-
Itali, grabisin vilën dhe vrasin pronarin, në kërkim banda e shqiptarëve
Karabinierët kanë arrestuar në Veneto, në Jesolo (Venecia), ndërsa ishin me pushime, dy shqiptarë, të cilësuar përgjegjës të grabitjes së një vile në Pontoglio (Breshia), mbrëmjen e 7 dhe 8 korrikut.
Dy shqiptarët, akuzohen për vrasje dhe grabitje me dhunë. Pronari i shtëpisë, Pietro Rakanji, një kasap 53-vjeçar, në përpjekje për të ndjekur hajdutët, kishte rënë duke përplasur kokën në tokë dhe ka vdekur pas 11 ditësh i shtruar në gjendje të rëndë në spital.
Policia ka arrestuar dy shqiptarë si të dyshuar për ngjarjen, pasi kanë gjetur në Calcio (Bergamo) një makinë të grabitur në një vilë në Breshia, 24 orë pas vjedhjes në vilën në Pontoglio. Në makinë janë gjetur disa pushkë gjuetie. Por dy të ndaluarit, mund të mos kenë vepruar të vetëm: forcat e rendit, në të vërtetë janë në kërkim të disa bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët dyshohet se veprojnë në Itali si një bandë.
Hetuesit këmbëngulin se janë ata, së bashku me shqiptarë të tjerë që kanë kryer vjedhjen dhe vrasjen e italianit 53-vjeçar. Banda (ku pjesa më e madhe e këtyre personave janë në kërkim) përbëhej nga dhjetëra vetë.
Të shtunën, në Bergamo dhe në Breashia, janë bërë me dhjetëra kontrolle, ndërsa rreth 30 shqiptarë janë dërguar në kazermë për t’u marrë në pyetje. Sipas policisë, shumë prej tyre kanë pasur kontakte me bandën.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt