Djeg të gjallë burrin, 40-vjeçarja: Ishte pak për të
UASHINGTON- Një 40 vjeçare ka djegur të gjallë burrin e saj, i cili ngacmonte prej disa kohësh vajzën 7 vjeçe të gruas. Ngjarja ka ndodhur në qytezën Renton, në shtetin e Uashingtonit dhe ka për protagoniste 40 vjeçaren Tatanysha Hedman.
Gruaja dhe vajza e saj jetonin me partnerin e ri të Tatanyshas, 52 vjeçarin Vincent Phillips. 40 vjeçarja nuk është përmbajtur kur ka zbuluar se burri që donte ngacmonte seksualisht vajzën e saj të mitur. Ajo e ka lyer me benzinë ndërsa flinte dhe më pas me një çakmak i ka vënë flakën. Burri ka dalë nga shtëpia i përfshirë nga flakët duke ulëritur për ndihmë.
Një shitës dyqani i ka ardhur në ndihmë. Para se të humbte ndjenjat burri ka thënë: “E bëri gruaja ime”. Phillips është dërguar me urgjencë në spital, ku sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë, për shkak të djegies në shkallë të lartë në të gjithë trupin.
E pyetur nga policët lidhur me ngjarjen gruaja ka thënë: “Po ta qëlloja do tregohesha shumë e sjellshme. Atë do të ishte shumë pak për të”.
Ajo është dërguar në burg, ndërkohë që për lirimin e saj me kusht nevojiten 500 mijë dollarë.
(ed.me/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/bota/2706/d...te-204197.html
Krijoni Kontakt