PAK në protestë, Tafaj: Ligji i ri, shkel të drejtat tona. Veliaj: Do heqim abuzuesit
TIRANË-Ashtu siç kishin paralajmëruar personat me aftësi të kufizuara kanë dalë ditën e sotme në protestë para Kryesisë së Kuvendit. Ata kërkojnë që Kuvendi të mos kalojë ligjin për PAK pasi sipas tyre ky ligj shkel të drejtat e tyre.
“Kërkojmë që ligji aktual të mos shfuqizohet. Ligji integral të mos kalojë në Kuvend. Ligjin që kemi pasur na mbron. Ligjin e ri e kanë bërë disa persona, ky ligj shkel të drejtat tona.”- deklaroi Ali Plaka, Zëvendëspresident i para-tetraplegjikeve.
Sipas tij personave me aftësi të kufizuara në projektligjin e ri të miratuar në parim në Komisionin e Çështjeve Sociale, u shkelen disa të drejta si ajo e strehimit apo e personit shoqërues. “Nuk më jepet e drejta e strehimit, e punësimit e shoqëruesit. Që në hyrjen në spital na cënon ky ligj.”- deklaroi Plaka.
Kryetari i PAK, Sinan Tafaj theksoi se të drejtat e fituara me projektligjin e ri rrezikohen të hiqen. Ai theksoi se ministri Veliaj dhe bashkëpunëtorët po përpiqen të përçajnë personat me aftësi të kufizuara.
Invalidet ne proteste perpara Kuvendit
“Ato që të drejta që ne kemi fituar do rrezikohen për tu hequr. Nuk jemi këtu për të ndonjë individ jemi për të mbrojtur të gjithë të drejtat tona. Ministri Veliaj dhe fondacionet që punojnë gjoja në emrin tonë kanë prodhuar baltë për të hedhur mbi ne. Dje gjithë ditën dhë gjithë këto ditë kanë kontaktuar njerëz brenda grupeve tona për ti bindur ato për ti përçarë dhe për ti penguar për të ardhur në protestë.”- u shpreh Tafaj.
Ai akuzoi ministrin Veliaj se po përpiqet të hedhë baltë mbi protestën duke e cilësuar atë protestë kryetarësh. “Përpjekjet e ministrit Veliaj dhe fondacioneve të tilla për të hedhur baltë do të rriten dhe nuk është çudi të dëgjoni shpifjet nga më monstruozet. Zoti Veliaj është i pa ndershëm në deklaratat që ka bërë ditën e premte duke deklaruar që kjo është një protestë kryetarësh. Ka deklaruar se nëse shkelet një e drejtë unë do jap dorëheqje. Zoti Veliaj ka vënë në fokus për të goditur organizatën tuaj Këshillin Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar. Sot ka lëvizje dhe deviacione si rezultat i lojërave të zotit Veliaj.”- deklaroi Tafaj.
PAK shprehen të vendosur për të vazhduar protestat deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata theksojnë së do vazhdojnë ti kërkojnë të drejtat e tyre. “Jemi të vendosur për të luftuar dhe mbrojtur të drejtat tona. Të gjitha të drejtat që kemi arritur deri më sot i kemi arritur si rezultat i luftës dhe përpjekjeve të vazhdueshme”- theksoi Tafaj.
Përfaqësuesit e PAK do të jenë sot prezent edhe në komisionin e Çështjeve Sociale për të shprehur pakënaqësitë dhe kontestimet e tyre lidhur me projektligjin e ri. Ata kanë kërkuar që ky projektligj të kalojë për diskutim edhe në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë kreu i PAK theksoi edhe njëherë se ministri Veliaj po përpiqet të shkatërrojë organizatën. Sipas tij projektligji për personat me aftësi të kufizuar u shkel të drejtat.
“Pr/ligji mbron të drejtat e fondacioneve apo OJQ-ve. Akuza për monopolizim të çështjes së PAK është e pabazë. Po hidhet baltë mbi personat me aftësi të kufizuar. Ministri Veliaj po shkatërron Shoqatën e PAK “- u shpreh Tafaj. Sipas tij kjo është një lojë djallëzore e një ministri të korruptuar. Invalidet ne proteste perpara Kuvendit
REAGON VELIAJ: LIGJI I RI PËR TË PASTRUAR SKEMËN NGA ABUZUESIT
Pas protestës së personave me aftësi të kufizuara ka reaguar ministri Erion Veliaj. Në një postim në faqen e tij në “Facebook” Veliaj shkruan se respekton protestën por ligji i ri bëhet për të pastruar skemën nga abuzuesit. “FMN ka të drejtë, ndaj po kalojmë ligjin për Personat me Aftësi të Kufizuar që të heqim abuzuesit, jo të drejtat. Shpërdorime me pagesat e invaliditetit”- shkruan Veliaj.
TOTOZANI: PROJEKTLIGJI CËNON KOMPETENCAT E AVOKATIT TË POPULLIT
Projektligji për personat me aftësi të kufizuara është kritikuar edhe nga Avokati i Popullit Igli Totozani. Sipas tij ky projektligj cënon kompetencat e Avokatit të Popullit. Ai theksoi se projektligji i ri i paraqitur duhet të ndryshohet me urgjencë. “Ankesa dhe problemet e PAK sipas projektligjit duhet të trajtohen në gjykatë duke përjashtuar Avokatin e Popullit. duhet ndryshuar me urgjencë. Nëse shoqatat e tjera kërkojnë statuse kjo nuk duhet të cënojë statuset e fituara nga shoqata e PAK. Projektligji duhet te ishte përgatitur bashkërisht me aktet nënligjore,
S’ka asnjë të tillë në to.”- u shpreh Totozani.
(a.n/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...it-202139.html
Krijoni Kontakt