Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 69 prej 69
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Citim Postuar mė parė nga Ura e Cekajve Lexo Postimin
    O Dedč,
    Ilirčt nuk kan pas najhčr civilizim! Jčtonin midis civilizimit Romak dhč Grek. Si rrjčdhoj pčrdornin čmra mč origjin Romakč dhč Greke!
    Tč gjithč čmrat pa pčrjashtim.
    Kisha lexu neper forum qe ti ishe budall por nuk e besoja, thoja me vete lere se kshu jan kta t forumit per icik e u hapet gryka, t shajn kot.
    Por jo jo me ty paskan pas t drejt.
    Pse mer duhet t jesh i civilizuar qe t kesh emrat e tuj eee? Aq civilizim dashka shpikja e 1 emri ?

  2. #62
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Citim Postuar mė parė nga JuliusB Lexo Postimin
    Kisha lexu neper forum qe ti ishe budall por nuk e besoja, thoja me vete lere se kshu jan kta t forumit per icik e u hapet gryka, t shajn kot.
    Por jo jo me ty paskan pas t drejt.
    Pse mer duhet t jesh i civilizuar qe t kesh emrat e tuj eee? Aq civilizim dashka shpikja e 1 emri ?
    ka ngri ke shtylla telefonit deda

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-11-2009
    Postime
    39

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Ka ndonje komunikate mbi atesine e femijes mo. Zor se Edushka do thote qe eshte i tij. Ne te vertete ka pak te drejte pasi kur e sheh me corape me lara te jep pershtypjen e dylberit. A nuk tha keshtu Dritan Prifti ca kohe me pare qe e kam pare me tanga ???...

    Pale kush do e kete kesmet te akuzohet mbi atesine e femijes..R sigurte eshte qe nuk ka se si te thote se eshte Kristaq Rama ..

  4. #64
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    ka ngri ke shtylla telefonit deda
    O Dedč,
    po ti bčson sč Ilirčt kan pas čmra si: Ilir, Gent, Teuta, Artan, Fatos? ahhahahaha Ti paska shpla trut čdhč ty komunizmi mč dukčt!!

  5. #65
    Perjashtuar Maska e Ura e Cekajve
    Anėtarėsuar
    02-07-2013
    Vendndodhja
    Galaktika Andromeda
    Postime
    344

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Citim Postuar mė parė nga JuliusB Lexo Postimin
    Kisha lexu neper forum qe ti ishe budall por nuk e besoja, thoja me vete lere se kshu jan kta t forumit per icik e u hapet gryka, t shajn kot.
    Por jo jo me ty paskan pas t drejt.
    Pse mer duhet t jesh i civilizuar qe t kesh emrat e tuj eee? Aq civilizim dashka shpikja e 1 emri ?
    Mč thuaj njč včpčr tč civilizimit Ilir, njč shkrim Ilir, njč cop guri ku janč shkruajtur čmra Ilir, njč včpčr arkitčktonikč tč ndčrtuar nga Ilirčt č cila nuk čshtč as Romake dhč as Grekč.
    kur vjčn puna tč Ilirčt ka ngčl včtčm njč vrim č zčzč. psč nuk dini tč shkruanin ata?! Ku jan kto shkrimčt Ilirč siē kan patur romakčt dhč grčkčt? a ishtč civilizimi Ilir shum i zhvilluar? ku jan pra gjurmčt č tyrč sa as njč cop guri nuk kan shkruar!!!!!!!!!!!!!! tč gjitha civilizimčt č botčs na kan lčnč njč dokumčnt tč shkruar čdhč shum mč tč vjčtra sč Ilirčt, po psč Ilirčt jo?
    Prandaj, ato čmrat janč sajčsa komunistčsh, ato qčnuk janč, janč čmra mč origjinč grčkč si Pirro apo Kostandin.
    č kuptoj psč shiptari čshtč populli mč i prapambčtur nč čvrop, lčxoj pčrgjigjčt tuaja dhč kuptohčt gjithēka!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Arbėresha D
    Anėtarėsuar
    29-07-2014
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7

    Pėr: Vjen nė jetė Zaho, djali i kryeministrit Rama

    Eshtė kthyerė pushteti nė pronė private sikur tė ishte pronė familje. Populli nuk ka pse i intereson se pjell apo jo LindaBashaRama

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Vjen nė jetė Zaho, djali i kryeministrit Rama

    Citim Postuar mė parė nga arbėresha d Lexo Postimin
    eshtė kthyerė pushteti nė pronė private sikur tė ishte pronė familje. Populli nuk ka pse i intereson se pjell apo jo lindabasharama
    u be si ajo shprehja

    " polli partia e pollos polli",

    edhe lindabasharama..
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Arbėresha D
    Anėtarėsuar
    29-07-2014
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    7

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Hahahahahahah....

  9. #69
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Lind Zaho Edi Rama

    Bashkėshortja e Kryeministrit, Linda Rama: Djalin e quajtėm Zaho, si Zaho Koka, qė luftoi pėr liri dhe dha jetėn pėr dashuri

    Ėshtė gruaja e Edit dhe jo e Kryeministrit. Kėshtu e quan veten Linda Rama, teksa pas 4 vitesh nga dalja e fundit nė ekran si e intervistuar, u rikthye dje nė emisionin “E diell”, nė Top Channel. Pėrballė moderatorit Alban Dudushi, ajo ka treguar jetėn e saj nė krah tė Edi Ramės, ndryshimet e kėndshme nė familje pas ardhjes nė jetė tė Zahos, marrėdhėniet me miqtė etj.

    Ndėrrimi i viteve pritet qė ta gjejė ēiftin kryeministror edhe me shtėpi tė re, ku do tė jenė tė mbledhur tė tre fėmijėt: Gregu, Rea dhe Zaho. Para se tė fillonte intervista, “E Diell” transmetoi njė video me gratė e kryeministrave tė shteteve tė ndryshme, tė modeleve qė ato kanė ofruar nė krah tė tė shoqit. Po Linda Rama, si ėshtė nė krah tė Kryeministrit? Ndiqni ēfarė tregoi vetė ajo nė emision, nė mėnyrė tė pėrmbledhur…

    Nė fakt pyetja e parė qė vjen ėshtė: Si ėshtė Zaho?

    Shumė emocionues, paraprakisht mė vjen tė them, klipi qė sapo ndoqa, pasi vėrtet ato, kanė qenė momente shumė tė veēanta, tė miat dhe tė tonat. Por sigurisht moment mė i veēantė do tė thoja unė kulmor ėshtė…ėshtė Zaho! Duhet ta pranojmė kėtė! Dhe Zaho ėshtė mirė…rritet ėshtė mirė.

    Ėshtė i grindur si Edi, ėshtė i qetė si ty?

    Por, Edi nuk ėshtė i grindur gjithmonė, nuk e di ēfarė keni parasysh me Edin e grindur…

    Impulsi…natyrė qė shpėrthen…

    Sigurisht, ndryshe s’do ishte Edi aq i mirė. Ėshtė njė fėmijė qė na mirėkupton. Nė kėtė drejtim, ėshtė i qetė. Sigurisht ka ato grindjet e bebeve, por ėshtė i mirė… ėshtė shumė i mirė.

    Je e lumtur, je njė mama e lumtur?

    Unė jam shumė e lumtur dhe tė gjithė ne jemi shumė tė lumtur.

    Dhe nė fakt nė fakt, ardhja nė jetė e Zahos ishte njė mesazh shumė i mirė dhe pėr shumė familje tė tjera, pėr rėndėsinė e familjes dhe pėr vazhdimėsinė e jetės nė ēdo kohė dhe nė ēdo rrethanė… po njė kuriozitet ėshtė, pse e quajtėt Zaho?

    Sė pari, Zaho ėshtė njė emėr shumė i vjetėr shqiptar, kam pėrshtypjen qė atė ditė, ose nė ditėt nė vijim pasi lindi Zaho, kjo u tha nė media, qė bėhet fjalė pėr njė emėr tė vjetėr shqiptar. Sė dyti, ėshtė njė emėr me tė cilin janė quajtur dhe myslimanė dhe tė krishterė. Ėshtė njė emėr qė e gjen nė tė dyja fetė. Por nė Shqipėri ky emėr ėshtė i lidhur edhe me njė legjendė, pėr njė personazh historik tė njohur ndėr shqiptarė, Zaho Kokėn, nga fshati nga bregu, nga Vuno, ku nė fakt koinēidon tė jetė dhe prejardhja e nėnės sė Edit… Legjenda e Zaho Kokės ka qenė gjithmonė shumė e pranishme tek ne. Eshtė njė personazh qė e kemi pėlqyer shumė bashkė me Edin, na intrigonte shumė. Dhe, si e pėrshkruan Edi shumė bukur: “Zaho Koka luftoi pėr Liri dhe dha jetėn pėr Dashuri”.

    Shumė e bukur, por ndėrkohė ishin dhe Krishtlindjet, nė pėrgjithėsi ėshtė atmosferė dashurie dhe atmosferė gėzimi, njerėzit bėjnė dhurata. Nuk e di, Zaho ē’dhurata mori kėto Krishtlindje? Si ishte Krishtlindja nė familjen tuaj?

    Sė pari, do thoja qė Zaho na kishte bėrė ne njė dhuratė shumė tė madhe, qė ishte me ne kėtė vit. Njė dhuratė mė tė madhe se kaq, ai nuk mori. Por ndėrkohė, e veēanta e kėtyre Krishtlindjeve ishte fakti qė ishte e gjithė familja bashkė. Edi qėndroi me ne mė gjatė pėr kėto Krishtlindje. Rea i bėri Zahos njė gushore, ku i shkruante “Krishtlindjet e para, Zaho”. Me Gregun bėri njė selfie. Gregu i mėsoi si tė bėnte selfie dhe Zaho i vogėl ėshtė shumė komod para kamerave.

    Ēfarė ka ndryshuar tek ty tek kjo mundėsi e dytė?

    Unė do tė thoja kėtė, qė gjithmonė ardhja e njė fėmije nė jetė, pėr njė grua ėshtė moment kulmor. Sa herė njė grua sjell nė jetė njė fėmijė ėshtė nė njė moment kulmor tė saj. Besoj qė kėtė ma kupton ēdo grua qė e ka provuar kėtė moment. Ajo qė mė bėn pėrshtypje ėshtė fakti qė Zaho bėri tė mundur tė mė kthente mbrapa nė kohė, kur unė linda Rean 24 vite mė parė. Mė kujtohen shumė gjėra tani, kujtime shumė tė vyera, qė ai mi solli tė tėra bllok…(qesh,) qė m’i rivendosi… Ndėrkohė, qė mbase dhe pėr shkak tė moshės dhe eksperiencės tė gjatė, jam e fokusuar nė ēdo detaj tek ai. E pėrjetojmė tė gjithė, dhe unė dhe Edi veēanėrisht e pėrjetojmė shumė thellė, ēdo detaj tė rritjes sė Zahos.

    Jeni alarmant si prindėr, jeni thjesht tė vėmendshėm, janė ato frikėrat e prindėrve kur kanė fėmijėn e pare… pėrsėriten?

    Shiko janė disa frikėra qė nuk ikin asnjėherė, veēanėrisht pėr nėnat dhe unė u pėrkas nėnave pak meraklie. Ngjaj mbase me nėnėn time nė kėtė pike, e cila ka qenė po kėshtu. Ndėrkohė qė nuk jemi alarmantė, sepse edhe Zaho na mirėkupton. Ndėrkohė qė nuk jemi alarmant, se dhe Zaho nuk na e ka dhėnė kėtė lloj ndjesie. Ėshtė fėmijė i mirė, do thoja unė, dhe ne ndjehemi shumė komod nė atė qė bėjmė ēdo ditė. Sigurisht qė dashuria dhe vėmendja janė maksimale si pėr ēdo bebe. Ēdo prind me bebet ėshtė i dobėt nė kėtė pikė.

    Nė momentin kur u martuat me zotin Rama, natyrisht atėherė ai ishte kryetar i opozitės dhe kryetar i Bashkisė, ju e prisnit qė nė krahė tė tij, do tė ishit nė krahė tė kryeministrit tė vendit? Nė kėtė kuptim, kanė ndryshuar shumė gjėra te ju si bashkėshorte e kryeministrit, nga bashkėshorte e Edi Ramės, kryetar bashkie, kryetar opozite?

    Nuk ka ndryshuar asnjė gjė. Unė jam martuar me Edin, nuk jam martuar me Edin kryeministėr. Nė pėrditshmerinė time nuk ka ndryshuar asgjė. Unė e jetoj jetėn time njėlloj si e kam jetuar mė parė, sigurisht me pėrgjegjėsinė e madhe qė Edi ėshtė Kryeministėr dhe me atė nevojėn qė unė tė jem shumė pranė me tė, nė tė gjitha momentet. Sigurisht qė ka nevojė pėr prezencėn time, qoftė pėr tė bėrė njė diskutim, qoftė pėr tė shkėmbyer njė mendim. Por nė thelb jeta ime ėshtė si ka qenė.

    Nė fakt po tė kthehemi mbrapa nė kohė, nė vitet 80’, ju u diplomuat nė fakultetin ekonomik, apo jo?

    Po.

    Dhe natyrisht njė profesioniste qė nuk u mjaftua me kėtė fakultet nė vitin 93’, ju keni bėrė nė Bratislavė, nė Sllovaki, nė mos gaboj…

    Nė Ēeki, nė Pragė…

    Keni bėrė kualifikimin “doktore shkencash” nė njė moshė shumė tė re. Ėshtė njė pėrvojė e gjatė profesionale qė vazhdon tė jetė dhe sot e kėsaj dite… Mė kujtohet, nė kujtimet e veta, Cherie Blair, ka shkruar: “Unė nuk kam pse ndryshoj drejtimet e mia nė jetė, vetėm se im shoq ndryshoi punė”. E keni dhe ju parasysh kėtė si varg?

    Absolutisht, unė vijoj tė bėj tė njėjtėn jetė dhe tė njėjtėn punė, jam shumė e dedikuar tek pjesa studimore e punės qė bėj. Sigurisht, do thoja kėtė mbase, qė unė nuk e kam menduar nė momentin qė Edi ishte nė opozitė kohėn qė jam sot. Vėmendja me e madhe ishte qė Edi tė arrinte tė fitonte. Tė plotėsonte atė ambicie tė vetėn tė tė qėnit kryeministėr. Unė asnjėherė nuk e kisha menduar, qė Edi tė ishte Kryeministėr. I binte qė unė do tė isha gruaja e kryeministrit. Nė momentin qė kjo ndodhi, pata njė moment hutimi. Mendova:-Po tani? Ēfarė ndodh? Isha e papėrgatitur pėr kėtė gjė. Mund tė ketė zgjatur 3-4 ditė. I dhashė vetes mundėsi pėr tė reflektuar brenda vetes, pa zė tė lartė. Pėr tė kuptuar ē’po ndodhte, ēfarė mund tė ndodhte, nė tė gjitha raportet tona dhe njėkohėsisht dhe kėtė qė ju thoni, nė tė gjitha impenjimet e mia. Dhe pėrgjatė 2-3 muajve tė parė nuk ishte shumė ajo qė ti mendon tė bėsh. Ishte mė shumė njė proces transmetimi tek njerėzit, qė ata tė mos shihnin ndryshe nga ēfarė ti je. Sepse pėrgjithėsisht janė njerėzit ata qė vendosin padashur barrierėn e parė. Ata mendojnė qė kanė tė bėjnė me gruan e kryeministrit apo me bashkėshorten e njė personi me pozitė tė lartė publike. Dhe kjo do hapėsirėn qė t’i dedikohesh nė mėnyrė tė posaēme dhe t’u tregosh qė je i njėjti person qė ke qenė mė parė. Kėto barriera nuk i bėjnė mirė asnjė lloj marrėdhėnie.

    Po, por…

    Dhe mua mė ka zgjatur tė paktėn 3-4 muaj kjo periudhė. Dhe tani kam pėrshtypjen se tė gjithė e kanė shumė tė qartė qė Linda Rama, ėshtė ajo qė ka qenė mė parė. Nuk ėshtė gruaja e kryeministrit, por sigurisht, ėshtė Linda, gruaja e Edit.

    Kjo nuk ėshtė njė histori qė ndodh specifikisht, ndodh rėndomtė, bashkėshortes sė kryeministrit mund t’i afrohen edhe miqtė apo mikeshat, dhe jo se e duan mė shumė se ē’e kanė dashur, por se ėshtė njė prag pėr tė kaluar nė dhomėn e kryeministrit?

    Mund tė jetė e vėrtetė edhe kjo, por jo nė rastin tim, nė eksperiencėn time. Ėshtė shumė e rėndėsishme ajo qė ti kėrkon tė jesh dhe ajo qė ti kėrkon t’u tregosh njerėzve. Dhe mua nuk mė ka ndodhur… Mė ka ndodhur kjo, qė shumė njerėz mė kanė takuar dhe mė kanė transmetuar komplimente pėr punėn e Edit. E marr gjithė kėnaqėsinė e kėsaj gjėje, jo thjesht pėr Edin, por pėr tė gjithė vendin! Dhe mė bėhet qejfi qė ai ėshtė nė njė pozitė tė tillė, qė suksesi i tij transmetohet nė njė jetė tė qetė dhe nė njė standard jetese pėr tė gjithė popullsinė dhe vendin. Edhe kur ka pasur ndonjė rast, artificial pėr tė m’u afruar nė kėtė mėnyrė, nė mėnyrė shumė dashamirėse dhe elegante kam treguar, qė nuk jam unė personi i duhur pėr tė kaluar tek kryeministri.

    Dhe kėtė pyetje dhe nuk do tė flasim mė pėr kryeministrin, pasi sot ju kemi thirrur juve. Nė fakt sa herė qė nė diskutime pyesim, kė ka kryeministri Rama kėshilltar ekonomik. Mos jeni juve?

    (Qesh)- Unė do isha shumė e shqetėsuar, nėse Edi nuk do kishte rreth vetes kėshilltar me famė botėrore, siē janė emra tė njohur botėrorė, si Rikardo Haussman, nga grupi i Tony Blair. Ju mund tė keni dėgjuar qė ish-kryeministri britanik Toni Blair i ka bėrė bashkė kėshilltarėt e asistojnė qeveri nė vendet qė kanė nevojė. Nė kėtė kontekst, unė nuk do tė ndjehesha mirė tė quhesha e tillė. Nuk mė pėlqen kjo fjalė, tė jem unė kėshilltarja e Edit. Por, pėr tė qenė e sinqertė, unė jam herė pas here pjesė e diskutimeve dhe sigurisht, kam mendimin tim dhe e shpreh qoftė tek Edi, apo nė diskutim.

    Nė kėto ambiente apo nė kėto debate…

    Unė besoj qė shqiptarėt nė momente tė caktuara diskutojnė pėr jetėn, profesionin, apo kontributin nė vendin e vet. Ndodh e njėjta gjė absolutisht edhe me mua. Thjesht, nė tė gjitha diskutimet, ku jam gjendur, kam pasur mundėsi tė them mendimet e mia.

    Jeni duke pėrfunduar ndėrkohė njė libėr studimor mbi ekonominė?

    Jam nė momentet e fundit tė mbylljes sė njė studimi, qė nuk e bėj vetėm unė. Jemi njė grup ekspertės,h mes tė cilėve dhe tė huaj. Ėshtė njė studim shumė interesant. Ėshtė njė punė nė vite, qė nė fokus ka vlerėsimin e aftėsive tė tregut tė punės, por nga kėndvėshtrimi i bizneseve. Ėshtė njė studim interesant, mendoj me vlera, por nuk dua ta dekonspiroj, sepse nuk ka pėrfunduar ende. E kemi tepėr tė rėndėsishme pjesėn e etikėn, nė raport me ekipin qė po merret me kėtė studim.

    Viti 2014 ka qenė njė vit i ngarkuar politikisht, mund tė them dy kulme, vizita e Papės dhe vizita e Kryeministrit nė Beograd. Nga perspektiva juaj, si i keni parė kėto ngjarje tė vitit 2014?

    Sigurisht, vizita e Papės ishte njė ngjarje e jashtėzakonshme, jo vetėm pėr shqiptarėt nė Shqipėri, por pėr tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodhen. Njė moment jashtėzakonisht i veēantė dhe pėr mesazhin qė donte tė transmetonte. Ne jemi njė komb me shumė vlera, por pėr shkak tė tranzicionit jemi fokusuar kėto vite te problemet dhe nuk i kemi evidentuar vlerat qė kemi. Dhe motivi i vizitės sė Papa Franēeskut ėshtė vėllazėrimi ndėrfetar nė Shqipėri. Njė vend shumė i vuajtur nga diktatura komuniste, i cili arriti tė mbijetonte dhe tė sakrifikonte nė emėr tė fesė. Kjo vizitė ishte dhurata mė e bukur qė Papa Franēesku mundi t’u bėnte shqiptarėve dhe njė mundėsi unike pėr tė prezantuar shqiptarėt nė botė. Ju e dini, qė kamerat kur Papa Francesku shkon nė njė vend janė tė fokusuara tek ai. Prandaj kjo vizitė ishte njė mundėsi e mirė dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė mė tė njohur nė botė. Ishte njė mundėsi e mirė pėr imazhin tonė si komb. Ndėrsa pėrsa i pėrket vizitės sė Edit nė Beograd, mund tė them qė edhe unė e kam pėrjetuar njėsoj si shumė tė tjerė. Pati shumė diskutime pas ndeshjes sė futbollit. Ishte njė lloj kėrshėrie se si do tė zhvillohej kjo vizitė. Dhe unė vetė personalisht e kam parė si njė moment tė veēantė rivendosjeje marrėdhėniesh.

    Marrėdhėniesh?

    Marrėdhėniet ne i kemi pasur, por njė vizitė ndėrshtetėrore e kėtij niveli. Njė vizitė qė i kaloi pėrmasat e njė vizite formale, pėrtej nėnshkrimit tė marrėveshjeve tė dy qeverive. Ishte njė gur i mirė nė marrėdhėniet mes dy vendeve. Ishte njė vlerė e shtuar pėr atė qė kėrkon vetė Ballkani tė bėjė, duke i bėrė vendet bashkė nė rrugėtimin drejt Bashkimit Europian. E besoj tezėn e Edit, qė ēdo vend i rajonit e ka shumė tė vėshtirė tė pėrparojė pa marrėdhėnie tė mira nė rajon.

    Nėse do t’ju kishte pyetur, do t’ia kėshillonit kryeministrit, pikėrisht atė deklaratė, qė u bė dhe “bomba” le tė themi “droni” i konferencės sė shtypit?

    Tani…(qesh), mediat e kanė nė detyrėn e tyre ta etiketojė ashtu si ėshtė mė atraktive pėr publikun, por unė do thoja qė Edi aty tha njė tė vėrtetė, dhe unė besoj se kėshtu u kuptua nga tė gjithė.

    Nė fakt bashkėshortet e kryeministrave, aktivizohen nė ēėshtje sociale, aktivizohen nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e njeriut dhe ju keni pasur njė rrugėtim nė ēėshtjet e tė drejtave tė njeriut, herėt. Mė kujtohet njė deklaratė e fortė e juaja nė lidhje me ēėshtjen e grave, madje mund ta quaj dhe tė rreptė si deklaratė. Ju thoni qė: “Nė Shqipėri, 60% e grave janė dhunuar tė paktėn njėherė nė jetėn e tyre”. Si e shikoni kėtė fenomen?

    Nė kėtė deklaratė unė kam cituar njė studim qė ėshtė bėrė nga njė institucion ndėrkombėtar para njė viti. Ndėrkohė, unė besoj, se nė Shqipėri ka shumė aspekte, ku ėshtė bėrė njė progres i dukshėm, por kur vjen puna pėr dhunėn nė familje dhe dhunėn ndaj grave, nuk ėshtė bėrė aq sa duhet. Nė atė konferencė unė u shpreha qė ėshtė bėrė regres. Kjo pėr shkak tė gjithė kontekstit social, problematikės sė shtuar tė gjithė kėtyre viteve tranzicion, i cili ėshtė transmetuar nė Shqipėri, nė formėn e njė stresi mbi individėt dhe familjet shqiptare. Nė Shqipėri ndodhin paradokse tė tilla. Dhuna ndaj gruas apo dhuna nė familje ėshtė parė gjithmonė si njė aspekt, ku flamurin e ka shoqėria civile dhe ajo duhet tė merret me kėtė, dhe shteti duhet tė bėjė vetėm rolin e lehtėsuesit. Nuk mendoj se duhet tė ndodhė kėshtu. Shteti duhet tė marrė pėrgjegjėsitė e veta, kur vjen fjala pėr aspekte tė tilla pėr jetėn, shumė tė rėndėsishme tė familjeve e komuniteteve. Sė dyti, ka njė paradoks tjetėr qė ndodh prej vitesh. Sa herė trajtohet ky problem, pėrpiqen tė ndėrgjegjėsohen gratė e dhunuara, ndėrkohė qė dhunuesit janė komplet jashtė fokusit. Duhet bėrė mė shumė punė me dhunuesit. Dua t’i referohem njė rasti shumė interesant qė bėri xhiron e botės. Njė reporter i sportit nė SHBA, pėrpara njė ndeshjeje shumė tė rėndėsishme futbolli, arriti tė predikonte pėr 4-5 minuta raste dhune tė ndodhura nė shtetin e tij, duke i ftuar burrat tė marrin rolet e tyre kundėr kėtij fenomeni. Duhet punuar me ndėrgjegjėsimin, dhe unė e besoj kėtė.

    Ėshtė ēėshtje ndėshkimi edukimi i burrave apo ėshtė ēėshtje “edukimi”?

    Unė mendoj qė ėshtė ēėshtje edukimi. Por edukimi ėshtė njė proces qė kėrkon shumė kohė dhe sigurisht ndėshkimi ėshtė njė penalitet i cili duhet tė jetė prezent, pėr sa kohė dhuna, pėrbėn njė akt, i cili dėnohet nga Kodi Civil…apo dhe nga Kodi Penal.

    Kur kritikoni shtetin qė nuk e bėn punėn e tij, qė kjo ėshtė thjesht njė ēėshtje e shoqėrisė civile… kė keni parasysh?

    Unė kam parasysh tė gjitha institucionet. Janė shumė institucione qė ndėrlidhen nė kėtė ēėshtje. Fjala vjen, ne i referohemi gjithmonė shtetit, kur bėhen referimet nė strukturat e policisė. Sa herė ndodh njė dhunė, personi gjithmonė duhet tė shkojė nė polici. Nė Shqipėri nuk ndodh kjo. Nė Shqipėri rastet e referuara janė shumė tė pakta, se ne e dimė cila ėshtė tradita, ose se cili ėshtė mentaliteti i grave, i burrave dhe i vajzave, dhe i familjeve shqiptare. Shumica e njerėzve, kur prodhojnė dhunėn, shkojnė tek familjarėt. Duhet bėrė mė shumė punė nga ana e institucioneve, qė lidhen me arsimin me Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale dhe me njėsitė vendore. Nuk dua tė jap njė pamje totalisht tė errėt, sepse ka pėrpjekje tė pėrditshme qė bėhen pėr tė luftuar kėtė fenomen, duke filluar nga organizata tė caktuara, shoqėria civile. 5-6 prej kėtyre organizatave mund tė jenė pjesė e rrjetit kundėr dhunės nė familje. Ata bėjnė njė punė kolosale, shoqata tė krijuara qė nė fillim tė viteve 90-tė dhe pėr mė shumė se dy dekada bėjnė njė punė tė jashtėzakonshme nė dobi tė komuniteteve.

    Pėr t’i ndėrgjegjėsuar?

    Jo vetėm ndėrgjegjėsim, por edhe pėr t’i asistuar rastet.

    A mendoni qė e gjitha kjo nė vetvete ėshtė dhe ēėshtje ekonomike, nė kuptimin qė stresi i njė ekonomie tė varfėr shpėrthen dhe nė formėn e dhunės?

    Natyrisht ėshtė, nė njė masė goxha tė madhe. Por janė dhe faktorė tė trashėgimisė dhe historisė qė ne kemi pasur. Sigurisht janė ndėrthurur fuqishėm tė gjitha problemet e njė rrugėtimi tė gjatė tė Shqipėrisė nė tranzicion.

    Viti 2014, si ishte eknomomikisht? Jo pėr ju personalisht, flas nė konstanten shqiptare, ekonomia shqiptare, si ėshtė ekonomia shqiptare nė analizėn tuaj?

    Por tani tė gjithė biem dakort qė vitet e fundit ekonomia shqiptare ka pasur njė problematikė tė shtuar, pjesėrisht edhe pėr faktin qė ishte njė krizė e pėrgjithshme financiare dhe ekonomike qė kalonte kufijtė e Shqipėrisė. Shqipėria u bė pjesė e saj dhe pėr shkak tė tė gjitha problemeve tė akumuluara gjatė tranzicionit. Ne vazhdojmė tė jemi nėn efektin e gropave tė tranzicionit. Tė gjitha kėto qė shohim, problemet e energjisė, informaliteti, problemet me pensionet, kontrolli mbi territorin tė ndėrtimeve tė paligjshme, janė gropa tė mėdha tė krijuara nga periudha e tranzicionit. Shteti ende nuk ka dalė nga pelenat e tranzicionit. Do t’i duhet pak kohė. Vetė personalisht kam njė ngushėllim modest. Kemi humbur shumė kohė dhe duhet shumė punė pėr tė fituar kohėn e humbur. Ndėrkohė pėrpara gjithė kėsaj problematike nuk besoj se ka nevojė tė mendohet shumė, pėr tė gjetur zgjidhje. Duhet vepruar shpejt, qė ajo kohė e humbur tė fitohet.

    Veprimi i shpejtė dhe i vendosur ndonjėherė ėshtė dhe me kosto ?

    Ėshtė shumė e rėndėsishme mendoj unė, qė Shqipėria dhe shqiptarėt tė jenė nė njė tė ardhme tė afėrt, nė njė skenar tė sigurtė pėr ekonominė e tyre dhe pėr ekonominė e vendit.

    Nė kėtė kuptim e shikoni 2015-n me optimizėm?

    Unė dhe vitin 2014 e kam parė me optimizėm, njė vit mė parė…

    Dhe nuk je zhgėnjyer?

    Jo nuk jam zhgėnjyer, si nė planin qytetar, por edhe nė planin profesional. Kam bindje tė thellė qė Shqipėria e 2015-s, si dhe nė vitet qė do vijnė, do rikuperojė shumė, shumė vite tė humbura, mbase jo pėr faj tė saj, por pėr shkak tė njė njė tranziconi tė zgjatur pėrtej disa limiteve tė nevojshme…

    Po flasim dhe natyrisht prespektiva ėshtė tek 2015, sepse kjo ėshtė e diela e fundit e 2014 dhe jemi nė kapėrcimin e viteve. Familja Rama, ku do e bėjė Vitin e Ri?

    Nė shtėpi.

    Kam dėgjuar qė do hyni nė shtėpi tė re..?

    Po. Kėto ditė unė jam marrė me transferimin. Mė nė fund do kemi nė njė shtėpi tonėn. Gjithė qėllimi im ishte qė bashkė me Zahon dhe dy femijėt e tjerė tė bėnim Vitin e Ri nė njė shtėpi tė re, pasi shtėpia e re ėshtė njė ogur i mirė. Unė jam marrė shumė me shtėpinė, pasi Edi ėshtė i impenjuar me detyrimet e tij. Kontributi im ka pėrshkruar fillin e kreativitetit tė Edit ndaj vėshtirėsia ime ka qenė e disa-fishtė. Por, ndjehem mirė… sepse banesa ėshtė njė banese e ngrohtė e realizuar me materiale tė thjeshta, tė zgjedhura nga dora e njė artisti.

    Shija e Edit dhe ekzekutimi i joti?

    Po (qesh), kėshtu ndahen nė shtėpinė tonė. Me materiale tė varfėra do t’i quanin ndėrtuarit. Psh, materialet qė kanė bėrė shtėpinė, janė betoni, ēimento, llamarina, hekuri… Ai e sheh vlerėn tek tė jetuarit, tek mėnyra e jetesės, jo tek materialet, dhe unė e besoj kėtė.

    Mezi prisni? Mezi po e prisni tė jeni nė kėtė strehė, nė strehėn e re…?

    Po, pėr tė qėnė e sinqertė…

    Deri tani familja kryeministrore ka qenė e pa strehė?

    Jo, ne kemi qenė nė njė shtėpi. Kur jam shprehur nė intervistėn time tė parė qė ne do tė jetojmė nė njė shtėpi me qera, shumė veta mė kanė kritikuar. Mė thanė: “Si e the ti kėtė?. “Kush ta beson qė ju do tė jetoni nė njė shtėpi me qera?”. Unė u ndjeva shumė keq, mbase dhe nga moseksperienca me mediat. M’u duk sikur kisha bėrė njė gabim tė madh. Por i binte qė po tė shprehesha ndryshe, tė mos thoja njė tė vėrtetė. Dhe ja kaluam 4 vite nė atė shtėpinė e vogėl me qera, qė jam e bindur qė bashkė me Edin do na mungojė shumė. Por tani do tė kemi njė strehėz mė tė madhe, pasi dhe jemi bėrė mė shumė nė shtėpi.

    Dhe unė ju uroj jetė tė lumtur natyrisht nė atė strehėz. Me kėtė qė mė thatė nė lidhje me shqetėsimin, se si do e presin njerėzit. Mė kujtohet njė kėshillė, qė Hilary Clinton ia jepte Cherie Blair, kur burri i Cherie u bė kryeministėr. Ajo i thoshte pikėrisht kėtė: “Duhet ta kuptosh, – tha ajo, – qė nuk mund t’u bėsh qejfin tė gjithėve gjatė gjithė kohės dhe sigurisht qė nuk mund t’i bėsh qejfin shtypit, ndaj duhet tė bėsh atė qė ti e mendon tė drejtė pėr ty dhe pėr sa kohė diēka ėshtė e drejtė pėr ty, mos e vrit shumė mendjen se ēfarė thonė tė tjerėt”. Ti ke pasur tendencėn t’i kėnaqėsh tė gjithė?

    Duhet tė sqarojmė pak pozitat e mia dhe ato tė Cherie Blair. Unė nuk jam vendosur nė ato pozita. Ajo ka qenė protagoniste nė partinė laburiste. Njėkohėsisht dhe figurė e spikatur e Partisė Laburiste e njė grua shumė aktive nė krah tė Toni Bler. Unė nuk jam vendosur nė ato pozicione asnjėherė. Kam dashur, dua dhe do tė dua gjithmonė tė bėj atė, kam shumė dėshirė tė them, atė qė bėn ēdo grua shqiptare, nė fakt e bėn ēdo grua, kudo, po kam dėshirė ta them shqiptare, sepse ndjehem shumė rehat nė kėtė guacėn e traditės tė grave shqiptare dhe tė vlerės sė grave shqiptare, tė dedikuara, qė tė jem shumė afėr dhe e dobishme pranė Edit, duk e ēmuar maksimalisht dobinė qė ai ka, pėr tė ushtruar sa mė mirė detyrėn e tij. Nė fakt e thashė dhe mė parė, suksesi i Edit transmetohet nė njė jetė mė tė mirė pėr shqiptarėt dhe pėr vendin.

    Duke iu referuar njė interviste tė Ramės, vendin nė histori ia keni lėnė Ramės, pėr vete keni preferuar vendin pranė tij?

    Ky ėshtė vendi im.

    Njė urim pėr shqiptarėt pėr 2015-n?

    Viti 2015 uroj tė jetė vit mė i mirė. Do doja qė ēdo shqiptar nė familjen e tij tė ishte i gėzuar dhe me shėndet tė plotė. Kushdo qė e ka mundėsinė, ta kthejė kokėn tek njė njeri nė nevoje, do isha shumė e lumtur, nėse ēdo shqiptar qė ka mundėsi ta bėjė, do e bėjė.

    Panorama

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •