Shtirej si agjent i FBI-së, arrestohet shqiptari në Amerikë

SHBA- Nëse abuzon në emër të ligjit, mund ta pësosh keq. I tillë është dhe fati një shqiptari, emigrant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili duke u hequr si agjent i FBI-së, u arrestua nga policia.

Mësohet se Gjergj Pelushi, 28 vjeç, u arrestua pasi ka mashtruar dy shqiptarë të tjerë duke u hequr si agjent i FBI-së dhe duke përfituar shuma të mëdha parash për shërbimet që kryente duke përfituar nga ‘posti’ i tij. Mbi Pelushin rëndon akuza për mashtrim nga ana e Gjykatë në Melrose të Masaçusets. Ai kishte mashtruar dy persona, të cilëve u kishte marrë 27, 700 dollarë dhe një makinë.

Sipas informacioneve që përcjellin mediat e huaja, mësohet se Pelushi bënte premtime të mëdha, siç ishte dhe punësimi i tyre në FBI ose CIA, kundrejt një shumë të madhe lekësh. Por duhet se gjithçka nuk ka rezultuar e suksesshme për mashtruesin.

Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg, gjykata vendosi ta lërë Pelushin në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 28-vjeçari është në pritje të një transplanti të dyfishtë në mushkëri. Në lidhje me mashtrimin shtetasi shqiptar mund të dënohet deri në tre vjet burg.

(ed.me/BalkanWeb)

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ke-204210.html

p.s

Cuni i Drinit eshte ky?