Ere diktature?!
Kėshtu filloi edhe nė 1945 por pėr tė zezėn tonė tė gjithė e dimė sa zgjati e si pėrfundoi . Ngjashmėria midis ardhjes nė pushtet tė komunistėve nė vitin 1945 me Rilindjen nė vitin 2014 ėshtė shumė e frikshme dhe duhet tė jetė njė alarm pėr shqiptarėt qė e mbajnė mend ende diktaturėn . Pėr tė freskuar kujtesėn historike dua tė sjell disa shembuj tė ngjashmėrisė sė dy situatave qe na detyron tė dalim nė pėrfundimin se Shqipėria po rrezikon tė rrėshqas nė diktaturė .
Gjėja e parė qė komunistėt paraardhės gjenetike e politikė qė qeverisė sė sotme bėnė kur erdhėn nė pushtet ishte hedhja nė erė me eksploziv tė varrit tė Nėnės Mbretėreshė nė parkun pranė Pallatit Mbretėror nė rrugėn e Elbasanit. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe bijtė e tyre rilindės duke hedhur njė ndėrtesė nė erė ne te njėjtin vend e nė tė njėjtėn mėnyrė e vend, vetėm pak metra larg me njeri- tjetrin. Kjo pėrzgjedhje pėr tė filluar punėn nga qeveria Rama pėr mėnyrėn dhe bujėn e madhe me tė cilėn u realizua nuk mund te ishte njė rastėsi por njė mesazh pėrzgjedhur me kujdesa e me shume domethėnie .
Taksa progresive qė si pėr dreq mban autorėsinė e Spiro Kolekės , dajės sė kryeministrit Rama ishte masa e parė fiskale e tė dy qeverive asaj tė vitit 1945 dhe kėsaj tė 2014-ės. Eleminimi fizik i opozitės dhe i ēdo kundėrshtari tjetėr politik qe kulmoi me pushkatimin e grupit tė deputeteve , intelektuale tė njohur te zgjedhuar nga populli ne ato pak hapėsira lirie tė zgjedhjeve tė para te pas luftės por qė kundėrshtonin terrorin politik me tė cilėn po qeverisnin komunistėt ishte njė nga aktet themelore tė instalimit tė diktaturės komuniste nė vitin 1945. Rilindja e filloi instalimin e sajė nė pushtet duke demonstruar njė dhunė tė paparė verbale ndaj opozitės dhe institucioneve jashtė kontrollit tė sajė gjė qė paralajmėroi njė revansh tė ashpėr politik i cili ishte paralajmėruar si retorikė qė nė fushatė. Heqja 20 minuta mbas betimit tė portretit tė presidentit Nishani nga tė gjitha zyrat e qeverisė dhe administratės shtetėrore nuk ishte vetėm megalomani dhe arrogancė e qeverisė por njė mesazh i qartė qė Presidenti i Republikės dhe tė gjitha institucionet nė vartėsi apo kujdes tė tij do tė ishin nen shėnjestrėn e pushtetit tė ri .
E njėjta gjė ndodhi dhe me parlamentin . Si ne vitin 1945 edhe nė 2913 qeveria e filloi aktivitetin e sajė parlamentar me terror psikologjik pėr tė pėrfunduar pas 300 ditėsh nė terror e dhune fizike ndaj opozitės si ka ndodhur te paktėn dy herė me deputetin e PD, Starzimiri . Kryeministri Rama qė ne ditėn e parė te tij nė parlament pasi shantazhi pothuaj ēdo institucion tė shtetit pėrfshi edhe parlamentin , deklaroi hapur intensifikimin e dhunės politike kur ju pėrgjigj me fjalėt , nuk keni parė ende gjė, reagimit tė opozitės ndaj dhunės verbale tė tij. Sigurisht qe ky mesazh i thėnė publikisht nuk synonte vetėm opozitėn por gjithė shqiptareve sidomos atyre qe i konsideronte si kundėrshtar tė tij . Dhuna e pėrsėritur fizike e verbale nė Kuvend ka bėrė qė opozita ta braktis atė duke e lėnė vendin pa opozitė parlamentare njė situatė e ngjashme me atė pas pushkatimit te Grupit tė Deputetėve nė vitin 1946.
Sistemi gjyqėsor ishte i pari pushtet qe komunistėt urzupuan nė vitin 1945 njė fushatė qė kishte filluar qe me gjyqet terroriste partizane qe kishin mare deri atėherė mijėra jetė njerėzish. Injorantė te p shkolluar zėvendėsuan juristė tė shkolluar nė universitetet mė tė mira tė perėndimit tė cilėt u kthyen menjėherė nga gjyqtare e prokurore ne te pandehur qė tani gjykoheshin nga terroristė tė kthyer nė gjykatės . Mijėra ekzekutime e dėnime tė tjera te rėnda u firmosen nga gjykatės e prokurore pa asnjė kulturė juridike ,njė pjesė e mirė e te cilėve mezi hidhnin firmat e tyre. Domethėnės , jo vetėm pėr atė kohė , ishte deklarata ne gjyqin special e juristit dhe avokatit te shquar Muzafer Pipa drejtuar kryetarit te gjyqit Koēi Xoxe: Nuk mundesh ti teneqexhi te gjykosh juristet dhe intelektualėt me tė shquar tė vendit , deklarate qe njė vit mė vonė do ti kushtonte jetėn nė mėnyrėn mė mizore Av. Pipės. Sot jemi para tė njėjtės situatė . Qeveria Rama ka shpallur kryqėzatėn kundėr sistemit gjyqėsor duke filluar nga kreu i tij Presidenti i Republikės , KLD e deri tek individė tė veēantė. Me njė stil propagande e demagogjie me bazė terrorin e kėrcėnimin e drejtpėrdrejtė shume te ngeshme me atė tė Hoxhės kryeministri po shantazhin hapur njė nga pushtet kryesore pavarėsi e te cilit ėshtė e garantuar me kushtetutė ndėrkohė qė ka bėrė gati edhe ndryshimet kushtetuese qė do ti mundėsonin kontrollon politik mbi drejtėsinė. Presidenti dhe KLD kanė reaguar fort por nuk duket se ky reagim e ka stepur qeverinė pėrkundrazi e ka acaruar edhe mė shumė situatėn . Reagimit publik tė njė anėtari tė KLD-sė te sulmuar ashpėr publikisht nga qeveria dhe media e sajė qeveria ju pėrgjigj flak pėr flakė me njė padi nė prokuroria pėr pastrim parsh vetėm njė orė pas reagimit publik tė tij .
Qeveria po pėrdora parlamentin pėr tė marre nen kontroll KLD dhe ka iniciuar njė ligj tė ri kushtetues pėr organizimin ne drejtėsisė. Kėtu vijmė sėrish ne situate te ngjashme me atė tė vitit 1945 ku teneqexhinjtė gjykonin e vrisnin tė diplomuarit e Harvardit , Sorbonės e Kembrixhit ndėrkohė qė parlamenti i mbushur me kriminele tė dalė nga burgjet vrasės me pagese e fshatarė injorante miratonte ligjet me te cilat gjykonin teneqexhinjtė. Me ligjin e ri parlamenti mund te shkarkoje e tė emėrojė kė e kur tė dojė nga anėtarėt e KLD duke marrė kėshtu nėn kontroll politik shtyllėn kurrizore te shtetit ligjor, drejtėsinė. Por jo vetėm kaq . Opozita dhe tė tjerė kanė deklaruar qė tė paktėn 19 deputet tė qeverisė janė me precedentė penalė domethėnė tė inkriminuar . Pikėrisht kjo kategori deputetėsh po ftohet tė votojė drejtuesit e drejtėsisė KLD , Gjykata e Lartė etje gjė qe e bėn edhe mė tragjike situatėn dhe mė tė madh alarminpėr publikun . Pėr tu kthjelluar disi bėni pak pyetje vetes : Cilin gjyqtar tė ndershėm e profesionist do tė votonte njė i inkriminuar ?! Me ligjin e ri krejt sistemi gjyqėsor ėshtė nė dore te krimit nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tij tė pėrfolur nė parlament .
Forcat e Armatosura dhe kontrolli mbi to ėshtė njė tjetėr shenjė paralajmėruese diktature. Me anė tė njė ligji tė ri pėr ushtrinė qeveria i hoqi Presidentit tė Republikės te drejtėn e emėrimit dhe shkarkimit tė drejtuesve tė lartė tė ushtrisė duke e bėrė atė de facto Komandant tė Pėrgjithshėm . Efektet negative tė kėsaj tendence antikushtetuese tė qeverisė u panė muaj mė parė ku gjatė njė debati pėr ambasadorin tonė nė NATO shefi i Shtabit te Pėrgjithshėm u rreshtua me kryeministrin Rama kundėr Komandantit kushtetues tė Pėrgjithshėm , presidentit Nishani. Nga viti 1945 e deri nė vitet 60 kryeministri i asaj kohe Enver Hoxha ishte edhe Komandant i Pėrgjithshėm dhe rrinte i veshur me uniformė gjenerali . Ajo ishte njė qeveri ushtarake dhe legjitimohej nga diktatura ,de jure, e proletariatit . Por me kėto qė po ndodhin tani me kalimin e komandės sė ushtrisė tek kryeministri besoj se vetėm uniforma e gjeneralit i duhet z. Rama pėr tu njehsuar me Hoxhėn . Ai tentoi mė parė tė vinte nėn kontroll edhe shėrbimin sekret SHIK , por rezistenca e kreut te tij , opozitės dhe sidomos aleatėve tė NATO kjo gjė hė pėr hė ėshtė lėnė nė heshtje por nuk besoj pėr njė kohė tė gjatė.
Ndėrkombėtarėt si gjithmonė na kuptojnė e reagojnė me vonesė ndaj zhvillimeve nė Shqipėri. Ne vitin 1945 ishin aleatėt anglo-amerikanė qe financuan dhe mundėsuan ardhjen ne pushtet te komunistėve gjė qė e kanė pranuar edhe vetė. U deshėn vetėm pak muaj qė ata te shpalleshin armiqtė me te egėr te qeverisė komuniste tė Tiranės. Britanikėt e pėsuan tė parėt kur ushtria jugosllave me lejen dhe ndihmėn e qeverisė shqiptare minoi Kanalin e Korfuzit duke hedhur ne erė disa anie luftarake britanike e vrarė marinarėt e tyre . Mė vonė edhe amerikanėt dhe perėndimoret e tjerė do tė trajtoheshin si armiq gjė qė vazhdoi deri nė vitin 1990. Por edhe pasardhėsit rilindės nuk duken ndryshe nga te paret e tyre . Nė lėvizjen e parė ndėrkombėtare z. Rama guxoi te mashtrojė aleatin tone me strategjik ,SHBA, duke mos firmosur njė marrėveshje pėr armėt kimike siriane qe ia kishte premtuar e garantuar zyrtareve amerikanė mė parė. Sekretari i jashtėm i SHBA-ve z. Kerri reagoi ashpėr me shumė se sa ndaj prishjes sė marrėveshjes , ndaj mashtrimit tė z. Rama duke i kujtuar atij se kishin ndihmuar tė vinte ne pushtet . Kėshtu i gjeti anglo-amerikanet me Enver Hoxhėn tė cilit i dhanė miliona ndihma nė para e materiale si dhe pėrkrahje politike pėr tė ardhur nė pushtet dhe ai konsideronte si rrezikun mė tė madh pėr Shqipėrinė . Pas mashtrimit pėr armėt kimike siriane amerikanėt duket se janė bėrė mė tė vėmendshėm pėr zhvillimet nė Shqipėri . Para disa ditėsh sekretari Kerri e radhiti Shqipėrinė nė krye tė listės se vendeve me demokraci tė rrezikuar qė nėnkupton qartė rrėshqitje nė diktaturė. Disa muaj mė parė ai ngriti shqetėsimin e pushtetit tė oligarkėve nė Lindjen ish-komuniste duke e vėnė sėrish dorėn nė njė plagė nga e cila lėngon edhe Shqipėria .
Por pritja vetėm nga ndėrkombėtarėt edhe sikur tė jetė nė kohė dhe e plotė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė penguar rrėshqitjen nė greminė. Pėrvoja e viteve 1945 e kėtej ,ku shumica e demokratėve shqiptar shpresonin ta pėrmbysnin komunizmin me ndihmėn e aleateve qė nuk erdhi kurrė, mjafton pėr tė kuptuar faktin qė i zoti e nxjerr gomarin nga balat . Besoj se ka shumė nevoje pėr njė reagim tė gjerė publik nė mėnyre tė veēantė tė mendjehapurve qė e kuptojnė rrezikun qė po na kėrcėnon pėrditė e mė shumė . Nuk e di ēfarė duhet tė ndodhė ende pėr tė kuptuar rrezikun . Mjaftojnė familjet dhe emrat e njėjtė si Koleka , Rama , Bushati , Ēuci , Gjermeni ,Ylli, Ziēishti. Ēuko etje, drejtues tė shtetit e qeverive tė 1945-ės dhe tė 2014-ės pėr tė zgjuar njė shqetėsim kombėtar pėr atė qė po ndodh. Shenjė alarmuese ėshtė edhe aksioni politik pėr rehabilitimin e diktatorit dhe diktaturės , portreti i tė cilit pas 22 vjetėsh u shfaq sėrish nė ceremonitė zyrtare tė qeverisė, njė rikthim tjetėr nė vitin 1945.
Nebil Ēika - Ekspres
Krijoni Kontakt