Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899

    Serbia dhe MZ ne KE, tok me KOSOVEN

    Kryetari i Asamblesė Parlamentare i Kėshillit tė Evropės Piter Shider, sipas agjensive serbe ka thėnė se pranimi i Serbisė dhe i Malit tė Zi nė Kėshillin e Evropės ka tė bėjė me tė gjithė qytetarėt e bashkėsisė, duke pėrfshirė edhe qytetarėt e Kosovės. "Shpresojmė se edhe ata do t'i gėzojnė tė gjitha tė drejtat tė cilat rezultojnė nga Konventa evropiane pėr tė drejtat e njeriut dhe qė do tė pėrfshihen nė Gjykatėn evropiane pėr tė drejtat e njeriut. Gjithashtu shpresoj se delegacioni parlamentar i SMZ do t'i pėrfaqėsojė nė KE edhe qytetarėt e Kosovės. Siē ne i kuptojmė gjėrat, edhe pėrkundėr pranisė sė bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė, shpresoj se pėrfaqėsuesit ndėrkombėtarė do tė jenė mjaft mendjemprehtė t'ua lejojnė qytetarėve t'i shfrytėzojnė pėrparėsitė tė cilat i ofron anėtarėsia nė Kėshillin e Evropės", tha Shider

    balkanweb

  2. #2
    Mesa duket Europa kerkon qe te shuaje konfliktet ne Ballkan duke i futur te gjitha keto vende bashke njeheresh.

    Mendoj qe kjo do te kishe pasoja per Kosoven pasi do te rrinte nen Serbi ne te ardhmen duke iu mohuar krijimi i shteti te vete te Pavarur.

    Prandaj shqiptaret e Kosoves duhet te bejne cmos qe te shpejtojne procesin drejt pavaresise, perndryshe do te jete shume vone.
    Europa gjithmone eshte deklaruar kundra shperberjes se Jugosllavise, si ne kohen kur ka patur 6 Republika ashtu dhe tani.

    Shpresa e shqiptareve mbeten SHBA pasi ata e kane perkrahur qe ne fillim shperberjen e shteti jugosllav dhe ne menyre indirekte perfitojme dhe ne.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Gjithmone kam pasur frike nga nje mashtrim i tille, mund edhe keshtu te ndodhe nese amerikanet nuk na qendrojne afer.

    Mashtrimi mund te jete : FUTJA NE BASHKESINE EVROPIANE; tok me Kosoven ....
    Arsyetimet evropiane do te jene: Nuk jeni te afte te qeversini:
    Kriminalitetit, mafija, gjendja ekonomike .....konfliktet permanente nderpartiake...

  4. #4
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    hajt me dert hajde!

    Brari, menjehere te leshoje presidenti i zgjedhur kete deklarate, te ofruar nga nuh musa, keshilltari virtual i tij.

    te dashura muhalla e nahije rreth shtepise time,

    i nderuar kojshi

    " populli i kosoves, nuk do ta shfrytezoj kete te drejte, sepse ne menyre teknike kjo e drejte e OFRUAR nuk mund te praktikohet, kjo eshte nje e drejte rhetorike, e cila mu qellimin kryesore, barazine dhe drejtesine, e anashkalon ne menyre abzurde duke i sjelle keto ne nje qarkullim te pafund (fjale nga matematika), dhe keshtu cveleresohet vetvetiu.
    Per ilustrim, nje popull perberes i nje shteti, nuk mund shtetin e vet ta akuzoje, sepse populli nuk eshte individ, por kollektiv. Kjo zgjedhje, perkundrazi, do ta cante popullin, dhe do te acaronte situaten politke te shtetit, problem, per te cilin formohen ligje qe ta shmangin, problem, i cili edhe ne baze te ketyre ligjeve ekzistente e kaploj popullin kosovare ne vitin 1999"

    Kjo e pamundeson te drejten e kosovareve, per luften, me gjith pasojat e saj ne krejt aspektet njerezore, sociale dhe teknike, te kerkoje drejtesi ne forme demshperblimi dhe ndjese ne baze te ligjeve europjane, nga serbia dhe mali i zi, dy shtete, te cilet ne vitin 1999 perbenin republiken e jugosllavise, e cila luftoj popullin kosovare.
    Pasi nje aleance e shume shteteve (ketu mund te ceken krejt shtetet nje per nje) i doli ne ndihme kosoves, na beri ne praktike me dije, se kosovaret ishin te pafajshmit, kurse pala jugosllave fajtori. Keto fakte definojn rolet e dy paleve, dhe ne baza morale dhe etike, dajne edhe kerkesat dhe legjitimojn keto.
    Mbi keto fakte kosova i formon te drejtat qe ja jep vetvetes.

    Kosova tregoj gatishmeri per zgjidhje te problemit nderetnik ne baza te civilizuara, dhe e realizoj kete gatishmeri duke mare pjese ne mbledhjen e rambujese, dhe duke e nenshkruar dokumentin e hartuar qe garantonte paqe. Ky eshte i vetmi dokument ku drejtperdrejt perfaqesues te popullit kosovare barten vullnetin e popullit.

    Populli i kosoves eshte qe nga kjo kohe i detiruar te qendroj pa orientim politik, sepse vullneti i tij nuk eshte mare para sysh ne ndertimin e ardhmerise se tij. Populli i kosoves, nga keto shkaqe, nuk eshte i bindur edhe per rezoluten 1244, e cila nuk ka influence direkte apo indirekte te vullnetit te popullit kosovare. Populli i kosoves, ka te drejte ne baza morale dhe etike, mbi te cilat jane ndertuar gjithe ligjet e njerezise, mbi te cilat eshte themeluar civilizimi bashkkohore, te vendos mbi statusin e ardhshem te tij, duke ja dhene kete te drejte vetvetes.

    Per popullin kosovare nuk eshte kompetent as nje objekt juridik, e as nje subjekt perzonal, por thjesht vullneti i popullit vet, duke u vleresuar ne menyra te njohura, si per shembull ne nje votim.

    Kosova ja jep vetvetes te drejten, per tu anetaresuar ne keshillin europjan, dhe askujt tjeter.

    Populli i kosoves, e sheh territorin e kosoves ne kufijt aktual si prone te vet, dhe detyrohet ne baza morale e etike dhe duke e vleresuar pergjegjesine ndaj gjeneratave te ardhshme ta mbroj ate, perseri duke ja dhene kete te drejte vetvetes.

    Populli i kosoves eshte i detyruar, ne mungese te ndarjes se kompetencave nga qeveria nderkombetare, e cila bart aktualisht elementet shtetformuese, te shpreh vullnetin e vet, duke u bazuar ne te drejtat elementare te civilizimit, moralin dhe etiken.



    ju zgjat't jeta,

    presidenti juaj,

    qe ju don
    albanish by nature

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Trepca.net


    --------

    Konferencė shtypi e Dr. Bujar Bukoshi, kryetar i PReK-ut




    Prishtinė, 7 prill 2003 / Nga Zyra pėr informim e PReK-ut

    1. Partia e Re e Kosovės shpreh keqardhje pėr Kėshillin e Evropės lidhur me veprimin absolutisht tė ngutshėm dhe tė parakohshėm pėr tė pranuar Serbinė anėtare tė tij. Pėr Partinė e Re tė Kosovės, Serbia ėshtė ende shtet qė nuk ka kurrėfarė qėndrimi konstruktiv ndaj problemit tė Kosovės. Ky shtet ende nuk ėshtė i konsoliduar dhe ka njė ardhėmri ende tė paqartė. PReK-u konsideron se Serbia nuk ėshtė liruar as pėr sė afėrmi nga strukturat e atij regjimi qė shkaktoi katėr konflikte tė pėrgjakshme dhe bėri gjenocid mbi popuj. Konsiderojmė se kjo ėshtė edhe njė fitore pėr kriminelin Millosheviq nė Hagė dhe mesazh i gabuar kur bėhet fjalė pėr standardet. Nėse Serbia po mundka tė futet pa plotėsuar kurrėfarė kushtesh, nėse pėr Serbinė nuk vlejnė kurrėfarė standarde, atėherė nė Kosovė nuk duhet tė krijohet konfuzion me standarde, pėrveē nėse nuk ėshtė ky njė pretekst kundėr pavarėsisė sė Kosovės.

    Nėse Serbia do t’i kishte arritur ato kushte pėr tu bėrė anėtare e Kėshillit tė Evropės, atėherė kjo do tė ishte pozitive edhe pėr Kosovėn. Mirėpo, ne e dimė se nuk ėshtė ashtu dhe konstatojmė se aty ėshtė futur njė shtet i gabuar dhe problematik. Qindra milionė euro nga taksapaguesit evropianė tani po i akordohen njė shteti, pa kėrkuar nga ai kurrėfarė parakushtesh.

    2. Lidhur me pėrpjekjet e z. Steiner qė t’i pėrfitojė zyrtarėt e Beogradit duke i pėrkėdhelur ata dhe duke ju dhėnė llogari atyre se cilat kompetenca ai nuk e paska ndėrmend tua dorėzojė shqiptarėve, Partia e Re e Kosovės me keqardhje konstaton dėshtime tė UNMIK-ut nė Kosovė me ēdo ditė qė po kalon, sidomos nė mosqeverisjen e tėrė territorit tė Kosovės si dhe nė lėmin e ekonomisė.

    Partia e Re e Kosovės konsideron se Kosova ka arritur pikėn ku nuk mund tė pritet kurrėfarė pėrparimi, pėrderisa nuk ngjallet urgjentisht ekonomia. Nė tė kundėrtėn, Partia e Re e Kosovės ėshtė e bindur se tė gjitha ato efekte pozitive dhe rezultate qė janė arritur nė Kosovė, janė nė rrezik tė komprometohen.

    Nėse vazhdon kjo gjendje alarmante nė ekonominė e Kosovės, me kėtė papunėsi galopante, me njė varfėri qė kėrcėnon shoqėrinė kosovare dhe me njė situatė tė pashpresė pėr rininė e Kosovės, asgjė e mirė nuk mund tė pritet nė Kosovė. Partia e Re e Kosovės ėshtė pa masė e shqetėsuar me fillimin e njė trendi nė tė cilin tė rejat dhe tė rinjt e Kosovės, nė mungesė tė ēfarėdo perspektive, po fillojnė tė bėhen gadi ta braktisin Kosovėn me ēdo kusht, dhe tė vėrsulen nė vendet perėndimore sikur para luftės. Ky do tė ishte dėshtimi pėrfundimtar i misionit tė UNMIK-ut.

    Qytetarėt e Kosovės janė ngopur me demagogji dhe premtime, ata duan tė shohin zgjidhje konkrete pėr kėto probleme konkrete, siē janė ekonomia, infrastruktura, shkollimi, punėsimi, bujqėsia, kultura, luftimi i krimit, drejtėsia dhe ligjėshmėria, por para se gjithash ata duan formulimin e qartė tė ardhmėrisė sė Kosovės.

    3. Partia e Re e Kosovės konsideron se obstruksioni i Serbisė dhe manipulimi i disa zyrtarėve tė Beogradit me pakicėn serbe nė Kosovė ėshtė tragjedi pėr ata serbė tė pafajshėm tė Kosovės dhe komplikim shtesė pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės. Vetė serbėt po thonė: nė Kosovėn nėn Serbi po, nė Kosovėn e pavarur jo. Pavarėsia e Kosovės ėshtė punė e shumicės dhe nuk ka tė bėjė me teket e ekstremistėve serbė. Elitat ndikuese tė Beogradit qė e njohin realitetin nė Kosovė, le tė urdhėrojnė qė nga serbėt e Kosovės tė kėrkojnė integrimin e tyre nė organet e Kosovės. Nėse do tė kishte sinjale pozitive nė kėtė drejtim, do tė ishte ky njė plus pėr Kosovėn, pėr serbėt nė Kosovė dhe pėr Serbinė.

    Partia e Re e Kosovės poashtu konsideron se do tė ishte njė hap i vullnetit tė mirė i Beogradit sikur Qoviqi tė dėbohej nga ai post dhe tė eliminohej obstruksioni i tij nė proceset nė Kosovė.

    4. Partia e Re e Kosovės ėshtė skandalizuar me njė inisiativė tė cuditshme tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, qė ėshtė pėrmendur nė njė intervistė dhėnė televizionit serb „Palm plus“. Me kėtė inisiativė, kryetari i kėsaj partie na paska kėrkuar moratorium shqiptaro-serbo-malazezo-ndėrkombėtar.

    Me kėtė rast, Partia e Re e Kosovės dėshiron ta bėjė fare tė qartė se proceset qė nuk ndalen, nuk mund t’i nėnshtrohen moratoriumit. Vetėm infantilėt politikė mund tė propozojnė moratoriume pėr njė popull i cili nuk i ka borxh askujt. Partia e Re e Kosovės shtron pyetjen se ēfarė momenti i ri, pėrvec ndoshta ambicieve personale, na doli pėr kėtė nismė tė pakuptimtė?

    Partia e Re e Kosovės do ta ngrisė zėrin gjithmonė kundėr ēdo tentimi tė sabotimit tė pavarėsisė sė Kosovės.


    -------------

    Trepca.net


    Bukoshi mes tjerash thote:


    4. Partia e Re e Kosovės ėshtė skandalizuar me njė inisiativė tė cuditshme tė kryetarit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, qė ėshtė pėrmendur nė njė intervistė dhėnė televizionit serb „Palm plus“. Me kėtė inisiativė, kryetari i kėsaj partie na paska kėrkuar moratorium shqiptaro-serbo-malazezo-ndėrkombėtar.

    Me kėtė rast, Partia e Re e Kosovės dėshiron ta bėjė fare tė qartė se proceset qė nuk ndalen, nuk mund t’i nėnshtrohen moratoriumit. Vetėm infantilėt politikė mund tė propozojnė moratoriume pėr njė popull i cili nuk i ka borxh askujt. Partia e Re e Kosovės shtron pyetjen se ēfarė momenti i ri, pėrvec ndoshta ambicieve personale, na doli pėr kėtė nismė tė pakuptimtė?

    Partia e Re e Kosovės do ta ngrisė zėrin gjithmonė kundėr ēdo tentimi tė sabotimit tė pavarėsisė sė Kosovės.




    --------------


    Tash dhe un dy fjale...


    Ja kam pas friken Thaqit dhe ja ku po nxjerr kok ky gjarper.

    Ai sic e shiti Limen shet dhe Kosoven sepse eshte i mesuar me e dredh.


    Thaqi nuk ka asnji te drejte te diskutoje per te ardhmen e Kosoves.

    Ai eshte i demaskuar si kriminel dhe as kostumi Armani e as Fotografite me Merilinat nuk e zbardhin ftyren vrasesit profesionist Hashim Thaqit.

    KOSOVA ka zgjedhur RUGOVEN si autoriteti NR 1 qe te shprehi aspiraten e atij Populli.

    Populli Kosoves nuk ka pune me Serbo-Malazezet. pik.

    Rugova e ka bere te qarte.. DUAM REPUBLIKE ...

    PDK dhe AAK le te merren me biznese e Bordello e me vrasje por ne te ardhmen e Kosoves nuk kane pse shtijne hundet e tyre te qelbura prej kriminelesh e hajnash.


    qashtu...

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Lajmi thotė se ėshtė marrur nga agjensitė serbe tė lajmeve, dhe ka shumė mundėsi qė tė jetė keqinterpretuar qėllimshėm nga vet serbėt sikur vetėm ata dijnė ta bėjnė njė gjė tė tillė.
    Kurse pėr deklaratėn e Thaēit, duhet edhe vet PDK tė kėrkojė shpjegime nga ai, si dhe nėse gabime tė tilla pėrsėriten duhet hequr nėse PDK do tė ardhme nė politikėn shqiptare.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Bukoshi kur eshte dashur te luftohet per pavaresi , shetitetj pre Boni ne Berlin dhe prej kafe ne kafe. Tani partia e tij u formua pasi RUGOVA NUK e qerrasi me nje pozite. Cdo fjale e tij, eshet vetem si te fitoj ithtare te ri, mirepo ai nuk eshte faktor poltik ne Kosove. AI KA AQ SHUME ANETARE sa mund te mbushet nje autobus!
    Ai nuk ka parti , por ka nje klan!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nuh !

    E bukur ajo KUJTESA juaj. Kosova duhet te jete Shtet ne vehte dhe ne nje te ardhme bashk me Shqiperine e vise tjera te shqiptarer te formojme ShbA-ne ..etj kur thone disa.

    Rambuje eshte ose ishte nje "sorre kur ske pule".
    Mirpo Ajo u firmos (nenshkrua) ne nje situate ku populli i Kosoves u gjend para 2 alternativash.

    Te firmoste Rambujene e te shpetonte prej atij Tmerri ku nuk i dihej fundi (fillimi ju pa..ishte kalimi Biblik mbi Bjeshket e Namuna)..Pra te jepej NAtos nje "LETER " qe Nato ta kish si Leje per Bombardim..
    Ose te kembengulte ne Principet e Endrrave Shqiptare per Pamvaresi e te lihej kjo Enderr me gjith 3 milion Shqiptar ne Dore te Tankeve Serbe..

    U zgjodh e para pra nje "autogol" per te ardhmen per ti Shpetuar Tragjedise Madhe.

    Ne ishim i RRAHURI ne ate Konference e Serbia ishte fitusja.

    Bota donte nga ne te Rrahurit nje "pelqim" qe ne te Rrahurit e duam mbrotjen e BOTES..por na thosh Bota..NE Po ju shpetojme nga vdekja Sot por firmosni se jeni pjese e asaj qe keni qene.

    Nuk ka qene e lehte per Firmetaret por skish rrug tjeter. Ne nuk ishim PALA qe zgjedh ne at Rambuje te famshme.

    Sot Letra e Rambujese po na tundet para hundeve.

    Pergjigja e Jone duhet te jete Kolegjiale sepse dhe pergjegjsia do jete Kolegjiale per cdo pasoje.
    Pra te miren dhe te keqen Eshte populli qe e provon e populli duhet pyetur dhe quhet Fjal e popullit kur thuhet nga ata qe kane marre me shume vota nga Populli.

    E prandaj zoti Hashimi te jete i kujdeshem.

    Te mos harroje se i kane kushtuar shtrenjte "filmat" e tije me kaubojsa popullit te Kosoves.

    Dihet qe Hashimi ka dy Tutore nga te cilet ai trembet e mund te detyrohet te Kendoje simbas Avazit qe do Beogradi.

    Hashimi eshte "i degjueshmi" i tiranes gje qe e ben ate person jo te pamvarur.

    Tirana ne se ka detyrime nga "lart" te thyeje Digen qe Rugova dhe populli kane Shpallur se " KOSOVA DO REPUBLIKE" athere tek Hashimi eshte gjetur pikerisht Njeriu qe mund ta thyeje kte Dige e te fuse Kosoven ne ujra te tjera. te turbullta...

    Hashimi midis Hages dhe "kujtimeve" te Klosit mund te cfaqet nje dite papritur si nje "europist" i thekur e super modern qe "eshte per nje ballkan ku kosova si pjese e jugosllavise shikon bukur te ardhmen e saje ne Europe"..etj etj pralla.

    Dje Kosova Pressi e dha kte deklaraten e "Moratoriumit" dhe te shikojm cka po thon tjeret.

  9. #9
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    S'mbaj mėnd se ku lexova, por morra vesh se Serbi-Malizi hynte veēmas nė KE, dhe se Kosova do tė kishte njė proces tė veēantė. Shpresoj kjo tė jetė e vėrteta.

    drini.

  10. #10
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    o brar, rambujeja garantonte referundim pas tri viteve per vetvendosje te kosovareve. Ki ish shkaku kryesore, prane vendosjes se trupave paqeruajtese, per refuzimin e nenshkrimit nga pala serbe. ME ose PA rambuje, NATO i ra serbise, sepse qellimet shoviniste te diktatorit serb ishin te qarta per ate, aty nuk kish dyshim, edhe hollbruk pas takimit te fundit me milloshin deklaroj para shtypit, se milloshi i ish dukur shume i vendosur, dhe shprehi keqardhjen e tij, sepse nuk kish mundur te shmangte konfliktin e armatosur.

    flm

    PS: une jam i mendimit se marionetat ne qeverine kosovare drejtohen nga tjeter kush. Te gjithe!!!, por sidoqofte, krejt ndryshimet patjeter shkojn ne favor te kosovareve, edhe pse mundet te kete dikund dyshime, NUK EKZISTON RRUGEDALJE TJETER PERVEC SE PAMVARESISE. Cdo kompromis tjeter do te jete i qelbur, dhe do ti vije era para se me u shtruar.

    Mendon se thaci rrezikohet te miret ne hage???, ku bazohesh ketu?
    albanish by nature

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  2. Serbia e tandemit Tadiq-Koshtunica...
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 13:26
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Forcat ushtarake serbe mobilizohen pėrgjatė vijės administrative me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-04-2006, 15:11
  5. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •