PS dhe LSI kanë kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga qeveria për ligjin kundër duhanit, duke e etiketuar ligjin si të pazbatueshëm dhe eksperimental.
Ligji i ri rrit vlerën e gjobës për kundravajtësit, e parashikon ndëshkimin jo vetëm te pronarit e ambientit, por edhe për vetë duhanpirësin, në masën prej 5 mijë lekësh të reja.
Ndryshimet po ashtu synojnë decentralizimin e inspektoriateve që duhet të kontrollojnë zbatimin e ligjit.
I pari që kundërshtoi draftin ishte deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Sipas tij, zgjidhja nuk janë gjobat, por krijimi i ambjenteve të posacme për duhanpiresit.
“ Ngrihet pyetja, Shqipëria do ta përvetësojë mentalitetin e ambienteve të diferencuara? Ky draft nuk u kthen asnjë përgjigje dhe në thelbin e tij është poi njejti ligj, po po të njejtat gjetje, po të njejtat situata. Mua një gjobë që shkon nga një million lekë në 1 milion e gjysmë nuk ma jep zgjidhjen e problemit. Aq shpresojmë tek ky eksperiment shumë i shpërqëndruar i cili tashme ku ne kemi konstatimin që AKU do të kontrolljë në restorante për duhanin, besoj që janë disa gjetje shumë të çuditshme të cilat nuk besoj se na çojnë gjëkundi,”, tha ai
Ndërsa depuetit socialist Pandeli Majko, i nisi kritikat nga kolegët.
“Nëse doni të shikoni funksionimin e këtij ligji, ejani në kafenenë e parlamentit dhe shikoni sa zbatohet ligjin ga deputetët e kuvendit. Ne sot për ligjin bazë që po ndryshojmë, duhet të pranojmë një realitet, është i dështuar,”, tha Majko.
Komisioni i Ligjeve miratoi në parim draftin, për të cilin abstenuan deputetët e PS Pandeli Majko, Blendi Klosi dhe Ulsi Manja, ndërsa opozita nuk bëri oponencë.
Ligji i ri antiduhan do të votohet në kuvend ditën e enjte.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt