Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Analiza e rendit, Rama: Nuk duam policë që s’dinë shqip dhe thonë mirëmbrëma në mëngjes

    Në analizën e 300 ditëve të para të punës së Ministrisë së Brendshme, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

    Pas fjalimit të ministri Tahiri dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Didi, kreu i qeverisë ka theksuar se, falë reformës së thellë të bërë deri tani në këtë dikaster, janë arritur rezultate të mira dhe suksese.

    Rama këmbënguli për ngritjen e Universitetit të policisë dhe tha se edukimi i oficerëve të policisë lë shumë për të dëshiruar.

    “Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave, – ironizoi Rama. – Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata? Duhet të ndërtojmë Universitetin e Sigurisë, Shkollën e lartë të policisë së Shtetit me të gjitha standardet, në mënyrë që të mos kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip dhe t’i drejtohen qytetarit që e ndalon në rrugë, duke i thënë mirëmbrëma në mëngjes”.

    “Ne duhet t’i japim vetes mundësinë që të përgatisim brezin e ri përmes një edukimi te plotë policor. Nuk është kjo një çështje kursesh, as 3 mujore as 6 mujore, ne nuk duam të bëjmë policinë e plepave, gjykatën e plepave e kemi, nga plepat e para dy dekadave, ja ku u katandisëm sot nën plepa dhe presim në hije të plepave drejtësinë”, – deklaroi kryeministri.

    Shqip

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Epo mire e ka.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Eh budallai i varfer qe kujton se ai eshte Maliqi dhe i duhen vetem Polica te zote e te besuar qe te bejne sic u thote ai. Fytyra e Policit eshte Fytyra e Rilindjes. Edhe ne gazeten prestigjoze Le Monde, budallai ne intervisten qe dha, nuk fliste per potencialin e vendit per turizem e investimeve te huaja, por per "policat". I ka fiksim "policat".

    Une them qe policat ti nxjerrim jo vetem me shkolle te larte por me masters apo doktorate, qe te behen te ditur si kryeministri yne qe eshte piktor me masters dhe me doktorate dhe di te flasi edhe shqip me fjale alla-turka. Po nuk e kuptojne kete te shkretin njerezit, edhe kur flet per te huajt, fajin ia kane perkthyeset qe nuk ia perkthejne sic duhet fjalet e tij.

    Se shqiptaret vuajne per polica te sjellshem, e jo per polica qe u mbrojne jeten e pronen. Edhe kur kriminelet i vrasin bankieret ne mes te Tiranes e hapa larg Qeverise, policat i kemi aq te sjellshem qe i lene kriminelet te ikin me motore te lire nga qendra e Tiranes ne periferi. E po tani edhe ju, polici e ka fajin qe kriminelet vrasin bankieret ne mes te Tiranes?!

    Edukata dhe sjellja e policeve eshte shume e rendesishme. Te behen te sjellshem si kryeministri i tyre.

    Albo

  4. #4

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Mese normale qe policet duhet te jene te shkolluar dhe te sjellshem. Sa me te shkolluar aq me te zote dhe sa me te sjellshem aq me te mira do jene marredheniet me popullin.

  5. #5
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Ce duan shkollen ore. Nga malet ti zbresin si beri Sala. Kaq mjafton.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Sa me te shkolluar me pak te manipulueshem do jene policat. Nuk ka si te presesh polica serioz, te sjellshem po s'paten edukimin, kualifikimin e duhur per ate pune.
    Feelings change - memories don't.

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    TomDoshi kundër Tahirit: Policia me tepelenas, si Berisha me tropojanët

    Deputeti i Partisë Socialiste, Tom Doshi, ka kundërshtuar dje projektligjin “Për Policinë e Shtetit”, i propozuar nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Doshi gjatë debatit nen për nen theksoi se emërimet në Policinë e Shtetit janë politike, se në Polici drejtuesit janë vetëm nga Tepelena dhe nuk ka asnjë nga veriu.
    Deputeti akuzoi dhe ministrin Tahiri se po përsërit të njëjtën skemë që bëri ish-kry eministri Sali Berisha duke zëvendësuar tropojanët me tepelenasit. “Ne themi që Policia e Shtetit është e pavarur. Faktikisht unë them që Policia e Shtetit është politike. Emërimet i bën ministri i Brendshëm dhe fakti tregon që gjithë drejtuesit sot janë tepelenas. Veriorët nuk ekzistojnë në Policinë e Shtetit. Të gjithë janë nga Tepelena. Atëherë këto propozime që bën ai dhe emërime janë të gjitha politike. Pra, në qoftë se vjen puna, ministri i Rendit është post politik, kompetencat i ka drejtori i Përgjithshëm. Drejtori i Përgjigjëm për mua nuk ka kompetenca, edhe për një kapter duhet të marrë leje te ministri. Unë propozoj që këto të ndahen sot”, tha
    deputeti Doshi. Ndërkohë që kry etari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, tha se neni i emërimit të drejtorit të Përgjithshëm do të shtyhet për shqy rtim dhe se ka kohë në dispozicion për ta përmirësuar. Ndërkohë, deputetit Doshi iu drejtua duke thënë se e kishte gabim në pohimet e tij. “Po s’e kam gabim se e kena me prova… Siç është bërë në kohë të Berishës me tropojanë, tash është bërë me tepelenas”, theksoi Tom Doshi.
    Më tej Doshi tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë është marrë nga rruga dhe se emërimi i tij është bërë pa kandidatura rivale. “Qysh te drejtori i Përgjithshëm them unë ka ardhur prej rruge dhe ka marrë këtë gradë. Nuk është se janë tre propozime, këtu nuk është bërë asnjë propozim. Një propozim është bërë. Këta njerëz që kanë qenë 8 vjet pa punë, nuk jam kundër unë që t’i fusësh në punë, por jo me i vu Drejtues i Parë apo me i dhënë gradën direkt”, tha Doshi ..

    Panorama

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Mire e keni ju, gjithe rinia shqiptare duhet te beje shkolle te larte, dega Polic, per tu bere police. Pasi Shqiperise nuk i mjaftojne ata mijera police qe ka deri tani, na duhen edhe disa mijera te tjere, qe te arrijme raportin 1 polic per 3 banore. Atehere po qe do rilindim ne si shoqeri e do te behemi evropiane te vertete.

    Une them qe shoku Rama ta ngreje rrogen e policit e ti paguaje aq sa paguhet nje mjek ose nje inxhinier, tamam sic e kishim ne kohen e komunizmit. Jo po kish lezet atehere, dhe polici edhe doktori paguheshin njesoj.

    Albo

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Jo shkolle te larte Albo por trajnime. Kurse te vecanta disa mujore a me shume ne varesi te assj qe synojne te arrijne. Plus trajnimin disa mujor ne terren me mesues. Nese do te jesh me shume se police i thjeshte te duhet te vazhdosh me tej edukimin. Si kudo ne bote aman. Mos u habit shume.
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryerilindasi Rama: "Na duhen policë me shkollë e jo policë që nuk dinë shqip"

    Shoqaja mia@ lexoje edhe Kryerilindasin me aq vemendje sa lexon Albo, se do mesosh shume prej tij:

    “Nuk duam ta bëjmë policinë e plepave dhe të presim në hijen e plepave, – ironizoi Rama. – Çfarë drejtësie do të presim ne nga gjykata? Duhet të ndërtojmë Universitetin e Sigurisë, Shkollën e lartë të policisë së Shtetit me të gjitha standardet, në mënyrë që të mos kemi më policë që nuk dinë të flasin shqip dhe t’i drejtohen qytetarit që e ndalon në rrugë, duke i thënë mirëmbrëma në mëngjes”.
    Cfare drejtesie presim ne nga gjykatat? - thote budallai. Drejtesine duhet ta beje Maliqi, Polici qe merr urdhrat nga Maliqi! Maliqi thote shkoni e arrestoni filan person, ham ham zagaret e tij e arrestojne pa qene nevoja per Prokurori e Gjykata. Maliqi thote shkoni e mbyllini biznesin filan personi, dhe zagaret e tij ham ham nuk e lene fjalen te bier ne dhe.

    Dhe ai nuk po flet per trajnime, po flet per UNIVERSITET TE POLICISE SE SHTETIT, universitet te vecante per polica.

    Asnje vend i botes nuk ka universitet per polica, por ne nuk jemi si gjithe bota. Asnje vend i botes nuk ka per kryeminister nje piktor rilindas.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-07-2014 më 12:46

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •