Tek dera ime do trokasėsh, por nuk do dal une tė ta hap,
edhe do mė dėgjosh tek qaj (andaluziane)
.........Letrat e Martinit fillonin me justifikimet e zakonshme nė lidhje me pamundėsine qė ai kish pasur ti shkruante mė parė, justifikime tė cilat ajo zakonisht i kalonte pa shume vėmendje. Sepse ishin tė njėjtat: shumė stres, shumė punė dhe thuajse fare kohė tė lirė. Ishin njohur dy dimra tė shkuar, jo dhe rastėsisht, nė shtėpine e Kristina Kominos, shoqe e ngushte e Marias dhe kusherire e larget e Martinit. Por asokohe ai jetonte nė tė njėjtin qytet me tė, dhe kėshtu qėlluan tė ishin ulur pranė e pranė nė tryezėn e pagėzimit tė djalit tė Kristinės.
Kishin shkėmbyer pėrshėndetjet e rastit, kishin folur pėr gjėra nga mė tė zakonshmet, pėr motin, qeratė e shtėpive, bizneset qė sa vinte e ngecnin diku, pastaj ishin hedhur tek filmat e fundit, ca thashetheme mbi njerėzit e artit dhe tė skenės. Dikur ajo e kish pyetur:
-Me se merreni, zoteri?
-Me asgjė, zonjė. Jam milioner, keshtu qė skam pse tė merrem me gjėsendi, - dhe kish qeshur duke kapėrcyer njė gllėnjkė konjak.- Babai im ka punuar aq sa unė tė mos bėj asgjė,- vazhdoi ai me tė njėjtin ton.
Ajo e kish parė me mosbesim, por pamja e tij, sjellja e sigurt, si dhe kostumi i shtrenjte qė kish veshur, sikur e bindėn diēka. Pastaj kur ajo kish pyetur Kristinėn, kjo kish qeshur me tė madhe dhe kish tundur dorėn ne ajėr Oh, tė lutem, pse merresh me Martinin? Ai ska njė cent nė xhep. Megjithėse ka mendjen mė pjellore nė botė
-E di, e di,- i kish thėnė ai mė pas kur ajo spo i jepte mė muhabet gjatė darkės,- Kristina ėshtė vajzė e ndershme. Tė tregoi? Por sidoqė te vijė puna, unė nje dite do bėhem milioner. Kėshtu qė mund tė vazhdojmė sėrish bisedėn tonė nė kėtė tryezė milionerėsh, -dhe ish zgėrdhirė djallėzisht.
Nje ditė? Martini ishte tridhjetė e gjashtė vjeē dhe shpresonte me njė optimizėm te ēuditshėm se njė ditė do tė bėhej i pasur. Nė kėtė botė ose duhet ti kesh tė gjitha, ose nuk duhet tė jesh fare, kjo ishte filozofia e tij. Por kur ajo shkoi pėr herė tė parė nė banesėn e tij, u tmerrua nga pisllėku dhe vula e varfėrise, qėndroi gjithė kohėn si nė gjemba dhe mezi e vuri nė buzė filxhanin e kafesė qė ai i serviri pasi e shpėlau me ujė tė ftohtė nė lavamanin qė i shėrbente pėr shumė funksione. Ndėrsa ai i rrėfente pėr njė plan fenomenal qė i kish ardhur rrufeshėm nė mendje njė natė mė parė, ajo mendonte se sa e cuditshme ėshtė gjendja e hipnozės, mė saktė autosugjestionit. Martini zvarritet, tha ajo me vete, por po tė pyesėsh atė, ai me sigurinė mė tė madhe do tė vėrtetonte se pėrkundrazi, te tjerėt zvarriten, ai jeton pėr sa kohė qė truri i tij harton skema fantastike qė e errėsojnė mizerjen qė e rrethon. Njėmijė herė ish betuar me vete tė mos ia bėnte tė gjatė kėtij njeriu, por diēka e paqartė e pengonte. Kur ai e merrte ne telefon dhe i thosh pa ndonjė turp tė madh:Zonjė, sot jam i ftuar pėr drekė nė shtėpinė tuaj Maria Matrėnga vetėm qeshte dhe i thoshte: Do ketė ndonjė gatim special, thua?. Nganjėhere e urrente, sepse sillej si harbut duke harruar ku ndodhej dhe sikur gjithė faji pse ai ishte akoma nė atė gjendje ishte i saj. Kulmi ishte kur pikėrisht nė ēastin qė ajo donte ta shporrte njė sahat e mė parė nga shtėpia, ai i thoshte: nuk kuptoj njė gjė pse nuk bėhesh e dashura ime?
E vėrteta qe se ajo e kish menduar edhe kėtė. Maria ishte tek tė dyzetepesat, por nuk ishte halli tek ndryshimi nė moshė. Tani kėto gjėra ndodhnin pėrditė... Pasi e rrahu mirė e mirė kėtė punė ajo befas e kuptoi qė kish diēka nė fizikun e tij qė nuk e lejonte dot ta shihte si njė mashkull me tė cilin mund tė bėheshin gjėrat qė rėndom ndodhin mes nje ēifti. Shpatulla tė ngushta, kraharor i dobėt, kėmbė tė gjata dhe tė holla. Por nuk mbaronte kėtu. Me Martinin asgjė smund tė merrej seriozisht..
Kur ai i rrėfente pjesė nga shkrimet e tij, ia ngulte syte mu nė gojė, drejt e tek fjalėt qė ajo do nxirrte, saqė asaj i ishin kthyer nė njė siklet tė tmerrshėm pikėrisht ēastet kur i duhej tė jepte mendje. Qėllonte qė shkrimet ishin vėrtet tė forta dhe ajo shpėrthente nė njė esklamacion tė tepruar, ndėrsa atij i mvishej krejt fytyra nga njė dritė lumturie. Por nganjėherė ajo vėrtet si kuptonte ato qė shkruante Martini dhe sapo niste: Well, e kuptoj ti ke dashur tė thuash kėte apo atė, mirėpo . Ēfarė mirėpo .ēfarė mirėpo,- ia bėnte ai me mllef dhe ngrihej nga vendi tėrė nervozizėm -Si ka mundėsi qė ju femrat jeni kaq gjysmake ēpres dhe unė nėse ka Zot, ai u ka bėrė vetėm pėr tė pjellė - dhe shfrynte gjithė cinizėm
E di cfarė? - i tha ajo dikur me njė ton fare tė qetė. Dil jashtė
Jashtė?- ia ktheu ai habitur dhe pa pėrqark i hutuar.- Ku jashtė? Ti kujton se unė jam brenda? E di ti ēdo tė thotė tė jesh brenda?, - dhe me gishtin tregues e preku nė mjekerr.- Ti afrohesh thelbit, ta prekėsh atė, deri atje ku ai tė tė pėrvėlojė, tė vdesėsh mbi tė .pak rėndėsi ka nėse ky thelb ėshtė i shėndoshė apo drejt kalbjes. Problemi ėshtė se rruga pėr tek ai nuk gjendet gjithnjė me tė njėjtėn hartė Oj, jashtė thotė. Unė jashtė jam jashtė, dhe njė Zot e di kur mund tė hyj - dhe u lėshua i shkrehur nė karrike.
Njė pasdite pasi kish pirė dy gota verė e kish zėnė gjumi nė kanapenė e hollit dhe ajo ish nisur ta mbulojė me njė batanije tė hollė, ngadalė, pa dashur ta zgjonte. Kishte njė fytyrė tė hequr, tė zeshkėt, njė sanguin nė kufijtė e kolerikut, dhe shumė i dobėt, perėndi, sa i dobėt. Gjumi e shndrronte krejtėsisht,duke i dhėnė pamjen e njė vogėlushi tė rritur. Fytyra e kėtij ciniku tė pandreqshėm mė nė fund kish rėnė nė qetėsi. Ndihej frymėmarrja e lehtė qė shfrynte currila tė hollė ajri, flokėt e ashpėr nuk dukeshin mė aq tė ashpra si nė momentet qė ai vėrtitej zgjuar. Ajo u kėrrus ta mbulonte pa u ndjerė, kur pėrnjėherė ai zgjati krahėt dhe e pėrfshiu pėr beli. E tmerruar nga befasia, ndėrsa ai duke u zgėrdhirė tėrė qejf i tha: E dashur, kurrė mos i beso njė tė vdekuri", Maria Matrėnga ia kish pėrveshur njė shpullė tė fortė turinjve, por u pendua thuajse nė sekondė. Pa me trishtim sesi u mrrol tjetri, si u prish nė fytyrė, si mbylli pak sytė dhe pas nje copė here dicka e mprehtė e shpoi ne zemėr kur ai tha: Mirė ma bėre
Pastaj Martini ish zhdukur pėr ditė tė tėra, derisa njė mėngjes Maria gjeti nė kutinė postare njė letėr qė vinte nga pėrtej oqeanit. Mė nė fund njė shenjė dhe sinjal prej tij. Kishin qenė ditėt mė tė rėnda, mė tė trishtuara qysh prej shumė vjetėsh, diēka sikur i ishte shkulur nga stomaku dhe sikur njė flutur i sillej rrotull nė zgavrėn e zbrazur. Por si pėr ironi tė gjithė kėsaj pritje tė gjatė e tė pakuptimtė, letra nuk kishte asnjė shenjė mallėngjimi apo trishtimi, ai thjesht i rrėfente mes tė tjerave, se si kish shtėnė nė dorė ca harta tė vjetra, shumė sekrete, dhe bashkė me dy miq tė vjetėr shkolle, kishin blerė dedektorė dhe turlilloj pajisjesh tė tjera qė do tu duheshin tash e tutje pėr ekspeditėn ndoshta mė tė ēmendur tė shekullit, por dhe shumė tė vėrtetė ama. Dhe fill pasi tė gjenin thesarin e ėndėrruar, ata kishin ndėrmend tė blinin njė ishull nė Karaibe, tė vogėl ndoshta, por krejtėsisht tė tyrin, ku dhe ti Maria, i thoshte ai (patjetėr me atė cinizmin e zakonshem) duhet tė pajisesh me vizė pėr tė hyrė. Dhe tani po e mbyll kėtė letėr, sepse nuk kam mė kohe pėr llogje Martini.
..........Maria ndenji gjatė me pėllėmbėn mbėshtetur nė faqen e ndezur nga malli dhe zhgėnjimi, mori njėhere frymė thellė dhe fshiu me inat njė lot qė i rrėshqiti nė mjeker. Po ēdreqin e kishte zėnė me kėtė aventurier tė pacipė, me kėtė njeri kaq tė pashpirt, qė nė vend se tė pyeste e fliste si tė gjithė njerėzit qė kanė dy fije mend nė kokė, kėpuste lloj lloj broēkullash e gėnjeshtrash vetėm e vetėm qė ta shkatėrronte pėrfundimisht tė gjorėn grua? Ēfarė mizash e brumbujsh lėvrinin nė atė kokė tė shthurur? Si ėshtė e mundur qė ai, njeriu qė ishte nė gjendje tė merrte nė analizė deri nė hollėsi gjėra tė vėshtira e tė thella tė kėsaj bote, tė mos kuptonte shpirtin e thjeshtė tė saj qė vuante e pėrpėlitej si njė kafshė e porsatherur? Po pse, o njeri, egoizmi tė bėn kaq tė verbėr e mizor? Varja, tha pastaj Maria dhe kish tundur dorėn sikur desh tė pėrzinte tėrė mendimet me atė lėvizje. Varja
Por nuk mundi mė shumė se dy ditė. Tė tretėn u ul nė tryezėn e vogėl, ku nga ana e majtė, pas shpinės sė saj binte nje tufė rrezesh tė mekura, nje diell qė po jepte shpirt dalėngadalė. Dhe nisi tė shkruante njė letėr pėr Martinin. Nė fillim i pėrmendte shkurt e thatė se mė nė fund gjyqi i gjatė dhe i lodhshėm mbi pėrkatėsinė e trashėgimisė sė ish njerkut (qė tashmė sdihej se nė ēishuj tė jetės tjetėr shėtiste), kishte marrė fund. Dhe Maria Matrėnga kish marrė goxha pjesė. Pastaj e pėrgėzonte dhe i uronte fat pėr ekspeditėn. Tė paktėn, tash e tutje, e mbylli ajo letrėn e parė, edhe pse ndoshta me njė hartė tė vjetėr do kesh mundėsi ndoshta ta prekesh atė thelbin qė ke kėrkuar me vite
Dimri pllakosi me dėborėn qė binte pėrnatė, me udhėt qė ngrinin e ku vėshtirė tė mos thyeje qafėn, dhe me letrat qė shkonin e ktheheshin mbi oqean. Maria kish mbledhur shumė shkrime tė Martinit, te hedhura nė sirtarė pa kujdes e rregull. I sistemoi aq sa mund ta bėnte ajo njė gjė tė tillė dhe madje u mundua tu bente njė farė redaktimi gjuhėsor. Nė qetėsinė e netėve tė gjata e tė pafund ajo kuptoi pėr herė tė parė se brenda atij trupi tė imėt, brenda atij shpirti tė paqetuar kurrė, fshihej gjeniu fatkeq qė rropatej si njė bohem me ėndrra tė destinuara pėr tė mbetur gjithnjė tė tilla Nė njė nga ato mėngjeset e ftohta me akull, zbriti nė Downtown, takoi njė mikun e saj tė vjetėr, editor bestsellerėsh, dhe ia la nė dorė tė gjitha dorėshkrimet e Martinit. Njė javė mė vonė ai i tha:
-Tė pabotueshme, Maria, rrezikoj shumė dhe po jetoj ditė jo tė mira
-Kuptoj,- tha ajo me kokė ulur -Sa?- e pyeti njė ēast mė vonė duke ia ngulur sytė qė po i digjeshin nė njė zjarr tė ēuditshėm me gjuhėza tė bardha.
********
-Toka ėshtė xheloze dhe cingune, Maria. Shpellat, gropat e errėta, lumenjtė e nėndheshėm janė tė mahnitshėm. Eshtė secila njė histori dhe dhimbje mė vete. Fatet e njerėzve qė gėlojne mbi koren e Tokes janė qesharake, krejtėsisht te papėrfillshme nė raport me atė qė fshihet nė thellėsi. Ti, Maria, vazhdonte tė fliste Martini duke rrufitur njė ēaj tė nxehtė, dikur ke qenė njė perlė e vogėl, mbyllur brenda njė guacke tė zezė, me buzė tė puthitura pėr tmerr. Thellė, shumė thellė, zhytur nė ujėrat e errėta tė nėntokės, aq afėr sė vėrtetės. E merr me mend ēfarė energjie ėshtė dashur pėr tė tė shpėrthyer ty nga brenda atij burgu? Dhe pėrse? Qė ti tė sorollatesh pėr ca kohė nė kėtė kėnetė tė shpifur, tė rrish kėtu duke dėgjuar llogjet e njė tė lajthituri dhe ti shėrbesh atij ēaj tė nxehtė, dhe nė fund tė tentosh sėrish tė rikthehesh nė perlė e tė shkosh andej nga erdhe. Prapė do futesh brenda njė guacke tė madhe tė zezė, tė tjerė do mundohen tia puthisin pėrsėri buzėt pėr tmerr, por skanė pėr tė mundur kurrė. Sepse ti je tradhtare, Maria. Atė qė tu dha me aq bujari njėherė, ti e perbuze. Dhe pėh, ke per tu bere njė gaforre e stėrmadhe, qė do pickosh ndonjė ditė ndonjė udhėtar fatkeq si unė, ndėrsa do perpiqet ti shkėpusė tokės mademet e veta, - dhe pėrnjėherė ngriti kėmbėn e pantallonave duke i treguar nė kėrcirin e gjatė shenjėn e njė plage tė thellė, por tė mbyllur tashmė.
Ajo rrinte me faqen mbėshtetur mbi pėllėmbėn e djathtė, dėgjonte si njė tokė e etur pėr shi fjalėt e tij zhurmėmėdha, dhe njė buzėqeshje mistike i kish mbėshtjellė gjithė qenien. Bėri ohhh kur i pa plagėn qė patjetėr do kish dashur kohė tė mbyllej, pėrfytyroi sa tė ferrshme duhet tė kishin qenė ditėt dhe netėt e asaj ekspedite tė dėshtuar, dhe njė ndjenjė e thellė lumturie, shumė mė e thellė se tė gjitha ato thellėsite qė pėrmendte ai, e pėrfshiu kur mendoi se ai ishte aty tani, shumė afėr saj, edhe pse indiferent dhe mospėrfillės si pėrherė.
-Ah - bėri dikur, u ngrit me tė shpejtė, dhe pas pak u kthye me njė libėr tė trashė ku me shkronja varaku vetėtinte emri i Martinit.
-Thesari ka qenė gjithė kohėn kėtu, -filloi ajo ti fliste nė tė njėjtin regjistėr. I tregoi sesi editorė tė shumtė kishin mbetur tė pataksur nga thellėsia e ideve tė tij, sesi ishin munduar tia rrėmbenin dorėshkrimet e tij nga dora, por ajo kurrsesi skish pranuar qė libri tė binte nė duar tė gabuara, dhe ia kish besuar vetėm Cerber-it, qė jo vetėm e kish nxjerrė brenda dy javėsh nė treg, por dhe e kish shoqėruar me njė publicitet tė paparė prej vitesh.- Oh, - rėnkoi Maria pastaj,- mė vjen kaq keq qė ti nuk e pe me sytė e tu. E paharrueshme, e jashtzakonshme -dhe pėr herė tė parė nisi ti besojė edhe vetė fjalėt e saj.
Kish harruar se kish nxjerrė me mijėra dollarė nga duart, se i ish dashur tė bridhte me ditė tė tėra lart e poshtė nėpėr dyer televizionesh,vetėm qė ai tė kthehej. Vetėm qė ajo tė kishte mundėsi tė dėgjonte pėrsėri lajthitjet e tij, por punė e madhe, as qė i kėrciste fare. E bėnte pėr vete, krejtėsisht pėr vete, qė ti rikthehej qetėsia dhe paqja. Egoiste? Po egoiste ishte . E ētė keqe kishte kėtu?
-Ti je femėr e rralle, Maria!- tha ai pėr herė te parė i mallėngjyer.- Pėrnjimend je njė tregtare e mrekullueshme, - dhe shihte me njė kureshtje te mpirė kapakun e librit, e shfletoi ngadalė nė fillim, pastaj shpejt e shpejt deri nė faqen e fundit. E vuri mbi tryezė, mori nė dore filxhanin me ēajin e ftohur tashmė dhe duke e rrėkėllyer, tha:
-A stė pata thėnė qė njė ditė do e vazhdonim bisedėn tonė nė njė tryezė milionerėsh?
Krijoni Kontakt