Close
Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 207 prej 207
  1. #201
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Lartë: Fullani e Golemi janë të pafajshëm

    Shtet kur.vash.
    Fakirat i denojne me maksimumin qe parashikon ligji, per keta bo.le medhenjte nuk gjenden prova.
    Pastaj thone obobo sa keq qe e sperkaten me acid prokurorin.
    Duhen sperkatur me acid te gjithe gjykatesit e te djithe prokuroret.
    Rrace e felliqur.
    Cdo gje eshte relative...

  2. 2 antarët më poshtë falenderuan smokkie për mendimin e shprehur në këtë postim:

    2043 (14-11-2014),drague (13-11-2014)

  3. #202
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Lartë: Fullani e Golemi janë të pafajshëm

    Levizja Socialiste per Integrim ; eshte per trasparencen dhe zbardhjen e plote drejte integrimit ne bashkimit europian

  4. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2004
    Postime
    238

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Lartë: Fullani e Golemi janë të pafajshëm

    U harrun fare hajdutet e BSH me ne krie Fullanin!

  5. #204
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Prokuroria: Ja si u vodhën 1.2 milionë USD nga Banka e Shqipërisë

    DOSJA E PLOTE/ Prokuroria: Si u vodhën 1,2 milionë USD në Thesar

    Emri:  Ardian-Bitraj-Klevis-Bejtaj-300x175.jpg

Shikime: 2187

Madhësia:  13.1 KB
    Ardian Bitraj, Klevis Bejtaj

    Autori i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, Ardian Bitraj, ka arritur të përvetësojë një shumë të madhe parash në periudhën maj-qershor të vitit 2014.
    Në këtë periudhë ai ka arritur që të përvetësojë rreth 120 milionë lekë të dëmtuar (rreth 1.2 milionë dollarë), të cilat ishin destinuar për asgjësim, por për arsye se asgjësimi ka vonuar të bëhet, janë mbajtur në ambientet e Bankës së Shqipërisë, ku janë vjedhur nga i dyshuari kryesor Ardian Bitraj. Ky fakt pasqyrohet në kërkesën e Prokurorisë për gjykimin e dosjes penale ndaj tre të akuzuarve direkt për vjedhjen e degës së Thesarit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj. Prokuroria në këtë dokument thekson se shumica e parave të vjedhura nga Banka e Shqipërisë janë shpenzuar në loto sporti nga Ardian Bitraj, fakt ky i konfirmuar nga qelizat e telefonit të tij celular, që tregojnë vendqëndrimin e të dyshuarit. Pas punës në Bankë rezulton se për orë të tëra me radhë ai qëndronte në loto para se të shkonte në shtëpi. Sipas kërkesës për gjykimin e çështjes të dorëzuar në Gjykatë nga Prokuroria, rezulton se Banka e Shqipërisë nuk ka mbajtur të shënuar numrat e serisë të kartëmonedhave, as në hyrje dhe as në dalje. Po kështu ka rezultuar se nga viti 2010 deri në vitin 2014 Ardian Bitraj ka vjedhur kartëmonedha në sasi të mëdha nga dy arkat, arka për veprim që furnizonte me para bankat e nivelit të dytë dhe arka stok, ku mbaheshin të depozituara paratë e kthyera në Bankë, por edhe fondet që ishin të disponueshme për t’u hedhur në treg nëpërmjet arkës për veprim. Nga viti 2011 e në vazhdim prokuroria dyshon se dijeni për vjedhjen ka marrë edhe Mimoza Bruzia, punonjëse e Bankës në arkat e parave që e ka lejuar ardhjen e pasojës. Sipas akuzës, gjatë gjithë kohës së vjedhjes, Ardian Bitraj ka komunikime të vazhdueshme me Mimoza Bruzian.

    KALLËZIMI NGA BANKA
    Me datë 21.07.2014, Banka e Shqipërisë ka depozituar një material kallëzues në ngarkim të Ardian Bitrajt. Sipas kallëzimit, ky i fundit në cilësinë e përgjegjësit të arkës për veprim e më pas të përgjegjësit të arkës stok ka përvetësuar ndër vite shuma të mëdha parash nga të dy arkat. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, Ardian Bitraj ka ushtruar detyrën e Përgjegjësit të arkës për veprim. Me urdhër, datë 12.09.2011 të Guvernatorit, Ardian Bitraj është emëruar përgjegjës i arkës stok dhe në datën 22.11.2011 ka marrë detyrën se bashku me vlerat monetare (fondet e parave). Është pyetur fillimisht si deklarues e në vijim si person nën hetim, Ardian Bitraj, i cili ka pranuar se ka vjedhur shuma parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje mekanizmin e vjedhjes. Ai ka deklaruar se nga muaji maj apo qershor i vitit 2010, gjatë kohës që ushtronte detyrën e përgjegjësit të arkës për veprim, ka arritur që të përvetësonte sasi të konsiderueshme parash nga kjo arkë. Edhe gjatë kohës që nuk ka qenë përgjegjës i kësaj arke, ka vazhduar të përvetësojë sasi të konsiderueshme parash, pasi në mirëbesim futej në ambientet e saj. Sipas tij, sasia e parave të vjedhura nga arka për veprim ishte 600 milionë të rinj. Ardian Bitraj ka deklaruar se ka arritur të marrë shuma nga 1.500.000 (një milion e pesëqindmijë) deri në 2.000.000 (dy milionë) lekë. Në ditë të caktuara ka arritur të marrë nga arka për veprim dhe 10 milionë lekë, duke i fshehur në rrobat e trupit. Arkat e prekura i mbushte me libra, me qëllim që të mos humbisnin peshën. Bitraj ka deklaruar se gjatë muajve maj-qershor të vitit 2014 ka arritur që të përvetësojë rreth 120 milionë lekë të dëmtuar, të programuar për t’u asgjësuar me urdhër të zëvendësguvernatores. Të gjithë sasinë e parave të vjedhura në Bankën e Shqipërisë, i pandehuri ka deklaruar se e ka shpenzuar në pikat e loto-sportit. Fakti i mësipërm është pranuar dhe nga e pandehura Mimoza Bruzia, e cila ka deklaruar se që në vitin 2010 ka konstatuar se Ardian Bitraj ka përvetësuar shuma të mëdha parash në ambientet e arkës për veprim, ku ajo ushtronte detyrën e specialistes së ngarkuar me vlera nga viti 2009 deri në vitin 2014.

    PROVAT NË BANKË
    Nga procesverbali i këqyrjes së datës 22.07.2014, shoqëruar me fotografitë përkatëse, u provua se rrethanat dhe mekanizmi i shpjeguar nga Ardian Bitraj përputhen plotësisht me konstatimet e bëra në këqyrje. Nga këqyrja e arkave të drurit ku ruhen vlerat monetare në arkën për veprim, ka rezultuar se 8 arka i kishin kapakët të hapur dhe nuk kishin elemente sigurie. Nga këqyrja në arkën për veprim, më datë 4 gusht 2014 ka rezultuar se arkat e prekura, janë ato me prerje 5 mijë lekëshe, ku secila prej tyre si rregull mban një sasi prej 20 mijë kartëmonedhash të prerjes 5 mijë lekëshe. Nga këqyrja e mëtejshme ka rezultuar se numrat identifikues të arkave te prekura janë: AR297 ka në brendësi 3 mijë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe, AN133 ka në brendësi 4 mijë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe, AN136, ka në brendësi 16 mijë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe, AR266, ka në brendësi 13 mijë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe, AN135, ka në brendësi 10 mijë kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe. Kutitë me kode AM91 dhe AE11 dhe AP180 nuk kanë kartëmonedha në brendësi, pra është vjedhur e gjithë shuma. Ardian Bitraj pasi kishte përvetësuar shumat e parave nga këto arka, i kishte zëvendësuar ato me sende, si libra, blloqe letrash etj., me qëllim që të ruhej pesha specifike e arkës. Me procesverbalin e sekuestrimit të datës 22.07.2014 janë sekuestruar në arkën stok sende, si kartonë, kuti të ndryshme ambalazhi të vendosura brenda stivës së kartëmonedhave të prerjeve 5 mijëshe. Ardian Bitraj i kishte vendosur këto sende me qëllim që stiva ku ruheshin këto para të ishte në dukje normale. Arkat e mësipërme, bashkë me sendet dhe paratë që gjendeshin në to, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale dhe janë në ruajtje pranë Departamentit të Emisionit.

    VLERA E DËMIT
    Pas konstatimit të faktit të vjedhjes, bazuar në urdhrin e zëvendësguvernatorit të parë të Bankes së Shqipërisë, datë 21.07.2014, është kryer një proces inventarizimi për vlerat materiale e monetare në Departamentin e Emisionit dhe konkretisht në zyrën e arkës stok e asaj për veprim. Komisioni i ngritur pas inventarizimit të kryer ka konstatuar se diferenca në të dy arkat është 713 milionë lekë. Bazuar në procesverbalin e mbajtur më datë 22.07.2014, lidhur me inventarizimin e arkës për veprim nga komisioni i inventarizimit fizik, janë identifikuar kodet e arkave të drurit të rezultuara me diferenca në arkën për veprim, ku ka rezultuar se 5 nga 8 arkat e drurit të rezultuara me diferenca, rezultojnë të jenë pjesë e shënimeve të mbajtura nga ishpunonjësja e ngarkuar me vlera pranë arkës stok, Myzejen Belba. Këto shënime janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale nga Prokuroria dhe përmbajnë të dhëna në lidhje me kodet e kutive të kartëmonedhave për disa nga prerjet e tyre, si dhe disa data të hyrje-daljeve të këtyre kutive për në arkën stok e anasjelltas. Në këto dokumente të sekuestruara u konstatuan disa shënime në lidhje me daljet nga arka stok për në arkën për veprim të kutive me kartëmonedha të prerjes 5 mijë lekëshe, mes të cilave dhe disa kode që u përkisnin kutive të rezultuara të vjedhura në arkën për veprim, sipas procesverbalit të këqyrjes së datës 22.07.2014. Në funksion të hetimeve paraprake nga ana e organit procedues është realizuar kryerja e një ekspertimi me qëllim për të përcaktuar se cila ka qenë gjendja në vlera monetare e arkës për veprim dhe asaj stok në datën 22.07.2014, nëse ka diferenca në vlera monetare në këto arka etj. Sipas përgjigjeve të dhëna nga grupi i ekspertëve ka rezultuar se diferencat më pak në vlerat monetare të munguara gjithsej në arkën stok dhe për veprim janë 713’000’000 (shtatëqind e trembëdhjetë milionë) lekë.

    NUMRAT E SERISË S`JANË MBAJTUR
    Prokuroria ka kërkuar verifikim edhe për regjistrimin e numrave serialë të kartëmonedhave, por ka marrë përgjigjen se evidentimi i numrave serialë të kartëmonedhave të gatshme të qarkullimit të bëra hyrje apo që qarkullojnë midis arkave (stok dhe për veprim), degëve të Bankës së Shqipërisë dhe bankave tregtare, nuk përbën detyrim ligjor, rregullativ apo procedural të Bankës së Shqipërisë. Po kështu, infrastruktura aktuale e administrimit, përpunimit dhe ruajtjes së parasë së gatshme për qarkullim nuk e mundëson njohjen dhe regjistrimin e numrave serialë të kartëmonedhave.

    VJEDHJA E PARAVE

    Në vijim është arritur të provohet dhe mënyra se si janë përvetësuar nga i pandehuri Ardian Bitraj vlerat monetare në të dy arkat. Kjo ka ndodhur si rezultat i mosrespektimit nga ana e personelit të të dy arkave, qendrës operatore etj., të rregullave te përcaktuara në udhëzimet dhe rregulloret përkatëse. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, që mbikëqyrin ambientet e brendshme të Godinës së Departamentit të Emisionit, ka rezultuar se i pandehuri Ardian Bitraj, gjatë orarit të punës dhe konkretisht në datë 15.07.2014, rreth orës 08:45 min ka hapur i vetëm derën kasafortë të zyrës stok (transit). Ky veprim i këtij shtetasi është në kundërshtim me udhëzimin Nr.741, datë 28.03.2014 “Mbi administrimin dhe përdorimin e çelësave dhe kodeve numerike të dyerve në Bankën e Shqipërisë”. Referuar pamjeve filmike, procesverbalit të këqyrjes së tyre, si dhe shpjegimeve të Ardian Bitrajt në cilësinë e përgjegjësit të arkës stok, ka rezultuar se kjo procedurë nuk është zbatuar dhe kjo ka sjellë për pasojë që i pandehuri Ardian Bitraj të përfitojë nga kjo situatë dhe të përvetësojë shuma të konsiderueshme parash. Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se në këtë aktivitet kriminal ka qenë e përfshirë dhe Mimoza Bruzia, e cila nga viti 2009 deri në vitin 2014 ka ushtruar detyrën e specialistes së ngarkuar me vlera pranë arkës për veprim. Ajo ka qenë e ngarkuar me administrimin e vlerave monetare që disponoheshin pranë arkës për veprim, dhe në këtë cilësi ka bashkëpunuar me të pandehurin Ardian Bitraj për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash, veprime të cilat janë kryer në një hark kohor prej katër vitesh.

    TELEFONATAT
    Nga këqyrja e tabulateve telefonike ka rezultuar se midis të pandehurve ka pasur komunikime të vazhdueshme gjatë dhe pas orarit të punës. Nga hetimi është provuar se e pandehura ka konstatuar faktin e vjedhjes së lekeve nga ana e te pandehurit Ardian Bitraj, gjatë kohës që ky ushtronte detyrën e përgjegjësit të arkës për veprim. Edhe pas largimit nga kjo detyrë Bitraj ka vazhduar të përvetësojë sasi të konsiderueshme parash nga arka për veprim, ku Mimoza Bruzia vazhdonte të ushtronte detyrën e të ngarkuarës me vlera pranë kësaj arke dhe ishte në dijeni të vjedhjes së lekëve nga Ardian Bitraj. Mimoza Bruzia ka vazhduar t’i krijojë të pandehurit Ardian Bitraj kushtet për të vazhduar vjedhjen. Nga hetimet ka rezultuar e provuar se të dy të akuzuarit e kanë arritur marrëveshjen e tyre për vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë me veprime konkludente. Këto veprime e mosveprime të Mimoza Bruzias kanë vazhduar për të gjithë periudhën 2010-2014. Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara nga burimet e provave ka rezultuar e provuar se e pandehura Mimoza Bruzia me veprime aktive ka konsumuar plotësisht elementet e figurës së veprës penale “vjedhje e bankave dhe arkave të kursimit”, parashikuar nga neni 136/2, K.Penal. Mimoza Bruzia i ka krijuar kushte dhe akses Ardian Bitrajt për të vazhduar veprimtarinë e tij kriminale. Pra, me veprime aktive, të kryera me dashje, ajo ka lejuar ardhjen e pasojave kaq të rënda. Ndihma dhe përkrahja e ndërsjellë që autorët Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia i kanë dhënë njëritjetrit, ka krijuar mundësinë për ardhjen e rezultatit të dëshiruar. Rezulton e provuar se veprimet e personit nën hetim Mimoza Bruzia, lidhur me krijimin e kushteve për kryerjen e vjedhjes janë kryer në një hark të gjatë kohor, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e veprimtarisë kriminale, vjedhjes së parave në Bankën e Shqipërisë.

    NIPI I BITRAJT
    Nga hetimet e kryera dhe të dhënat e grumbulluara nga burimet e provave ka rezultuar se person tjetër i përfshirë në këtë aktivitet kriminal është dhe i pandehuri Klevis Bejtaj. Nga këqyrja e pamjeve filmike, në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë, të datës 30.07.2014, ka rezultuar se në datat 15 dhe 16 korrik 2014, i pandehuri Klevis Bejtaj ka shkuar me automjetin e tij tip “Benz” me targë TR 3833 M pranë godinës së Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë dhe është takuar me të pandehurin Ardian Bitraj. Nga hetimi është provuar se ky i fundit, përpara se të nisej te makina e të pandehurit Klevis Bejtaj, ka marrë sasi parash nga ambientet e Bankës dhe është drejtuar për në automjetin e të pandehurit Klevis Bejtaj, i cili është nipi i tij. Ka rezultuar e provuar se Klevis Bejtaj ka shkuar disa herë me automjetin e tij pranë ambienteve të Bankës së Shqipërisë dhe ka takuar për disa sekonda shtetasin Ardian Bitraj, i cili përpara se të dilte nga ambientet e Bankës për t’u takuar me nipin e tij, merrte sasi të konsiderueshme parash nga arkat e Bankës. Është provuar se Klevis Bejtaj komunikonte në telefon me Ardian Bitrajn, i cili para se të dilte për të shkuar te makina e tij, merrte sasi të konsiderueshme parash nga ambientet e Bankës së Shqipërisë. Sipas pamjeve filmike të realizuara nga kamerat e sigurisë së Bankës, ka rezultuar e provuar se i pandehuri Klevis Bejtaj afronte makinën në afërsi të godinës së Bankës së Shqipërisë, në një distancë që sipas tij nuk vëzhgohej nga kamerat e sigurisë. Pas kësaj, tek ai shkonte i pandehuri Bitraj ku, pasi qëndronte disa sekonda, kthehej serish në ambientet e bankës. Ka rezultuar se në tri rastet e dokumentuara me pamje filmike konstatohet se Ardian Bitraj, pasi merrte para nga ambientet e bankës, dilte jashtë saj dhe futej te dera e pasme e automjetit, që drejtohet nga nipi i tij, qëndronte disa sekonda dhe më pas rikthehej në ambientet e Bankës.

    DESTINACIONI I PARAVE
    Gjatë hetimeve paraprake janë kryer një sërë veprimesh hetimore për të verifikuar destinacionin e parave të vjedhura në Bankën e Shqipërisë. Në këtë kuadër, objekt hetimi kanë qenë një numër i konsiderueshëm personash, punonjës të Bankës së Shqipërisë, të pandehurit, të afërmit e tyre etj. Është kërkuar informacion nga të gjitha bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri për transaksione të mundshme financiare të kryera nga të pandehurit, të afërmit e tyre etj. Informacion u është kërkuar dhe kompanive Western Union dhe Money Gram. Sipas informacionit të dërguar, kompanitë bankare ka rezultuar se nuk ka pasur transaksione të vlefshme financiare për hetimin të kryera nga të pandehurit, të afërmit e tyre etj. Nga hetimet është provuar se pjesa më e madhe e parave të vjedhura në Bankën e Shqipërisë janë shpenzuar nga i pandehuri Ardian Bitraj në pikat e lotove të sportit në qytetin e Tiranës. Këto pika janë identifikuar edhe nëpërmjet qelizave të tabulateve telefonike të Ardian Bitrajt gjatë periudhës që ishte i punësuar ne Bankën e Shqipërisë. Sipas informacionit të kompanisë përkatëse celulare, nëpërmjet të cilit lokalizohej vendndodhja e personit përdorues të numrit celular, i pandehuri Ardian Bitraj, pas largimit nga puna shpenzonte një sasi të gjatë kohe në pikat e loto-sportit në qytetin e Tiranës

    ***
    Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjykatë kërkesën për gjykim ndaj shtetasve Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtaj, të tre të akuzuar për vjedhjen e kryer në Bankën e Shqipërisë.

    Sipas Prokurorisë së Tiranës, nga hetimet rezulton se këta tre shtetas janë përgjegjës për vjedhjen e një sasie shumë të madhe parash në Bankën e Shqipërisë.

    Ardian Bitraj, ish-përgjegjës sektori në Bankën e Shqipërisë, konsiderohet nga prokuroria si personi përgjegjës për vjedhjen e mbi 7 milion dollarëve nga ky institucion.

    “Nga hetimi është provuar se pjesa më e madhe e parave të vjedhura në Bankën e Shqiperisë janë shpenzuar nga i pandehuri Ardian Bitraj në pikat e llotove të sportit të shpërndara në qytetin e Tiranës. Këto pika janë identifikuar, krahas veprimeve të tjera hetimore, edhe nëpërmjet qelizave të tabulateve telefonike të të pandehurit Ardian Bitraj gjatë periudhës që ishte i punësuar në Bankën e Shqipërisë. Sipas informacionit të dërguar nga kompania përkatëse celulare, nëpërmjet të cilit lokalizohej vendndodhja e personit përdorues të numrit celular, i pandehuri Ardian Bitraj, pas largimit nga puna shpenzonte një sasi të gjatë kohe në pikat e lloto-sportit në qytetin e Tiranës”,-thuhet në njotimin e prokurorisë.

    Ndërsa ndaj Mimoza Bruzia, ish-përgjegjëse në Bankën e Shqipërisë, prokuroria thotë se rezulton nga hetimet se ka qenë në dijeni të plotë të vjedhjes në vazhdimësi që kryente Bitraj, madje e ka lejuar që të kryente këtë vjedhje në sektorin që ajo kishte në ngarkim.

    Gjithashtu organi i akuzës shprehet se ndaj Klevis Bejtaj, ka qenë në dijeni të plotë që i afërmi i tij, Ardian Bitraj, kryente vjedhjen e parave në Bankën e Shqipërisë. “Është provuar se, i pandehuri Bejtaj, pasi telefonohej nga i pandehuri Bitraj, shkonte me makinën e tij në objektin ku punonte Bitraj dhe merrte qeset me para që i vidhte ky i fundit në Bankën e Shqipërisë”,-thuhet në deklaratën e Prokurorisë së Tiranës.

    Më herët, prokuroria ka nisur hetimet edhe për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani dhe ish-inspektores së Përgjithshme të BSh-së, Elivar Golemi, duke i hetuar të dyja çështjet të ndara nga njëra-tjetra.

    Panorama

  6. #205
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Prokuroria: Ja si u vodhën 1.2 milionë USD nga Banka e Shqipërisë

    Ky si pune kishte bastin edhe gjate kohes se lire shkonte ne banke,apo vete bast 100 mije dollare qe ne minuten e pare ka gol.

  7. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prokuroria: Ja si u vodhën 1.2 milionë USD nga Banka e Shqipërisë

    Fullani e ka shpërblyer Bitrajn 39 herë, ja motivacionet e shpërblimeve

    Ish-Guvernatori Ardian Fullani e ka shperblyer 39 here, Ardian Bitraj, personi kryesor i akuzuar per vjedhjen e 7.3 milione dollareve, me motivacionin, “siguri e larte ne thesar”. E perditshmja ‘Telegraf’ sjell ne nje artikull me detaje informacione nga grupi i eksperteve qe po merren nderkaq me hetimin e ceshtjes.

    Sipas informacioneve nga grupi i ekspertëve, që po merret me kontrollin hetimor pas vjedhjes së 7.3 milion dollarëve, zbuluar në datën 24 korrik 2014, por që kishte nisur e vazhdonte qysh prej qershorit 2009, arkiva e dokumenteve zyrtare të Bankës së Shtetit Shqiptar, cilësohet si një “thesar abuzimesh skandaloze”. Nuk bëhet fjalë për skandale abuzimesh, si në llogaritë e komunave periferike me buxhet vjetor 1 milion lekë, ku abuzohet me fonde legenësh e fshesash, por për skandale që kalojnë çdo imagjinatë abuzimi me detyrën e ngarkuar! Prej “portës së shqyer” të Bankës së Shtetit, po dalin përditë lajme të reja për skandale të vjetra të epokës “Fullani”. Një nga këto skandale ka lidhje me personazhin “Bitraj”, ish-nëpunësin që i ishte besuar “mirëmbajtja dhe ruajtja” e thesarit të shtetit. Sa për saktësim, sipas zbulimeve të bëra këto ditë në arkivin shkresor të bankës, rezulton se afro 80% të letrave të veprimtarisë së Bankës së Shtetit, nuk i përgatiste dhe nuk i shikonte askush tjetër, përveç ish-guvernatorit Fullani dhe 3 miqve të tij të afërt e të besuar, bashkëpunëtorë në Këshillin Mbikëqyrës, konkretisht Kule, Milo e Civici, të cilët kishin krijuar aq konfidencialitet si “grup”, sa i firmosnin shkresat e hartuar nga Fullani edhe 1, 2 e 6 muaj pas zbatimit praktik.

    Një nga këto letra, që ka zbuluar grupi i hetim ekspertimit që po punon me “dosjet Fullani” është lista me emra e shuma të larta e të shpeshta shpërblimesh financiare, të bëra me firmë e vulë të Fullanit, për “kupolën” e lartë të Bankës së Shtetit dhe për një pjesë drejtorësh të rrjetës nepotike. Sipas kësaj liste shpërblimesh, mes drejtuesve “VIP” të bankës, figuron edhe emri i të vetë-akuzuarit për vjedhjen e 7.3 milionë dollarëve. Ardan Bitraj, ish-“krye-gardiani” i depozitës së Thesarit të Shtetit, që paguhej me pagë mujore sa një drejtor policie, figuron në listat “VIP” të shpërblimeve që ka akorduar adashi i tij, ish-guvernatori Ardian Fullani. Ky ish-nëpunës i bankës, që kishte akses të plotë për të qëndruar dhe vepruar lirshëm brenda mjediseve të depozitës së Thesarit, përveç pagës së majme mujore, është “përkëdhelur” prej Fullanit edhe me “bonus financiar” për “punë të shkëlqyer”, dhe siç rezultoi puna e tij e shkëlqyer ka qenë vjedhja e thesarit të bankës, deri edhe me mjete rrethanore (brekë). Sipas listë pagesës së shpërblimeve “VIP”, Ardian Bitraj që nuk e ruante, por “rruante” bankën pa asnjë vështirësi, ka përfituar disa herë edhe shpërblime 1 mujore, 3 mujore, 6 mujore, vjetore dhe shpërblime “speciale”. Çdo shpërblim që ka ‘shijuar” Bitraj, rezulton të jetë i lartë, në shumë raste edhe më i lartë se paga mujore. Ka një fakt tepër interesant dhe skandaloz në historinë e shpërblimeve që i janë dhënë Ardian Bitrajt. Në periudhën e viteve 2010-2014, kur vidhej banka, Ardian Bitraj është shpërblyer 39 herë, me shuma të tilla: 22 herë në vlerën 150 mijë lekë të reja, 11 herë në shumën 100 mijë lekë të reja dhe 6 herë në shumën 70 mijë lekë të reja. Të gjithë shpërblimet, Ardian Bitrajt i janë dhënë me propozim me firmë, prej ish-guvernatorit Ardian Fullani. Çdo shpërblim që i është dhënë, ka të njëjtin motivacion: “Për vigjilencë të lartë, për menaxhim korrekt dhe siguri të plotë në depozitën e Thesarit”!

    Auditi fals, më 18 mars 2014: Banka është me siguri të plotë…

    Ndërsa në momentin që mori detyrën, guvernatori Sejko konstatoi se krejt sirtarët e tavolinës dhe raftet e zyrës së Fullanit ishin boshatisur nga dokumentacioni i aktivitetit të guvernatorit, ai ka mundur të gjejë disa prova shkresore në “kasaforta” të tjera, që tregojnë falsitetin e veprimtarisë audituese të inskenuar prej ish-guvernatorit Fullani, lidhur me gjendjen financiare të bankës së shtetit, firmosur nga “kukullat” e Këshillit Mbikëqyrës, nga 3 audituesit e brendshëm të urdhëruar prej Fullanit dhe nga audituesit e jashtëm privat J. Sokoli, I. Osmani e L. Bregu, të paguar prej Fullanit me buxhetin e bankës, për të hartuar një kontroll fiktiv “të rregullt të punëve të bankës”! Fakti skandaloz, me fshehjen e krimit të vjedhjes gjigande që po bëhej në bankë është ky: Edhe 4 muaj përpara se të zbulohej vjedhja afro 5 vjeçare që po i bëhej Thesarit të Bankës së Shtetit, guvernatori Fullani ka hartuar raport auditi të brendshëm e të jashtëm, me konkluzione false, të paguar deri në 1 milionë euro nga fondet e Bankës së Shtetit. Në dosjet lidhur me veprimtarinë kontrolluese të bankës është zbuluar edhe një Raport Auditi, që provon falsitetin e kontrollit të situatës së stabilitetit dhe sigurisë financiare në bankë për vitin 2013. Raporti i auditit fals, gjoja të ushtuar në bankën e shtetit është bërë në periudhën shkurt-mars 2014, prej dy shoqërive audituese ortake shqiptare e maqedonase, të zgjedhura nga Fullani pa konkurrim. Këto shoqëri auditi, kanë firmosur Raportin e Auditimit në Bankën e Shtetit Shqiptar, në datën 18 mars 2014, me emrat “Grant Thornton sh.p.k Tiranë-Shqipëri” dhe “Grant Thornton DOO Shkup-Maqedoni”. Ja çfarë thotë vlerësimi i auditit të tyre, shpallur në 18 mars 2014, vetëm 4 muaj përpara se të zbulohej vjedhja në bankë: “Kontrolli i veprimtarisë së bankës së shtetit shqiptar për vitin 2013, u krye në përputhje me planin e auditimit të brendshëm të bankës, miratuar nga Inspektori i Përgjithshëm, pas komunikimit të tij me Guvernatorin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Për vitin 2013, u planifikuan gjithsej 15 angazhime auditimi për dhënie sigurie, nga të cilët janë përfunduar e raportuar pranë administratorëve 13 raporte auditimi dhe 2 raporte investigimi. Gjatë vitit 2013, u adresuan gjithsej 75 rekomandime të reja dhe 24 rekomandime të kaluara me status “në proces/pa zbatuar”. Përmbledhja e tyre në formë raportesh periodike është paraqitur pranë Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Sipas vlerësimit tonë, pasqyrat financiare paraqesin në mënyre të drejtë, në të gjitha aspektet materiale, pozicionin pozitiv financiar të Bankës së Shqipërisë deri më 31 dhjetor 2013, rezultatin e saj financiar dhe flukset e saj të parasë, për vitin e mbyllur në atë datë, në përputhje me politikat kontabël të zbatuara nga Banka e Shqipërisë”



    Ja sa herë janë shpërblyer shefat e bankës, në 10 vitet “Fullani”
    1. Ardian Fullani 387 shpërblime
    2. Elisabeta Gjoni 283 shpërblime
    3. Petraq Milo 265 shpërblime
    4. Adrian Civici 285 shpërblime
    5. Dhori Kule 308 shpërblime
    Ermelinda Meksi 42 shpërblime

    ———————————————————-—————————————-—————————————-—————————————-—————————————-

    Ja 20 motivet e çuditshme, të disa prej shpërblimeve që ka akorduar Fullani
    1. Shpërblim për 1 Majin, festën e punëtorëve
    2. Shpërblim për 1 Qershorin
    3. Shpërblim për harmoni dhe mirëkuptim në kolektiv
    4. Shpërblim për liberalizmin e vizave
    5. Shpërblim për vizitën e ish-Presidentit Xhorxh Bush
    6. Shpërblim për futjen e Shqipërisë në NATO
    7. Shpërblim për Vitin e Ri me 3 paga mujore.
    8. Shpërblim për ditën e Shën Valentinit.
    9. Shpërblim për 100 vjetorin e Çlirimit të Atdheut.
    10. Shpërblim për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.
    11. Shpërblim në fillim vitin shkollor, për fëmijët e drejtuesve të bankës
    12. Shpërblim për performancë të mirë të ekipit të volejbollit të bankës, në garat sportive.
    13. Shpërblim për zbatim pa kundërshti, të urdhrave të dhëna prej guvernatorit
    14. Shpërblim për sukses në aksion e mbjelljes së fidanëve në Tiranë.
    15. Shpërblim mujor financiar, për ushqim suplementar të punonjësve
    16. Shpërblim 6 mujor, për 15 ditë pushime verore dhe 15 ditë pushime dimërore
    17. Shpërblim për zbatim korrekt të orarit zyrtar në punë.
    18. Shpërblim për mos nxjerrje të sekretit, të problemeve të bankës.
    19. Shpërblim për “Mobilim dhome pune në shtëpi”, për 52 drejtuesit kryesorë të bankës.
    20. Shpërblim me rastin e marrjes së certifikatës ndërkombëtare: “Banka më profesionale, më transparente, më e sigurte në rajon”.

    ---------

    Kush nga juve ketu merr nga 30 shperblime ne vit?

    Turp qe gjykata i ka nxjerre keta hajdute te pafajshem.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Xinxerfilli për postimin:

    2043 (17-03-2015)

  9. #207
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Lartë: Fullani e Golemi janë të pafajshëm

    Shperblimi i 18 eshte kryeveper: "Shperblim per mos nxjerrje te sekretit te problemeve te bankes".

    E kalon dhe imagjinaten e humorit.,eshte fantastik.

Faqja 21 prej 21 FillimFillim ... 11192021

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •