Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,194

    Ismail Qemali, Filogreku i Madh.

    Ismail Qemali, Filogreku i Madh.


    Ismail Qemali i cili ishte dhe kryeministri i parė i shtetit Shqiptar, ishte njė filogrek i madh dhe donte bashkimin e Shqipėrisė nė njė Federatė Greko-Shqiptare. Ai nėnshkroi njė Protokoll tė Posatshėm me Grekėt mė 22 Mars tė 1907.


    Ismail Qemali kishte mbaruar studimet nė Shkolla Zosimea e Janinės . Fliste dhe shkruante nė mėnyrė tė pėrsosur Greqisht. Ushqente ndjenja miqėsore kundrejt Helenėve dhe kulturės Helene.




    Mė 1901 nė Bruksel publikoi njė gazetė shqiptare, por nė gjuhėn greke, qė e shkruante ai vetė dhe vetėm faqja e fundit nga gazeta e dytė qė qarkulloi ishte e shkruar nė shqip. Titulli i kėsaj gazete ishte: SHPĖTIMI-SHQIPĖRI = ΣΩΤΗΡΙΑ-ΑΛΒΑΝΙΑ (GAZETĖ GREKO-SHQIPTARE QĖ BOTOHET DY HERĖ NĖ MUAJ). Nė total publikoi vetėm pesė numra. Shprehje karakteristike e ndjenjave tė tij filogreke ishte artikulli qė publikon nė faqen e parė tė numėrit tė dytė tė gazetės Shpėtimi-Shqipėri me titullin “DESTINACIONI I HELENIZMIT”, i cili pėrbėnte njė himn tė vėrtetė pėr Greqinė.



    Tė gjithė numrat e gazetės tė tij janė tė publikuara nė librin “Greqia dhe Shqipėria nė fillimet e shek tė 20-tė” tė Thano Anagnostopoulo-Palaiologu, shtėpia e botimit Kiramanos




    Le tė shohim se ēfarė Ismail Qemali shkruan pėr Greqinė, grekėt dhe Kulturėn Greke.

    DESTINACIONI I HELENIZMIT

    (Po ju prezantojmė disa nga pjesėt kryesore tė artikullit i cili mė lart nė fotografi ndodhet i gjithi)

    Njė komb qė ka njė tė kaluar madhėshtore tė padiskutueshme dhe tė drejtėn pėr pritshėmri tė njė tė ardhme madhėshtore ėshtė ai Grek. Lemė mėnjanė shėrbimet qė ky komb i madh i ka bėrė tė gjithė njerėzimit, duke pėrhapur nė pikat mė tė largėta tė globit kulturėn dhe shkencėn si esencė tė dobishme dhe me tė drejtė marrin tituj nėpėrmjet mirėnjohjes sė njerėzimit. Por kjo ėshtė prezente dhe sot, kur kombi Grek pėrbėn elementin mė kryesor dhe mė tė vlefshėm tė Lindjes. Si fillim si popullatė raca Greke me Turqit dhe Arabėt i tejkalon tė gjitha racat e tjera tė Lindjes. Ndėrsa Gjeografikisht mban vendin e parė dhe parėsor nė Lindje. Vendi mė i bukur i Mesdheut ėshtė det Grek. Proponti ėshtė pothuajse i gjithi Grek. Tė gjithė ishujt e Detit Egje, tė gjirit Jonik tė Propondidhės (Emėrtimi i Detit Marmara hyrja pėr nė Evksino Ponto) janė pothuajse tė gjitha Greke.
    Tė gjitha pothuajse brigjet e Azisė sė vogėl nga kėmbėt e Tavrut deri nė Heraklia tė Pontit janė Greke. Gadishulli Ilirik, me gjithė invazionet e kombeve dhe ordhive ruajti tė gjitha vendet nė tė dyja detet qė nga gryka e Danubit deri nė Gjirin Ambrakik, Greke.

    Komb si helenėt duke pasur njė tė ardhme tė ndritshme duke pasur vendet mė tė mira tė Lindjes, i takon nė mėnyrė aktive tė kujdeset mbi fatin e Lindjes, mqs ėshtė historikisht dhe gjeografikisht bashkėzotėruesi mė i ēmuar.
    Jemi tė sigurt qė ēdo Helen ka nė ndėrgjegjie kėtė tė drejtė e cila pėrbėn dhe destinacionin e Helenizmit, dhe si rrjedhim tė kėsaj dhe tė detyrimeve tė tij.



    Kur themi Helenizėm nuk kuptojmė Grekėt qė ndodhen brena shtetit Helen, nėnkuptojmė tė gjithė Helenėt, tė cilėt si popull i tejkalojnė popujt qė gjenden nė Lindje, duke pėrjashtuar Turqit dhe Arabėt. Ne, jo helenėt, dėshirojmė me zemėr tė shohim Helenizmin si faktorin mė tė fortė tė Lindjes.


    Ēfarė analizojmė ne? Cili ėshtė destinacioni i Helenizmit. Ēdo Helen e ka nė ndėrgjegjie destinacionin e tij? Por cilat janė mjetet pėr realizimin e kėtij qėllimi? Kaq shumė na intereson ēėshtja pasi jemi tė bindur se destinacioni i Helenit ėshtė destinacion i Shqiptarit qė ka tė njejtin gjak me tė dhe fati i njėrit varet nga tjetri.


    Nuk kėrkojmė qė tė japim njė analizė psikologjike tė njė kombi si ai helen, as guxojmė qė tė nxjerrim rezultate mbi kėtė. Por atė, tė cilėn me bindje mund tė shpallim mė pėrpara ėshtė se Heleni nuk do tė degjenerojė. Historia e tyre e cila ėshtė dhe historia e njerėzimit paraqet tė gjitha garancitė e shpėtimit tė natyrės helene dhe tė ēdo korruptimi moral dhe degjenerim. Historia e njerėzimit na paraqet shumė kombe tė cilat tė tėrhequra nga vrulli i invazioneve tė mėdha mundėn tė shpėtojnė personalitetin e tyre kombėtar. Por asnjė nga kėto nuk mund tė krahasohet me kombin helen.

    Heleni, pikė sė pari, ėshtė tipi i pėrsosmėrisė si i formės ashtu dhe i shpirtit tė njeriut. Asnjė komb para tij nuk mundi tė krijonte idenė mbi tė bukurėn dhe tė mirėn.

    Asnjė komb para tij nuk mundi tė lindė dhe tė vlerėsojė ndjenjėn e lirisė. Trashėguesit e tyre Maqedonas dhe Romakė vėrtet e pushtuan Greqinė, por u shpallėn mbrojtės sė kulturės helene, dhe nėpėrmjet forcės materiale tė tyre ja dolėn mbanė qė tė realizojnė atė qė morali i forcės Greke nuk kishte arritur.

    Romakėt nuk ishin armiq tė Helenizmit, ishin mė tepėr plotėsues tė tij. Nė tė gjtiha zonat e pushtuara nga romakėt, gjuha greke, shkronjat greke, ishin tė respektuara, Helenėt mgjth se tė nėnshtruar konsideroheshin mė tė ngritur se Romakėt. Oratorėt, filozofėt, poetėt, gjeneralėt dhe vetė Perandorėt nuk ndoqėn tjetėr lavdi pėrveē asaj qė do tė ti bėnte tė ngjashėm me Helenėt dhe nuk do tė konsideroheshin tė kėnaqur pėrveē se kur virtyti i tyre do tė konfirmohej nga vetė Helenėt.



    Perandoria Bizantine u katandis mė nė fund Perandori Helene.

    Komb pra qė nuk degjeneroi para tė gjitha kėtyre tė kėqijave dhe aventurave nuk mundet tė degjenerojė as tė konsiderohet objekt degjenrimi/tjetėrsimi.




    Heleni dhe Shqiptari qė ėshtė me tė njejtin gjak me atė, rujatėn, me hollėsitė mė tė shumta, i dyti me njė farė trashėsie, superioritetin shpirtėror dhe cilėsinė e bashkėjetesės me tė gjithė kombet dhe familjarizohet nė tė gjitha vendet dhe nė tė gjitha klimat.
    Ekzistojnė kombe tė mėdha tė cilat nėpėrmjet superioritetit dhe durimit mbizotėruan dhe u imponuan nė tė gjitha vendet e globit dhe krijuan shtete kolosale si Anglo – Saksonėt. Por asnjė komb nuk ngjan me Helenėt. Helenėt si mė parė dhe tani shkon nė tė gjitha zonat, nė tė gjitha llojet e klimave tė botės, ku vendoset si i huaj por dhe si vendas...

    Pyetja e natyrshme qė lind ėshtė: Pse vallė na i fshehin kėto tė vėrteta dhe mbjellin vetėm urrejte ndėrmjet dy popujve?

    Pėrgatiti Mario Dhimopulo.

    Pėrktheu Th Bambulla
    Teolog Psikopedagog.
    Duaje te afermin tend si veten

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,298
    Postimet nė Bllog
    4

    Pėr: Ismail Qemali, Filogreku i Madh.

    I pari qe e ka quajtur "filogrek" burrin me te urte qe ka nxjerre ky popull qe nga koha e Skenderbeut, ishte i biri i beut te Konices, qe pasi mbari shkollen e arteve te bukura ne Paris me parate e babait, u vu ne sherbim te propagandes austro-hungareze e cila paguante per botimin e "Gazetes Albania" ne Bruksel ku Konica shkruante. Takimi i tyre u be i mundur ne kohen qe Ismail Bej Vlora u largua ne Evrope per ti shpetuar persekutimit te Sulltanit qe kish futur njerez per ta vrare. I biri i beut te Konices, qe ishte ne moshe sa nje nga femijet e Ismail Bej Vlores, e sulmon Ismail Bej Vloren ne faqet e gazetes se tij si nje "filogrek". E beri kete gje per ty arsye: a) per ti bere qejfin punedhenesit te tij, Vjenes qe e shihnin Ismail Bej Vloren si nje kercenim te planeve te tyre pas perfshirjes se Ismail Bej Vlores ne kryengritjen e malesoreve katolike shqiptare ne Mal te Zi qe austriaket e shihni si sferen e tyre te influences b) Faik Konica ishte njeri xheloz dhe gjaknxehte nga natyra, kapadahi, dhe tek Ismail Bej Vlora ai njohu nje shqiptar me te ditur, me te kulturuar, dhe me me eksperience se vetja. Urrejtjen dhe xhelozine ndaj Ismail Bej Vlores Konica se bashku me Nolin nuk e fshehen as ne Amerike: teksa Ismail Bej Vlora shpallte pavaresine ne Vlore ne 1912, Konica e Noli i benin thirrje komunitetit shqiptar ne Amerike nga faqet e gazetes Dielli se "Shqiperia e pavarur nuk mbijeton dot, ajo mbijeton vetem nese ngelet nen Turqi". Dhe aq xhelozi ndjente i biri i beut te Konices ndaj Ismail Bej Vlores, sa hera e fundit qe i shkeli kemba ne Shqiperi ishte ne 1912, kur menjehere pas shpalljes se pavaresise se Shqiperise, ai iu bashkua Esat Pashe Toptanit ne "Qeverine e Durresit" qe kish per qellim te minonte e sulmonte Qeverine e Vlores dhe pozitat e Ismail Bej Vlores.

    Nese Ismail Bej Vlora do te ishte gjalle sot, qerrja e budallenjve mes shqiptareve do ta quanin po "filogrek". Por a ishte filogrek Ismail Bej Vlora? Ne kohen e tij, nga gjithe inteligjenca shqiptare e kohes, Ismail Bej Vlora ishte i vetmi qe se bashku me nje grusht intelektualesh te krishtere orthodhokse e katolike besonin ne nje Shqiperi te pavarur. Shumica e inteligjences shqiptare te kohes jo vetem qe nuk besonin ne nje Shqiperi te pavarur, por e shihnin fatin e Shqiperise te lidhur ne menyre te pazgjidhshme me fatin e Perandorise Otomane. Nacionalistet e oreve te fundit si puna e Mith'at Frasherit, nje prej firmetareve te dokumentit te pavaresise, ishte nje nga eksponentet kryesore te levizjes se turqve te rinj. Ne mendjen e tij, duke reformuar Perandorine Otomane, Shqiperia do te mund te mbijetonte duke siguruar te pakten nje autonomi brenda Perandorise. Mith'at Frasheri ishte kreu i "grupit te turqve te rinj te Selanikut" dhe teksa Ismail Bej Vlora bente pergatitjet per shpalljen e pavaresine, Frasheri e gjithe inteligjenca nga familjet e bejlereve punonin per zgjatjen e jetes se Perandorise. Kjo ishte edhe arsyeja perse ata asnjehere nuk e mbeshteten ne menyre te sinqerte as Qeverine e Vlores, e as perpjekjet e para per krijimin e shtetit te pavarur shqiptar. Vetem pasi deshtimit te xhonturqve dhe kapitullimit te Perandorise Otomane, keta intelektuale me origjine shqiptare u kthen ne nacionaliste te oreve te fundit. Sot pinjollet e tyre i thurrin lavde vetvetes sikur kane cliruar Shqiperine dhe jane "baballaret te nacionalizmit"!

    Ky besim e vizion i Ismail Bej Vlores ne nje Shqiperi te lire, te pavarur e ne paqe me fqinjet, ishte nje qendrim qe nuk i fitonte atij shume miq ne rrethet e parise shqiptare te kohes. Perkundrazi, vete ai e kish te qarte qe nje beteje e madhe e priste Shqiperine jo vetem ne planin e jashtem, por edhe ne planin e brendshem. Shqiptaret si popull kishin humbur vetedijen e tyre, kishin humbur identitetin e te pareve, ishin asimiluar jo vetem ne fene e pushtuesit osman por edhe ne kulturen e tij. Ismail Bej Vlora ishte i ndergjegjshem per te gjitha keto veshtiresi, prandaj ai e pa misionin e tij me shume si nje martirizim se sa nje aksion politik. Fjalimin e tij nga ballkoni i shtepise se Vlorajve ne Vlore ai e mbylli me fjalet: "Le te jem une martiri i pare i nje Shqiperie te pavarur." Ishte edhe i vetmi intelektual i kohes se tij, qe nuk punonte per llogari te askujt, sic ishte mode ne ate kohe, por nisej gjithmone nga interesat e popullit shqiptar.

    Per 500 vjet shqiptaret u indoktrinuan te besonin se ata ishin turq, dhe te qenit turk, i bente ata armiq te popujve fqinje qe nuk kishin as fene e turkut e as kulturen e turkut. Ismail Bej Vlora e kish te qarte, qe e vetmia menyre se si Shqiperia mund te mbijetonte si nje vend i pavarur, ishte nese ky popull e shpallte boterisht pavaresine e tij para kapitullimit te Perandorise Otomane. Shqiptaret nuk ishin te zote te fitonin pavaresine e tyre me lufte sic e fituan popujt fqinje pasi nuk ngrinin arme kunder pushtuesit osman por betoheshin per koken e Sulltanit. Dhe guri i vetem qe kish ngelur ne doren e inteligjences shqiptare, ishte shpallja me nje ze e me fjale e aspirates se pavaresise.

    Nese Ismail Bej Vlora nuk do te kish shpallur pavaresine atehere kur ai e shpalli, historia mund te kish marre nje krah krejt tjeter per shqiptaret e sot nuk do te kish as Shqiperi e as shqiptare, por shqiptaret do te ishin numeruar e ndare mes fqinjeve ballkanike, si koka turku. Ato shkrime dhe kontakte te Ismail Bej Vlores ne lidhje me popullin grek, dhe deklarata e tij nga Athina kur shkoi per vizite se: "Populli grek eshte populli vella natyral i popullit shqiptar", nuk duhen lexuar shitje te interesave kombetare, por si te verteta historike ne te cilat ai besonte, fale njohjes se dores se pare qe ai pati ne bankat e gjimnazit Zosimea ne Janine kur ishte djale i ri. Ismail Bej Vlora e dinte qe nga identiteti epirot, qe nuk ishte nje identitet eksluzivisht grek apo shqiptar, por nje identitet i perbashket, edhe grek edhe shqiptar, do te lindnin dy shtete te pavarura qe jane sot.

    Shume prej prononcimeve te Ismail Bej Vlores ne kohen e tij apo per vete fatin e jetes se tij jane gati profetike, pasi historia qe rrodhi me pas i provoi dhe po i provon fjalet e tij si te verteta.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 21-07-2014 mė 23:36

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •