Close
Faqja 2 prej 42 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 412
  1. #11
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Ramadani: Ekstremizmi dhe tru-shpėrlarja ėshtė rritur, shumė vonė po reagohet
    Bota Sot | 30.07.2014 11:24
    Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print More Sharing Services 3
    Ramadani: Ekstremizmi dhe tru-shpėrlarja ėshtė rritur, shumė vonė po reagohet

    Burim Ramadani nga Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės ka reaguar pas aktit tė njė ndėr pjesėtarėve nga Kosova mė tė njohur nė ISIS, Lavdrim Muhaxherit i cili i ka prerė kokėn njė personit e mė pas e ka shpėrndarė fotografin nė rrjeti social Facebook.
    Ramadani ka thėnė se pamjet tmerruese tė njė shqiptari tė Kosovės qė i pret kokėn njė tė riu janė dėshmi e nivelit tė rėndė tė kėsaj ideologjie terroriste dhe tru-shpėrlajra ekstremiste ka filluar shumė vite mė parė.
    “Pamjet tmerruese tė njė shqiptari tė Kosovės qė i pret kokėn njė tė riu janė dėshmi e nivelit tė rėndė tė kėsaj ideologjie terroriste.
    Tru-shpėrlajra ekstremiste ka filluar shumė vite mė parė.
    Psh. Lavdrim Muhaxheri, a ėshtė tru-shpėrlarė? Tash shumica thuani po.
    Por, disa vjet mė parė shumė pak njerėz kanė pasur dijen dhe guximin pėr tė drejtuar gishtin kah kjo ēmenduri.
    Madje, disa media e gazetarė mė akuzonin pėr "pėrzierje nė fe"(!).
    Tė tjerėt, keni bėrė fushatė kundėr meje pa u ndalur pėr vite tė tėra, ndėrsa nuk e keni kuptuar se realisht keni dėmtuar shoqėrinė dhe veten tuaj, sepse keni mbrojtur tru-shpėrlarėt.
    Para disa muajsh, njė shqiptar i Kosovė bėri sulm vetėvrasės nė Irak, duke vrarė mbi 50 civilė, gra e fėmijė. Po ashtu, edhe ky tru-shpėrlarė.
    Tė dy rastet terroriste, Lavdrim Muhaxheri dhe Blerim Heta, tregojnė pėr rrezikun e kėsaj ideologjie ekstremiste qė thirret nė emėr tė islamit.
    Vrasja e grave e fėmijėve dhe pretja nė fyt janė vepra terroriste. Asgjė mė pak.
    EDHE DIĒKA:
    Pse po alarmohemi ne shqiptarėt gjithnjė me vonesė?
    Pse jemi kaq tė padijshėm?
    Pse kurrė nuk mendojmė?
    Pse nuk kuptojmė asgjė?
    Pėr afėrsisht qe 7 vjet kam folur me saktėsi pėr ekstremizmin islamist, nė tė cilin janė pėrfshirė edhe shqiptarėt.
    "Anti-fetar", "jahudi", "anti-musliman", "qafir", "i Vatikanit", e ēka jo tjetėr mė keni thėnė.
    Saherė qė mė keni thėnė kėshtu e mė keni kėrcėnuar rėndė, e kam kuptuar sa keq i kemi punėt.
    Sikur kėto statusa t'i shkruanit edhe para 4-5 vjetėsh, kur ju kam alarmuar pėr kėtė, besoj se do tė rritej presioni social kundėr devijimeve.
    Nėse njė ditė shpejt ndodh ndonjė alt terrorist nė Kosovė, nuk keni pse tė befasoheni. I keni shenjat dhe tru-shpėrlarjen qe disa vite. I keni injoruar ato”, ka shkruar Ramadani nė Facebook. A.M

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar mesia4ever pėr postimin:

    jarigas (18-08-2014)

  3. #12
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Nese jeta ime do te ishte ne meshiren e Islamit une do te masakrohesha si nje mace dhe trupi im i vdekur do te me qendronte e kalbej rrugeve per vite te tera sepse islami si ideologji eshte sistem totalitar. Une spo them se islami nuk eshte edhe fe apo filozofi jetesore por ne te njejten kohe eshte edhe ideologji. Nese une por edhe shumica e shqiptareve (perfshire ata myslimane 'tradicionale') do te isha(ishim) ne meshiren e Islamit e tregon historia cfare na ka ndodhur neve si popull dhe poashtu te pareve tane. Po te isha ne meshiren e Islamit atehere do te ishte njejte se cfare u ndodhi familjes Jasharaj qe u bombarduan e vrane masivisht.
    Nuk e dija qe jetoje ne manastir vetem me te krishtere.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #13
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Nuk e dija qe jetoje ne manastir vetem me te krishtere.
    O hipo une jetoj ne nje shtet ne perendim, nuk jetoj ne manastir apo kishe, nuk jetoj i izoluar prej askujt. Ti do te gezohesha po te vritesha une a? Tung

  5. #14
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Jahjaga: Kosova nuk do tė lejojė tė bėhet burim i ekstremizmit


    Presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga ka takuar krerėt e institucioneve tė sigurisė sė Kosovės pėr tė diskutuar kėrcėnimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi nė vend dhe masat e ndėrmarra nga kėto institucione pėr tė parandaluar dhe luftuar kėtė dukuri tė papranueshme.
    Duke vlerėsuar punėn e kėtyre mekanizmave dhe kontributin e tyre nė sigurinė kombėtare, Jahjaga ka kėrkuar nga krerėt e institucioneve tė sigurisė qė ta trajtojnė me prioritet dhe nė bashkėrendim kėtė kėrcėnim ndaj sigurisė sė Kosovės, rajonit dhe mė gjerė dhe nė bashkėpunim me partnerėt tonė strategjik tė parandalojnė qė Kosova tė bėhet eksportuese e kėtij kėrcėnimi global.
    Gjithashtu, Jahjaga ka thėnė se Kosova nė asnjė moment nuk do tė lejojė qė tė bėhet burim i ekstremizmit e strehimore e kriminelėve qė nxisin terror dhe urrejtje. Ajo i ka ftuar tė gjithė qytetarėt e Kosovės e komunitetet fetare qė tė bashkėpunojnė me autoritetet vendore dhe mekanizmat e sigurisė pėr t’i pėrndjekur penalisht individėt qė qėndrojnė prapa kėtyre pėrpjekjeve pėr tė destabilizuar Kosovėn dhe traditėn e saj tė gjatė tė harmonisė ndėrfetare.
    “Ėshtė pėrgjegjėsi e jona si institucione dhe si shoqėri t’i dėnojmė kėto fenomene tė shėmtuara. Ne duhet tė distancohemi nga kėto akte mizore tė kriminelėve, dhe ata duhet t’i denoncojmė dhe t’i trajtojmė si tė tillė”, thuhet nė komunikatėn e lėshuar nga Presidenca. A.M

  6. #15
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever Lexo Postimin
    Ti do te gezohesha po te vritesha une a? Tung
    Ty te kercenohet jeta prej muslimaneve? Pse ke qejf te besh drama ne cdo postim? A nuk e kupton qe ti nuk je aspak ndryshe nga Lavdrim Muhaxhiri? Nje kopje jeni vetem se te vendosur ne pole te kunderta. Nese neser hapet nje front luftarak i krishtere per te hequr qafe muslimane ti do jesh i pari ne rradhe per te prere koka. Egzistenca jote ne kete bote nuk do kish kuptim pa islamin. Ti nuk can koke per Xhejzusin , ai eshte thjeshte nje vegel per te ushqyer mllefin tend shpirteror per islamin. Nese sdo kishte lajme te tilla nga islami ti do kish vdekur me kohe njesoj sikur nje drogaxhi pa dozen e tij.

    Qe ti kthehem pyetjes tende. Sa vjec je seriozisht? I ke mbushur te 20-tat? Jo mua po asnje anetari ne forum nuk i plas shume nese ti je i vdekur apo i gjalle. Hajde tr@p hajde.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #16
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Ty te kercenohet jeta prej muslimaneve? Pse ke qejf te besh drama ne cdo postim?
    O hipokrit, nese une te them se shpresoj qe greket te ta presin koken ty e te me pyet se perse e deshiron kete e une ta kthej me 'perse ben drama ne cdo postim'?

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    A nuk e kupton qe ti nuk je aspak ndryshe nga Lavdrim Muhaxhiri? Nje kopje jeni vetem se te vendosur ne pole te kunderta. Nese neser hapet nje front luftarak i krishtere per te hequr qafe muslimane ti do jesh i pari ne rradhe per te prere koka. Egzistenca jote ne kete bote nuk do kish kuptim pa islamin. Ti nuk can koke per Xhejzusin , ai eshte thjeshte nje vegel per te ushqyer mllefin tend shpirteror per islamin. Nese sdo kishte lajme te tilla nga islami ti do kish vdekur me kohe njesoj sikur nje drogaxhi pa dozen e tij.

    Qe ti kthehem pyetjes tende. Sa vjec je seriozisht? I ke mbushur te 20-tat? Jo mua po asnje anetari ne forum nuk i plas shume nese ti je i vdekur apo i gjalle. Hajde tr@p hajde.
    O zoteri une per kete jam anetaresuar ne kete forum. Te u ofroj argumente shqiptareve kunder feve te rreme, e une mendoj se islami dhe evolucioni jane dy ideologjite qe u kane bere me se shumti dem atyre pasuar nga 'orthodoksia e Greqise.. O zoteri une jam i krishter por nuk d.m.th. se nuk kam te drejte te i keshilloj bashkeatdhetaret e mi kur mendoj se jane gabim.
    Une kurre sdua te perlyej duart e mia me gjak, vetem nese do te sulmohej vendi im atehere do te isha ne gjendje te vras vetem ne vetmbrojtje te vendit tim, mos akuzo e shpif pa baza.

    Ateisti kritikon krishterimin. - Ai drejtohet nga ndjenjat e tij te sinqerta.
    Myslimani kritikon krishterimin - Ai drejtohet nga dashuria per te krishteret.
    I krishteri kritikon islamin dhe ateizmin - Ai drejtohet nga urrejtja per myslimanet dhe ateistet 'te cilet do t'i masakronte pa nje pa dy'. Logjika 'e pshurrt' e disave (forumiste te nderuar me falni ne shprehje por keta t'i vrasin qelizat e trurit nje nga nje)

    Heu kuku per mendet e juaja dhe te disa ateisteve. Shyqyr qe shqiptaret nuk jane ne meshiren tuaj se ju do te shkatrronit edhe kete pak perparim qe kemi bere si popull. Mos ofendo vend e pa vend e mos bej provokime, nuk do te bie ne nivelin tend. Jo tra.p, por deri tani do te behesha kulceder me cfare njerez debatoj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesia4ever : 30-07-2014 mė 16:06

  8. #17
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Lavdrim Muhaxheri, Mehmeti: Ēdo pyll i ka bishat e veta

    Publicisti i njohur shqiptar Kim Mehmeti, duke komentuar veprimet e Lavdrim Muhaxherit, pjesėtar i organizatės ISIS, i cili nė fotot e publikuara nė media shihet duke prerė kokėn e njė personi, veprimet e kėtij tė fundit i ka quajtur tmerruese, duke thėnė se kėto janė jashtė logjikės islame dhe traditės sė kombit shqiptar.

    “Janė tmerruese lajmet qė tregojnė pėr veprat jonjerėzore, vepra qė shqiptaria nuk i ka bėrė as kur ka qenė e pėrballur me armiqtė qė ia kanė vrarė fėmijėt e gratė, vepra aq antifetare sa shkelin mbi thelbin e fesė islame, qė thotė se duhet t’i duash tė gjitha krijesat qė i ka dhėnė Zoti, se vetėm Allahu mund ta gjykoj njeriun, se vetėm Zoti jep e merr jetė, vepra qė nuk duhet tė na ēojnė tė ndjehemi kolektivisht fajtorė, ngaqė ‘ēdo pyll i ka bishat e veta’, ngaqė ne jemi si ēdo popull tjetėr dhe ėshtė iluzion tė besosh se mes nesh nuk ka edhe vrasės tė tė gjitha llojeve”, ka shkruar Mehmeti nė Facebook.

    Mehmeti ka thėnė se “obligimi ynė ėshtė tė mos lejojmė qė destruktiviteti individual ta njollosė e tė shkelė mbi shqiptarinė dhe mbi fenė tonė!”

  9. #18
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Labinotė Demi- Murtezi: Lavdrim Muhaxheri lėndoi shpirtrat tonė

    Deputetja e Partisė sė Drejtėsisė, Labinotė Demi – Murtezi ka thėnė se veprimi i djeshėm i Lavdėrim Muhaxherit ka lėndėuar thellė shpirtrat tonė. Deputetja e parė mė shami nė Kuvendin e Kosovės, ka thėnė se shqiptarėt janė shquar pėr tolerancė fetare.
    “Thyerjet e miteve jo gjithmonė janė tė arriturat e atij populli. Gjesti jonjerėzor qė bėri Lavdrim Muhaxheri, lėndoi thellė shpirtrat tanė dhe krenarinė tonė. Populli shqiptar i besimit Islam si dhe shqiptarėt e konfeksioneve tjera, janė shquar pėr tolerancė fetare, humanitet tė pashoq dhe ndėrgjegje tė pastėr. Tė tillė mbetemi deri nė frymėn e fundit”, ka shkruar ajo nė Facebook.

  10. #19
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    Isa Mustafa: Feja po manifestohet me uniforma dhe mjekra


    Lideri i LDK'sė, ISa Mustafa ka shkruar nė facebook pėr zhvillimet e fundit. Ai ka folur prej korrupsionit e deri te manifestimi i fesė.

    Lexojeni tė plotė komentin e tij nė facebook:

    “Tė dashur miq,

    Vitet e kaluara, popullata e Kosovės cilėsohej mė optimistja. Optimizmi ėshtė veti e mirė, sepse njerėzit mendojnė pozitivisht dhe shpresojnė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Njeriu nganjėherė bėn luftė me vetveten, se a duhet tė kritikohen aq shumė e aq rėnd institucionet nė Kosovė, tė cilat lindėn nga flijimi i shumė njerėzve, familjeve e gjeneratave.

    Thjesht mund tė vėrehet se tranzicioni nė tė cilin po kalojmė, na ka gjetur tė papėrgatitur: njerėzit i bėri tė etur tė fitojnė shpejtė e tė korruptohen, shkollat i pėrplasi me ide dhe eksperimente tė atyre qė nuk vlenin as pėr pesė pare nė vendin e tyre, por erdhėn “tė reformojnė” e ta fundosin arsimin tonė bashkė me njerėz me diploma “fast food”, siē thotė njė profesor dhe mik i imi; feja ka marrė pėrmasa tė manifestimit me uniforma dhe mjekra qė mė sė paku u pėrngjajnė qytetarėve tanė e me individė qė nė vend tė misionit tė besimit nė zot e dashurisė pėr njerėzimin, mbjellin urrejtje fetare e gjinore, vrasin njerėz e presin koka duke u thirr nė Allahun.

    Ne kemi nevojė ti ndalim kėto dukuri, kemi nevojė qė shtetin tonė ta kthejmė dhe ta zhvillojmė nė binarė normal. Nuk mjafton vetėm tė distancohemi ndaj njerėzve dhe veprave tė llahtarshme tė tyre, ndaj atyre qė po e plaēkitin ēdo ditė kėtė vend e ndaj atyre qė duhet tė pėrgjigjen pėr vrasje e ekzekutime. Nė duhet tė tregojmė guxim dhe gatishmėri pėr tė zbatuar drejtėsinė. Ne, institucionet dhe qytetarėt e kėtij vendi. Tė tjerėt mund tė na ndihmojnė, por nuk mund t’i bėjnė punėt tona".

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-09-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    180

    Pėr: A eshte ky Islami i vertete, (qe po na fshehin hoxhallaret dhe disa myslimane)?!

    sa i pritshem ky "shokim" prej personaliteteve te Kosoves

    ani pse deri dje shumica prej tyne nuk fliste kur rriheshin njerez prej besimeve apo bindjeve te ndryshme prej tipave si ky muhaxheri
    kur shaheshin femrat baze feja
    kur fyhej Skenderbeu e Nane Tereze e shume te tjere baze feje, bile e merrnin me te qeshur
    kur kerkohej te ndryshohet historia shqiptare baze feje e Erdogani pritej si hero

    u desh nje muhaxher qe te tronditeshin keto? une mendoj se jane nje grup frikacakesh qe nuk kane as 1% te guximit te atyne qe deri tash kane folur e nuk priten me u pre koka njerezish. Kur "tronditet" bash Krasniqi tash sia leverdis

Faqja 2 prej 42 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •