Zbardhen përgjimet e Visho Likës nga 2013 deri në Shkurt 2014, në krye të listës Ylli Ndroqi dhe Frrok Çupi, deputetë, ministra dhe ambasadorë
Konfirmohen dyshimet më të zeza se, Shërbimi Informativ Shtetëror, institucioni kryesor i spiunazhit në Shqipëri, ka përgjuar politikanë, ministra, deputetë, ambasadorë, gazetarë, botues mediash etj., për llogari dhe interesa të Sali Berishës dhe familjes së tij biologjike-klienteliste. Pas katapultimit të Visho Likës në krye të institucionit të sekreteve, stafeta e përgjimeve ka kaluar nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë tek Shërbimi Informativ Shtetëror. Burime të konfirmuara tashmë në mënyrë të shumëfishtë kanë bërë me dije se kreu i spiunazhit, Visho Ajazi Lika ka përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe pa autorizim, gjatë vitit 2013 deri në muaj shkuar të vitit 2014, atëherë kur nisën edhe denoncimet e para në media, të politikanëve të ndryshëm, se po përgjoheshin nga SHISH. Sipas burimeve, është një listë e gjatë me ministra, biznesmenë të rëndësishëm, deputetë, personazhe publike, drejtues gazetash, gazetarë etj., të cilët janë përgjuar në mënyrë sistematike, ndërsa atyre u kanë shkuar të transkriptuara, në formë raportesh, në tavolinën e njeriut që ka urdhëruar përdorimin e SHISH për përgjime. Po kush janë personazhet publike që janë përgjuar? Gazeta SOT ka mundur të mësojë se në krye të listës së personazheve të përgjuara nga Shërbimi Informativ Shtetëror, janë Ylli Ndroqi dhe Frrok Çupi. President i RTV Ora News, Ylli Ndroqi dhe gazetari e analisti Frrok Çupi, mësohet se janë përgjuar sistematikisht nga Visho Lika. Bisedat telefonike, por edhe forma të tjera të komunikimit të dy personazheve në fjalë janë transkriptuar, duke iu servirur atyre që komandojnë sot në distancë Shërbimin Informativ Shtetëror. Po ashtu janë përgjuar ligjvënës të rëndësishëm të Kuvendit të Shqipërisë, anëtarë të qeverisë, ambasadorë të akredituar në Shqipëri etj. Në ditët në vijim pritet të dalë lista e plotë e personazheve të botës politike, mediatike, financiare dhe diplomatike, të vënë nën përgjim që nga viti 2013. Sipas burimeve të sigurta, periudha më intensive e përgjimeve, ka qenë koha para dhe pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, ku ata që u përmbysën nga pushteti kanë tentuar të kishin situatën nën kontroll, duke përgjuar ata që i konsideronin si të dyshimtë apo kundërshtarë.
U përgjuan edhe eksponentë të PD
Sipas burimeve, në axhendën e përgjimeve nuk kanë qenë thjeshtë përfaqësues të mazhorancës qeverisëse, por edhe disa eksponentë të rëndësishëm të opozitës shqiptare. Elementë të dyshimtë në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, figura të së djathtës dhe personazhe të rreshtuara pranë PD, janë përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror. Ndërkaq, përgjimet e paligjshme të Shërbimit Informativ Shtetëror, për llogari të Sali Berishës, kanë alarmuar organet e Kuvendit dhe shumicën në pushtet, ndërsa pritet të merren masa të forta dhe radikale.
- See more at: http://www.sot.com.al/politike/zbard....FUNjJ6PQ.dpuf
Krijoni Kontakt