Albin Kurti u shtri shpesh pėrtokė. Njėjtė edhe anėtarėt tjerė tė Lėvizjes Vetėvendosje, Visar Ymeri, Glauk Konjufca, Dardan Molliqaj e Shpend Ahmeti.
Shumė xhama institucionesh u thyen dhe u pėrlyen. Shumė gurė, ngjyrė, qumėsht e vezė u gjuajtėn mbi policinė e Kosovės. Shumė gazi lotsjellės u pėrdorė nga policia.
Kurti e shumė tė tjerė u arrestuan disa herė. Aktivistė tė VV-sė u lėnduan. U lėnduan edhe shumė policė. Kuvendi u bllokua disa herė. Jakup Krasniqi si kryetar i tij nuk u la tė flasė. U bllokua edhe foltorja. Ministra, deputetė e ambasadorė u bllokuan nė hyrje tė Kuvendit. E ambasadorja e SHBA-ve, Jacobson madje u lėndua nė duar nga aktivistė tė VV-sė.
Ky nė pika tė shkurta ėshtė rrėfimi pėr njė Vetėvendosje tjetėr. Sot ajo ka ndryshuar. Krejt kėto zhvillime qė i ka bėrė ajo, i ka bėrė kundėr njė procesi qė tash po e pėrkrahė dhe madje synon tė hyjė vet nė tė: Dialogu me Serbinė. Mė dhjetėra protesta, tė dhunshme e pa-dhunshme u organizuan nga VV pėr tė kundėrshtuar kėtė dialog.
Kur i bėnin kėto thoshin se ėshtė nė filozofinė e tyre, nė parimet e tyre udhėheqėse dhe se ata kurrė nuk pranojnė tė hyjnė nė dialog me Serbinė. Albin Kurti, nga njė njeri qė iu printe protestave pėr kėtė gjė, tash po del nė media dhe po flet pėr hyrjen nė dialog. Nė fakt qėndrimi kundėr dialogut, ishte elementi kryesor qė identifikonte kėtė lėvizje dhe pėrkrahja i vinte nga kjo gjė.
Ēka po ndodhė tash me kėto parime? A ishin ato protesta e bllokime, thjeshtė njė lėvizje e mirė taktike e VV-sė pėr tė ardhė nė pushtet dhe mė pas ti braktisė ato me njė retorikė qė nuk thotė as po as jo?!
A do tė duhej qė tė ndodhnin lėndimet e aktivistėve, arrestimet, lėndimet e policėve dhe veprimet qė ndoshta kanė rrezikuar sigurinė tė bėheshin pėr diēka qė nuk e ka pasur seriozisht Vetėvendosje?!
A i bie qė tash VV ka kuptuar se e kishte gabim atėherė apo atėherė e kishte lojė politike, nė tė cilėn nuk kursejė gati asgjė nga mjetet pėr tė arritur qėllimet?!
Se Vetėvendosje ka treguar se dinė ti ndryshojė shumė parimet ėshtė edhe rasti me EULEX-in. Dikur ky subjekt i rrėzonte dhe demolonte veturat e misionit tė BE-sė, duke e kundėrshtuar si mision. Ndėrsa, tash a keni dėgjuar kėtė subjekt duke pėrmendur EULEX-in?!
Krijoni Kontakt