DEKLARATE PROTESTE

Megjithėse nga ngjarja historike e 1 qershorit ka kaluar afro njė muaj nė media vazhdojnė sulme tė pėrsėritura kundėr Kishės Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė dhe veēanėrisht Kryepiskopit tė Tiranės dhe i Gjithė Shqipėrisė, Fortlumturia e Tij Anastasi. Ndaj jemi tė detyruar tė shprehim protestėn tonė ndaj kėsaj fushate tendencioze, tė pavėrtetė dhe qė cenon harmoninė fetare nė vend.

Dihen nga tė gjithė arritjet e kėtij komuniteti nėn drejtimin e Kryebariut tė tij. Kėtė e tregoi edhe njėherė, njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme nė historinė e Kishės orthodhokse, por edhe tė gjithė vendit, Shenjtėrimi i Kishės Katedrale “Ngjallja e Krishtit”, ku morėn pjesė 4 Patriarkė, 4 Kryepeshkopė dhe pėrfaqėsuesit e 4 Patriarkėve Orthodhoksė, me nė krye Tėrėshenjtėrinė e Tij, Patriarkun e Konstandinopojės, Bartholomeu I dhe vlerėsimet qė ata i bėnė kėtyre arritjeve. Kjo kishe katedrale ėshtė njė dhuratė nga mė tė ēmuarat, qė Fortlumturia e Tij Anastasi i ka bėrė Komunitetit Orthodhoks tė Shqipėrisė, sė bashku me shumė vepra kishtare dhe humanitare qė ka realizuar gjate 22 viteve te drejtimit tė Kishės sonė.

Ėshtė hera e parė qė kryetarėt e Kishave Ortodokse vijnė sė bashku, me ftesėn e Fortlumturisė sė Tij Anastasit, njėherazi qytetar nderi i qytetit te Tiranės, pėrpos titujve te shumte nderi nė rang botėror dhe lokal. Nė datėn 1 qershor 2014, Kisha Ortodokse e Autoqefale e Shqipėrisė, e ktheu Tiranėn nė kryeqytet te Ortodoksisė botėrore. Nė shenjtėrimin e Kishės katedrale “Ngjallja e Krishtit”, morėn pjesė gjithashtu Presidenti i Republikės, z. Bujar Nishani, Kryetari i Parlamentit, z. Ilir Meta, Kryeministri, z. Edi Rama, Kryetari Bashkisė sė Tiranės, z. Lulzim Basha dhe personalitete te tjera shtetėrore dhe politike, njė gjest ky domethėnės se Kisha jonė ėshtė drejtuese dhe e vetmja pėrfaqėsuese e denjė e Komunitetit Orthodhoks te Shqipėrisė. Komuniteti ynė fetar ėshtė njė nga mė tė vjetrit dhe mė tė nderuarit dhe respektuarit nė vend, qė ka dhėnė kontribut tė jashtėzakonshėm nė formimin e shtetit shqiptar dhe nė pėrparimin e tij drejt integrimit ne BE.

Nė tė njėjtėn kohė, Lidhja e Intelektualėve Orthodhoksė nėpėrmjet kėsaj Deklarate shpreh keqardhjen dhe dėnon pėrpjekjet pėr tė zbehur kėtė ngjarje tė rėndėsishme tė kishės sonė dhe tė “… Kishės sė Shenjtė, Orthodhokse, katholike dhe Apostolike…”. Dėnon pėrpjekjet pėr tė injoruar pjesėmarrjen e krerėve tė Kishave Orthodhokse tė pėr nder te kėtij evenimenti, si edhe pėrpjekjet pėr tė anashkaluar nderimin dhe respektin qė ofroi pjesėmarrja e krerėve tė shtetit dhe politikės shqiptare.

Kėto qėndrime pėrēarėse tė shprehura nė media tė ndryshme nga individė qė kėrkojnė tė nxisin konflikte, pėr KOASH-in dhe Kreun e saj Fortlumturinė e Tij Anastasin, janė te pabaza dhe tė pavėrteta.

Me kėtė Deklaratė- protestė, Lidhja e Intelektualėve Orthodhoksė shpreh edhe njėherė pėrkrahjen e fuqishme te saj pėr forcimin dhe zhvillimin e mėtejshėm te Komunitetit Orthodhoks tė Shqipėrisė dhe tė Kishės Orthodhokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Shpreh pėrkrahjen dhe falėnderon me nderim dhe respekt kontributin e madh te Fortlumturisė sė Tij Anastasit nė prosperitetin e kėtij komuniteti, nė forcimin e tolerancės e mirėkuptimit fetar nė vendin tonė, si edhe nė integrimin e vendit nė BE, nėpėrmjet afrimit dhe njohjes sė Shqipėrisė edhe nėpėrmjet pėrkrahjes qė i japin vendit tonė festa tė tilla tė rėndėsishme me pjesėmarrjen e klerikėve mė tė rėndėsishėm tė Botės Orthodhokse.



LIDHJA E INTELEKTUALEVE ORTHODHOKSĖ TĖ SHQIPĖRISĖ

Tiranė, mė 26 06 2014