Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Afera Rama-Koço-Veliaj 3 milionë euro me reklamat propagandistike

    Afera Rama-Koço-Veliaj 3 milionë euro me reklamat e propagandes...

    Afera Rama-Koço-Veliaj 3 milionë euro me reklamat!

    Emri:  propaganda.JPG

Shikime: 438

Madhësia:  37.1 KB

    “Propaganda përmes reklamimit nuk është vetëm tentativë për të indoktrinuar masat, por është edhe kosto shumë e rëndë financiare njëkohësisht”.
    I vetmi investim që Rama ka bërë me ardhjen e tij në pushtet janë reklamat super të mëdha që kanë mbuluar gjithë vendin për “suksesin” e 300 ditëve të para, fatura e së cilës i kalon pa frikë 3 milionë euro. Të gjitha rrugët dalëse dhe hyrëse të kryeqytetit prej javësh janë mbushur me reklama të mëdha, ku proklamohen 300 ditët e para të çdo sektori të udhëhequr nga qeveria.
    Të ashtuquajtura si billboard-e (tabela të mëdha reklamash që vendosen brenda dhe jashtë qytetit në zona strategjike ku mund të shihen nga të gjithë) dhe citylight (tabela që vendosen brenda qytetit në të gjitha rrugët kryesore apo edhe nëpër stacione autobusësh etj.,) kanë mbushur Tiranën dhe shumë qytete të tjera të mëdha. Kushdo që del nga kryeqyteti dhe niset drejt Jugut apo Veriut të vendit në çdo 30-50 metra rrugë ka parë këto reklama të mëdha që qeveria nuk ka lënë cep rruge pa mbushur.

    Por, krahas çështjes së propagandës dhe faktit se secila prej këtyre reklama nuk përmban asgjë të vërtetë nga ato që propagandon, kostoja që qeveria ka paguar për to është marramendëse dhe shkon në vlerat e disa miliona eurove. Por jo vetëm kaq. Këto para përveçse i janë marrë buxhetit të shtetit dhe parave të taksapaguesve shqiptarë kanë shkuar për njerëzit më të afërt të Ramës, tek ortaku i mikut të tij, i njohur si Besua i Tajvanit, Koço Kokëdhima, i cili ndër bizneset e shumta të tij ka edhe një agjenci të posaçme që merret me ekspozimin e reklamave citylight, si dhe vëllait të Erion Veliajt, i cili përmes agjencisë së tij të marketingut Gogël është marrë me prodhimin e reklamave dhe me shumë evente e aktivitete të tjera në shërbim të propagandës së 300 ditëve, përfshirë këtu të gjitha aktivitetet që janë organizuar nga qeveria për çdo ministri përkatëse gjithmonë lidhur me bilancin e 300 ditëve.

    Të vendosura mbi kodra, mbi ura kalimi në autostradë, të mëdha dhe në vende me lartësi të konsiderueshme janë mesatarisht mbi 400 reklama të tilla që qeveria ka shpërndarë në të gjithë vendin, ku pjesa kryesore e të cilave është përqendruar në Tiranë. Aty ku dhe çmimet janë stratosferike. Bota e marketingut është ndër më të shtrenjtat, por ajo bëhet edhe më e shtrenjtë kur në rastin konkret kemi të bëjnë me përfitime që shkojnë në xhepat e pushtetarëve. Qindra mijëra euro Rama ia ka kaluar agjencisë së vëllait të Veliajt për prodhimin e reklamave propagandistike, ku çmimi vetëm në prodhimin e njërës prej tyre kap vlerën e disa mijëra eurove. Ndërkohë që qeveria ka porositur prodhimin e rreth 400 reklamave të tilla.

    Agjencia e vëllait të Veliajt është gjithashtu agjencia së cilës Rama i beson eventet dhe aktivitetet e tij kryeministrore, kostot e të cilave gjithashtu shkojnë në qindra milionë lekë. Për të kaluar tek shfaqja e reklamave përballë qytetarëve, kostoja vjen gjithnjë e më në rritje. Vendosja e një reklame të vetme në pjesën e rrugëve të autostradës, pozicionet e të cilave menaxhohen nga agjenci private kushton miliona lekë, dhe çmimi sa vjen dhe rritet kur vendosja e reklamave përzgjidhet në pozicionin më të dukshëm siç janë ato mbi kodra apo tabelat e lartësuara.

    Kur vetëm vendi për një reklamë kushton disa milionë lekë mendoni se sa shkon shifra me mbi 400 reklama që ka shpërndarë qeveria në çdo cep të vendit. Ky është i vetmi investim që Rama ka bërë në këto 300 ditë, ku përmes kësaj propagande super të shtrenjtë ai ka zhvatur nga taksat e qytetarëve qindra miliona euro për t’i mashtruar ata me premtimet e parealizuara. Këto para Rama mund t’i kishte shpenzuar për të realizuar premtimet e bëra ndaj qytetarëve dhe jo për ngritjen e tabela për t’u shitur qytetarëve mashtrimin me premtimet e tij.

    Ekspres.al
    Tomorrow Never Dies.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Afera Rama-Koço-Veliaj 3 milionë euro me reklamat propagandistike

    E o mire ju demokratet si beni. Ankoheni per reklamat. Edi Rama nuk eshte si Sali Berisha qe nderton rruge e tunele dhe i inaguron nga dy-tre here. Ai nuk nderton, ai shkaterron pallatet e ndertimet me leje e pa leje. Dhe kur nuk kemi vepra qe te inagurojme, do bejme ca reklama e parrulla te tilla.

    Ne fakt keni shpetuar mire, reklamat jane lule. Mire qe nuk ja futi nje boje fasadave te Shqiperise sic beri me pallatet e vjetra te Tiranes, qe i beri ngjyra ngjyra si sutjena grash.

    O shoku Rama,

    Ti ke nje sukses te madh ne keto 300 dite:

    - Beji nje fotografi te bukur policit dhe polices me te bukur te Rilindjes. Merr edhe nje foto te ndonje polici barkacel nga ata te Berishes, dhe veri fotot ne krah te njeri-tjetrit. Si i the gazetares se Le Monde, kishim polica barkacela e pa shkolle, tani i kemi te rinj, te bukur e me shkolle.

    Cili eshte ai shqiptar qe nuk i do policat e Rilindjes?

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •