Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 31
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,013
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Kushtet e reja, 1 vit afat karburanteve, ja cilat prishen

    Lejohet vetëm nëse kthehen në komplekse shërbimi. Distanca minimale mes tyre 15 km

    Ambientet - Zona e shërbimit duhet të ofrojë: stacion furnizimi me karburant dhe lubrifikantë, asistencë mekanike, parkim mjetesh, tualet.
    Sinjalistika - Duhet të pajisen me sinjalistikë për kufizim shpejtësie, për drejtimin e lëvizjes, për parkimin, për shërbimet.
    Bateritë - Duhet të kenë vendin e ngarkimit të baterive për mjetet elektrike. 2 vjet afat për përmbushjen e detyrimit

    Zamir Alushi

    Karburantet fshihen nga rrugët dhe lindin komplekset e shërbimit. Me ndryshimet që bëri dje qeveria në vendimin “Për miratimin e rregullores së zbatimit të Kodit Rrugor të RSh”, nuk fiksohen rregulla strikte, të cilat shumë pak pika karburanti mund t’i plotësojnë. Pra, rreth 1300 pika furnizimi me karburant që ka vendi, do t’i nënshtrohen testit për kriteret e reja teknike. Afati për të marrë titullin “zonë shërbimi” është 1 vit nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Kush firmos? Ngarkohen Ministria e Transportit, organet e pushtetit vendor dhe entet pronare të rrugëve për zbatimin e këtij vendimi.

    Zonat e shërbimit

    Ndryshimi i parë dhe thelbësor në vendim, në zbatim të nenit 24 të Kodit Rrugor, ka të bëjë me përfshirjen e karburanteve në zonat e shërbimit. “Impiantet e shpërndarjes së karburantit llogariten si pjesë e zonës së shërbimit. Ato, përfshirë dhe vendet e ndalimit, nuk duhet të zënë në asnjë rast karrexhatën”, thuhet në vendimin e miratuar dje nga qeveria. Ndërkaq shfuqizohet pika 14 e vendimit ekzistues me titull “Furnizimi me karburant”. Gjithashtu, tabela e karakteristikave konstruktive, teknike dhe funksionale, të rrugëve sipas klasifikimit të manualit të sinjalizimit rrugor, bashkëlidhur rregullores, sipas vendimit shfuqizohet. Kombinimet kryesore të zonave të shërbimit mund të jenë: stacion furnizimi + bar kafe; stacion furnizimi + servis; stacion furnizimi + bar kafe+servis; stacion furnizimi + restorant; stacion furnizimi + restorant + servis; stacion furnizimi +restorant+hotel+servis.

    Zonat e shërbimit nuk duhet të pengojnë qarkullimin dhe të kufizojnë fushëpamjen. Sipas vendimit të qeverisë, ato duhet të jenë të vendosura në vende të përshtatshme, duke përfshirë hapësirën për mjetet në lëvizje dhe ato të ndalura, të pajisura me korsi për rritje dhe ulje shpejtësie në hyrje dhe dalje. Këto zona në rrugët e reja duhet të jenë pjesë përbërëse e projektit rrugor dhe duhet t’u përgjigjen kërkesave të sigurisë dhe rrjedhshmërisë së trafikut. Ato nuk mund të vendosen në afërsi të kryqëzimeve, të vendqëndrimeve të mjeteve të shërbimit publik apo në ato pjesë të rrugës me kthesë dhe me dukshmëri të dobët. Pranë daljeve janë të ndaluara të mbjellat apo tabelat, që pengojnë pamjen e drejtuesve të mjeteve që duan të rifuten në rrugë. Ndërsa, për rrugët urbane, lokale, si dhe ato komunale, impiantet e shpërndarjes së karburanteve duhet t’u përgjigjen të gjitha nevojave që kanë mjetet për rrugëkalim në trotuar. Për këto kushte, zonat e shërbimit të reja dhe ato ekzistuese duhet t’u nënshtrohen procedurave të auditimit dhe inspektimit të sigurisë rrugore, theksohet në vendim.

    Përzgjedhja dhe distancat

    Subjektet që shfrytëzojnë zonat e shërbimit duhet të pajisen me lejet dhe autorizimet sipas legjislacionit në fuqi. Ndërkaq, ato vendosen në rrjetin rrugor duke respektuar distancat. Për autostradat, minimumi 15 km dhe maksimumi 60 km nga aksi i simetrisë së pompës së furnizimit me karburant të njërës zonë në aksin e simetrisë së pompës së mëpasshme, në drejtim të njëjtë të lëvizjes, përcakton vendimi. Për rrugët interurbane kryesore, vendimi cakton minimumi 10 km distancë mes pompave të karburantit. Ndërsa për rrugët interurbane dytësore, distanca mes pompave do të jetë minimumi 6 km. Rrugët urbane kryesore kanë tolerancë më të madhe. Vendimi cakton jo më pak se 500 m midis pompave, por kjo largësi kuptohet si rreze e matur ndaj çdo drejtimi në rrafshin horizontal. Për rrugët urbane dytësore dhe lokale, distanca mes karburanteve lejohet jo më pak se 250 m midis ekstremiteteve të njëjta të zonave të njëpasnjëshme. Në autostrada dhe rrugët interurbane, zonat e shërbimit vendosen në një distancë jo më të vogël se 10 metra nga kufiri rrugor. Për rrugët urbane dhe komunale, zonat e shërbimit vendosen në një distancë jo më të vogël se 6 metra nga kufiri i rrugës. Në rrugët lokale, zonat e shërbimit vendosen në një distancë jo më të vogël se 7 metra nga rruga. Vendimi përcakton se, zonat e shërbimit duhet të respektojnë një distancë prej 30 m nga pompa e shpërndarjes së karburantit deri në çdo pikë të perimetrit të godinave publike, spitale, qendra mjekësore, objekte fetare, shkolla, kopshte, çerdhe, azile, institucione publike, stadiume, godina me vlera historike dhe godina të tjera ku mund të strehohen apo të qëndrojnë mbi 50 persona. Këto zonat duhet të kenë distancë nga kryqëzimet rrugore minimumi 1 km, për rrugët interurbane kryesore, 300 m për rrugët interurbane të tjera, dhe 30 m, për rrugët urbane. Për zonat ekzistuese të shërbimit në rrugët urbane bëhet një përjashtim nga kushti i distancës minimale nga kryqëzimet. Ato shqyrtohen rast pas rasti. Sipas vendimit, nuk lejohet vendosja e zonave të shërbimit në qendrat e banuara me qarkullim të kufizuar të mjeteve apo në rrugët me trafik këmbësorësh e biçikletash dhe rrugë me korsi të ngushta në të cilat pengohet trafiku prej hyrjes dhe daljes.



    Sipërfaqja
    Karburantet duhet të ofrojnë parkim deri në 2 orë

    Sipërfaqja minimale e zonave të shërbimit jashtë qendrave të banuara duhet të jetë 1500 m2 për autostradat, 1000 m2 për rrugët interurbane kryesore dhe 800 m2 për rrugët interurbane dytësore. Në sipërfaqen e përgjithshme të zonës së parkimit duhet që 70% të jetë për parkimin e autoveturave dhe 30% për kamionë dhe autobusë. Zonat e shërbimit duhet të sigurojnë të paktën dy orë të lira parkim për të gjitha mjetet, përdorim pa kufi të tualeteve pa detyrime për shërbime të tjera, akses në të gjitha ambientet për personat me aftësi të kufizuara.


    SHQIP

  2. #2

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    cfare eshte karrexhata?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Si kudo ne boten perendimore besoj. Karburantet nuk jane thjesht per karburant. Ne cdo karburant ke nje minimarket, tualet, vend per parkim, si dhe ofrojne dhe sherbime te tjera per makinen.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Si kudo ne boten perendimore besoj. Karburantet nuk jane thjesht per karburant. Ne cdo karburant ke nje minimarket, tualet, vend per parkim, si dhe ofrojne dhe sherbime te tjera per makinen.
    ktu do bohen motele me ore,...

    SE KA SH KERKESA PER RILINDJE

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  5. #5

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Ajo me beri pak cudi, qe duhet të kenë vendin e ngarkimit të baterive për mjetet elektrike. Nese behet fjale vetem per nje prize te thjeshte ku mund te karikohen keto mjete, dakort, por nese kerkohet te kete pajisje speciale, atehere eshte budallik. Sa mjete elektrike levizin ne Shqiperi? Ka ndonje shifer?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Cerebro
    Anëtarësuar
    11-07-2014
    Postime
    125

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Komplet masa idote... vetëm sa do shkaktojë falimentim të disa bizneseve dhe sa do rrisi korrupsionin. Të gjitha këto masat më sipër vijnë vetiu me kërkesën e konsumatorit...

    Ky Edvin Kriistaq Rama është aq budalla saqë do t'u imponojë bizneseve disa masa që deri më sot nuk i kërkon asnjë konsumator. Sepse nëse konsumatori do t'i kishte kërkuar biznesmini apo shitësi i karburantit do t'i orfronte meqë është në interesin e tij...

    Qeveri budallenjsh që marrin masa idiote!
    Tomorrow Never Dies.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Citim Postuar më parë nga Cerebro Lexo Postimin
    Komplet masa idote... vetëm sa do shkaktojë falimentim të disa bizneseve dhe sa do rrisi korrupsionin. Të gjitha këto masat më sipër vijnë vetiu me kërkesën e konsumatorit...

    Ky Edvin Kriistaq Rama është aq budalla saqë do t'u imponojë bizneseve disa masa që deri më sot nuk i kërkon asnjë konsumator. Sepse nëse konsumatori do t'i kishte kërkuar biznesmini apo shitësi i karburantit do t'i orfronte meqë është në interesin e tij...

    Qeveri budallenjsh që marrin masa idiote!


    Nuk jane masa idiote keto,,,,,,,,,,,,,por te studiuara me hollesine ma te vogel

    Elemini i konkurences se lire dhe monopolizimi i tregut ashte boshti i ketyre masave ( ashtu sic ndodhi me lojrat e fatit, qe u mbyllen me pretekse apsurde moraliste)

    Kjo qeveri po zbaton me perpikmeri politikat e Putinit te Rusise (monopol+diktature)

    Gazeta Shekulli, e Koco Kokdhierit , kishte nje kryeartikull kryekeput antidemokratik e Putinist ,,,,,,,,ku shruhej se "farmacite po mbijne si kepurdhat" ,,,,,,,dhe duhet t,i mbyllim ose ti reduktojme me ligj te posacmem

    Ne nje shoqeri te lire "vdekja, lindja" apo reduktimi i biznesit ashte ne doren e konsumatorit dhe jo te shtetit

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar loni-loni për postimin:

    Do Not Tread On (27-07-2014)

  9. #8

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Citim Postuar më parë nga loni-loni Lexo Postimin
    Nuk jane masa idiote keto,,,,,,,,,,,,,por te studiuara me hollesine ma te vogel
    Elemini i konkurences se lire dhe monopolizimi i tregut ashte boshti i ketyre masave ( ashtu sic ndodhi me lojrat e fatit, qe u mbyllen me pretekse apsurde moraliste)
    Kjo qeveri po zbaton me perpikmeri politikat e Putinit te Rusise (monopol+diktature) [...] Ne nje shoqeri te lire "vdekja, lindja" apo reduktimi i biznesit ashte ne doren e konsumatorit dhe jo te shtetit
    krejt dakord. por le t'i themi lexuesit qe mund te mos e kuptoje menjehere se ne cfar emenyre realizohet monopoli dhe a eshte vertet ne interes te qytetarit kjo mase e ashtuquajtur rregullatore? jo nuk eshte. duket sikur eshte por ne fakt sic e ke thene ti do te prodhoje nje monopol. duhet thene se monopolet krijohen vetem ne rastet kur ka nderhyrje shteterore. shteti, zakonisht i kapur nga oligarki te ndryshme, politike, ekonomike apo edhe kulturore, kryen disa nderhyrje qe i shiten publikut si ne interes te tij. sikunder masat ne fjale edhe shume te tjera, qe po realizohen dhe do te realizohen nga socialistet, do te ken per qellim favorizmin e bizneseve apo krimineleve te lidhhur me PS+LSI.
    rasti i furgoneve eshte meblematik, sepse fillimsiht kerkohej qe furgonet te ndaloheshin teresisht per te futur nje sherbim autobuzesh. me shume gjasa, sikunder u perfol firrma e autobuzeve ishte ose e Koco Kokedhimes ose e ndonje njeriu tjeter. pra shteti ne rastin e furgoneve, duke i ndaluar, favorizonte drejtepersedrejti nje monopol. (kush nuk kupton/do te kuptoje se pse eshte i keq monopoli i shkaktuar nga shteti, mire i behet qe shtypet nga klikat ne Shqiperi).

    ne kete rast, per futjen e ketyre masave rregulluese nje zinxhir i madh pikash karburanti ekzistente apo ne pritje per t'u futur ne aktivitet, qe ka ne plan te kete ne listen e sherbimeve te ofruara edhe ato te parashikuara nga "ligji" i ri, do te favorizohet rendshem duke eliminuar ne menyre te dhunshme konkurrencen, gjithnje ne dem te publikut. sepse publiku, qe jam une psh, mund te mos e dua fare nje nga keto sherbimet dhe keshtu efekti i vetem i ketyre masave eshte eliminimi i konkurrences ne sherbimet e mbeteura, qe thelpesisht jane ato te furnizmit te karburantit apo restorantit.

    nese do te kishte kerkese per keto sherbime, biznesi do te ndermerrte vet masa per t'i futur meqe do te rriste xhiron e vet nga shtimi i klienteve. por ja qe klientet nuk e shohin te nevojshme, e biznesi si pasoje nuk ka pse investon ne nje sherbim qe nuk kerkohet.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

  10. #9
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    I lumtë Qeverisë !!

    I kishte bërë Berisha Karburantet si kioskat Po ata që shesin në rrugë me bidona ?!! Shitësit e naftës në rrugë me bidona, po t'i ndjekë antikrimi ekonomik , të shpien direkt te hajdutët e naftës së shtetit që buron nga - HEKURUDHA - SPITALET - POLICIA - ZJARRFIKSIT - BASHKIT etj. Naftë që vidhet nga shofer, mashinistë, magazinierë në bashkpunim me shefa !!

    Edhe një herë i lumtë shtetit për këtë nisëm !

    p.s

    Albo dhe Saliu si gjithnjë kundra nismave për të sistemuar Shtetin Shqipëtar !!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Wordless : 27-07-2014 më 10:09
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  11. #10

    Për: Qeveria: "Pikat e karburanteve të kthehen në pika shërbimi ose do t'i prishim"

    Albo dhe Saliu si gjithnjë kundra nismave për të sistemuar Shtetin Shqipëtar !!
    Pikat e karburantit nuk jane te shtetit, por te privatit.
    Kam pershtypjen se ty do te te pelqente shume sikur te vinte Edi Kristaq Rama tek shpia jote dhe te te thoshte si dhe cfare te besh...
    Dhe ne rast se Saliu apo Albo do shprehej kunder faktit se ty po te shfrytezon Edi Kristaq Rama, ti do ta doje edhe me fort Ramen, vetem sepse je kunder Saliut.
    'Who is John Galt?'
    To say 'I love you' one must first be able to say the 'I' - Ayn Rand

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •