aman mos e ngjyros forumin me argumenta hajdutesh, lepanjozesh, njerezish te pa shtylle kurrizore, qe te vrasin naten dhe te qajne diten, as nuk e marr guximin te lexoj hala...t e lepirjes se pushtetit.
aman mos e ngjyros forumin me argumenta hajdutesh, lepanjozesh, njerezish te pa shtylle kurrizore, qe te vrasin naten dhe te qajne diten, as nuk e marr guximin te lexoj hala...t e lepirjes se pushtetit.
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Prokuroria zbardh rolet dhe shkeljet e 10 të arrestuarve për supervjedhjen e Thesarit
Dosja e bankës
Arka stok - Në përbërje të arkës stok në degën e Thesarit kanë qenë përgjegjësi Ardian Bitraj dhe specialistët Lavdim Cani dhe Myzejen Belba
Arka në veprim - Tek arka për veprim ishin përgjegjësi Petrit Ramohitaj dhe dy specialistët të ngarkuar me vlera, Mimoza Bruzia dhe Liliana Kola
Ngërçi - Departamenti i Emisionit u zhvendos në repartin “X” në Linzë, në janar 2013, por pas zhvendosjes nuk është nxjerrë rregullorja e re
Ardian Bitraj - Duke pasur çelësat e arkës stok dhe asaj në veprim, Bitraj ka mundur të vjedhë para të reja, por edhe ato që ishin për shkatërrim
Vjedhja e 7 milionë dollarëve
Dokumentet dhe filmimet zbardhin veprimet e secilit prej të dyshuarve
Rrethanat e shpjeguara nga Ardian Bitraj përputhen plotësisht nga konstatimet e bëra në këqyrje
Pamjet e kamerave vërtetojnë çdo veprim të Bitrajt dhe të nipit të tij, që e ndihmonte për paratë
Veprimet e Task-Forcës së prokurorisë janë përqendruar në të paktën katër çështje kryesore
Veç mekanizmit të vjedhjes, destinacionit të parave, akuza po heton edhe pasurinë e të dyshuarve
Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur të gjithë mekanizmin sesi ka funksionuar vjedhja për katër vite në Thesarin e Shtetit, duke u bazuar në dokumente dhe pamje filmike, të cilat janë gjetur gjatë dy këqyrjeve që janë bërë në ambientet e repartit “X” në Linzë. Dosja e plotë e prokurorisë tregon qartë rolin e secilit prej dhjetë të arrestuarve për skandalin më të madh të Bankës së Shqipërisë, ku nëntë prej tyre janë nëpunës të Departamentit të Emisionit të kartëmonedhës, dhe i fundit i afërm i njeriut kyç në këtë histori, Ardian Bitrajt.
Dosja e plotë për BSH-në
Nga veprimet e prokurorisë është provuar se Banka e Shqipërisë, aktualisht funksionon në katër ambiente, një ndër të cilat është në Linzë, Tiranë. Këtu gjendet Departamenti i Emisionit, i cili përfshin disa sektorë, ndërmjet tyre, arka stok, dhoma transit dhe arka për veprim. Arka stok është një ambient magazinimi në Bankën e Shqipërisë, ku depozitohen fondet e gatshme për t’u hedhur në qarkullim, pra kartëmonedhë e re, e pahedhur më parë në qarkullim. Këto para vijnë nga kompanitë prodhuese të huaja, me të cilat Banka e Shqipërisë ka lidhur kontrata për prodhimin e prerjeve të ndryshme të lekut. Në përbërje të arkës stok kanë qenë përgjegjësi Ardian Bitraj dhe specialistët Lavdim Cani dhe Myzejen Belba. Arka stok furnizon me fonde arkën për veprim, e cila është në të njëjtin departament me të. Në përbërje të arkës për veprim kanë qenë po tre punonjës; përgjegjësi i zyrës, Petrit Ramohitaj dhe dy specialistët të ngarkuar me vlera, Mimoza Bruzia dhe Liliana Kola. Të tre këta formojnë treshen e ngarkuar me vlera, ashtu si tek arka stok. Të dy arkat përfshihen brenda Departamentit të Emisionit. Arka për veprim, gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj, seleksionon dhe nxjerr nga tregu si të dëmtuara, çdo ditë fonde të sasive të caktuara të lekut.
Përgjegjësi Ardian Bitraj
Nga hetimi është provuar se i arrestuari Ardian Bitraj ka qenë i punësuar pranë Bankës së Shqipërisë, në detyrën e përgjegjësit të arkës stok, që gjendet pranë Departamentit të Emisionit. Gjatë ushtrimit të detyrës së tij, ai dyshohet se ka përvetësuar shuma të mëdha parash, veprime të cilat, sipas deklarimit të tij, i ka filluar qysh prej vitit 2010 e deri në ditën kur është depozituar kallëzimi penal. Personi nën hetim, Ardian Bitraj, i cili ka qenë i ngarkuar me administrimin e vlerave monetare që disponoheshin pranë arkës stok dhe asaj për veprim, gjithashtu ka përvetësuar vlera monetare edhe prej arkës stok në kartëmonedha të dëmtuara, të cilat, sipas urdhrit të administratorit përkatës së Bankës së Shqipërisë, duhet të asgjësoheshin. Në lidhje me faktin është pyetur si deklarues e në vijim si person nën hetim Ardian Bitraj, i cili ka pranuar faktin penal, pra se ka vjedhur shuma parash në vendin ku ishte përgjegjës për ruajtjen dhe administrimin e tyre, si dhe ka shpjeguar në detaje si e ka realizuar vjedhjen.
Verifikimi i dëshmisë
Nga procesverbali i këqyrjes së vendeve i datës 22.07.2013, konkludohet se rrethanat e shpjeguara nga personi nën hetim Ardian Bitraj, përputhen plotësisht nga konstatimet e bëra në këqyrje. Po kështu, me procesverbalin e sekuestrimit të datës 22.07.2014, janë sekuestruar gjurmë që kanë lidhje me veprën penale, si edhe pamjet filmike të Departamentit të Emisionit. Nga deklarimet e shtetases nën hetim Mimoza Bruzia, me detyrë specialiste e arkës për veprim, pranohet fakti se ka pasur dijeni se Ardian Bitraj vidhte shumë parash në arkën për veprim, por nuk e ka kallëzuar këtë fakt.
Kamerat dhe pesë punonjësit
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, që filmonin ambientet e brendshme të godinës së Thesarit, ka rezultuar se Ardian Bitraj, gjatë orarit të punës dhe konkretisht në disa data të dokumentuara në këqyrje, ka hapur i vetëm derën kasafortë të zyrës stok (transit). Ky veprim i tij është në kundërshtim me udhëzimin nr. 741, datë 28.03.2014 “Mbi administrimin dhe përdorimin e çelësave dhe kodeve numerikë të dyerve në Bankën e Shqipërisë”. Sipas këtij udhëzimi, konkretisht neni 5, pika 2 “përdorimi dhe administrimi i çelësave aktivë dhe kodeve të kombinatorëve numerikë”, çelësat e dhomës së transitimit përdoren dhe administrohen nga të ngarkuarit me vlera në Departamentin e Emisionit.
Më tej, në pikën 3, germa “c” përcaktohet se: Çelësat e dhomës së transitimit, të mbyllur në pliko të veçantë, depozitohen dhe ruhen në kasafortë në arkën për veprim. Treshja e arkës për veprim, Petrit Ramohitaj, Mimoza Bruzia dhe Liliana Tusha (Kola) vendosin plikonë në kasafortë brenda mjediseve të dhomës kasafortë të arkës për veprim dhe çelësat e kësaj kasaforte vendosen në modulin e menaxhimit të çelësave.
Referuar pamjeve filmike, procesverbalit të këqyrjes së tyre si dhe deklarimeve të Ardian Bitrajt, në cilësinë e përgjegjësit të arkës stok, ka rezultuar se kjo procedurë nuk është zbatuar dhe kjo ka sjellë për pasojë që Ardian Bitraj të përfitojë nga kjo situatë dhe të përvetësojë shuma të mëdha parash. Fakti që Ardian Bitraj ka hapur i vetëm derën kasafortë të arkës stok, tregon se nga ana e treshes të ngarkuar me vlera, si në arkën stok, ashtu dhe në arkën për veprim, nuk është zbatuar rregullorja përkatëse nr. 741, datë 28.03.2014.
Nga pamjet filmike pasqyrohet fakti se, pas mbylljes së derës kasafortë në arkën stok (transit), nga ana e treshes së arkës për veprim, të arrestuarve Petrit Ramohitaj, Mimoza Bruzia dhe Liliana Tusha nuk janë marrë në dorëzim çelësat e derës, duke i lënë ato në duart e të arrestuarit Ardian Bitraj, i cili në momente të caktuara shkon i vetëm dhe hap derën kasafortë në arkën stok, duke marrë sasi të mëdha parash.
E njëjta shkelje është konstatuar edhe për dy specialistët e arkës stok, të arrestuarit Lavdim Cani dhe Myzejen Belba, të cilët pas mbylljes së derës kasafortë ia kanë lënë çelësat e tyre Ardian Bitrajt, edhe pse udhëzimi përkatës i detyronte ata të depozitonin çelësat në kasafortën e arkës për veprim.
Takimi me nipin e Bitrajt
Gjithashtu nga hetimet e zhvilluara është provuar se nga procesverbali i këqyrjes së pamjeve filmike, në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë të datës 30.07.2014, ka rezultuar se më datë 15 dhe 16 korrik 2014, personi nën hetim, Klevis Bejtaj, ka shkuar me automjetin e tij tip “Benz” me targë TR xxxx M pranë godinës së Departamentit të Emisionit të Bankës së Shqipërisë dhe është takuar me personin nën hetim Ardian Bitraj. Ky i fundit, para se të nisej te makina e Klevis Bejtajt, ka shkuar te kasaforta, ku depozitonte paratë dhe më pas është drejtuar për në automjetin që drejtohej nga Klevis Bejtaj. Ky i fundit rezulton se është nipi i Bitrajt. Nga deklarimet e Klevis Bejtajt pranohet fakti se ka qenë me automjetin e tij afër godinës së Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, ku ka takuar Ardian Bitrajn. Gjithashtu Klevis Bejtaj pranon faktin se ka qenë në dijeni të vjedhjes së Bankës nga ana e Ardian Bitrajt rreth një javë para arrestimit të tij, por nuk ka kallëzuar në organet kompetente. Duke analizuar sa më sipër aktet e administruara, rezulton se Klevis Bejtaj me veprimet e mosveprimet e tij ka konsumuar plotësisht elementet e figurës së veprës penale të “moskallëzimit të krimit”.
Rregulloret për Thesarin
Nga procesverbalet e marrjes së provave materiale, në lidhje me dokumentacionin ligjor (aktet ligjore e nënligjore, vendime, urdhra dhe udhëzime) që ka funksionuar Departamenti i Emisionit në Bankën e Shqipërisë, konkludohet se është zhvendosur në repartin “X” në Linzë, në janar 2013. Në përbërje të tij funksionojnë krahas të tjerave, edhe të ngarkuarit me vlera në arkën për veprim dhe në arkën stok. Në këtë departament është shtuar edhe dhoma transit. Por pavarësisht se kanë vazhduar funksionimin si arka për veprim, arka stok dhe dhoma transit, organizimi i punës në këto tre arka nuk është shoqëruar me miratimin e akteve nënligjore, si udhëzime apo rregullore, por ka vazhduar me rregulloret e vjetra, e konkretisht me vendimin e këshillit mbikëqyrës nr. 04, datë 16.01.2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Departamentit të Emisionit”, si dhe udhëzimit nr. 1798, datë 06.11.2001 “Mbi përdorimin e çelësave të arkave me vlera monetare”. Siç konstatohen, këto akte nënligjore nuk e kanë rregulluar funksionimin e Departamentit të Emisionit, e si rezultat i mungesës së këtyre akteve, është bërë vjedhja e shumave të mëdha në Bankën e Shqipërisë.
Drejtori Dorian Çollaku
Urdhri Nr. 1798, datë 06.11.2001 i Bankës së Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ka funksionuar Departamenti i Emisionit deri në datë 28.03.2014 (dalja e udhëzimit Nr. 741), flet për çelësa “dublikatë” dhe jo për çelësa “aktivë”. Siç shihet, ky udhëzim nuk rregullon asnjë procedurë mbi përdorimin dhe administrimin e çelësave aktivë dhe kodeve të kombinatorëve numerikë. Për sa më sipër, provohet se Departamenti i Emisionit nga data 01.01.2013 deri në datë 28.03.2014, në kohën që drejtohej nga Dorian Çollaku, ka funksionuar pa udhëzime e rregullore konkrete. Bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës Nr. 13, datë 22.02.2006, “Për miratimin e rregullores për nxjerrjen e akteve juridike”, në nenin 5 të tij parashikon përgjegjësinë e Departamentit të Emisionit për hartimin e projektrregulloreve dhe projektudhëzimeve për funksionimin e këtij departamenti. Mbi bazën e këtij vendimi, personi nën hetim, i arrestuari Dorian Çollaku, duhej të përgatiste aktet nënligjore të funksionimit të arkave me vlera monetare pranë këtij departamenti.
Urdhrat e Këshillit Mbikëqyrës
Në datë 28.03.2014, nga ana e Këshillit Mbikëqyrës, mbi propozimin e Departamentit të Emisionit, është miratuar rregullorja Nr. 741 “Mbi administrimin dhe përdorimin e çelësave dhe kodeve numerike të dyerve në Bankën e Shqipërisë”. Ky udhëzim, konkretisht neni 5, pika 2, ndër të tjera përcakton se “përdorimi dhe administrimi i çelësave aktivë dhe kodeve të kombinatorëve numerikë”, çelësat e dhomës së transitimit përdoren dhe administrohen nga të ngarkuarit me vlera në Departamentin e Emisionit. Nga këqyrja e arkës për veprim më datë 22 korrik 2014, si dhe me datë 4 gusht 2014, rezulton se në këtë ambient nuk gjendet kasafortë apo objekt për vendosjen e plikos së çelësave të arkës transit dhe stok. Mosmarrja e masave për krijimin e kushteve në zbatim të udhëzimit Nr. 741, datë 28.03.2014, ngarkon me përgjegjësi direkte drejtorin e Departamentit të Emisionit, Dorian Çollakun.
Referuar pamjeve filmike, procesverbalit të këqyrjes së tyre, si edhe deklarimeve të Ardian Bitrajt, në cilësinë e përgjegjësit të arkës stok, deklarimeve të Petrit Ramohitajt, në cilësinë e përgjegjësit të arkës për veprim, ka rezultuar se kjo procedurë nuk është zbatuar dhe kjo ka bërë që Ardian Bitraj të përfitojë nga kjo situatë dhe të përvetësojë shuma të mëdha parash. Siç është provuar nga hetimi, si në arkën stok ashtu edhe në arkën për veprim, janë kryer vjedhje në vazhdimësi të shumave të mëdha monetare, vjedhje këto që kanë ardhur si rezultat i mosfunksionimit të organizimit të brendshëm të Departamentit të Emisionit që drejtohej nga Dorian Çollaku. Po ashtu, Dorian Çollaku ka pasur për detyrë të miratonte manualet e vendit të punës për çdo punonjës, por edhe kjo nuk është realizuar prej tij. Nga analiza e fakteve dhe provave të administruara deri në fazë të hetimit, është urdhëruar ndalimi dhe më pas është vendosur nga gjykata masa e sigurimit personal “arrest me burg” për dhjetë persona, ndër të cilët nëntë janë punonjës të Thesarit, ndërsa i dhjeti është nipi i autorit të vjedhjes së 700 milionë lekëve.
Të arrestuarit
Ardian Bitraj, 45 vjeç, me detyrë përgjegjës i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “vjedhjen e kryer, duke shpërdoruar detyrën”
Mimoza Bruzia, 42 vjeçe, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar për “shpërdorim të detyrës” dhe “moskallëzim krimi”
Dorian Çollaku, 37 vjeç, me detyrë drejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Bashkim Xhilaga, 63 vjeç, me detyrën e kontrollorit mbikëqyrës në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Petrit Ramohitaj, 60 vjeç, përgjegjës i arkës për veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Lavdim Cani, 47 vjeç, me detyrë specialist i arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Myzejen Belba, 47 vjeçe, me detyrë specialiste e arkës stok në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Liliana Tusha, 44 vjeçe, me detyrë specialiste e arkës për veprim në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, e dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Dhimitër Davidhi, 57 vjeç, vëzhgues operator në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë, i dyshuar për “shpërdorim të detyrës”
Klevis Bejtaj, 27 vjeç, i dyshuar për “moskallëzim të krimit”, nipi i Ardian Bitrajt
Shqip
Kërkesa për dorëheqje, Ermelinda Meksi i përgjigjet Spartak Brahos
Për kërkesës së bërë sot nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho për dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, ka ardhur dhe reagimi i një prej anëtarëve të këtij Këshilli. Ish-deputetja e PS-së, Ermelinda Meksi e cila u zgjodh anëtare e Këshillit Mbikëqyrës disa vite më parë, shprehet se dorëheqja e anëtarëve nga ky institucion do të sillte bllokimin e vendimmarrjes. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se “Këshilli Mbikëqyrës në këtë rast, me 3 anëtarë të dorëhequr do ndodhej pa kuorumin e nevojshëm për marrjen e vendimeve aq të nevojshëm kurdoherë, por sidomos në situatën aktuale”.
Deklarata e plotë e znj. Meksi
Nje pergjigje per z.Braho: Si mik te vjeter qe mu drejtuat personalisht nepermjet mediave ne mes te gushtit,,duke ju falenderuar per konsideraten publike qe shprehet per mua, kasha deshire te flisja me ju personalisht. Por ne pamundesi te lidhjes telefonike me ju, detyrohem ne kete komunikim nepermjet rrjetit social fb.
Apeli juaj mbeshtetet ne intrpretimin e gabuar te ligjit z,Braho. Ligji lexohet integralisht, drejt dhe sakte.
Guvernatori dhe zv.guvernatoret jane punonjes me kohe te plote ne BSH si administratore dhe pergjegjes per administrimin e Bankes dhe kane detyra detyra egzekutive qe i percakton neni 53 i ligjit te BSh. Njekohesisht ata kane edhe rolin drejtues si kryetar dhe nenkryetar te Keshillit Mbikqyres [KM], me detyra te percaktuara ne nenin 42 dhe 43 te ligjit. Eshte kjo arsyeja qe per kete pune ata paguhen jo vetem si administratore me kohe te plote por shperblehen edhe si antare te KM. Ndersa anetaret e tjere te KM jane partime ne kete funksion duke qene te gjithe pedagoge me kohe te plote ne Universitet. Si anetare te KM mblidhemi 1 deri 2 here ne muaj ne mbledhjen e tij ku ushtrojme detyra joekzekutive sipas nenit 42 dhe 43 te ligjit qe kane te bejne me mbikqyrjen e aktivitetit te Bankes per te cilin raportojne administratoret.
Doreheqja per te cilen me apeloni do te ishte zgjedhja me e lehte per mua, si person por jo zgjidhje per situaten ku ndodhemi. Me kete rast ju pyes a menduat pasojen e apelit tuaj per doreheqje, i cili po te pranohet nga njerëzit e nderuar qe juve ju drejtuat do ta fuste institucionin monetar qendror ne nje ngerc institucional,
Keshilli mbikqyres ne kete rast me 3 anetare te dorehequr do ndodhej pa kuorumin e nevojshem per marrjen e vendimeve aq te nevojshem kurdohere, por sidomos ne situaten aktuale kjo situate do te kishte pasoja per stabilitetin dhe sigurine financiare te vendit,per te cilat ju dhe ne duhet te shqetesohemi seriozisht dhe te veprojme me maturi.
Sidoqofte, une mbetem ajo qe kam qene dhe ne kete moment me shume se interesat personale, mendoj me pergjegjshmerine e anetares part time te Keshillit Mbikqyres, duke ndjekur ne kohe reale cdo zhvillim per te realizuar me pergjegjesi funksionet e mia ne KM,per te cilat Kuvendi me ka zgjedhur.
Miqesisht E.Meksi
Koha Jone
Vjedhja e thesarit, kamerat e sigurisë vetëm 40 ditë filmime
Banka e Shqipërisë i ka vendosur në dispozicion prokurorisë vetëm pamjet filmike të kamerave të sigurisë për 40 ditët e fundit të muajve maj-qershor, ndërkohë që organit të hetimit i mungojnë të dhënat filmike për periudhën nga viti 2011, e deri në maj 2014, pamje të cilat do t’i jepnin hetuesve përgjigje të mbështetur në prova për mënyrën se si u vodhën 713 milionë lekë.
Prokurorët duket se vijojnë të befasohen me këqyrjet e herëpashershme që kryejnë në degën e Thesarit dhe me siguri, evidentimi i faktit që ky objekt i rëndësisë së veçantë ruhet me kamera sigurie të thjeshta, i ka lënë ata pa fjalë.
Një burim jo zyrtar, i tha Top Channel se është kërkuar për t’u sekuestruar hard disku i dubluar që normalisht duhet të ishte i arkivuar, duke qenë se bëhet fjalë për një objekt të rëndësisë së veçantë, por kjo gjë nuk është bërë e mundur. Oficerët e policisë gjyqësore kanë administruar vetëm pamjet e 40 ditëve, pasi sistemi i kamerave i instaluar në degën e Thesarit, është i tillë që ruan filmimet vetëm për këtë periudhë. Pas këtij afati ato vetë-asgjësohen.
Nga ana tjetër, burimet shtuan se përveç operatorit te sigurisë, Dhimitër Davidi, nën arrest pasi ka konstatuar në dy episode Ardian Bitrajn duke dalë me thasë plastikë, janë nën hetim edhe punonjës të tjerë të Departamentit të Sigurimit dhe Mbrojtjes së Bankës së Shqipërisë, së bashku me eprorët e tyre të Sigurisë, të cilët kishin për detyrë të vëzhgonin mes të tjerash veprimet e vartësve të tyre e po ashtu të përpilonin raporte të lëvizjeve të punonjësve.
Prokuroria sheh me dyshim edhe procedurën e asgjësimit të parave të dëmtuara, që sipas këqyrjeve paraprake, rezulton se një makineri e posaçme e Departamentit të Emisionit ka kapacitetin për të asgjësuar çdo ditë 400 mijë prerje kartëmonedhash.
Por, thotë prokuroria, ka mospërputhje mes procesverbaleve të nxjerra nga dy sektorët, ajo e Arkës për Veprim, që nxjerr nga tregu si të dëmtuara çdo ditë prerjet e dëmtuara dhe Arkës Stok, e cila pasi depoziton këtë vlerë, i jep të njëjtën vlerë me fonde të reja.
Ky proces kryhet brenda ditës mes të dyja zyrave, si lëvizjet fizike të fondeve, ashtu edhe veprimet kontabël që pasqyrojnë këto lëvizje, thonë pjesëtarët e grupit të hetimit. Por nga këqyrja rezulton se dokumentacioni ka kontradikta.
Top Channel
Kush e solli Fullanin 2 herë radhazi në krye të bankës... ?!! SALIU
16/11/2011
Komisioni i Ekonomisë miratoi me votat e maxhorancës dekretin e Presidentit për emerimin e Ardian Fullanit si guvernator të Bankës Qëndrore edhe për një mandat të dytë.
Mazhoranca e kishte deklaruar që më parë mbështetjen ndaj Ardian Fullanit, por ajo që ra në sy ishte sjellja e opozitës. Edhe pse vetë zoti Rama ka mbajtur një qëndrim të qartë kundër kandidaturës së Fullanit, duke e quajtur atë si të nënshtruar politikisht ndaj qeverisë, shumica e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm në votim, për të votuar kundër, por ishin larguar më parë, gjatë kohës që po diskutohej projektbuxheti.
Në sallë qëndruan vetëm Erjon Brace Mimi Kodheli
Deputet i Partise Socialiste Mimi Kodheli dhe Erjon Brace, një nga zërat më të fortë kritik ndaj Ardian Fullanit.
"Juve mund të jeni të bindur me zotin Fullani, me vizionin e tij. Ne kërkojmë që zoti Fullani të vijë të paraqesë këtu në Komisionin e Ekonomisë vizionin e tij legjendar për të gjithë treguesit e ekonomisë së këtij vendi, ku ka ndikuar ai me performancën e tij të shkëlqyer profesionale dhe politike", tha Brace.
Zoti Brace tha se Kuvendi po ndjek një procedurë të paligjshme me zgjedhjen e Guvernatorit.
"Dua të di praktikën e dokumentuar midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës, që të prodhojnë bashkëpunim midis dy institucioneve në rastin e këtij dekreti, sepse për këtë arsye dekrete të tjera të Presidentit të republikës janë hedhur poshtë menjëherë", tha Brace.
Ardian Fullani u propozua nga Këshilli i Ministrave për anëtar të Këshillit Mbikqyrës në Bankën Qëndrore, dhe gjatë votimit të propozimeve në seancë plenare pati edhe rrjedhje votash nga opozita.
Topi dekretoi Fullanin
Guvernatori Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani është dekretuar për të qenë sërish në krye të Bankës së Shqipërisë edhe për një mandat tjetër.
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar zotin Fullani duke ia propozuar Kuvendit për ta zgjedhur guvernator edhe për një mandat 7-vjecar. Emri Fullanit ishte i parë në listën e propozimit që Këshilli i Ministrave propozoi për anëtarë të Këshillit Mbikqyrës.
Në listën prej 9 emrash të votuar nga Kuvendi si anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës, presidenti Topi ka gjykuar se Ardian Fullani duhet te jete serish Guvernator i Bankes. Zoti Fullani duke qene se është një propozim që bëhet nga qeveria, votimi në kuvend për të është thjesht nje procedure per shkak se ai tashme e ka te deklaruar voten pro nga mazhoranca.
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kundershtoi kete kandidature. Ne nje deklarim per mediat Rama shkruan se në "këndvështrimin e Partisë Socialiste nuk është kandidaturë e gabuar, është kandidatura më e gabuar". Rama eshte i mendimit se mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë. "Për interesin e financave kombëtare dhe të popullit shqiptar, uroj që rrjedha e rrezikshme, ku kanë hyrë punët me financat e këtij populli të ndalet një orë e më parë. E kështu as Presidenti Topi bashkë me votuesit e mundshëm në Kuvend të kësaj kandidature 100% të gabuar, të mos kenë asnjë arsye të pendohen për këtë zgjedhje nga mënyra si mund të precipitojnë gjërat edhe për shkak të drejtimit e politizuar dhe të papërgjegjshëm të Bankës së Shqipërisë. Partia Socialiste - thote Rama- do të votojë kundër kësaj kandidature.
http://time.ikub.al/e8c1e0850b/0c0e7...hqiperise.aspx
Kshu shoku Albo
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Ardian Fullani u emerua Guvernator i Bankes se Shqiperise ne tetor 2004. Kush ishte ne pushtet ne tetor 2004, Saliu apo Fatos Nano?
Kur shoku Rama ka qene kunder Fullanit guvernator, perse e mban akoma ne krye te bankes, po nuk e shkarkon nga kjo detyre? Votat i ka ne Kuvend!
Shko pyete tani veshgjatin ne krye te Qeverise se perse e mban Fullanin akoma ne detyre, edhe pas kesaj vjedhjeje spektakolare? E ate qe te thote, na e sill ne forum qe ta lexojme.
Ja edhe kete merak e hoqe. Tjeter cfare do te mesosh?
Albo
Fullanin nuk e shkarkon njeri sepse detyrën e tij si Guvernator, siç e parashikon ligji dhe kushtetuta e ka bërë. Madje është Guvernatori më i mirë që kemi patur ndonjëherë. Ata që e kanë paraprirë kanë qenë në pjesën më të madhe injorantë, përfshirë ata të PS.
Fullani nuk është gjë përgjegjës ligjor dhe as administrativ për Thesarin. E shumta, vetëm Këshillim Mbikqyrës, si organ kolegjial, mund të ketë një rol vëzhduesi.
Thesari ka të tjerë përgjegjegjës, duke filluar nga ata që merreshin me sigurinë e ambientit, tek rojet, tek ata që duhej të mbikqyrnin rojet (jo, nuk i mbikqyr Fullani rojet!) e me radhë.
Të kërkosh shkarkimin e Fullanit vetëm sepse djali i tij mburret me paratë e të atit, nuk është prej qytetari modern. Xhelozia dhe smira nuk duhet të përbëjë argument.
Nga ana tjetër, të këkrosh shkarkimin e Fullanit si përgjegjës moral sepse Banka Drejtohet prej tij, do të thotë se tregon një hipokrizi të madhe. Kështu do të duhej që cdo drejtues i lartë të jepte dorëheqjen sa herë që një nënpunës vjedh diçka nga vendi i punës, edhe pse mund të mos varet drejtëpërdrejtë prej tij. Eshtë tejet absurde. Aq më tepër që nuk është personi Fullani, e as Këshiilli Mbikqyrës ai që emëron apo merret me punën e rojes së thesarit.
Kur të përfundojnë hetimet e Prokurorisë atëhere shprehemi.
Deri më tani, kjo më duket një fushatë përbaltëse e Ramës dhe mediave të tij, për të denigruar Fullanin meqë po shkojmë drejtë një humnere ekonomike për shkak të paaftësisë së Qeverisë Rama. Në këtë mënyrë në rast përballje e Qeverisë me Bankën Q. mbi cështje ekonomike Rama do të nxjerri kartën propagandistike të radhës, duke mos u marrë fare me argumentin ekonomik.
Tomorrow Never Dies.
Pinxhuku (13-08-2014)
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Në mejdanin e politikës shqiptare, Kryetari i grupit Parlamentar të Opozitës shqiptare vazhdon të nxjerrë fishekzjarre për të shpërqëndruar opinionin publik dhe mediat duke bërë show aspak serioz por edhe qesharak, pra jo-vetëm zhgënjim për konfliktualitetin e vazhdueshëm me Maxhorancën.
Këtë konfliktualitet të ashpër, mesa duket e ka të trashëguar por më shumë të mësuar nga e kaluara e diktaturës në të cilën platforma e diktatorit ishte në përgjithësi 180 gradë e kundërt me platformat e kundërshtarëve të tij.
Po kështu, z. Paloka duke pasqyruar platformën e partisë së tij që mori vetëm 1/3 e vëndeve në Parlament –pra një humbje historike katastrofë më 23 qershor, kërkon të rimarrë vehten duke sulmuar.
Mirë thonë, sulmi është mbrojtja më e mirë, por në rastin e ngjarjeve të aktuale, PD dhe Kryetari i grupit parlamentar të Opozitës në vënd që të gjejnë pika konstruktive me Maxhorancën, vazhdon djallëzisht (sigurisht në zbatim të -His Master Voice), të minimizojë gafat e rënda të qeverisjes së shkuar, duke kaluar në sulme qesharake dhe zhgënjyese, e duke bërë zhurmuesin e skandalit financiar më të madh të të gjitha kohërave- vjedhjen e Bankës së Shtetit.
Megjithëse ky skandal finaciar qëndron për nga klasifikimi historik i dyti, pas vjedhjes që i bëri Ahmet Zogolli rezervave të arit shqiptar më 1939 kur mori 20 e ca arka me ar (madje i biri i tij e justifikoi vjedhjen e të jatit duke thënë se babai mori rrogën e 13…!?), vjedhja e Bankës shqiptare nga vetë nëpunëst e vet, tregon edhe njëherë se ligji, rregulloret, Guvernatori, Këshilli Mbikqyrës, nuk kanë funksionuar -me dashje, dhe mesa shihet, disa të dhëna tregojnë se vjedhja duhet të ketë qënë më e madhe se sa duket duke patur arasysh disa parametra dhe ngjarje:
-ulja e interesave bankare prej tre vjetësh,
-vështirsia në marrrjen e kredive,
-harxhimet marramëndëse në fushatat zgjedhore parlamentare dhe lokale,
-harxhimet marramënëdëse në konstruksionin e Bankës së Shqipërisë e cila ka katër vite e s`po mbaron,
-blerjet e cuditëshme të Hotel Dajtit,
-Rrogat katastrofisht më të larta në raport me drejtuesit e shtetit,
-shpërblime marrramëndëse për Këshillin Mbikqyrës
-mungese auditimi të rregullt sic bëhet në çdo institucion shtetëror e publik, e privat,
-mungesa e kamerave në cdo vënd të Bankës ku lëvizet e punohet me para dhe mugesa e kasetave të vjetra që kanë rregjistruar në të kaluarën.
-luksi i paparë i fëmijëve të Guvernatorit dhe miqve të tij
-mungesa e kontrollit të pasurisë së këtij individi, të vartësve të tij, dhe të Këshillit mbikqyrës.
Por të gjitha këto, z. Paloka i shumëzon me zero, por flet kodra pas bregut se..(shikoni se si e devijon me tinzarllëk një deputet që duhet të ishte duke shkulur flokët nga kjo ngjarje) ``….vjedhja e bankës nuk është asgjë në krahasim me marëveshjen e qeverisë me CEZ….. , dhe…nuk mbështesim asnjë nismë ligjore të shumicës, ..nuk e di se si ka njerëz që revoltohen për 7 milionë (?!), ndërkohë që me një firmë Edi Rama u vodhi shqiptarëve 3 miliardë dollar me CEZ….``.
Pa çvendos vëmëndjen nga një mega skandal në një problem që e krijoi dhe e la pa përfunduar vetë qeveria e Ed Palokës, problem që edhe ai kërkoi një kompromis ndërkombëtar për ta zgjidhur, të cilën e zgjidhi me sukses Maxhoranca aktuale , dhe këtu nuk bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të futura `në xhepin e Edi Ramës` , ashtu si i ka qefi të mashtrojë z.Edi Paloka, por bëhet fjalë për 3 miliard dollarë të humbur nga CEZ nga keqmanaxhimi, dhe nga mos kontrolli i saj prej qeverisjes së djeshme.
Të hidhemi tek megavjedhja. Përse z.Paloka Kryetar i grupit Parlamentar të Opozitës mbron dhe anashkalon ngjarjen si të parëndësishme?
Përse z.Paloka dhe PD mbrojnë Fullanin ?
Përse struktura të ndryshme politike të opozitës mbrojnë Këshillin Mbikqyrës?
A nuk ju duket shumë e rëndë ngjarja kur vëren në retrospektivë se që nga viti 1992 e deri më sot, në Bankën Shqiptare dhe në thesarin e Shtetit kanë ndodhur ngarje të çuditëshme dhe vjedhje, neglizhencë në kontrollin e saj, vendosjen e Guvernatorëve pa integritet?
-Të mos harrohet se një guvernator i viteve 1992 është futur në burg,
-Një guvernator i viteve 2000-2005 vuri re një vjedhje thesari që mund të ketë ndodhur katër vite më përpara, dhe procesi hetimor ngeli i pa përfunduar,
- dhe së fundmi guvernatori Full-Hajni thotë që ka denoncuar një vjedhje në bankë në të cilën paskan marrë pjesë më shumë se 10 vetë, dhe më e bukura është se vjedhësi kryesor është vetë-denoncuar , -pra Full-Hajni nuk e dinte, dhe nuk e zbuloi nëpërmjet kontrolleve dhe Këshillit Mbikqyrës (që për mua është plot me konflikte interesi), por shkaqet që e shtynë Bitrajn të auto-auzohet janë përsëri të paqarta: e breu ndërgjega? E këshilloi dikush? Apo e bëri për të fshehur sasi më të mëdha para të vjedhura, që sipas TV-NEËS24 (A.Hoxha), paratë janë nxjerrë me blind këto 4 vite të Full-Hajnit.
Pavarësisht se associimet inteligjente të trurit të njerzve mund të lidhin dhe vrasjen e Santos me këtë vjedhje, apo mos kallximet e deklarimit të pasurive, dhe rrjedhja e valuttës jashtë që pas 23 qershorit e këtej, mega vjedhja e Bankës Shqiptare duhet ta detyronte z. Paloka dhe opozitën që ai përfaqëson- të bashëpunojë me Maxhorancës dhe jo të delirojë e të keq informojë publikun, sepse ky mega skandal ka ndodhur në kohën e qeverisjes së PD.
Askush nga PD nuk ka vënë gishtin mbi gabimet dhe gafat qeverisëse në kohën e viteve 2005-2013, prandaj përpara se të shani, akuzoni, bëni bojkot, nëse jeni njerëz të kulturuar dhe me integritet duhet të vini gishtin mbi plagën tuaj, plagën që i keni hapur vëndit dhe të reflektoni.
Nuk të çon askund roli i tangërlliksit, dhe i hazërxhevapit, sepse populli i kupton se çfarë fshihet nën petkun e karagjozit e të fortit- fshihet nje grup fajtor që nuk ka dhënë llogari akoma.
Ju lutem, fshijeni kete pacavuren e ketij... ose hidheni andej nga mendimet e momentit.
'Who is John Galt?'To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand
Krijoni Kontakt