Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

    Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

    Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarëtITALI - “Gjëja më e bukur në Shqipëri janë shqiptarët”. Nëse vërtetë dëshironi të njihni Tokën e Shqiponjave” duhet të bashkoheni me ta. Shmangni udhëtimet e organizuara, zbuloni me këmbë lagjet e këndshme të Tiranës”. Kështu e nis reportazhin e tij gazetarit, italian Claudio Visani, në një artikull në të përditshmen, “La Repubblica” në lidhje me udhëtimin e tij në vendin tonë.

    “Në zonat përreth Kryeqytetit lëvizni me autobus ose me fugona, transporti kryesor ne vend, ndërsa për të mbërritur në jugun e mrekullueshëm, si Vlorë, Sarandë duhet të merrni një makinë. Mos harroni të vizitoni zonat kulturore dhe arkeologjike, si Shkodrën, Butrintin, Beratin Gjirokastrën etj. Nëse doni të “përkëdhelni” veten në Shqipëri gëzoni mikpritjen e këtij populli të ngrohtë, që ju përshëndet në rrugë, në kafe, apo në hotel. Gjithashtu dëgjoni dhe historitë të moshuarve në lidhje me regjimin 50 vjeçar komunist apo konfliktet etnike të shekullit të kaluar.
    Në këtë vend nuk do të ndiheni kurrë të huaj sepse gati i gjithë populli di të flasë italisht, të cilën e kanë mësuar nga këngët e Celentanos, Pippo Baudo apo më të rinjtë nga filmat e animuar apo këngëtarja Ambra Angiolini- vijon gazetari.

    Gazetari ka treguar dhe eksperiencën e tij në kryeqytetin tonë, Tirana, ku gjithçka sipas tij është me low cost.

    “Në qoftë se nuk kërkoni hotele me pesë yje, shumë mirë mund të qëndroni në Vilat e saj që janë më ekonomike dhe ndodhen rreth 500 metra nga qendra, me pak dhoma por të pastra, të rregullt dhe me njerëz shumë mikpritës. Për të ngrënë zgjodhëm një nga restorantet në zonën e ish Bllokut, ku me kënaqësi provuam kuzhinën tipike shqiptare”- vazhdon Visani. Ai pastaj tregon për të gjitha ndërtesat në Kryeqytet, sheshin Skëndërbej etj dhe gjithçka i pa syri.

    “Shqipëria është vendi i parë në botë ateist, ku të tria fetë kryesore, ajo myslimane, ortodokse dhe katolike jetojnë në harmoni me njëra tjetrën”. Mos harroni të vizitoni këtë vend të mrekullueshëm me njerëz akoma më të mrekullueshëm”- përfundon gazetari italian artikullin dhe eksperiencën e tij në vendin tonë.

    (er.cu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...-t-202926.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Reportazh për Shqipërinë, gazetari Italian: Gjëja më e bukur janë shqiptarët

    “Stuff Nation”: Vizitoni Shqipërinë, do bini shumë shpejt në dashuri me të

    TIRANE - Faqja e internetit e Zelandës së Re, “Stuff Nation”, ka shkruar rreth bukurisë natyrore shqiptare duke e sugjeruar si një vend mjaft të këndshëm për t’u vizituar.

    “Të udhëtosh në Shqipëri për dy javë, shumë shpejt bie në dashuri me këtë vend të bukur. Duke nisur nga jugperëndimi, duhet vënë theksi tek plazhet e Ksamilit, Sarandës dhe Himarës, të cilat janë të pastra dhe të lira. Teksa ndodheni në këtë pjesë, vizitoni edhe Syrin e Kaltër, ku temperatura e ujit është 10 gradë celcius me pastërti dhe ngjyra të pabesueshme” shkruan më tej faqja Stuff Nation.

    Në artikull përmendet edhe Tirana dhe e cilëson si një vend që nuk duhet lënë pa vizituar, duke veçuar zonën e ish-bllokut me bare dhe restorante luksoze. Sa i përket pjesës veriore, përmenden Alpet Shqiptare me një pamje panoramike.

    Gjithashtu, i kushtohet vëmendje edhe Thethit me dhoma të shumta për turistët, ku shërbehet ushqim i shijshëm tradicional shqiptar.

    “Pasi kanë kaluar vite te tëra pas rënies së komunizmit, Shqipëria e cila ende perceptohet nga shumë persona si një destinacion i pasigurt, po transformohet teksa po bëhen përpjekje për tu kthyer në një vend të qëndrueshëm, pasi vendi po ecën drejt rrugës për në Bashkimin Europian. Megjithatë ka ende shumë punë për tu bërë derisa kjo të bëhet realitet-shkruhet më tej në artikull.

    (er.nu/news24/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kultur%C3%A...t--202943.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •