16 Korrik 2014 - 11:39 | LAJME
Një grua në të kuqe, tërheqëse për meshkujt, e frikshme për femrat
TIRANE-Një grua qe vishet me ngjyre te kuqe është përgjithësisht tërheqëse për meshkujt, por e dyshimte dhe thuajse e frikshme për femrat e tjera, thotë një studim i përbashkët i Universitetit te Rochester dhe i Slovak Academy of Sciense.
Ne një test te kryer ne funksion te këtij studimi, ata i shpërndanë një grupi te madh personash foto te disa femrave te veshura fillimisht me te kuqe, me pas me te bardha dhe ne fund me te verdha. 69% të të pyeturve meshkuj, i kane konsideruar gratë e veshura me te kuqe si me shume tërheqëse, ndërsa te pyeturat femra gratë e veshura me te kuqe i kane përshkruar vërtet si tërheqëse, por gjithnjë ne kërkim te aventurave seksuale dhe flirteve te rastësishme.
(d.b/BalkanWeb)
http://www.balkanweb.com/metropol/26...at-201327.html
Krijoni Kontakt