Tirana, qyteti i themeluar nga Xhamitė
nga Edmond SHARKA
Tirana, qendra e mbarė shqiptarėve prej rreth njė shekulli, ku sytė e tyre janė drejtuar pėr tė parė ndryshimin pėr mirė tė shqiptarėve kudo qė janė, qyteti i cili pėsoi njė rritje tė paparashikuar nga njė dekadė nė tjetrėn gjatė gjithė shekullit XX dhe dekadėn e parė tė shek. XXI, sa i pėrket sipėrfaqes, popullsisė, teknologjisė, zhvillimit, kulturės, artit, fesė, ndėrtimtarisė, etj., gjithashtu dhe qyteti qė mė parė nga tė gjithė qytetet tjera shqiptare ia fshinė memorien historike, mė shpejt se ēdo qyteti tjetėr, dhe nė kėtė mėnyrė vepruan me mbarė Shqipėrinė veēanėrisht gjatė periudhės sė komunizmit, prandaj dhe zhvillimi i kėtij qyteti ėshtė kaotik, jo i planifikuar.
Por mė e keqja ėshtė se e njėjta gjė vėrehet edhe pėrgjatė 20 viteve tė fundit, njė tendencė kaotizmi tė vazhdueshėm, njė fshirje e sė kaluarės sė saj shekullore tė lavdishme, ku myslimanėt e ngritėn kėtė qytet duke e zhvilluar ngadalė, duke i hapur derėn gjithsecilit qė kėrkoi tė jetojė nė tė, duke u bėrė Kryeqyteti i vetėm qė solli stabilitetin politik tė vendit (1912-1920) etj. Ndėrkohė kėta myslimanė dhe objektet e tyre, vend-faljet, pra xhamitė, gjithmonė janė sulmuar, fillimisht pėrgjatė disa dekadave nga komunistėt dhe tashmė gjatė dy dekadave tė fundit nga ‘papagajt’ e mediave, qė e quajnė veten ‘intelektualė’, ‘zėri i popullit’, ‘arkitektė’, ‘ambientalistė’, ‘analistė’ etj., ndėrkohė pėrkrahin nisma tė shumta degjeneruese pėr shoqėrinė shqiptare. Kur vjen ēėshtja te myslimanėt, pėr tė kryer ritet e tyre fetare, pikėrisht kėtu u prishet terezia, ankohen pėr minaret e xhamive kudo ku janė nė mbarė trojet shqiptare duke iu pėrkushtuar Zotit me adhurim, se pikėrisht kėto na qenkan tė larta dhe na paskan ndryshuar identitetin real tė shqiptarėve. Zėra qė dalin kundėr ndėrtimit tė XHAMISĖ SĖ MADHE, duke u lemerisur dhe duke u tmerruar se po bėhet hataja “po ndėrtohet Xhamia nė truallin historik tė saj”, xhami e cila po ndėrtohet pėr nevojat imediate tė myslimanėve, me financat e vetė atyre, madje me konsultim tė mbarė shoqėrisė qė tė bėhet njė ndėrtim sa tradicional aq dhe modern, tė ruhet sa mė shumė gjelbėrimi dhe jo tė abuzohet.
Si qėndron e vėrteta mbi Xhamitė e Tiranės?!
Nė kėto pak rreshta po paraqesim fakte pėr njė pjesėz fare tė vogėl tė historisė sė fshirė qėllimisht tė qytetit tė Tiranės. Michel Kiel, shkruan se: Prania e njė xhamie dhe njė tregu ishin dy tiparet kryesore qė e dallonin ligjėrisht fshatin osman nga njė qytet i vogėl.[1]
Me njė vlerėsim tė ēuditshėm pėr objektet e kultit islam dhe mėnyrėn se si njė vendbanim bėhet qytet flasin dhe studiuesit e periudhės komuniste, edhe pse duken qartazi ngjyrat ideologjike tė sulmit ndaj fesė. Po citojmė njė paragraf tė gjatė tė kėtij vlerėsimi pėr t’i qėndruar korrekt tekstit dhe kuptimit tė qartė tė tij: “Ndėrtimet e kultit musliman me pėrhapjen e tyre nė tėrė territorin musliman pėrbėjnė njė fenomen arkitektural me rėndėsi. Ata vazhdojnė dhe japin vlerėsim e tyre real se: Gjatė shek. XVI-XVII xhamitė bėhen objekte pėrcaktuese nė ndėrtimin e qendrave tė qyteteve. Ato ndėrtoheshin nė pjesėn mė aktive tė qyteteve, pranė tregut dhe ndėrtimeve tė tjera publike tė veēanta, ose nė komplekset arkitekturale me objektet e mėsipėrme apo dhe ndėrtime tė tjera kulti, madje me kohė dhe me shtimin e tyre, brenda qendrės sė qytetit ndėrtoheshin edhe mjaft xhami tė tjera. Krahas xhamive tė mėdha ndėrtoheshin tė tjera modeste nga pėrmasat, mesxhidet, kryesisht nė lagjet e ndryshme tė qytetit tė banuara nga popullsi e besimit islam. Nė aspektin tipologjik xhamitė qė fillojnė tė ndėrtohen nė vendin tonė janė dy llojesh, xhami me sallėn mbuluar me kupolė dhe xhami tė mbuluara me ēati druri.”[2] Ky ishte vlerėsimi i studiuesve, ndėrkohė qė po nė tė njėjtat studime vlerėsimi i Partisė pėr fenė Islame dhe objektet e kultit ishte se: “Pushtuesit Osmanė sollėn nė Shqipėri njė varg ndryshimesh nė sferėn idologjike dhe kulturore, si islamizimin me diskriminimin e tij fetar e shoqėroro-politik ndaj masės mė tė madhe ndaj popullsisė vendase[3] dhe se tė gjitha faltoret na kujtojnė pėrpjektjet qindravjeēare qė zhvilluan sundimtarėt e huaj dhe klasat shfrytėzuese pėr t’i mbajtur masat popullore nė robėrinė e tyre politike, nė zgjedhėn e shfrytėzimit feudal, dhe nė hallkat e skllavėrisė moderne. Por partia jonė e ka parė luftėn kundėr fesė si mjet tė domosdoshėm pėr ēlirimin shoqėror.”[4] Ndėrkohė vlerėsimi pėr tė vetmin objekt kulti tė ruajtur nga periudha osmane ishte se: “Pėr vlerat arkitektonike, urbanistike-historike dhe artistike, sot kėtė xhami (tė Et’hem Beu-t) e shohim si monument kulture edhe si njė dėshmi e nivelit tė lartė ndėrtimor tė mjeshtrave tanė duarartė popullor.”[5] Pra duket qartazi qė komunistėt vėrtet i vlerėsonin objektet arkitekturore tė ndėrtuara nga osmanėt si vepra me vlera tė larta e tė mėdha historike dhe arkitekturore, por sulmonin osmanėt dhe fenė Islame, duke ia dedikuar kėto ndėrtime ‘popullit shqiptar’, nė emėr tė tė cilit kanė vepruar gjithmonė me krimet e tyre teoriko-ideologjike, por dhe vrasjet reale. Tė njėjtėn logjikė ndjekin dhe ‘pasardhėsit’ e tyre sot, ku nė emėr tė popullit kritikojnė, sulmojnė dhe vjellin vrer pėr gjithēka qė bie ndesh me ideologjinė e tyre, apo interesat e tyre meskine.
Shumė pak shqiptarė e dinė qė pikėrisht Tirana ashtu si shumė qytete tė tjera shqiptare, e filluan jetėn e tyre urbane nga ndėrtimi i Xhamisė. Ishin myslimanėt tė cilėt ngritėn faltoret e tyre dhe njėkohėsisht nisėn jetėn e qytetit tė Tiranės, mė saktė pėr Tiranėn: “Xhamia e Sulejman Pashės nė vitin 1614 shėnoi themelimin e qytetit tė Tiranės, e quajtur ndryshe dhe si Xhamia e Vjetėr, njė monument i rrallė i kultit dhe kulturės.”[6]Ndėrsa arkitektėt objektivė japin vlerėsimin se: “Pėr Tiranėn xhamitė luajtėn rol pozitiv nga pikėpamja urbanistike. Pikėrisht, ndėrtimi i xhamisė sė Sulejman Pashės, sė bashku me banjat publike (hamamin), hotelin (hanin) dhe furrėn e bukės, simbolizon nga pikėpamja historiko-arkitektonike lindjen e qytetit tė Tiranės.”[7] Po nė tė njėjtėn logjikė vlerėsimi dhe argumentimi ėshtė dhe historiani i njohur Kristo Frashėri, i cili nė studimin e tij pėr Tiranėn si qytet, thotė se: “Ndėrtimi i katėr objekteve me nė qendėr xhaminė nga Sulejman Pasha solli dhe kthimin e Tiranės nga fshat nė qytet me datėn e skalitur nė hyrjen e xhamisė sė vjetėr nė vitin 1614.”[8]
Mbėshtetur nė tė dhėnat historike dhe vlerėsuar nga arkitektė tė urbanistikės, bėrthama e parė e qytetit lindi dhe hodhi shtat sė bashku me xhaminė e vjetėr tė Sulejman Pashės (1614), nė qendėr tė strukturės sė sotme tė Tiranės, sot Partizani i Panjohur dhe sheshi para e rreth tij. Bėrthama e dytė e qytetit u krijua nė fillim tė shek. XVIII rreth xhamisė sė Firės, 600 m nė Veri-Perėndim tė xhamisė sė parė (sot Shkolla J. De Rada). Kjo ndėrtesė e amortizuar u rindėrtua nė themelet e saj nė vitin 1859. Bėrthama e tretė ndėrtohet nė verilindje tė bėrthamės sė parė, rreth xhamisė sė Zaimit nė 1775, e shembur pėr nevoja urbanistike pas Luftės sė Dytė Botėrore, fatin e tė cilės do ta kishin shumė xhami tė tjera. Bėrthama e katėrt nis me fillimin e ndėrtimit tė xhamisė sė Et’hem Beut (1794-1821), e vendosur aty ku ndodhet edhe sot. Nė kėtė logjikė nė pika tė ndryshme, gjithnjė nė njė distancė tė afėrt me bėrthamėn e parė vazhdojnė dhe vendosen me radhė bėrthamat e tjera tė qytetit gjithmonė me qendėr njė xhami, si ajo e Stėrmasit (1840), e Kokonozit, e Bėrxollit tė shek. XIX, e Karapicit 1858, e Mujos, e Reēit e kėshtu me radhė, duke lėvizur nė mėnyrė centrifugale nga qendra nė periferi e pėrsėri nė qendėr.[9]
Xhamia e vjeter (Sulejman Pasha)
Evlija Ēelebiu qė nė shek. XVII thotė se: “Tirana bėn pjesė nė administratėn e Ohrit, ndodhet nė njė fushė shumė tė gjerė, ka shumė xhami, hane, hamame, dyqane e kopshte.”[10] Por tė gjithė kėto argumente tė shumtė pjesėrisht janė fshirė nga memoria e Tiranės, janė sfumuar nga kujtesa e shoqėrisė, dhe ajo qė ka ngelur ėshtė vetėm Arkitektura Urbane e skicuar nga italianėt gjatė periudhės sė Mbretėrisė, dhe ndėrtimet e shėmtuara tė regjimit komunist gjatė viteve 1945-1990. Prandaj “Xhami qė mbanin mbi vete copėza tė rėndėsishme tė historisė sė Tiranės, u shkatėrruan sistematikisht, pėr tė shkėputur lidhjet me tė kaluarėn dhe t’i pėrgjigjeshin kushteve dhe rrethanave tė reja, tė krijuara nga ideologjia komuniste, pranimet e kėsaj ideologjie ndoqėn dhe arkitektėt dhe drejtuesit e urbanistikės duke shkatėrruar Pazarin e Vjetėr, godinėn e Bashkisė, shumė xhami, duke i zhdukur dhe gurėt e themelit[11] me qėllimin e vetėm pėr t’i ndryshuar identitetin e vėrtetė Tiranės qė kishte fillimet e saja si qytet pikėrisht nga fetarėt, pikėrisht nga myslimanėt dhe pikėrisht me ndėrtimin e xhamisė.
Tabela e mėposhtme na freskon kujtesėn pėr tė gjitha xhamitė qė Tirana ka patur qė gjatė viteve 1614 – 2013, pėr 4 dekada me radhė, mė pas gjithsecili mund tė bėjė vetė vlerėsimet se cili ėshtė me tė drejtėn dhe se ēfarė meriton Tirana nė tė vėrtetė, nėse e meriton njė apo mė shumė xhami, tė mėdha apo tė vogla ska shumė rėndėsi, se sa borxhli janė pushtetarėt dhe mbarė ata qė shkatėrruan xhamitė kundrejt kėtyre xhamive dhe mbarė myslimanėve.
Nr. Emėrtimi Vendndodhja viti i ndėrtimit Gjendja Aktuale
1 Kompleksi i Xhamisė sė Sulejman Pashės Partizani i Panjohur 1614 – 1950 Monument-shesh
2 Xhamia e Balit (mesxhid) Rr. Mihal Grameno fund shek. XVII – 1967 Banesė private
3 Xhamia e Met Firės (e Beshirėve) Rr. Barrikadave 1707 – 1960 shkolla Sami Frasheri
4 Xhamia e Mujės (e Sherif) (mesxhid) Rr. Budi pranė Q. Studenti 1737 – 1970 Banesė shumė-katėshe
5 Xhamia e Kokonozit Xhamia e Pazarit tė Ri 1750/60 -1930 * 1933- Xhami
6 Xhamia e Zajmit Rr. Thanas Ziko 1777 – 1967 Banesė shumėkatėshe
7 Xhamia e Stėrmasit (e Pazarit) Rr. Barrikadave 1840 – 1960 Lulishte pranė qendrės
8 Xhamia e Sherif Mėhallės (Tabakėve) Xhamia e Tabakėve Shek. XVIII - Xhami
9 Xhamia e Karapicėve (e Esnafit) Sheshi Skėderbej VP shek. XVIII – 1930 Muzeu Historik Kombėtar
10 Kompleksi i Xhamisė sė Et’hem Beut Po aty 1821 - Xhami
11 Xhamia e Vathit (mesxhid) Rr. Qemal Stafa gjysma e dytė shek. XIX – 1966 Banesė shumėkatėshe
12 Namazgjaja Po aty Shek. XIX - toke e lire
13 Xhamia e Haxhi Jasės Blv. Zogu i Parė ? – 1930 Materniteti GERALDINE
14 Xhamia e Islam Allės Rr. Fortuzi ? – 1966 Shkolla ‘Jeronim De Rada’
15 Xhamia e Bamit Te Varri i Bamit ? – 1967 Banesė 5 katėshe
16 Xhamia e Bėrxollit Rr. Ali Pashė Gucia ? – 1967 Banesė shumėkatėshe
17 Xhamia e Sheh Zelės (mesxhid) Shyqyri Bėrxoll ? – 1967 Shkolla ‘Kostandin Kristoforidhi’
18 Xhamia me Teneqe (e familjes Sharofi) Rr. Hoxha Tahsini ? – 1967 Banesė shumėkatėshe
19 Xhamia e Sheh Voglit (mesxhid) Rr. Vllazėn Huta ? – 1967 Banesė shumėkatėshe
20 Xhamia e Merjes Te Sanatoriumi i Vjetėr Nga tė vjetrat ( ? ) ( ? )
21 Xhamia e Sheh Muharremit Nė lagjen ‘Islam Efendi’ Nga tė vjetrat ( ? ) ( ? )
22 Xhamia e Toqit Nė lagjen Abdullah Bej Nga tė vjetrat ( ? ) ( ? )
23 Xhamia ‘Dine Hoxha’ (H.H. Dashit) Po aty 1933- Xhami
24 Xhamia e Ēullhajve Kombinat Mbaroi ndėrtimi nė1993 Xhami
25 Kompleksi i Xhurės Ku ėshtė dhe sot Mbaroi ndėrtimi nė1996 Xhami
26 Xhamia nė Bllokun Al-Mak Laprakė Mbaroi ndėrtimi nė1998 Xhami
27 Kompleksi i Medresesė Te Medreseja sot 1924 Medreseja / 2001 xhamia Medrese dhe Xhami
28 Xhamia Manallari Unaza e Re Mbaroi ndėrtimi nė 2007 Xhami
29 Xhamia te Kopshti Zoologjik Kopshtit Botanik Qershor 2013 Xhamia mė e re nė Tiranė
Nga kjo tabelė e nxjerrė mbas njė hulumtimi tė gjatė rezulton se:
- Nga viti 1614 – 1920, janė ndėrtuar dhe kanė funksionuar mbi 24 xhami dhe Namazgjaja. Nuk ėshtė prishur pėr asnjė arsye asnjė xhami, janė rrėnuar nga amortizimi disa por qė janė rikonstruktuar apo ndėrtuar nga e para nga xhemati, fise apo dhe individė, emrin e tė cilėve ka marrė xhamia mė pas.
- Nga viti 1920 – 1939, ėshtė ndėrtuar vetėm 1 xhami e re, janė rindėrtuar jo mė shumė se 3 xhami, janė prishur si shkak i planifikimit urban 2 xhami. Kjo qe periudha nė tė cilėn filloi amortizimi i xhamive, moskujdesja nga shteti pėr to, madje kemi pėr herė tė parė prishjen e xhamive nga vetė shteti me preteksin e planifikimit urban.
- Nga viti 1939 – 1970. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore si shkak i bombardimeve kemi shkatėrrimin e plotė apo tė pjesshėm tė disa xhamive. Partia e Punės e ardhur nė pushtet mbas Luftės (1945) gjėnė mė tė mirė qė ka bėrė gjatė qeverisjes sė saj, normalisht pėr syfaqėsi, ishte rindėrtimi apo rikonstruktimi i 2-3 xhamive, me iniciativėn e myslimanėve apo individėve qė kishin reputacion nė instancat shtetėrore, por kjo do tė ishte vetėm fillimi pasi deri nė 1967 PPSH qė drejtonte Shtetin Shqiptar, prishi e shkatėrroi gjithēka nga Tirana e Vjetėr, duke ia ndryshuar identitetin fetar dhe fizionominė qė e karakterizonte qė nga themelimi.Rreth 20 xhami u shkatėrruan totalisht dhe nė to u ndėrtuan shkolla, banime tė reja, lulishte, etj. Fatin mė tė mirė e kishin ato xhami qė nuk u prishėn por iu ndryshua funksioni, si: Xhamia e Et’hem Beut, Xhamia e Tabakėve, Xhamia e Dine Hoxhės, Xhamia e Kokonozit, Namazgjaja dhe Medreseja ku ėshtė dhe sot.
Nga viti 1990 – 2014. Nga xhamitė e ndėrtuara qė para Luftės sė Dytė Botėrore mundėn tė riktheheshin pas njė gjendje tė mjerueshme qė kishin kaluar vetėm 5 nga mbi 20 xhami qė kishin ngelur nė Tiranė pas Luftės, ndėrsa tė gjitha xhamitė e tjera tė shkatėrruara nga sistemi komunist, rrėnojat e tė cilave u mbuluan nga pluhuri i harresės. Gjatė dy dekadave tė fundit (1990-2013) nė Tiranė, janė ndėrtuar vetėm 6 xhami tė reja. Pra kryeqyteti me njė popullsi prej 1 milion banorėsh, qė gurėthemelin e tij si qytet kishte pikėrisht xhaminė, ka sot nė total jo mė shumė se 10 xhami dhe 2-3 mesxhide (salla tė vogla pėr falje), i pėrpjestuar nė numėr popullsie rreth 100.000 banorė kanė vetėm 1 xhami. Ndėrkohė sipas Teki Selenicės nga tė dhėnat e marra nė vitin 1927, Rrethi i Tiranės kishte 82 xhami dhe 95 hoxhallarė, 24 xhami ka patur vetėm qyteti i Tiranės, ndėrsa popullsia ishte jo mė shumė se 35.000 banorė,[13] prej tė cilėve 33.329 ishin myslimanė, dhe raporti xhami popullsi ishte njė xhami pėr rreth 1.400 banorė.
Mbas kėtyre rreshtave, mbi kėtė ēėshtje gjithkush qė dėshiron mė shumė informacion tė konsultojė literaturėn e cituar, dhe se tashmė gjithsecili ėshtė i aftė tė japė gjykimin e tij; Nėse vėrtet Xhamia e Madhe ėshtė e dėmshme pėr Tiranėn apo pushtetarėt ia kanė borxh mbi 15 xhami kėsaj Tirane, dhe se ndėrtimi i kėsaj xhamie ka 20 vite qė pengohet dhe pikėrisht penguesit duhet tė njohin kontributin e myslimanėve pėr qytetin e Tiranės, dhe minimalisht t’’i kthejnė apo t’i kompensojnė vendet-sipėrfaqet e xhamive.
(Footnotes)
1. Pėr mė shumė hollėsi dhe detaje shih: S.Mėhilli, Tirana 1920-1944, Tiranė 2012, fq. 118-121, Xhamitė e Tiranės dhe Tirana nė kartolina deri nė vitin ’44, tė cituara mė lart.
(Revista Drita Islame, Gusht 2013)
__________________________________________________ _________________________________________________
[1] Michel Kiel, Arkitektura Osmane nė Shqipėri 1385-1912, AIITC, Tiranė 2012, fq. 316
[2] A.Baēe, A.Meksi, E Riza, etj. , Historia e arkitekturės shqiptare nga fillimi deri nė 1912, Tiranė 1979, fq. 351-353
[3] Po aty, fq. 313
[4] Gjergj Frashėri, Monumente historike nė vendin tonė, Tiranė 1978, fq. 41
[5] Po aty, fq. 110
[6] Gazmend Bakiu,Tirana nė kartolina deri nė vitin ’44, Toena, Tiranė 2000.
[7] Besnik Aliaj, K. Lulo, G. Myftiu, “TIRANA sfida e zhvillimit urban”, Tiranė 2003, fq. 16-18.
[8] K. Frashėri, Historia e Tiranės si qytet deri nė 1920; Toena, Tiranė 2004, fq. 67,78
[9] Pėr mė shumė shiko; TIRANA sfida e zhvillimit urban…
[10] Evlija Ēelebi, Shqipėria 350 vjet mė parė, Horizonti, Tiranė 2000, fq.145
[11] Roald Hysa, Xhamitė e Tiranės, Tiranė 2008, fq.26
[12] Pėr mė shumė hollėsi dhe detaje shih: S.Mėhilli, Tirana 1920-1944, Tiranė 2012, fq. 118-121, Xhamitė e Tiranės dhe Tirana nė kartolina deri nė vitin ’44, tė cituara mė lart.
[13] T. Selenica, Shqipėria 1927, Tiranė 1928
Krijoni Kontakt