Emri:  big_me.jpg

Shikime: 1225

Madhësia:  18.5 KB

Faqet kryesore online te disa ministrive kanë rënë pre e hakersave. Nga të dhënat e fundit të hakeruara janë faqet ministrisë së Jashtme, Financave, Transportit dhe Integrimit. Gjithashtu të hakeruara janë faqet e ministrisë së Inovacionit, Shëndetësisë, Zhvillimit Urban, Brendshme dhe Energjisë. Faqet janë hakeruar nga grupi “Redanons_Al Justice”. Hakerimi është shoqëruar me një mesazh politik me 13 pika. “Qeveria po përqendron pushtetin në duart e saj. Reforma në arsim e papranueshme për realitetin shqiptar.

Mesazhi i REDANONS_AL JUSTICE"

"Së pari duam të urojmë Festën e Bajramit të gjithë shqiptarëve qofshin këta, myslimanë, bektashinj, ortodoks, katolikë, evangjeliste etj, sepse shqiptarët janë stë gjithë të bashkuar në raste të tilla. Arsyeja e këtij sulmi të përgjithshëm bëhet në një kohë ku kryeministri dhe qeveria po mundohen të centralizojnë të gjithë pushtetin në duart e tyre. Kjo është e papranueshme sepse kjo qeveri u ka borxh shqiptarëve besimin. E gjithë administrata duhet të jetë shërbëtore e popullit dhe jo anasjelltas. Pakënaqësitë tona lidhen më këto pikat e poshtë përmendura. Gjithashtu aty do të gjeni dhe mendimet tona përsa u përket disa çështjeve.

1. Reforma në Arsim. Është e papranushme një reformë e tillë për realitetin shqiptar. E vetmja gjë e mirë e kësaj është vendosja e mesatares. Të gjitha të tjerat janë të papranueshme. Tarifa për ndjekjen e studimeve edhe sot janë të larta, jo me këtë 2,3 apo 4-fishim të saj. Ju me të vërtetë deklaroni se grupe të caktuara do të kenë tarifa ,më të ulta apo falas, por ajo pjesë e shoqërisë është e vetmja që nuk e ndjek shkollën e lartë sepse u duhet të mbajnë familjet. Në këtë m,ënyrë do të bëhet një diferencim shoqëror ku shtresa ku shtresa e pasur do të jetë e vetmja që do të përballojë shkollimin. Nëse me të vërtetë jeni për të orientuar nxënësit nga shkollat profesionale, atëherë vendoseni si detyrim që përpos degës që studion një student, gjatë atyre 3 viteve të mësojë edhe 1 profesion, është kaq e lehtë, por më duket se doni ta lini popullin injorant që ju tëvazhdoni me pisllëqet tuaja të pashqetësuar. Prandaj ftojmë të gjithë studentët dhe gjimnazistët të mos heshtin më, por të ngrihen në protesta në të gjithë vendin, tu tregojmë se me të ardhmen toinë nuk duhet të luhet. Veprime të tjera të nevojshme: ti hiqet autonomia universiteteve, të bëhen teste vlerësimi për çdo petagog në fushat e tyre në fuhat e tyre në qendra të posacme në kryeqytet, të limitohet qëndrimi i rektorit në jo më shumë se 4 vite dhe dekanit jo më shumë se 8 vite. Të bëhen teste pranimi të centralizuara për cdo aplikant dhe petagog në universitetet shtetërore. Gjithashtu, testimet të përfshijnë edhe aftësitë komunikuese dhe didaktike me zë të këtyre petagogëve në seanca 30 minutëshe.

2. Më 22/05/2014, Elisa Spiropali drejtoresha e Përgjithshme e Doganave deklaronte me plot krenari se janë asgjësuar 4425 copa mallrash, këpucë, bluza sportive etj. Me arsyetimin se ishin të falsifikuara. Përse këto mallra në vend që të asgjësoheshin, përse nuk iu shpërndahen njerzve në nevojë. Nëse ligji e ndalon një gjë të tillë, atëherë merrni masa dhe bëni amendamentet e nevojshme duke iu shërbyer të varfërve e jo të bëni debate në seanca sesi të fitoni sa më shumë fuqi.
3. Pr/ligji për regjistrimin e numrave të celularëve të hidhet poshtë. Edvin Rama do të bëhet Big Brother i shqiptarëve, por nuk do tja lejojmë. Nëse një ligj i tillë aprovohet, ftojmë të gjithë qytetarët të hedhin në kosh celularët e tyre, pasi do të jetë e vetmja mënyrë që biedat tuaja të jenë private.
4. Shpërndarja e informacioneve të rreme përmes mediave të kontrolluara nga PS. Shqiptarë kujdes nga ajo cfarë dëgjoni në media, besoni vetëm kur ministrat ti thonë me gojën e tyre ato që dëgjojmë ne në media se gjoja kanë thënë kështu apo ashtu.
5. Drejtësia shqiptare është totalisht jashtë kontrolli. Megjithëse pushteti gjyqësor është dhe duhet të jetë i pavarur, ai ka dalë nga binarët. Ftojmë që gjyqësori shqiptar të bëhet i pavarur, ai ka dalë nga binarët. Ftojmë që gjyqësori shqiptar të bëhet i varur nga BE për shembull duke marrë shembullin e EULEX. Jemi të sigurt se nëse do të bëhej një referendum për këtë cështje mbi 75% e popullsisë do të ishte pro.

6. Kryeministri i Shqipërisë të ndalojë menjëhrë cdo përpjekje për të marrë kompetencat e Presidentit. Është e papranueshme dhe shumë e cuditshme kjo uri e madhe e tija.
7. Të bëhen amendamentet e nevojshme në taksimin e pagave për të mos u lënë vend abuzuesve si shembulli që do tju paraqesim më poshtë. Nga Emaili personal i Albana Caushi: Albana Caushi dhe shefja e saj Lejla nga Bosnja e Hercegovina bashkëbisedojnë sesi të mund të përfitojnë nga shteti shqiptar duke bërë punonjësit e tyre të nënshkruajnë kontrata punësimi në mënyrë që të marrin paga 1 herë në 3 muaj duke i shkaktuar dëm shtetit shqiptar në taksa duke llogaritur mënyrën e re të taksimit që ka hyrë në fuqi në 1 janar të këtij viti. Alabana Caushi i jepte me shembuj shefes së saj sesi mund të kursenin 100000 L/personi duke bërë këtë manovër. Ekonomistët do të mund ta kuptojnë më mirë.
8. Të tillë fillojnë peocedimet penale ndaj të gjithë zyrtarëve të qeverisë së kaluar që kanë shkelë ligjet. Të fillojë ndjekja dhe hetimi i pasurisë i shtetasit Gëzim Kalaja, kreu i sindikatave të pavarura. Të bëhen audite të imtësishme në të gjithë Shqipërinë për shpenzimet e fondeve. Të shikohen me imtësi të gjitha shpenzimet.Po sikur tju themi se ekziston një furgon i vjetër i blerë nga një drejtori për vlerën e 10 milion lekëve të reja. Këtë informacion e kemi nga një qytetar i shqetësuar i një qyteti të Shqipërisë.Kështu po shohim edhe se si i hetoni ankesat juve. Ne kemi edhe dokumentacioni e plotë të akt blerjes së këtoj furgoni me taksat e shqiptarëve dhe në rast të mos zbulimit do ta bëjmë publike në një sulm tjetër.

9. Të pushohen nga puna të gjithë të paaftit e AKSHI-t. Nuk janë në gjendje të ofrojnë siguri për asgjë. Në listën tonë të videove do të mund të shihni të gjitha informacionet e infrastrukturës të shtetit tonë, specifika që duëhej të ishin sekrete, por që ishin vendosur në një server të pasigurt të AKSHI. Ata e marrin pagën kot.
10. Të mos ketë pazare me ndryshimin e cmimit të energjisë elektrike, jemi dakort që të ketë vetëm një tarifë, por që ajo tarifë e vetme të jetë cmimi i tarifës së parë aktuale deri në 300 Kë, fundja fundit i gjithë ky sistem elektrik është mundi i këtij populli.
11. Të hiqet fjalri i qeverisë "Kriëmet e Komunizmit" nëse nmuk do të ketë veprime konkrete sepse po marrim shembullin e qeverive të kaluara, ata kanë dënuar simbolet jo të gjalla si buste etj. Duke i shkatërruar apo hequr dhe nuk dënuan njerëzit e bënë diktaturën të jetojnte.
12. Të publikohen informacionet mbi RTSH (Radio Televizioni Shqiptar), paratë që grumbullohen nga taksat tona, sa % merr RTSH dhe sa % shkon në arkën e shtetit.Fitimet e këtij televizioni nga reklamat apo mënyrat e tjera fitimprurëse nëse ka dhe shpenzimet duke përfshirë të gjitha zërat e mundshëm dhe përsa i përket zërit të pagës së punonjësve të jenë të ndara specifikisht me emrea dhe mbiemra të gjithë punonjësit që paguehen dhe sa paguhen nga paratë tona si dhe rolet qëluajnë në këtë televizor. Të fillojnë pushimet nga puna të atyre që marrin rrogën e plotë e të punësohen më shumë punonjës si gazetarja e emisionit të mëngjesit.
13. Të ulet paga me 50% e të gjithë deputetëve, kryeministrit, Ministrave, zv/kryeministrave të cilët kanë të paktën 1 biznes të madh ose kanë deklaruar pasuri monetare dhe të patundshme që kapin një shifër të caktuar e cila është tepër e lartë, nuk besoj se do tia ndjejnë mungesën. Shërbëtorët nuk duhet të paguhen më shumë se të zotët. Mare nga ikub.al !