Pas lajthitjes së Ramës, mediat greke: Shqipëria njeh zyrtarisht minoritetin e Himarës
nga
REXHEP POLISI
Deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama se në Himarë jeton minoritetet grek ka çuditur jo vetëm opionionin në Shqipëri, por ka krijuar jo pak habi edhe në mediat greke.
Teksa i referohen debatit në parlamentin e Shqipërisë për ndarjen territoriale shtypi grek citon kryeministrin shqiptar të thotë atë që nga pala shqiptare nuk e ka thënë askush deri më sot, se në Himarë ka minoritet grek. Gazeta “Proto Thema” shkruan se Rama është i pari kryeministër në historinë e Shqipërisë që njeh dhe pranon një fakt të tillë.
“Proto Thema” shkruan se: “
Deri më sot kryeministrat shqiptarë mbështesnin tezën së në Himarë jeton një komunitet bilingual, por gjatë debatit më të fundit në parlament për ndarjen territoriale të Shqipërisë, Kryeministri Edi Rama deklaroi se fakti se në Himarë jeton një pjesë e minoritetit grek, nuk nënkupton asgjë tjetër përveçse detyrimin për të respektuar liri dhe të drejta individuale dhe kaq”.
Edhe gazeta “Ta Nea “ në versionin e saj on line i ka rezurvuar një hapësirë të veçantë deklartës së Kryeministrit Rama për Himarën duke ripërsëritur të njëjtin fakt, Edi Rama bëhet i pari kryeministër shqiptar që pranon dhe njeh minoritetin grek në Himarë.
Prestigjozja “To Ethnos” shkruan se pohimi i Ramës në parlament se në Himarë jeton minoritet grek është deklarata e parë zyrtare e një kryeministri shqiptar për këtë çështje. Ndërsa agjencia on line “reporter. Gr” nënvizon se pavarësisht njohjes së minoritetit grek në Himarë kryeministri Rama nuk mori parasysh kërkesat e pakicës greke për ndarjen territoriale të Shqipërisë.
Në një analizë të para pak ditëve gazeta greke “To Vima” shkruante se Tirana po krijon përplasje të reja me Athinën, duke iu referuar jo vetëm ndarjes territoriale, por edhe çështjes së kufirit detar mes dy vendeve. Sipas gazetës, kryeministri shqiptar Edi Rama po nxit një klimë nacionaliste dhe qeveria e tij nuk duket njëlloj e predispozuar me Athinën për të zgjidhur çështjet e mbetura pezull.
Më tej thuhet se varianti që do të respektonte të drejtat e minoritetit grek në ndarjen e re administrative do të ishte varianti numër 5 që bashkonte Himarën me Lukovën në një njësi të vetme si dhe që gruponte fshatrat e minoritetit në Dropull e Sarandë në dy njësi më vete,
Duke iu referuar çështjes së kufirit detar Gazeta shkruan se nëse vërtetohen zërat se qeveria shqiptare e lidh zgjidhjen e marrëveshjen së ujërave me pasuritë e sekuestruara pal luftës italo-greke atëherë zhvillimet do të jenë intensive. Deklarata e kryeministrit Rama se në Himarë jeton minoritet grek ka gjetur jehonë edhe në mediat greke të diasporës
Ekspres.al
Krijoni Kontakt