Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12

Tema: Ja cndodhi.

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ja cndodhi.

    Sot qeveria shqiptare (qe i perket vullnetit te botes), zhvilloi mu ne mes te,qendres kishtare te orthodhoksise , aktivitetin e saj pagan, ku vet kryemisnitri ka pohuar boterisht se eshte pagan.


    Ja cthote Jezusi:

    Luka:19:45
    "Pastaj, mbasi hyri nė tempull, filloi t’i dėbojė jashtė ata qė shisin e blinin, duke u thėnė atyre: “Éshtė shkruar: “Shtėpia ime ėshtė shtėpi e lutjes, por ju e bėtė shpellė kusarėsh”.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 17-07-2014 mė 22:43

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Ja cndodhi.

    Aktiviteti nuk u krye ne tempull,pra jo ne katedrale,por ne qendren kulturore te saj,qe eshte ndertuar sigurisht per veprimtari te kishes ortodokse por jo vetem,edhe per veprimtari te fushes kulturore,si shfaqje muzikore,teater,etj.

    Pra salla duke qene nje nga me te mirat ne Shqiperi meret ne perdorim nga persona te interesuar te cilet kryejne aktivitetin e tyre aty,pa pasur lidhje me kishen.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Ja cndodhi.

    Deshmuesi, si gjithmone, keqkuptohesh ti ashtu si pa dashur.

    1. Katedralja dhe qendra kulturore jane brenda nje kompleksi por te ndara nga njera tjetra ne funksion.

    2. Kryeministri yne, piktori rilindas Edi Rama nuk eshte pagan, ai eshte romano-katolik. Kur iu desh te martohej per here te trete me gruan qe ka tani, u be katolik, se orthodhokset nuk te martojne per here te trete, katoliket te martojne sa here te duash. Keshtu mos ma quaj kryeministrin tone te dashur pagan, se ben mekat. Jo per gje, po e ke edhe nga anet e tua, nga cobenet e Korces.

    Ja edhe kete merak e hoqe, tjeter merak ke?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-07-2014 mė 07:54

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ja cndodhi.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Deshmuesi, si gjithmone, keqkuptohesh ti ashtu si pa dashur.

    1. Katedralja dhe qendra kulturore jane brenda nje kompleksi por te ndara nga njera tjetra ne funksion.

    2. Kryeministri yne, piktori rilindas Edi Rama nuk eshte pagan, ai eshte romano-katolik. Kur iu desh te martohej per here te trete me gruan qe ka tani, u be katolik, se orthodhokset nuk te martojne per here te trete, katoliket te martojne sa here te duash. Keshtu mos ma quaj kryeministrin tone te dashur pagan, se ben mekat. Jo per gje, po e ke edhe nga anet e tua, nga cobenet e Korces.

    Ja edhe kete merak e hoqe, tjeter merak ke?

    Albo
    Albo nuk dyshoj ne intiligjencen tende, kete e kam pranuar pa me te voglin dyshim. Ju e kuptoni shume mire, se thjesht po "luani" pak teater. Ceshtja nuk shtrohet ne aspektin fizik te salles. Ceshtja shtrohet, a eshte ky institutucion nen juridiksionin dhe fuksionin e ushtrimit te besimit ne Zot, apo kjo pjese e ketij institucioni eshte per biznes me boten. Cdo aktivitet brenda institucionit fetar, ka ne qender Perendine dhe vetem Perendine. Shembulli qe kam sjelle nga bibla, eshte tipik i njejte, sepse judenjte benin tregeti brenda institucionit tempullor ku adhurohej vetem Zoti. Cfar benin ata brenda ketij institucioni, dhe prese Jezusi e quajti shpelle kusaresh. Judenjte simbas ligjit benin flij te ndryshem, dhe natyrisht ata duhej ti sillnin flijte ketu ne tempull per tu bere fli. Tregetaret, me lejen e kupoles prifterore, e vendosen "tregun" brenda tempullit, sepse nxirnin perfitime prej tyre. Pra aty ushtronin biznes keta tregetare, me justifikimin se po ju sherbejen judenjve per te blere flijte ne tempull. Tempulli dihet qe kishte dy salla, si puna e kesa qendres tuaj, ku ne nje behej pazari, qe ne koncpet eshte aktivitet per boten, dhe salla tjeter ishte ajo e flijimit, ku prifti dhe kryeprifti ushtronin sherbesen ne altar. Po ja qe Jezusi kur hyri ne tmepull, mori KAMZHiKUN( qe eshte Fjala e Perendise) dhe i deboi tregetare, duke i quajtur KUSARE , te cilet benin BIZNES per interes te botes, dhe jo Perendise. KUSAR ne kuptimin biblik, do te thote njeriu qe nuk ka Zot dhe punon per boten, kunder Perendise.
    Sa per dijeni, qeveria shqitpare eshte LAIKE, (dmth pa fe, ose pagane), e cila ne thelb ben vullnetin e botes, dmth. kunder vullnetit te Perendise.
    Une nuk kam ndonje merak Albo, dhe nuk e solla kete shkrim per merakun tim. Thjesht ju tregova se ju po keqperdorni prej botes dhe politikes, per fitimet e botes, por Jezusi tha: e cju duhet nese fitoni tere boten, dhe humbni shpritin??? Bile nese doni te dini perse shqiptaret meren me ju dhe kryepeshkopin tuaj, eshte se, ata ju shohin si nje grupim politik fetar. Por Jezusi tha:Ose me boten, ose me mua.
    Sa per Ramen, je krejt gabim. Nuk e di se sa ju i ndiqni lajemt dhe politiken shqiptare, por para disa ditesh Rama pohoi ne sy te mbar shqiptareve, se ai personalisht nuk beson ne Zot, dhe per te nuk ka Zot. Por sa per religjionin, simbas teorise suaj fetare, po, ai eshte mbase katolik - orthodhoks( nuk me intereson).
    Ne lidhje me martesen, ish kryeminsitri Fatos Nano, per martesen e tij te dyte, vuri kuroren mu ne mes te kishes tuaj, dhe me duket se ja vuri Janullatos, por pak rendesi ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 18-07-2014 mė 13:53

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ja cndodhi.

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Aktiviteti nuk u krye ne tempull,pra jo ne katedrale,por ne qendren kulturore te saj,qe eshte ndertuar sigurisht per veprimtari te kishes ortodokse por jo vetem,edhe per veprimtari te fushes kulturore,si shfaqje muzikore,teater,etj.

    Pra salla duke qene nje nga me te mirat ne Shqiperi meret ne perdorim nga persona te interesuar te cilet kryejne aktivitetin e tyre aty,pa pasur lidhje me kishen.

    Pikeisht kete po them edhe une, se ju, ashtu si dhe judenjte, e kishin kthyer institucionin fetar, ku ne njeren "salle" behej tregeti (biznes) , dhe ne tjetren behej flijimi. Por Jezusi ( jo Janullatos) e quajti, SHPELLE KUSARESH. Ne ato kohera, kusaret i mblidhnin pasurite e tyre neper shpella. Fjalet e Jezusit jane shume te ashpra dhe shume fondamentale, duke then se, kjo eshte SHTEPIA, simbas dhejates se vjeter, ku adhurohet Ati im. Une nuk nderhyj ne bizneset qe kisha juaj ben, sepse nuk eshte detyra ime, por solla qartazi, duke ju sjelle shembullin biblik, ku cdo kristian duhet te jete sycelet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ja cndodhi.

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Deshmuesi, si gjithmone, keqkuptohesh ti ashtu si pa dashur.

    1. Katedralja dhe qendra kulturore jane brenda nje kompleksi por te ndara nga njera tjetra ne funksion.

    Albo
    Dmth, ne kete salle mund te besh cfar do lloj aktiviteti, jofetar!
    Ceshtja Albo, dhe ti me kupton, eshte edhe me e thelle. Ja disa pyetje:

    A thua nuk kishte vend qeveria se ku te bente mbledhjen e saj??
    Perse Rama caktoi kete mbledhje pikerisht brenda institucionit religjionoz orthodhoks?
    Cfar do te thote kjo "dore e ngrohte e Janullatos", per berjen e kesaj mbledhej brenda institucionit religjionoz orthodhoks?
    Cfar do te tregoje Rama me kete nderthurje, Janullatos - Qeveri?

    Ka dhe plot pyejte te tjera qe cdo kush mund ti beje, dhe natyrisht qe kane edhe perjigje..

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anėtarėsuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Pėr: Ja cndodhi.

    Kisha si institucion,pavarsisht se misioni i saj primar eshte besimi,kujdeset dhe percjell edhe kulture.Pra mbeshtet artin,kulturen dhe cdo gje te mire per shoqerine.Kjo nuk behet per biznes.

    Krishti nuk na ftoi per izolim nga bota,sic i interpreton ti fjalet e tij,ai tha:"ju jeni kripa e botes".

    Sa per shqetesimin se jemi shtet laik,te them se nuk ka lidhje fare,ajo eshte nje salle qe vertet ka si pronar kishen,por ajo nuk eshte tempull,eshte nje mjedis pak a shume laik.Aty jane kryer me dhjetra shfaqe muzikore(parate qe meren qe aty shkojne per te mbajtur kishen,ndihmohen te varfer,etj),dje per shembull ishte nje koncert xhazi,nuk do te thote kjo se po e promovon kisha,ajo eshte ne doren e personave qe e kerkojne.Pra nuk qendrojne fjalet qe thua per prapaskena qeveri-kishe.

    Kompleksi i katedrales permban qender kulturore,biblioteke,muze,ambjente takimesh,etj qe kane si synim promovimin e nje kulture te shendoshe per kete vend.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ja cndodhi.

    Citim Postuar mė parė nga Archon Lexo Postimin
    Kisha si institucion,pavarsisht se misioni i saj primar eshte besimi,kujdeset dhe percjell edhe kulture.Pra mbeshtet artin,kulturen dhe cdo gje te mire per shoqerine.Kjo nuk behet per biznes.

    Krishti nuk na ftoi per izolim nga bota,sic i interpreton ti fjalet e tij,ai tha:"ju jeni kripa e botes".

    Sa per shqetesimin se jemi shtet laik,te them se nuk ka lidhje fare,ajo eshte nje salle qe vertet ka si pronar kishen,por ajo nuk eshte tempull,eshte nje mjedis pak a shume laik.Aty jane kryer me dhjetra shfaqe muzikore(parate qe meren qe aty shkojne per te mbajtur kishen,ndihmohen te varfer,etj),dje per shembull ishte nje koncert xhazi,nuk do te thote kjo se po e promovon kisha,ajo eshte ne doren e personave qe e kerkojne.Pra nuk qendrojne fjalet qe thua per prapaskena qeveri-kishe.


    Kompleksi i katedrales permban qender kulturore,biblioteke,muze,ambjente takimesh,etj qe kane si synim promovimin e nje kulture te shendoshe per kete vend.
    Z. Moderator. Kur flasim duht ti permbahemi fjales se Perendses, ne bibel. Ndryshe kemi te dy te drejte, edhe pse jemi te kundert ne mendime. Une nuk ju gjykoj per azgje.

    Jezusi I tha kishes:

    Shkoni dhe predikoni mbreterine e Perendise...
    Ju nuk jeni prej Botes..
    Mos e doni boten..
    Kush eshte miku i botes, eshte ne armiqesi me Perendine...
    Mos u beni si bota...
    Mos grumbulloni ar mbi dhe, ku e ha ndryshku dhe tenja, por mblidhni pasuri ne qiej..
    Bota do tju perndjeke dhe do tju vrase, sepse me perdoqi mua.

    Mbase mund tju sjell nje liste te gjate, per tju deshmuar se fjalet e tua nuk qendrojne aspak , pasi jane llogjike njerzore. Me fjalen "kripe", jezusi do te thote, se i krishteri nuk eshte i njeti "element" dhe ne esence si bota. Pali gjithashtu thote se, kristiani eshte i VDEKUR per Boten, dhe i gjalle per Perendine.
    Une nuk interpretoj fjalet e Krishtit, perkundrazi i shpall ato qe Fryma interpreton tek une. Eshte e vertete qe i krishteri nuk eshte i izoluar nga bota, (varet cfar kupton me kete fjale) por ai nuk eshte si bota. Te mos jesh i izoluar, nuk do te thote te jesh nje me boten, pasi bota ecen ne mekat, I krishteri nuk ndjek boten, nuk ben si bota dhe nuk jeton per boten. Jezusi hengri dhe piu me tagrambledhesit e mekataret, por nuk ju tha, meqense po ha me ju, jam si ju. I krishteri eshte ne kete bote, i rethuar nga lloj lloj njerzish qe nga paganet e deri tek idhujtaret, por nuk eshte pjes me ta. Pra duhet te kuptosh drejt se cfar do te thote te mos jesh i izoluar. Se vertet nuk je i izoluar te jetosh ne kete bote, por je i izoluar te ndjkesh dhe te behesh si bota. Nese nuk e jeton kete fakt ne jeten tende, te siguroj se nuk ke asgje ne Krishtin. 10 ishin virgjereshat, ku 5 ishin te mencura, dmth, kishin Krisht. ndersa 5 te tjerat, ishin te mara pa mend, dmth pa Krisht. Kjo do te thote se, te gjithe thone jemi te krishtere, por vetem ai qe ka Krisht, eshte kristian i vertete. Prandaj dhe Jezusi tha, erdha te ve "thiken, dhe jo paqen mbi dhe", do te ndaj delet e mija nga cjepet, bijen nga nena, birin nga ati dhe nusen nga vjera. Pra me pak fjale, do te ndaje kishen nga bota.
    Ps. mos haro se kisha nuk ka dy apo me shume misione. Kisha ke vetem nje mision, te perhape ungjillin e Krishtit, pe shpetim tek ata qe besojne Krishtin, si dhe te beje vullnetin e Atit mbi dhe.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 19-07-2014 mė 01:32

  9. #9

    Pėr: Ja cndodhi.

    Ti deshmitar ...,
    ti po me dukesh si ai qe ne oren e provimit te "marksizmit", nuk dinte asgje e ē'beri?
    Filloi te mbushe faqet me rrofte partia, rrofte marks-engel..., e rroft ky e rroft ajo, etj etj.
    Mund ti vinte kater mesuesja nje njeriu qe shkrojti parrullat e rendit te tera, ndoshta edhe shtoi ...!?
    Ja pra qe ti po me dukesh sikur ai, pasi po spekullon me fjalet e Ungjillit, duke i perdorur vend e pa vend.
    E ē'pune ke ti me Sallen ne fjale, e pastaj te marresh e te diskutosh gjithmone duke perdorur me ēdo antar kuturru fjale te huazuara ketu-atje nga Bibla...
    Pastaj Ti po shtron probleme qe neve nuk i kemi, po permend kryeminister dhe Kryepeshkop, po flet per Qezar dhe Perendi..., po ngaterrohesh me kembet e
    tua duke dashur te shtrosh nje "problem" qe nuk perben problem, ku gjoja ty te ha teper per nje ēeshtje qe e ke pervetesuar por qe je jashte loje!
    Me thuaj te lutem ke perfaqeson si komunitet ti, pasi ata qe s'jane as mish dhe as peshk, ketu nuk dim ku ti vendosim, e keshtu mbeten jashte,
    pra qelben vetevetiu..., ti mos e perdor emrin Janullotos pa respekt, nese je aq besimtar, pasi respekti eshte i detyrueshem per institucjonet dhe kreret fetar!
    Thuaj ku do te dalesh dhe mjaft me polemike pa fund e krye, gjoja se po zbulon ujin e grohte..., na sillesh e persillesh me retorike dythundrakesh.
    Ty ku te rreh tek Fortlumturia e tij Janullatos o tek Kryeministri Edi Rama, kudo qe te shqeteson ty, ky nuk eshte vendi i pershtateshem per sherimet e semundjeve mendore...
    Por qe te zgjatemi ne nje teme tendencjoze, duke perfituar nga fakti qe nderthurja Politike-Fe nuk ka qene kurre nje ekuacjon i lehte per zgjidhje,
    ti vazhdon me spekullacjon te Fjales se Perendise, duke e keqperdorur me vetedije per te demoluar diēka qe ti nuk je i denje as ti qendrosh afer shkalleve...
    Ndaj te ftoj te largohesh pasi teme si kjo, nuk eshte tjeter vetem nje shpalosje e dashakeqesise ndaj nje institucjoni te percaktuar.
    Jam i sigurte qe do te kemi nje mirekuptim bashke, pasi fjalet e teperta jane fukarallek!
    Pershendetje
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pėr: Ja cndodhi.

    Z. Moderator. Ne fillim ju ftoj qe te mos fyeni personin tim, sepse ne shkrimin tim nuk ka asnje gje spekullative. Nuk fyej askend, nuk shpreh asnje mendim komuniteti te caktuar, dhe nuk perfaqesoj asnje religjion fetar, pervecse deshmise se fjales profetike, ungjillin e Krishti. Po keshtu nuk po ju gjykoj dhe kerkoj hesap, se perse ju dhe religjioni juaj beni kete apo ate, pasi kjo eshte ne lirine tuaj. Pra per te gjitha fyerjet apo shembujt pa etike dhe jashte konteksit, qe sjell ne adresen time, tregojne se nuk e ke aftesine te flasesh rreth fjales profetike. Ke te drejte kur thua, se cte duhet ty..... por ta shpjegova me siper se, nuk e solla shkrimin qe tju "nderq" juve, pasi nuk eshte detyra ime. Shkrimin e solla, per ate qe pashe, ne lidhje me ate qe bibla thote. Ju kuptoj kur thoni se, fjalet e bibles qe une sjell, te duken sporadike, aty ketu... por nuk eshte problemi im.Po keshtu nuk ke asnje te drejte qe te ndalosh nje besimtar, qe te diskutoje rreth fjales se Perendise dhe asaj se si te krishteret veprojn, pasi kjo sjell ndertim. Po keshtu gabon shume rende dhe me dashakeqesi, kur perpiqesh ta kthesh biseden si nje lufte ndja z. Janullatos. Ku vall une flas pa respekt e tjera si keto. Ju mund te jeni moderator per te moderuar kete faqe, por nuk mund te moderosh, besimin e te tjereve. Edhe njehere ju them se, une nuk kam ne qellim as te fyej dhe as te "luftoj dike. Ju solla ate qe ndodhi, dhe ju deshmova se cfar bibla meson. Tani nese per ju eshte normale, kjo eshte e drejta juaj dhe vazhdoni me tej. Ju mund ta fshini shkrimin, mund te beni cfar te doni, por kjo nuk ju nderon dhe ju mbush me pergjegjesi. Une jam nje besimtar kristian, dhe nuk pretendoj te nderq te drejtet. Pergjate gjith jetes sime si i krishtere dhe predikues i ungjillit, ajo qe kam vene re eshte se, me nje pjese te krishteresh, ja kalon mire, persakohe qe nuk flet per fjalen profetike ne bibel. Dhe sapo fillon tju flasesh rreth bibles, per ta mud te kthehesh ne nje kundershtar, ne nje armik apo dhe me keq. Kjo ndodh sepse fjala e Perendise eshte si nje shpate, qe ndan mendimet e shpritit, dmth MISHIT, dhe mendimet e Freymes. Edhe njehere ju them, fort i dneruar moderator se, te diskutosh rreth fjales se Zotit dhe te shohesh problemin drejt, eshte detyre per cdo te krishtere. Mbase per ju shkrimi im ju duket si kundersulem e ku di une, por me e pakta qe duhet, ju ftoj qe te me thoni me vargje se ku ju kam fyer, ku ju kam sulmuar dhe ku ju luftoj. Eshte e veshtir te flasesh ne Fryme, kur dikush pergjigjet ne Mish. Besoj qe kete radhe te me kuptosh me miresi , por edhe nese deshrion mud ta mbyllesh. Mendoj se ka plot te krishtere qe lexojne ketu, dhe e kuptojne ata qe ndodh..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •