Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22

    Shkatërohet rrjeti ndërkombëtar i minave me celularë, prodhoheshin nga 3 ushtarë

    Emri:  58-411x226.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  24.1 KB

    Ushtarakët rikthehen sërish si tregëtarë të shitjes së eksplozivit, por tashmë edhe si prodhues të minave me sahat.Tre të rinj, ushtarë profesionistë në repartin e Vaut të Dejës janë arrestuar gjatë ditës së sotme, si pjesë e një grupi kriminal të prodhimit dhe tregëtimit të bombave-celularë.
    Ndalimi i tyre është bërë nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në policinë e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda në sajë të operacionit të koduar “Profesionisti”.
    Të arrestuarve iu gjetën dhe sekustruan 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celular, me përbërës:7 eksplozive të llojit C4;7 telefona celularë te lidhura me eksplozivat me material;l sinjal përcjelles7 mekanizma shpërthyes detonator
    Ndërkaq në prangat e policisë kanë rënë tre organizatorët e trafikut të bombave celularë, përkatësisht tre ushtarë profesionistë me pagesë në reapartin e Vaut të Dejës.
    1-Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues ne Shengjin, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.
    2-Alban Dodaj 22 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Laim i Ri, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.
    3-Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhe me detyre ushtar profesionist prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.
    Arrestimi pas 2 muajsh hetime nga policia e Durrësit
    Mësohet se hetimet mbi kete grup kriminal kane startuar para tre muajve, pasi policia e Durresit u sinjalizua mbi nje linje te trafikimit te minave me celular nga Mali i Zi ne drejtim te Shqiperise dhe Greqise.
    Lënda C4 sigurohej në Mal të Zi, minat për tregun vendas dhe Greqinë
    Gjate hetimeve te zhvilluara mbi kete grup kriminal, u arrit te zbulohej i gjithe mekanizimi i kryerjes se ketij aktiviteti kriminal, ku secili prej ketyre tre shtetasve kishte rol kyc ne kete trafik, qe nga sigurimi i lendes plasese C4 ne Mal te Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celular, dhe me tej tregetimin e tyre si brenda vendit por edhe drejt shtetit grek.
    Nga hetimet rezultoi se keta shtetas kishin arritur te tregetonin mina me telekomande me nje çmim qe varionte nga 1800 deri ne 2500 Euro.
    Ndërkaq materialet lidhur me këta shtetas iu referuan Prokurorisë për veprat penale të ” trafikimit te lendeve plasese djegese helumuese dhe radioaktive”, e kryer ne bashkepunim dhe maksimumi i denimit shkon deri ne 20 vjet.


    Ja njoftimi i plotë i policisë
    Sektori per Trafiqet dhe Narkotiket ne bashkepunim me Prokurorine per Krimet e Renda perfunduan me sukses operacionin e koduar “PROFESIONISTI”.
    Sekuestrohen 7 mina te telekomanduara me ane te telefonave celular, perberes te te cilave jane si me poshte; 7 eksplozive te llojit C4; 7 telefona celular te lidhura me eksplozivat me materjal sinjal percjelles dhe 7 mekanizma shperthyes detonator.
    Hetimet mbi kete grup kriminal kane startuar para tre muajve pasi policia e Durresit u sinjalizua mbi nje linje te trafikimit te minave me celular nga Mali i Zi ne drejtim te Shqiperise dhe Greqise.

    Gjate ketij operacioni u be e mundur identifikimi dhe arrestimi i tre organizatoreve te ketij trafiku te cilet jane si me poshte:

    1-Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues ne Shengjin, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

    2-Alban Dodaj 22 vjeç lindur dhe banues ne fshatin Laim i Ri, Lezhe me detyre ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

    3-Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre, Lezhe me detyre ushtar profesionist prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes, Shkoder.

    Gjate hetimeve te zhvilluara mbi kete grup kriminal, u arrit te zbulohej I gjithe mekanizimi I kryerjes se ketij aktiviteti criminal, ku sejcili prej ketyre tre shtetasve kishte rol kyc ne kete trafik, qe nga sigurimi I lendes plasese C4 ne Mal te Zi, e deri tek montimi I tyre me aparatet telefonike celular, dhe me tej tregetimin e tyre si brenda vendit por edhe drejt shtetit Grek. Nga hetimet rezultoi se keta shtetas kishin arritur te tregetonin mina me telekomande me nje cmim qe varionte nga 1800 deri ne 2500 Euro.
    Te tre shtetasit e mesiperm kane konsumuar vepren penale te ” trafikimit te lendeve plasese djegese helumuese dhe radioaktive”, e cila eshte kryer ne bashkepunim dhe maksimumi i denimit shkon deri ne 20 vjet.

    ORA NEWS
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 15-07-2014 më 15:18

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërohet rrjeti ndërkombëtar i minave me celularë, prodhoheshin nga 3 ushtarë

    Ec aty... ushtaret e NATO prodhojne e trafikojne mina me celulare!

    Edhe drogen neper aeroporte e leme te hyje e te dale, edhe minat i prodhojme e shesim.

    Shoqja Mimi Kodheli, ministria e mbrojtjes, beri ndonje prononcim sot, apo ishte shume e zene duke futur gjeneralet ne burg?

    Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,058
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shkatërohet rrjeti ndërkombëtar i minave me celularë, prodhoheshin nga 3 ushtarë

    Minat e ushtarëve, dyshime se u përdorën në 3 atentate

    Të paktën në tri atentate dyshohet se janë përdorur minat me celularë të prodhuara nga tre ushtarakët e arrestuar nga policia e Durrësit.
    Zbulimi dhe prangosja e tre të rinjve që përgatisnin mina të telekomanduara pritet që të zbardhë një seri atentatesh të ndodhura vitet e fundit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se tre ushtarët profesionistë me shërbim në repartin 1010, Vau i Dejës Shkodër, Kleo Gjinkola, Alban Dodaj dhe Fran Kola, që prej vitit 2012 kanë prodhuar dhe shitur rregullisht bomba-celularë te personat të ndryshëm. Policia e Durrësit po punon për të zbardhur rastet, duke thirrur ekspertë të specializuar për të krahasuar minat që prodhonin ushtarakët me ato që kanë shpërthyer në atentatet e fundit. Një prej tyre është hedhja në erë e makinës ku udhëtonte biznesmeni i ndërtimit në Durrës, Xhemal Çela, në janar të këtij viti. Çela ndërroi jetë në spital nga plagët e marra. Rasti tjetër i dyshuar është ai i vrasjes me shpërthim në Vorë i Baki Xhabaftit, në muajin shkurt, si dhe atentati ndaj kryekomunarit të komunës Qendër, Fredo Berberi, makina e të cilit shpërtheu në muajin janar në mes të qytetit të Vlorës. Krahas zbardhjes së mekanizmit të aktivitetit të tyre si dhe zbulimin e të tjerë personave të implikuar në këtë linjë të trafikut të paligjshëm të lëndëve plasëse, tre ushtarët kanë nxjerrë edhe emra të personave që kanë qenë porositës të minave-celularë. “Kemi mbi dy vjet që e ushtrojmë këtë aktivitet. Prodhimin e bombave-celularë e nisëm pas porosisë së parë që patëm nëpërmjet një të njohuri dhe që prej asaj kohe vendosëm ta konsideronim këtë aktivitet për të përfituar financiarisht. Ndërtimi i mekanizmit të bombave nuk është shumë i vështirë, por sigurimi i materialit po. Klientët na gjenin nëpërmjet bashkëpunëtorit tonë. Porositë gjatë këtyre dy viteve kanë qenë të shumta, si brenda vendit, por edhe jashtë tij. Ne nuk kemi dijeni se kush ishte destinacioni apo objekti që do të përdoreshin bombat-celularë dhe nëse prodhimet tona janë përdorur në atentatet e ndodhura përgjatë dy viteve të fundit”, kanë deklaruar ata.
    Nisur nga dëshmitë e tre “profesionistëve”, policia ka mundur të zbulojë disa emra porositësish duke i përfshirë në dosjen voluminoze të bandës së bombave-celularë. Grupi hetimor shpreson që nëpërmjet personave tashmë të identifikuar si porositës dhe blerës të shkojë drejt zbardhjeve dhe identifikimit të autorëve të ngjarjeve të ndodhura përgjatë dy viteve të fundit. Burime konfidenciale bëjnë me dije se porositësit po mbahen nën vëzhgim nga ana e Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët bënë të mundur edhe zbulimin e bandës.

    DURRES/ LEONIDHA MUSAJ

    Panorama

  4. #4

    Për: Shkatërohet rrjeti ndërkombëtar i minave me celularë, prodhoheshin nga 3 ushtarë

    Lajm i rendesishem per sigurine ne vend. Mbase nuk ka shume te tjere qe prodhojne mina me celulare dhe te shpresojme se nuk do degjojme me aq shume per atentate me to.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •