Close
Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 207
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vjedhja e Thesarit: Gjykata e Lartë: Fullani e Golemi janë të pafajshëm

    Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    TIRANË- Në sekret të plotë, Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest me burg për dy ekonomistët e Bankës së Shqipërisë, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të arrestuar për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, në lidhje me hetimet e Prokurorisë për dyshimet mbi vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, që kap vlerën e 6 miliardë lekëve.

    Lëvizja e autoriteteve hetimore ka nisur nga rrëfimi i Ardian Bitrajt, me detyrë përgjegjës i sektorit të Arkës Stok, i cili ka rrëfyer se, prej katër vitesh, në bashkëpunim me kolegen e tij, dilnin nga ky sektor me shuma të konsiderueshme lekësh, që ishin bërë gati për t’u hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për t’u asgjësuar”.

    Ardian Bitraj, i punësuar që prej vitit 1993 në Bankën e Shqipërisë, këtë të hënë, ditën kur një komision i ngritur nga Banka do të kontrollonte sasinë e parave të stokut, që kishin dalë nga qarkullimi dhe do të asgjesoheshin, ka rrëfyer se nga sektori që ai kishte nën përgjegjësi ishin nxjerrë shuma të konsiderueshme nga Banka.

    Pasi është përpjekur të shtyjë inventarizimin e gjendjes së arkës stok, ai është rrëfyer përpara komisionit duke i shokuar ata. “Kam katër vjet që i marr lekët nga arka stok, i tërhiqja të gjitha prerje 50-she, i fshihja në trup dhe disa herë përfitova nga fakti që shefi im ishte i ri dhe nuk e kishte idenë se çfarë bëhej aty. Më pas, në mënyrë që të mos kuptohej që ishin tërhequr parà, dhe që pesha e këtyre arkave të dukej e njëjtë, aty vendosja libra”.

    Kjo është pjesë e rrëfimit të Bitrajt, i cili e ka lënë pa fjalë policinë e kryeqytetit dhe Prokurorinë e Tiranës. 45-vjeçari e ka implikuar kolegen e vet, të punësuar në të njëjtin sektor, duke thënë se ajo, para disa muajsh, kishte kuptuar që në arka mungonin 400 milionë lekë, e i kishte kërkuar llogari se ku ndodheshin shumat, por “unë i premtova - thotë Bitraj - se do t’i ktheja”.

    Ka pasur ditë që unë dilja nga sektori me lekë të fshehura në trup, që kapnin shifrën e 10 milionë lekëve dhe askush s’më kuptonte. Të gjitha lekët i kam lënë në lojrat e fatit, që janë poshtë shtëpisë sime.

    Madje, te një kazino jam borxh 50 milionë lekë të vjetra. Por, justifikimi paraprakisht duket i dyshimtë për Prokurorinë. Ndërkohë, Mimoza Bruzia ka mohuar të ketë lidhje e të ketë bashkëpunuar me 45-vjeçarin nga Skrapari, inicialet e të cilit u raportuan një ditë më parë, së bashku me të arrestuarën me të, si një arrestim i thjeshtë.

    (a.n/Top Chanel/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-07-2014 më 11:46
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Besoj se shifrat jane me lek te reja apo jo?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Supervjedhja në bankë, Prokuroria: Shuma më e madhe se 600 milionë lekë

    TIRANË-Shuma e parave e vjedhur në bankën e Shqipërisë, mund të jetë edhe më e madhe nga sa është deklaruar nga dy të arrestuarit.

    Burime nga prokuroria e Tiranës bëjnë me dije se është shtuar numri i personave në hetim, ndërsa vjedhja po sipas të njëjtave burime mund të jetë më e madhe.

    Në hetimet e saj Prokuroria ka ngritur dyshime se si për 4 vite nuk ka funksionuar auditi i bankës, ndërsa deklaron se do merren në pyetje punonjës të tjerë të bankës si edhe pronarë të lotove dhe kazinove, ku i arrestuari Ardian Bitraj ka deklaruar se ka shpenzuar paratë, ndërsa do të shihen edhe kamerat e sigurisë së bankës, edhe pse të regjistruara janë vetëm 20 ditët e fundit.

    Sakaq po sipas burimeve nga prokuroria e Tiranës, Brenda javës pritet të përfundojë edhe auditi në bankë.

    VJEDHJA
    vjedhja e bujshme e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga dy punonjës të saj Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia u zbardh një ditë më parë. Dy punonjësit e bankës kanë grabitur një shumë marramendëse prej 600 miljonë lekësh ose 4.3 miljonë euro.

    Gjykata e Tiranës dha masën e arrestit me burg për dy ekonomistët të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Mësohet se Ardian Bitraj me detyrë përgjegjës i sektorit arkës stok ka rrëfyer se prej katër vitesh në bashkëpunim me kolegen e tij ka nxjerrë nga ky sektor shuma të konsiderueshme lekësh që ishin bërë gati për tu hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për tu asgjësuar.

    Ardian Bitraj ishte punësuar në Bankën e Shqipërisë që në vitin 1993 dhe në fillim javë ditën kur komisioni i ngritur nga banka do kontrollonte sasinë e parave të stokut që kishin dalë nga qarkullimi dhe do asgjësoheshin, ka rrëfyer se nga sektori që ai kishte nën përgjegjësi ishin nxjerrë shuma të konsiderueshme nga banka.

    Madje ai ka rrëfyer se kishte katër vjet që merrte lekë nga arka stok i tërhiqte të gjitha me prerje 50 lekëshe i fshihte në trup dhe në këtë mënyrë i nxirrte nga banka.

    Më pas, në mënyrë që të mos kuptohej që ishin tërhequr parà, dhe që pesha e këtyre arkave të dukej e njëjtë, aty vendoseshin libra. Bitraj ka rrëfyer më tej se ka arritur që brenda një dite të merrte deri në 10 miljonë lekë. Ndërkohë, Mimoza Bruzia ka mohuar para gjykatës të ketë lidhje e të ketë bashkëpunuar me 45-vjeçarin.

    Ai ka deklaruar se të gjitha lekët i ka lënë në lojërat e fatit, që janë poshtë shtëpisë së tij. Sipas deklaratave të tij në polici 45-vjeçari shprehet se në një kazino ka borxh 50 milionë lekë.

    (a.n/BalkanWeb)
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 30-07-2014 më 11:46
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Shkurt muhabeti duhet t'i kishim pranuar ato armët kimike !!

    Po meqë iku ajo punë , shpresoj të bie ndonjë megacunami në brigjet tona e t'i japë fund këti pisllëku që ka mbirë në ferrin e quajtur Shqipëri !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Ha ha haa
    Të isha unë të njëjtën gjë do kisha bërë... Tek e fundit nuk janë paratë e mia! Po të ksihin qenë të miat do isha menduar pak më gjatë.
    Tomorrow Never Dies.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Supergrabitja, Banka e Shqipërisë bën inventarin: Janë vjedhur 713 milionë lekë



    TIRANE - Disa ditë pas zbulimit të vjedhjes spektakolare te Thesari, Banka e Shqipërisë bën të ditur sasinë e munguar të parave. Pas përfundimit të procesit të inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.

    Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë nzhvilloi një mbledhje të posaçme, ku analizoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare. Këshilli Mbikëqyrës nënvizon se mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare.

    Këshilli Mbikëqyrës thotë se përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional, ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre.

    Hetimi administrativ nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale është në proces, ndërkohë që prokuroria nga ana e saj, është duke kryer hetime për të vendosur të gjithë personat përgjegjës para ligjit.

    Sipas Bankës së Shqipërisë, “Grupet e punës të ngritur enkas për këtë qëllim kanë arritur në konkluzionin se:
    - Të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash–i janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare me të cilat operojnë bankat e tjera qendrore. Procedurat e mirëpërcaktuara në këto akte garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare në ruajtje dhe në administrim.
    - Infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet.
    - Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi. Pavarësisht kësaj, mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare. Hetimi administrativ nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale është në proces, ndërkohë që prokuroria, nga ana e saj, është duke kryer hetimet e duhura për të vendosur të gjithë personat përgjegjës para ligjit.

    “Nënvizojmë se rezervat e parasë cash (thesari për analogji) të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash dhe mjetesh teknologjike të avancuara bëjnë të mundur parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të aksesuar dhe manipuluar rezervat monetare. Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre. Këshilli Mbikëqyrës kërkoi prej departamenteve përkatëse marrjen e masave energjike për korrigjimin e rasteve të shkeljes së procedurave të përcaktuara në aktet rregullative në fuqi. Banka e Shqipërisë garanton publikun se aktiviteti i saj operacional është duke funksionuar normalisht, në përmbushje të detyrimeve për furnizimin e sistemit bankar me likuiditetin e nevojshëm.”- thuhet në deklaratën e BSH-së.

    (er.nu/BalkanWeb)

    LIDHJE TE TJERA
    Supergrabitja në BSH, nën hetim të afërmit e dy të arrestuarve, Braçe: Fullani në komision
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    car psikopati... me aq miljon euro kishte ik nga Shqiperia e kishte jetu si mret...shkoi e i la n bixhoz

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Menjen me vjedh, dhe me ik nga shqipria e keni.

    Po po se bene hajdutat shqiprine kush do e bejne?

    Kta te amerikes...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Citim Postuar më parë nga JuliusB Lexo Postimin
    car psikopati... me aq miljon euro kishte ik nga Shqiperia e kishte jetu si mret...shkoi e i la n bixhoz
    mire hapesi i temes ka rjedhur dhe u beson ketyre perrallave, po ty ku te con mushka???? kerkon moralin???
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Për: Zbardhet vjedhja 6 miliardë lekë në BSH, punonjësi i bankës: I humba në bixhoz

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Menjen me vjedh, dhe me ik nga shqipria e keni.

    Po po se bene hajdutat shqiprine kush do e bejne?

    Kta te amerikes...lol
    Duhej t ikte nga Shqipria o xhuxho se e kapte ligji...po skupton ti se ke ngel tu leu gazeten shqip

Faqja 0 prej 21 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •