5 VJET ZHDUKIM KRIZEN ENERGJITIKE

    NANO: PER 5 VJET ZHDUKIM KRIZEN ENERGJITIKE

    Teuta Shamku

    Kriza energjitike do te eliminohet ne vitet ne vazhdim dhe ekonomia shqiptare do te mund te plotesoje kerkesat e saj per kete produkt. Kjo eshte bere e ditur dje, ne Konferencen Kombetare te Energjise, ku u prezantua "Strategjia Kombetare e Energjise, hartuar nga Banka Boterore nga viti 2003-2015". "Qellimi baze i Strategjise Kombetare te Energjise eshte te zhvilloje nje sektor efektiv energjitik qe do te beje te mundur furnizimin e besueshem te sigurte, me leverdi ekonomike dhe perdorim eficent te ketyre burimeve per te qene nje sektor qe garanton zhvillimin ekonomik te vendit", u shpreh gjate fjales se tij ministri Doda. Ky eshte synimi kryesor qe qeveria shqiptare kerkon te arrije nepermjet Strategjise Kombetare te Energjise, e cila eshte prezantuar dje, ne Pallatin e Kongreseve. Kjo strategji parashikon qe te zbuse dhe eliminoje krizen e energjise duke investuar ne vitet ne vazhdim ne ndertimin e burimeve te reja te energjise elektrike dhe ne modernizimin e rrjetit te shperndarjes. Kryeministri Nano, gjate prezantimit te kesaj strategjie, tha se ky sektor me problematiken e tij nuk mund te mbetet pike fundore e bllokimit te projekteve te ekonomise shqiptare. Ai premtoi se brenda 5-vjecarit te ardhshem zbatimi i kesaj strategjie do te beje te mundur eliminimin e krizes energjitike. "Sigurimi i gjithe burimeve alternative te energjise elektrike, te hidrokarbureve, gazit natyror, qymyrit dhe lendeve natyrore djegese, te mjaftueshme per qytetaret dhe per bizneset me kosto minimale dhe ndikim minimal ne mjedis, eshte sistemi i ekuacioneve qe duhet te perfundoje se zgjidhuri Ministria e Ekonomise dhe Energjitikes, nepermjet Agjencise Kombetare te Energjise deri ne qershor te ketij viti", eshte shprehur Kryeministri Nano. Me pas Kryeministri shtoi se Strategjia Kombetare e Energjise synon permbushjen e nevojave te konsumatorit familjar dhe, ne menyre te vecante, te sipermarrjes duke krijuar dhe zhvilluar tregun e energjise elektrike te jete ne perputhje me Memorandumin e Mirekuptimit te Vendeve te Evropes Juglindore, standardet evropiane dhe nevojes se vendit tone per te zhvilluar tregje globale te burimeve energjitike konkurruese me ato te vendeve te rajonit dhe me gjere ne planin global. "Strategjia Kombetare e Energjise do te pergatitet me nje vizion te qarte dhe ne harmoni me zhvillimin e pritshem teknologjik te sektorit energjitik per te ardhmen", shtoi Nano. Ministri Doda deklaroi dje se sektori elektroenergjetik gradualisht po del nga situata e veshtire e viteve te fundit ne ne saje te politikave dhe planeve te veprimit te hartuar nga qeveria dhe Ministria e Industrise dhe Energjitikes, KESH-it dhe ENEL-it, pasi eshte bere e mundur nje menaxhim me i mire i rezervave energjitike per te bere te mundur plotesimin e nevojave. "Investimet do te jene te parashikuara sipas nje masterplani perkates dhe nje masterplani te shperndarjes, per te bere te mundur furnizimin e sigure me energji elektrike ne te gjithe llojet e konsumatoreve", eshte shprehur ministri Doda.

    C'parashikon strategjia

    Prej 10 muajsh Ministria e Industrise dhe Energjitikes eshte ngarkuar qe nepermjet Agjencise Kombetare te Energjise dhe disa institucioneve te tjera te hartojne Strategjine Kombetare te Energjitikes. Ne kete studim Banka Boterore, ne bashkepunim me Korporaten Elektroenergjitike Shqiptare kane dhene ndihmesen e tyre, per zhvillimin e sektorit energjitik nga viti 2003 deri ne 2015. Studimi, i nisur ne 25 shkurt 2002, eshte financuar nga Banka Boterore. Ai eshte hartuar nga nje konsorcium, i perbere nga kompania DECON (Gjermani), EDF (France), LDK (Greqi) dhe LAHMAJER (Gjermani). Studimi perfshin 12 module kryesore: Moduli A ka te beje me parashikimin e kerkeses per energji elektrike dhe per lloje te tjera energjie. Moduli B, me mundesine se si do te mbulohet kjo kerkese energjie me parashikimin e burimeve te reja. Moduli C paraqet masterplanin e rrjetit transmetues ne sistemin elektroenergjitik shqiptar. Moduli E prezanton ritmin e humbjeve konkrete teknike dhe mundesite qe keto humbje, qe jane ne vlera te medha, te kalojne ne vlera te vogla nepermjet nje masterplani qe eshte parashikuar ne modulin F, qe ka te beje me zhvillimin e rrjetit shperndares. Moduli F tregon nevojen e sistemit per nje qender dispecerie. Modulet e tjera kane te bejne me zhvillimin e sektorit ose me mundesite qe afrohen per te bere ngrohjen e banesave, te hapesirave publike, te institucioneve etj.; cfare lende djegese do te perdoret, cfare menyrash ka per ta realizuar kete, si t'i shmangemi ngrohjes me energji elektrike etj. Ne kete kuader, dy modele nenvizojne menyren se si do te zhvillohet edhe sektori i naftes dhe i gazit ne Shqiperi. Me pas jane edhe tri module te tjera, shume te rendesishme, qe hedhin idete se cfare investimesh duhet te beje KESH-i nga viti 2003 deri ne 2015, vit pas viti, ne menyre qe rrjeti te rehabilitohet sipas targetave te parashikuara.

    Ne fund, trajtohet edhe problemi i tarifave, qe duhet te rishikohen. Jane studiuar disa variante tarifash dhe do te shikohet se cili prej tyre do te adaptohet ne politikat e metejshme.

    Nje modul tjeter eshte edhe ai per organizimin e Korporates Elektroenergjitike Shqiptare. Realizimi konkret i gjithe ketyre rekomandimeve llogarit nje kosto prej 1 miliard e 200 milione dollaresh.

    Objektivat imediate te strategjise:

    *Zhvillimi i nje sektori energjitik, i cili do te jete teknikisht i sigurte dhe financiarisht me leverdi;

    *Krijimi i nje kuadri efektiv institucional rregullator;

    *Hartimi i nje planifikimi energjitik te koordinuar kombetar dhe rajonal;

    *Rritja e sigurise dhe besueshmerise se furnizimit me burime energjitike si ne nivel kombetar ashtu edhe ne nivel rajonal;

    *Permiresimi i eficenses se energjise si gjate prodhimit ashtu edhe gjate konsumit te burimeve energjitike, si dhe futja e teknologjive energjitike qe sjellin ndotje minimale te mjetesit;

    *Optimizimi i sistemeve te furnizimit me energji bazuar ne konceptin e planifikimit te sektorit energjitik me kosto minimale dhe ndikim minimal ne mjedis;

    *Ristrukturimi i plote i sektorit energjitik;

    *Rritja e kapitalit privat te investuar ne sektorin e energjise nepermjet krijimit te kushteve per te absorvuar investitore strategjike, nepermjet fillimit te procesit te privatizimit, si dhe rritjen e investimeve te sigurta nga institucionet financiare nderkombetare dhe grupit nderkombetar te donatoreve;

    *Stabilizimi i nje tregu rajonal kompetitiv te energjise elektrike.

    ......................
    ....................

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ReA_8
    Anëtarësuar
    19-09-2002
    Postime
    79
    e paska miratuar PPSH planin 5 vjecar
    .....Mesoni dicka per cdo gje dhe gjithcka per nje gje .....!!
    .....Kujdes nga duartrokitjet !Kenaquni me to ,por asnjehere mos u besoni......!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    Po shume shpejt qenka . durojme ne edhe per 12 vjet te tjera se nuk e kemi problem hic jemi mesuar nuk na rrihet me me drita kemi shyqyr zotit driten e diellit.
    God Bless

  5. #5
    alvi
    i/e ftuar
    E di si folni ju pro Salihat, sikur dritat mungojne vetem kto 5-6 vitet e fundit.
    He se ne kohe te Sales pa drita ishim, ne kohe te Ramizit prap pa drita, si dhe ne kohe te Enverit.
    Pranej mos folni kot, ky thot do i rregulloj pas 5 vjetesh, as ti nuk e di a do bohe, as une, prandaj me mire heshtje, se sa komente koti, qe nuk i hyjne ne pune as dreqit.
    Te kishte qene kaq e lehte, pse nuk i rregulloi Sala dritat?
    Po nuk i politizuat te gjitha temat nuk ju rihet uve.

    Mare, rrofsh per artikullin.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    ke ofendon ti o alvi duke thene pro salihat
    une sa per dijeni nuk jam me asnje prej ketyre plerave dhe sa per ato qe thashe me lart per mua qendrojne sepse as Saliu e as Nano nuk na i rregulluan dritat as kane per te na i rregulluar dhe per ato 5 vjet qe thone.
    God Bless

  7. #7
    alvi
    i/e ftuar
    Te kerkoj falje Reg, nese te kam ofenduar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e REG_KRAY
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    fier
    Postime
    66
    hahahah ishta shaka o Alvi por mbase duhet te kisha dha ne te kuptoje ne shkrim . megjithate nuk me ngel qejfi jo//
    God Bless

  9. #9
    i pavarur
    Anëtarësuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Serisht nje studim i financuar fillimisht nga banka boterore dhe i kryer specialisht per banken boterore!!
    Ne vitin 1995 LAMAYER (nje kompani e njohur gjermane ne fushen e studimeve te energjitikes) beri nje studim dhe hartoi nje strategji per dhe me kerkesen e Bankes Boterore ne Shqiperi.
    Nder te tjera ne kete studim lihej te kuptohej qarte dhe sygjerohej qe Shqiperia deri ne vitin 2002 nuk do te kishte nevoje qe te ndertonte burime te reja energjitike pasi mund ti plotesonte nevojat e konsumit te vet me burimet egzistuese!!
    Atehere Banka Boterore me drejtorin e saj rajonal Christian Portmman keshilloi ( ne formen e urdherit) qeverine shqiptare dhe Kesh-in qe te mos ndertojne me burime te reja te prodhimit te energjise deri ne kete periudhe.
    Rezultati njihet tashme KESH-i eshte ne krize, sektori energjitik shqiptar po ashtu, dhe vete biznesi dhe ekonomia shqiptare jane duke vuajtur keto pasoja katastrofike nga keshillat dhe direktivat e gabuara te Bankes Boterore!
    Christian Portmman ne fund te vitit 2001 ne raportin e tij per gjendjen energjitike ne rajon njohu gabimet e bera nga serviset e tij dhe kerkoi te falur kur ishte ne Tirane.....Problemi eshte se çfare pergjegjesie mban Banka Boterore kur me keshillat e direktivat qe jep çon nje vend drejt katastrofes?!
    Shqiperia kur i paguan me vonese nje kredi Bankes Boterore ka penalitete per mosrespektim marreveshje dhe eshte normale, pyetja ime do te ishte cili eshte risku per Banken Boterore te japi keshilla absurde ne nje vend si Shqiperia?!
    Dhe kete Banka Boterore e ka provuar dhe ne vende te tjera e me gabime shume te renda.
    Kur Fatos Nano e Viktor Doda te marrin ne konsiderate keta parametra e te mos flasin budallalliqe kur bejne deklarata atehere do te behen ndoshta me kredibel strategjite qe ata prezantojne.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Postuar me pare nga Vinny_T

    Shqiperia kur i paguan me vonese nje kredi Bankes Boterore ka penalitete per mosrespektim marreveshje dhe eshte normale, pyetja ime do te ishte cili eshte risku per Banken Boterore te japi keshilla absurde ne nje vend si Shqiperia?!
    Dhe kete Banka Boterore e ka provuar dhe ne vende te tjera e me gabime shume te renda.
    Kur Fatos Nano e Viktor Doda te marrin ne konsiderate keta parametra e te mos flasin budallalliqe kur bejne deklarata atehere do te behen ndoshta me kredibel strategjite qe ata prezantojne.


    Po ne saje te bindjes e te moskundershtimit te keshillave qe i ofrojne insitucionet kreditdhenese ata sigurojne pike plus per qendrimin ne pushtet. A ka me mire per keta institucione se te kene perpara vete YES MAN. E ke lexuar librin e Mitro Celes "Mes Kosoves dhe Epirit"???
    Tek forumi i ceshtjes kombetare kam futur para disa muajsh kapitullin me titull "Yes Man", por une do te keshilloja qe ne lidhje me marredheniet me institucionet kreditdhenese te lexoje kapitullin me titull "FMN".


    Me poshte lidhja per kapitullin "Yes Man"

    http://www.forumishqiptar.com/showth...&threadid=5844
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dita : 05-04-2003 më 13:08

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Biblioteka e Leçes, 300 dorëshkrime për Shqipërinë
    Nga Davius në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 29-08-2008, 19:34
  3. “Autokritika” angleze, guidë turizmi për Shqipërinë
    Nga Davius në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-08-2006, 09:39
  4. Investimet e huaja në Shqipërinë e Ribashkuar
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-10-2003, 06:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •