Close
Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 207
  1. #191
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    A mundet kuh me na tregu c'rol ka pas Fullani ne privatizimin shtepise qendrore te oficereve, sot seli e PD-se??
    paqen, e sjell vetem drejtsia

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,559

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Do Dali ****N
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #193
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    A mundet kuh me na tregu c'rol ka pas Fullani ne privatizimin shtepise qendrore te oficereve, sot seli e PD-se??
    Skru, ner

    Se Je edhe me shkolle,..lol

    Shpia e officereve s'eshte privatizuar, po I eshte dhene ne perdorim PD, per seli, sic I eshte dhene komiteti I partise PS.

    Pra Banka Qendrore, dhe Fullani si guvernator, skane asnji lidhje me te. V.K.M per Kalimin e ben Qeveria.

    A m'kuptoveeee?...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #194
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Çudi shqiptare! Djali e mbron si avokat, babai e liron si gjyqtar nipin e gruas.

    Drejtësia Shqiptare vazhdon të prodhojë çudira, pasi dy ditë më parë gjyqtari i Apelit Agim Bendo, ka vendosur të lirojë shtetasin Gentian Jahja, me detyrë ish-kryetar të komisionit të inventarizimit në BSH, që nga verifikimet e prokurorisë ka rezultuar se është nipi i gruas së gjyqtarit Bendo. Kështu raporton A1Report. Për shkak të këtij konflikti direkt të interesit, gjyqtari Bendo duhet të dorëhiqej duke u zëvendësuar me një tjetër gjyqtar, por që në fakt kjo procedurë e tillë ligjore nuk ka ndodhur, por ka vijuar gjykimi, duke sjellë dhe zbutjen e masës së sigurisë për Gentjan Jahjan nga “arresti në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.
    Por sipas prokurorisë, skandali nuk përfundon këtu pasi avokati që mbronte në sallën e gjyqit interesat ligjore të të arrestuarit Gentian Jahja, duket se ka qenë shtetasi Boiken Bendo, që në fakt rezulton të jetë djali i gjyqtarit të Apelit Agim Bendo.
    Në këtë rast skandali mer përmasa të dyfishta, pasi ka krijuar një precedent të rrezikshëm për drejtësinë shqiptare, ku djali dhe babai përfshihen në një debat gjyqësor, ku djali në rolin e avokatit që mbron interesat e të akuzuarit dhe babai, në rolin e gjyqtarit që jep vendimin në emër të drejtësisë.

    Tema

  5. #195
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Citim Postuar më parë nga BOKE Lexo Postimin

    sa te jete ai sakati musteqemiu marioneta e sali rrumpalles president kshtu drejtsije do keni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #196
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Përfundimisht ky vënd nuk bëhet më !! Ky ishte i vetmi shans për të demostruar se ky shtet po fillon të bëhet... Nejse, 3 vjet kalojnë sa hap e mbyll syçkat, nuk ma mer mëndja se ka ngel mashtrim pa përdorur për të na mar votën.. e në vënd të votës, këtë herë do na marin munë
    mesa jam unë në djeni, çështjen po e heton vetëm një prokuror i vetëm, ai që e rrasi brenda! E ç'të bëjë ai i gjori përkundrejt hordhisë së hijanave që ka pas krahëve Fullani?! Presion psikologjik e ndëhyrje etc Një njeri i vetëm heton një krim shtetëror, si me qënë vjedhje e rëndomtë ... E kush pret fund te lumtur këtu? Unë jo për vete:/
    Elegance is an attitude.

  7. #197
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Kuvendi shkarkon Fullanin, 5 deputetë të majtë votuan kundër

    Nga Redaktor on 18/09/2014

    Kuvendi ka shkarkuar sot më 72 vota pro dhe 6 kundër, Ardian Fullanin nga posti i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

    Shkarkimi erdhi pas skandalit të ndodhur në BSH, ku deri më tani rezultojnë të jenë vjedhur 713 milionë lekë.

    Në votimin e fshehtë për shkarkimin e Fullanit, 5 deputetë të shumicës kanë votuar kundër shkarkimit të tij, ndërsa një votë tjetër ishte nga PDIU.

    Kuvendi ka shkarkuar gjithashtu edhe ish Inspektoren e Përgjithshme, Elivar Golemi, me 76 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

    Shkarkimi i dy zyrtarëve të lartë të BSH-së është dërguar në Kuvend pas votës unanime në Komisionin e Ekonomisë të drjetuar nga Erjon Braçe.

    Mapo

  8. #198
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Shefi i sigurisë së Thesarit i shpëton hetimit, është babai i drejtores së Tatimeve.

    Vjedhja në Thesar, babai i Shehajt i shpëton hetimit. Zyrtari ka në varësi kamerat që filmuan Bitrajn kur çoi paratë te nipi.
    I ati i drejtoreshës së Tatimeve, shef i sigurisë në Bankë.

    “Furtunës” së arrestimeve në Bankën e Shqipërisë pas vjedhjes së më shumë se 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit i ka shpëtuar një zyrtar që ka lidhje direkte me sigurinë e institucionit. Ibrahim Shehaj, me detyrë shef i shërbimit të sigurisë së jashtme dhe ruajtjes së objekteve në Bankën e Shqipërisë deri më tani nuk është përfshirë në hetim, me gjithë ngjarjen e ndodhur. Zyrtari në fjalë mësohet se është babai i drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve, Briseida Shehaj. Gazeta “Panorama” ka mësuar dje se punonjësi në fjalë i Bankës së Shqipërisë ka pasur në varësi dhe në sektorë paralelë disa nga të arrestuarit në lidhje me vjedhjen e ndodhur në Thesar. Edhe pse nuk është marrë ende nën hetim, shefit të sigurisë së jashtme të Bankës, Ibrahim Shehaj, mësohet se i janë kërkuar sqarime nga prokuroria në momentet e para të hetimit. Ai ka dhënë sqarimet e veta verbalist dhe pas zbulimit të vjedhjes ka vazhduar normalisht detyrën e tij. Gazeta ka mësuar se detyra e babait të drejtoreshës së Tatimeve ka të bëjë me sigurinë e godinës së Departamentit X në Linzë, mbikëqyrjen e hyrje-daljeve, kontrollin e punonjësve etj.

    Panorama

  9. #199
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Shfryhet skandali i BSH-së, Gjykata e Lartë liron Golemin e Fullanin

    Tiranë- Balona e fryrë gjatë verës për skandalin më të madh financiar të shekullit, vjedhja e Bankës së Shtetit është shfryrë duke mos mbetur as një flluskë sapuni.
    Gjykata e Lartë i ka kthyer lirinë e plotë ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektores Elivar Golemi.
    Ndërsa Fullani ka hequr byzylykun nga këmba, ish-vartësja e tij ka lënë qelinë e burgut dhe detyrimi i vetëm që kanë ndaj shtetit është paraqitja herë pas here në polici.
    E para betejën me prokurorinë e fitoi Elivar Golemi që ishte mbajtur ndryshe nga shefi i saj në qeli.
    “Gjykata e Lartë korigjoi vendimet e gjykatave më të ulëta. Masa e sigurisë ishte në papërshtatshëri me personalitetin e Golemit” tha Fatos Shanaj, avokati mbrojtës i Elivar Golemit pasi doli nga gjykata.
    Fati i ka qeshur edhe Fullanit që sipas avokatit Maks Haxhia nuk priste ndonjë vendim tjetër përveçse lirisë së plotë.
    Të dy drejtuesit e lartë të BSH në kohën kur u vodhën 713 milion lek në thesar kishin bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë dhe e kanë fituar betejen me prokurorinë që nga ana e saj duhet të dorëzohet në pretendimin për ti mbajtur në qeli Fullanin e Golemin të akuzuar si përgjegjës për vjedhjen spektakolare të Bankës nga një punonjës i thesarit.
    Për këtë skandal në pranga përfunduan 17 persona, por aktualisht në qeli përveç Ardian Bitrajt si autor i vjedhjes janë vetëm gjysma e tyre.
    Ardian Fullani dhe Elivar Golemi u arrestuan me 5 shtator me urdhër të prokurorisë, ndërsa Apeli e liroi 10 ditë më pas ish-guvernatorin në arrest shtëpie

    ORA NEWS

  10. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Apelit, arrest shtëpie për guvernatorin Fullani

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shfryhet skandali i BSH-së, Gjykata e Lartë liron Golemin e Fullanin

    Tiranë- Balona e fryrë gjatë verës për skandalin më të madh financiar të shekullit, vjedhja e Bankës së Shtetit është shfryrë duke mos mbetur as një flluskë sapuni.
    Gjykata e Lartë i ka kthyer lirinë e plotë ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe ish-kryeinspektores Elivar Golemi.
    Ndërsa Fullani ka hequr byzylykun nga këmba, ish-vartësja e tij ka lënë qelinë e burgut dhe detyrimi i vetëm që kanë ndaj shtetit është paraqitja herë pas here në polici.
    E para betejën me prokurorinë e fitoi Elivar Golemi që ishte mbajtur ndryshe nga shefi i saj në qeli.
    “Gjykata e Lartë korigjoi vendimet e gjykatave më të ulëta. Masa e sigurisë ishte në papërshtatshëri me personalitetin e Golemit” tha Fatos Shanaj, avokati mbrojtës i Elivar Golemit pasi doli nga gjykata.
    Fati i ka qeshur edhe Fullanit që sipas avokatit Maks Haxhia nuk priste ndonjë vendim tjetër përveçse lirisë së plotë.
    Të dy drejtuesit e lartë të BSH në kohën kur u vodhën 713 milion lek në thesar kishin bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën e sigurisë dhe e kanë fituar betejen me prokurorinë që nga ana e saj duhet të dorëzohet në pretendimin për ti mbajtur në qeli Fullanin e Golemin të akuzuar si përgjegjës për vjedhjen spektakolare të Bankës nga një punonjës i thesarit.
    Për këtë skandal në pranga përfunduan 17 persona, por aktualisht në qeli përveç Ardian Bitrajt si autor i vjedhjes janë vetëm gjysma e tyre.
    Ardian Fullani dhe Elivar Golemi u arrestuan me 5 shtator me urdhër të prokurorisë, ndërsa Apeli e liroi 10 ditë më pas ish-guvernatorin në arrest shtëpie

    ORA NEWS
    Fullani sipas ketij vendimi duhet te kthehet ne detyren qe kishte.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 20 prej 21 FillimFillim ... 1018192021 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •