Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 33 prej 33
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reforma territoriale: Mazhoranca shpie draftin në Kuvend, shqetësohen qytetarët

    Reforma territoriale, Lezha përgatitet për referendum kundër hartës

    Lezhjanët mund t’i drejtohen referendumit lokal, për të kundërshtuar ndarjen e re territoriale të propozuar nga qeveria. Nisma është ndërmarrë nga demokratët, të cilët pritet që të nisin mbledhjen e firmave, për të arritur këtë qellim.

    Në mbledhjen që ka organizuar me drejtues të pushtetit vendorë në Lezhë, krerët demokrat të këtij rrethi, kanë bërë të ditur faktin se me këtë ndarje të miratuar nga mozhoranca, është cenuar edhe kushtetuta, pasi nuk janë pyetur qytetarët.

    Qytetarët dhe të zgjedhurit e tyre nuk janë pyetur për mënyrn sesi ata mendojnë që të realizohet ndarja territoriale. Ky është qendrimi i krerëve të njësive vendore në Lezhë, të cilët kanë apeluar për zhvillimin e një referendumi për ndarjen territoriale.

    Demokratët në Lezhë pritet që të nisin menjëherë mbledhjen e firmave, për t’ia drejtuar atë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për realizimin e këtij referendumi.

    Koha jone

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reforma territoriale: Mazhoranca shpie draftin në Kuvend, shqetësohen qytetarët

    Banorët e zonës së Shpatit në protestë, kundër ndarjes së re: Bojkot zgjedhjeve nëse miratohet harta

    Banorët e zonës së Shpatit në Elbasan janë ngritur në protestë, duke kundërshtuar kështu reformën Territoriale. Banorët shprehen kundër bashkimi me Bashkinë e Elbasanit.
    Ata kanë paralajmëruar se do të shkojnë deri në bojkot të zgjedhjeve vendore nëse miratohen ndryshimet që përcakton harta e me ndarjet e reja territoriale. Më tej banorët kanë shprehur shqetësim se nuk janë pyetur për këtë ndryshim. Sipas tyre, komuna Zavalinë ndodhet 45 km larg qendrës së Elbasanit. “Jemi kundër bashkimit me Bashkinë e Elbasanit.
    Komuna Zavalinë është 45 km larg qendrës së Elbasanit. Fshatrat tona janë me tradita të njëjta kulturore, në të cilat janë 3 pika turistike, me resurse turistike”-janë shprehur banorët në protestë. Krahina e Shpatit në Elbasan përfshin 6 Komuna, përkatësisht Shirgjan, Gjergjan, Zavalina, Shushica, Gjinar dhe Tregan.

    Koha Jone

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Reforma territoriale: Mazhoranca shpie draftin në Kuvend, shqetësohen qytetarët

    Kolegji rrëzon referendumet për territorin

    Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, nuk anulon zhvillimin e mundshëm të referendumeve lokale kundër ndarjes së re administriative territoriale.

    Me vendimin e sotëm, Kolegji pranoi kërkesën e Partisë Socialiste, e cili kundërshtoi vendimet e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve për pajisjen me formular “Tip” për njësitë e qeverisjev vendore, për mbledhjen e firmave, për vijimin e procedurave për referendumet.

    Sipas demokratit Oerd Bylybashi, Kolegji mori vendim mbi një vendim të KQZ që e ka ezauruar efektet e tij, por nuk mund të zhbëjë 10% të firmave të banorëve me të drejtë vote, për çdo njësi, që në total janë rreth 70 mijë firma, të cilat KQZ po i verifikon.

    MAPO

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •