Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Shenjtėrohet katedralja "Ngjallja e Krishtit", Pogradec

    Sot nė Pogradec kishte njė atmosferė festive, pėr orthodhoksėt por edhe pėr komunitetin mė tė gjerė: Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit dhe i Gjithė Shqipėrisė, Imzot Anastasi, sė bashku me Mitropolitin e Korēės Imzot Joanin dhe Episkopin e Amantias Imzot Nathanailin, kreu ceremoninė e Shenjtėrimit tė Kishės sė bukur tė Ngjalljes sė Zotit Jisu Krisht, nė qendėr tė qytetit.

    Ishin me qindra besimtarėt nga qyteti por dhe enoritė e tjera pėrreth, me gjithė klerikėt e tyre, qė iu gėzuan kėtij momenti tė shenjtėrimit tė kishės sė tyre, qė u ndėrtua nga tė parat, qysh prej vitit 1994-1996. Pas ceremonisė me shėrbesėn madhėshtore orthodhokse tė Shėnjtėrimit, vazhdoi Liturgjia Hyjnore arkieratike, qė e kryesoi Kryepiskopi Anastas.

    Kjo ditė e bekuar pėr Pogradecin dhe Mitropolinė e Hirshme tė Korēės, pėrkonte me njė pėrvjetor tė bekuar tė Kishės sonė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė, atė tė plotėsimit tė 22 vjetėve nga Fronėzimi i Kryepiskopit, qė ishte njė hap vendimtar nė rrugėtimin e ngritjes kanonike tė saj pas persekutimit tė pashoq komunist.

    Kryepiskopi pėrshėndeti besimtarėt dhe klerikėt duke i pėrgėzuar ata pėr pėrparimin shpirtėror dhe duke i nxitur pėr forcimin e besimit si mbėshtetja mė e mirė pėr kapėrcimin e momenteve tė vėshtira qė kalon shoqeria. Duke kultivuar njerėz tė besės, bij tė Ngjalljes, tha Kryepiskopi, njerėz tė dashurisė, tė sė vėrtetės, tė sakrificės painteres, Kisha bėhet kontribues nė luftėn kundėr sėmundjes bashkėkohore tė korrupsionit, e cila i ka rrėnjėt nė egocentrizmin, rendjen pas pasurimit dhe tek gėnjeshtra. Njė qendėr kultivimi bijsh tė Ngjalljes do tė jetė pikėrisht edhe kisha qė sot u shenjtėrua kėtu nė Pogradec dhe sikundėr kisha tė tjera qė mbajnėnė emrin e Ngjalljes sė Krishtit, kaq domethėnėse nė kėtė periudhė ngjallėsore qė pėrjeton Kisha jonė pas Hadhit tė persekutimit ateist. Kjo kishė, sikundėr dhjetra tė tjera dhe sikundėr tė gjitha kishat orthodhokse, do tė jetė njė qendėr lutjeje dhe paqtimi, njė vend ku njerėzit pėrmes lutjes vijnė nė komunikim me Perėndinė, por edhe nė takim me njerėzit e tjerė, theksoi Kryepiskopi.

    Me veprėn e saj ndėrtimore Kisha jonė pėrvec qė siguroi vende adhurimi dhe veprimtarie sociale, qė i kishte nevojė, u fali qyteteve dhe fshtarave vepra arkitekturore tė njė hijeshie tė veēantė. Ajo qė ėshtė e rėndėsishme gjithashtu dhe qė e referoi ėshtė fakti se me kėtė veprimtari intensive Kisha u ofroi punė qindra personave, duke siguruar mirėqėnie dinjitoze edhe familjeve tė tyre nė mbarė Shqipėrinė dhe duke sjellė tė ardhura nė ekonominė e vendit.

    Falenderim tė thellė shprehu edhe Mitropoliti i Korēės, Imzot Joani, pėr veprėn e madhe tė Kryepiskopit Anastas nė ringritjes e Kishės sonė Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė.
    Vizita e Kryepiskopit vazhdon me kryesimin e Liturgjisė nesėr nė Katedralen e Ngjalljes nė Korēė.








    Marre nga http://orthodoxalbania.org/old/index...radec-2-8-2014

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Shenjtėrohet katedralja "Ngjallja e Krishtit", Pogradec


Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •